Amber Rose Kordiak ishte vetëm 7 – vjeç kur objekti rreth 272 kilogramë ra mbi të, në Korrik të 2013 –ës, duke i thyer kockat e fytyrës.
Ajo u fut më urgjencë në sallë të operacionit dhe ra në koma. Kur u zgjua, Amber i rrëfeu të ëmës se kishte qenë në parajsë.
Amber përshkruajti sesi një moment e kishte gjetur veten lart duke parë aksidentin që kishte pësuar dhe kishte parë edhe babain që po hiqte gomën prej saj.
Ajo zbuloi gjithashtu se “vendosi të rikthehej në tokë” sepse “nuk donte që familja e saj të trishtohej”, transmeton tvklan.
Nëna e Amber, duke folur për kanalin televiziv “KSTP” tha se e bija i kishte rrëfyer se ishte ndjerë e lumtur në parajsë, por ajo mund të ndjente hidhërimin e prindërve të saj, e kjo e kishte bërë që kthehej mbrapsht.
10 – vjeçarja i është nënshtruar disa operacioneve për të riparuar dëmtimet që ka pësuar struktura e saj e kockave. Shumë prej tyre kanë pësuar dëmtime të pariparueshme dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërhyrjet nuk kanë qenë të suksesshme.