2018-05-31

A ka jetë në mars?



Pas disa studimeve të ekspertëve të NASA-s është dalë në përfundim që Marsi dikur ka qenë si planeti ynë, Toka.
Sipas robotit “Curiosity Rover” të NASA-s dhe disa fotografive të nxjerra nga sateliti konstatohet se dikur në Mars mund të ketë pasur nivele të larta të ujit dhe oksigjenit.

Roboti ka marrë ekzemplarë nga një krater në sipërfaqen e Marsit dhe analizat kanë treguar për nivele të larta të manganit dhe oksidit të manganit, që tregon se Planeti i Kuq ka pasur nivele të larta të oksigjenit në të kaluarën.

Megjithatë, për dallim nga Toka, ku oksigjeni atmosferik është shkaktuar nga mikrobet, në Mars ai mund të jetë krijuar si rezultat i ndarjes së molekulave të ujit nga ana e rrezatimit solar.

Ne dimë se prania e ujit dhe oksigjenit stimulon jetën në Mars. Por si mund të jetë shkaktuar ky ndryshim kaq i madh në Mars, epo kjo mbetet një mister.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...