Dashuri e vjeter
Oh sa larg je dashuri fshehur diku s.di
E une qe pres me shpirtin qe djeg mall
Oh syte e tu me fiken timin shikim
Dashurine ma vrave me nje fjale
Kujt tani te dua mund ti them
A mundem valle syte e mi te shohin tjeter drite
Ah c.plage me ke hapur dashuri e vjeter
Dashuri plot zjarr
Qe shpirtin ma dogje
E zemren ke thare
Per nje fjale tenden
Do falja thesar
Dashuri e vjeter
Oh sa me ke vrare....
Tingull si i askujt tjeter
Harrove zerin tim
Tingull si i askujt tjeter
Tani te vjen nga larg
Si zhurma e kembanes se vjeter
Nje zhurme qe te zgjon
Kujtime dhe asgje tjeter..
Ajo e fundit fjale
Ajo ishte e fundit fjale
E fundit qe ne thame
E cuditerisht pas kesaj
Si te huaj u pame
Me syte e zemres qame
Por lote nuk leshuam
Ajo..ishte e fundit fjale
Nga gjithe c.kishim kaluar..
Ne të dy!…
Në gjoksin tënd dua të rri
Te ndjej aromen që ke ti
Kur djersa trupin ta mbuloj
Të ndjej zërin të rënkoj
E klithma pas klithmash .
Ne të rrijmë të ngjitur deri në agim
Të dy
Heshtëm të dy për një çast
E fjalët tona s’di ku shkuan
Në vend të tyre .dora u zgjat
Dhe buzët heshtazi u bashkuan
S.di..
Nuk di me ç’të them për ty
S’gjej fjalë të të përshkruaj
Di..se shumë të fashuroj e çdo gjë tënden e dua
Oh fort e ndjej mungesën tende
malli shpirtin po ma djeg
puthja jote përvëluese
Ma ka prishur mendjen krejt, krejt.. .
Të dy
Të dy heshtëm për një çast
dhe fjalët tona s’ di ku shkuan
në vend të tyre
dora u zgjat
dhe buzët e heshtura u bashkuan.
Poezi e shpirtit tim
Poezi e shpirtit tim
ti që më shplodh në dëshpërim
më ngazëllen, më ledhaton
ti je mike që s’ tradhëton
gjithe boten e largoj
kur me ty dua të shkoj
poezi e shpirtit që fuqishëm rreh
ti nuk e njeh hipokrizinë
sa e pastër je.
Diku në lartësi
Do doja të isha larg
larg nuk e di se ku
do doja ta thyeja këtë mërzi në ndonjë vend pa njeri
të mos dëgjoj , as se kush vdes
të mos ju them, as se kush vdes
atje diku në lartësi
të ndjehem vetë si perëndi.
Në sytë e botës
Në sytë e të tjereve, mund të jesh gjithkush
një princ i madh ose askush
hë flasim, flasim pa pushim
deri sa vdekja na mbërrin
por dhe pse jemi në përjetësi
nga bota lart nuk gjejmë qetësi.
Tek të shoh ty
Tek shikoj detin në sytë e tu
është si të jesh pranë tij
të shohësh flokët e argjenda
me ngjyrën e arit të krahasuar
do jesh patjetër e dashuruar
të shohësh buzën tënde kur flet
me një burim të pastër ngjet
kur etja shpirtin ta ketë marrë
të pish aty sa më parë.
Sërisht si herën e parë
Të takova sërisht
mu duk si herën e parë
të dy u puthëm, u prekëm
të dy kishim kaq zjarr
dhe pse kishim shumë kohë
që bashkë nuk ishim parë
u deshëm sërisht me mall
ashtu si ditën e parë.
Dashurova sytë e tu
Dashurova sytë e tu
më të bukurit sy
aty ishte deti i kaltër
aty edhe qielli blu
dashurova sytë e kaltër
më të bukurit sy, sytë e tu.
Fatbardha Alimeta, femra që i jep bardhësi dashurisë së jetës
Ajo ka emrin e Bardhë, ka shpirtin e Bardhë, ka dashurinë e Bardhë si bora dhe ka Bardhësinë si Yllin Polar të jetës.
Fatbardha Alimeta! Një emër që po bën jehonë përtej kufijve gjeografike shqiptar. Një poete, një grua, një nënë e mbi të gjitha një femër bukurie që mahnit jo vetëm mendjelehtësitë mashkullore por edhe shpirtrat e trazuar me dallgë dashurie.
Me një bukuri simpatike, me një zemër humanitare, me një shpirt plot dashuri për jetën, për njerëzit, për jetën, Bardha vërtetë është një grua ndryshe. Ajo ka një guxim të veçantë femërore. Reflekton dashuri pa kufi dhe pranon buçeta lulesh me aromë dashurie për shpirtin e saj plot afsh për jetën dhe dashurinë.
Ajo ka lindur në qytetin e bukur të Librazhdit, në luginën e Shkumbinit.
Pse është kaq ndryshe kjo zonjë?
