Nga
Fritz RADOVANI:
AT
GJERGJ FISHTA O.F.M.
PARIS 20 QERSHOR 1919
MELBOURNE
2018
M U E J
QERSHOR 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...
●FJALIMI NË
KONFERENCEN E PAQËS:
“SHQIPTARËT E TË DREJTAT E
TYNE”
PËRGATITË NGA AT GJERGJ FISHTA
O.F.M.
SEKRETAR I DELEGACIONIT
SHQIPTAR NË PARIS ...
U LEXUE NGA IMZOT LUIGJ BUMÇI,
KRYETAR I DELEGACIONIT
SHQIPTAR... NË PARIS 1919
KY ISHTE KLERI KATOLIK
SHQIPTAR QË NUK I DHA GREKUT DHE ASNJË SLLAVIT ASNJËHERË AS KORÇEN, AS GJINOKASTREN E ASNJË
PLLAMBË TOKË NGA TROJET TONA SHQIPTARE !
***
24 Qershor 1879 Asht le Fra Ndue VILA (1879 – 1956)U
arrestue në Nandor 1946 dhe asht masakrue nga kafshët e sigurimit që donin me
futë armët në Kishen e Fretenve. Burrnisht qendroi dhe nuk ua dorzoi çelsat
kriminelëve Zoi Themeli e Pjerin Kçira.
26 Qershor 1918 u le në Shkoder At Aleks Baqli, nip i At
Gjon Shllakut me prirje letrare Ka shkrue Dramen “Skenderbeu” qe u luejt ne
teatrin e Fretenve në Shkoder…Vdiq me 16 Gusht 1993 dhe u vorros në Rrëmaji
Shkoder.
●Qershor 1921 në Parlamentin e Parë Shqiptar i tha një
deputet Imzot Luigj Bumçit:
“Pse katolikët nuk ikin nga Shqipnia? Imz. Luigj Bumçi u
pergjegj: “Unë po Ju dishmoj si Ipeshkëv Katolik se, e mbaj vedin vlla me
Muhamedanët Shqiptarë e shka ju duhet ju kur unë, në këte gjendje, due me jetue
me ta!”
25 Qershor 1925 Shugurohet Meshtar i pesti klerik i
Familjes Prennushi në Shek. XX, Don Kolec PRENNUSHI, mbasi pat perfundue
studimet në Linz Austri.
13 Qershor 1944 Bekohet Kisha e Françeskanve të Tiranës
nga At Anton Harapi O.F.M.
5 Qershor 1945 arrestohet në Plan të Dukagjinit nga
sigurimi i shtetit At A Harapi…
15 Qershor 1945 At Mati Prennushi dergon nder Malsi
klerikët At Mëhill Miraj, At Filip Mazrrekun, At Leon Kabashin, At Gjon
Shllakun dhe At Daniel Gjeçaj…
21 qershor 1945 arrestohet xhakoni Fra Gjergj VATA dhe
fillon Kalvarin e pafund…
13 Qershor 1946 forcat e Ndjekjes vrane Mark Gjomarkun
dhe Ndue Pjetrin në Prosek të Kthellës së Mirditës… Kjo ishte faza e parë e
shkatrrimit Mirditës.
20 Qershor 1947 arrestohet Don Zef SHTUFI edhe pse ishte
antifashist. Torturohet nga kriminelët e sigurimit po nuk pranon akuzat. Bani
tri vjet burg dhe vdiq në 1950.
10 Qershor 1951 Arrestohet Don Nikoll GJINI (1911 – 1987)
Nuk firmoi “Statutin e Kishës së 1950” perpilue nga shteti, vdes në burg në
kampin e shfarosjes Zejmen 1987.
5 Qershor 1957 Vdes At Pal Çiurçija (1878 – 1957) Ishte
nder ma të kulturuemit Klerikë, po edhe nder ma pak të shpjegueshmit per
popullin Shqiptar per vuejtjet e Tija.
13 Qershor 1967 arrestohet Alfons RADOVANI e denohet 10
vjet burg se beson në Zotin.
29 Qershor 1967: U mbyll
edhe Kisha e “Zemrës së Krishtit” në Tiranë.
11 Qershor 1970 arrestohet
Don Shtjefen Kurti dhe pushkatohet se ka Pagzue një fëmij.
9 Qershor 1973 Inaugurohet
Muzeu Ateist në Shkoder: “I Vetmi në Botë”...
7 Qershor 1978 Don Ndoc VOLAJ nga Shiroka Shugurohet
Meshtar (1924 – 1995).
11 Qershor... Kongresi i BGSH në Pallatin e Sportit
Shkoder... Enver Hoxha doli nga ai kongres dhe iku me “urimet e Popullit” dhe,
nuk erdhi kurrma në Shkoder...
12 Qershor 1991 Kongresi i 10 i PPSh...Mbas takimit në
Venecia dhe Katovicë...
Loja e këthimi në Parti Socialiste.., dhe “qendresa
komuniste para RILINDJES”...
Melbourne
Qershor 2018.