Nga Flogerta Krypi
Për këtë javë në këndin “Leximet e Gertës”, tek Librat që dua, kam përzgjedhur për të shkruar për një nga shkrimtaret e mia të preferuara bashkëkohore, Jojo Moyes. Kjo autore ka disa libra të përkthyer në shqip, nga Botimet Uegen, por sot kam përzgjedhur të flas rreth romanit “Vajza që le pas”.
Kur e lexova këtë roman, thuajse përpara dy vitesh, kishte filluar të më zbehej rëndësia e personazheve dhe pikërisht, atëherë kur mendon se disa personazhe në libra nuk kanë rëndësi, lexon një libër që të bën të rimendosh për mënyrën se si i trajton ato. Padyshim është një ndër autoret më mira bashkëkohore dhe i kalon kufinjtë e përcaktuar nga ti, pasi lexon këtë roman.
Dy kohë me një diferencë thuajse 100 vjeçare që lidhen nga një portret “i gjallë”. Dy gra me një të përbashkët të madhe, një burrë i humbur, një i vdekur e megjithatë me një vendosmëri të jashtëzakonshme për të mbrojtur atë çfarë duan. Sofia dhe Levi, Eduardi dhe Dejvid e më pas Poli, një ish oficer, dhe Komandant Fridrih Henkeni që ndërtojnë një histori të jashtëzakonshme në kohë të vështira. Personazhe aq të gjallë që i japin dy historive mes Londrës, “Gjermanisë” dhe Francës.
Më la mbresa të veçanta ndërthurja e cinizmit dhe tradhtisë me dashurinë, humbjes me vendosmërinë e mbi të gjitha kurajos për të shkuar deri në fund. Sa larg mund të shkosh për të shpëtuar jetën e njeriut që dashuron? Sa larg mund të shkosh për të mbrojtur kujtimet?
Kjo histori e Jojo Moyes jep përgjigje për shumë pyetje që na lodhin shpirtin e kokën. E më e bukura që munda të mësoja ishte: Në çdo luftë ka dhe armiq të ndershëm, ata që gjenden njëlloj si ti, rastësisht në atë luftë. Nga ato njerëz do të mësosh se humanizmi është mbi çdo luftë të krijuar nga njeriu.