Ndoshta sepse ka një organizatë me këtë emër ‘GRUAJA NDRYSHE LIBRAZHD’?
Jo ajo nuk ka vetëm një mision në jetën e saj. Ajo është aq palodhur kur bëhet fjalë për të ndihmuar njerëzit në nevoje, kur bëhet fjalë për t’ju dhënë atyre ndihmën e saj të pakursyer
Bardha Alimeta si e thërrasin të gjithë , buron nga një familje e thjeshtë,dhe ajo dashurine për njerezit e thjeshte e ka burimore në mënyrë origjinale. .Dashuria e kësaj gruaje është e pakufi, ajo gjendet kudo, kudo ku është dhimbja njerëzore, e për këtë ajo gëzon respektin e njerëzve të thjeshtë. Besimi në Zot, thotë Bardha është ai që ushqen këtë dashuri tek unë,për t’u ardhe në ndihme njerëzve në nevojë. Por Bardha ka shumë pasione, e misione për të kryer. Ajo është një grua me një dashuri të madhe përfshi dhe pasionin e saj për të pikturuar e për të shkruar. Vargjet e saj të bukura janë si një magji,ne to ajo i këndon dashurisë, lirisë, njeriut të thjeshte natyrës, jetës.
Bardha, apo gruaja ndryshe e Luginës së Shkumbinit
Proza e saj është e thjeshte e bukur për tu ndjerë dhe përjetuar. Kjo është gruaja ndryshe e luginës së Shkumbinit...
Kur e pyet Bardhen se çfarë ka në mendje kohëve të fundit, ajo tund kokën dhe shprehet: Kam shumë gjëra, vetëm me duhet koha t’i realizoj. Bardha në mënyren me të veçantë realizon projekte pa harxhuar para dhe me aftësitë e saj të shkëlqyera menaxheriale me vullnetin e madh për t’i bërë realitet projektet e saj, ajo ja del të mbledh rreth vetes miq e shokë,e të bëjë projekte të ndryshme që i shërbejnë, kulturës, njerëzve të thjeshte, qytetit të saj.
Ajo është një grua që ngrihet me mendimin se çdo bëj sot?
E buzëqeshur me të gjithë me sytë që i shkëlqejnë, me dëshirën për ta jetuar jetën. Ajo shëtit nga poezia në prozë, nga piktura në ide kreative për të qenë pjesë e shumë grupimeve,ku nuk është thjesht një anëtare por pjesë e strukturave të tyre. Kontributi i saj në gjithë fushat është për tu admiruar dhe marre model. Ajo nuk inspirohet nga paraja por nga besimi në zot, nga vullneti i mire, nga atdhedashuria,dashuria për vendin, familjen e saj të bukur, marrëdhëniet me miqtë, nga natyra,lumi ajri..Gjithëçka e frymëzon Bardhën,dhe e bën atë të jete ngado,kudo dhe për këdo…
Bardha është një emër i bardhë ashtu si bardhësia e shpirtit të saj
Ajo di të fal dashuri, di të doje, shpirti i saj i bardhe ka vend vetem për gjera të bukura, për art, për pasione që i japin asaj forcë për të realizuar projektet e saj në dobi të shoqërisë. Kjo ishte gruaja ndryshe, e luginës së Shkumbinit, që e ka hapur zemrën dhe derën për këdo qe i troket.
Është bekim të njohësh njerëz të tillë. Janë frymëzim ashtu si ajo thotë që frymëzimin e gjej tek modeli i Nënë Terezes, dhe të gjithë ato personalitete që kanë bërë epoka, ajo ka ndërtuar një botë të saj të vogë l,por me mundim të madh, ka ngritur me mund një emër të cilin ja çmojnë dhe e duan të gjithë, sepse ajo di të jete me ta, di t’i dojë e t’u gjiendet në çdo kohq…
Unë jam një prej tyre thotë Bardha, gjithmonë kur jam përballë tyre shoh veten ,dua të bej me shumë e do të vazhdoj misionin human timin, mision që zoti na e ka përcaktuar që në lindje…
Nuk lodheni ndonjëherë?…
Po dhe lodhem, por kur shoh dritën në sytë e atyre qe halli jua ka zënë sytë ,kur shoh njerëz që buzëqeshin nga unë, dielli duket sikur ndrit më shumë e ngroh me shumë. Këto më bëjnë të jetoj një jetë me më kuptim, në këtë jetë që e ka humbur kuptimin..
Kush është Fatbardha Alimeta ?
Drejtoreshë e Qendrës ditore për femijët me aftësi ndryshe.Autore e 5 veprave letrare prozë e poezi
Kryetare e Shoqatës GRUAJA NDRYSHE LIBRAZHD,Kryetare e Degës së UNIONIT SHQIPTARE të SHOQERISE CIVILE, PIKTORE ,ANETARE E RRJETIT BARAZI NË VENDIMARRJE,PERFAQESUESE E OSCE ,PER FUQIZIMIN E GRUAS ,AMBASADORE FOR PACE etj.