Akullnaja “Totten” në Antarktidën Lindore, më e madhja e kontinentit të gjashtë, po shkrin për shkak të gërryerjes nga uji relativisht i ngrohtë që rrjedh nëpër një kanal të gjatë prej 10 kilometrash dhe një metër i thellë.
Akullnaja “Totten” përmban mjaftueshëm akull për të rritur nivelet globale të deteve me rreth 3,5 metra nëse do të shkrihej plotësisht.
Në verën e vitit 2014 dhe 2015, studiuesit e udhëhequr nga Stephen Rintoul, glasolog në Universitetin e Tasmanisë dhe drejtor i Qendrës së Shkencës Klimatike i entit kombëtar kërkimore, CSIRO, kanë qenë në gjendje të mbledhin të dhënat e para oqeanografike të brendshme të akullnajës “Totten”, duke përfituar nga një prerje e gjatë që u hap në akullnajë.