Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, shtetit të Kosovës tek ata.
Kjo ditë për fëmijtë e Kosovës është një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët duhët ta ngrisin zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.
Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kinës.
Në vitin 1925, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetimë kinezë të festonin në festivalin e Anijes se Dragoit.
Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor, sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925.
Kjo gjë koincidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë.
Festa e 1 Qershorit filloi të festohet në vitin 1927. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies se tyre.
Kjo festë me aktivitete të shumta festohet edhe në Kosovë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, në Republikën e Kosovës organizohën aktivitete publike në përkrahje të të drejtave të fëmijëve tanë.
Shumë fëmijë ende shfrytëzohen nëpër rrugët e Kosovës për të lypur, në një kohë që duhet të ishin nëpër bankat e shkollave. Organizata të ndryshme që veprojnë në Kosovë në mbrojtje të Drejtave të Fëmijëve, kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin për indiferencën e shtetit ndaj fatit të këtyre fëmijëve, që detyrohen të rrinë nëpër rrugë duke lypur, vjedhur apo shitur trupin e tyre.
F.B