2018-05-28

Pesha e medimit dhe fjalës ‘’Nga dritarja e klasës”së autorit Maxhun Osmanaj

                                                   

      Nga Flori  Bruqi



Maxhun Osmanaj u  lind më 25 prill 1958 në fshatin Prekallë të Istogut. Shkollën fillore e mbaroi në Zallq të Istogut, gjimnazin në Istog, ndërsa (ish) Fakultetin Filozofik, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë. Si gjimnazist, pra më 1977 botoi dy vjershat e para në “Pionieri”.

Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon në shumë gazeta dhe revista në Kosovë dhe në Shqipëri. Është anëtar i kryesisë së Klubit letrar “Podguri” të Istogut. Nga marsi i vitit 2016 është anëtar i redaksisë “Zog mëngjesi”, revistë shkollore për fëmijë.

Shkruan poezi, prozë, vështrime letrare për fëmijë dhe të rritur. Është anëtar i LSHK-së.

Është pjesëmarrës me poezi në disa Antologji poetike në Kosovë.

Në “Peja poetike”, 2016 u nderua me shpërblimin e tretë për poezi nga SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Punon në SHFMU ”Avni Rrustemi” në Zallq.

Jeton dhe vepron në Prekallë.



Deri tani ka botuar këta libra:

- “Zgjimi i dhembjes “(poezi,1998)

- “Këngë zemre”(poezi,2ooo)

- “Çka i tha toka diellit”(tregime,2oo3)

- “Buzëqeshja e natyrës”(poezi,2oo4)

- “Krojet e vendlindjes”(vjersha dhe tregime,2oo7)

- “Idriz R. Osmanaj pishtar i arsimit dhe poet”(monografi,2oo9)

- “A flet atdheu”(vjersha për fëmijë dhe të rinj, 2o16)

-"Nga dritarja e klasës",(2018)

Ka në dorëshkrim një libër për të rritur.



 Letërsia shqipe për fëmijë në Kosovë,në 10 vejtëshin  e fundit ka ngelë  pa disa pena të ndritura .Megjithatë ,pranë kësaj ikjeje natyrore ,janë  edhe disa pena të reja, ndonëse jo edhe në moshë, të cilët e lëvrojnë  më kënaqësi poezinë për fëmijë.

Sot, më kënaqësi në këtë enviniment kulturor po e pëurojmë

Image result for librat e maxhun osmanaj
Librin  për fëmijë dhe të rinj të Maxhun Osmanajt me titull “Nga dritarja e klasës” e cila  botohet me rastin e 6o vjetorit të lindjes dhe 4o vjetorit të krijimtarisë  së tij letrare.


Vëllimi  poetik shpërfaq një trekëndsh ideor: edukimin si taban,si poentë, dhembja si refleksion nëpër kohë që kalon autori dhe dashuria si dhuratë dhe nektar që u ofron fëmijëve.

“Nga dritarja e klasës” është libri i pestë për fëmijë dhe sapo ta lexojë lexuesi,qoftë i vogël apo i rrituri,njoftohet se autori ka hyrë guximshëm  në botën e fëmijëve: di çfarë duan ,di si të hyjë në botën e fëmijëve,në shpirtin e çiltërt të tyre,di t’i befasojë ata me tema të larmishme  nga përditshmëria, nga e kaluara,nga flora-fauna,nga realiteti .

Ai i kthehet  të kaluarës  herë si dhembje,herë  me mall ,e herë – here me dashuri.

Libri është i ndarë në pesë cikle:

1.Rreze të dritës,
2.Lulet zgjohen në mëngjes,
3. Fara arbërore,
4.Nga dritarja e klasës dhe
5. Bota ime.

Në fund libri përcillet nga pesë reflektime të shkurtra për poezinë e autorit nga studiues dhe shkrimtarë.

 Libri hapet me vjershën paksa meditative –filozofike me elemente autobiografike-empirike.

Unë në tri kohë ku realiteti dhe imagjinata takohen në mes veti.

Ja sesi e sheh poeti vehtën në poezinë “ Maxhuni në tri kohë”.

Citojmë:

Maxhunin që e njoha dje
Lirinë ia kishin vrarë,
Me  t’nëpërkëmburin At-Dhe
Gati për t’u qarë.

…..

Maxhuni që njoh sot
Dhurata ka për fëmijë,
                                          Me ditë të tëra dhe net
Shpërndan rreze-dashuri.

Me Maxhunin nesër
Ende s’jam takuar,
Besoj jeton me shpresën
Askë për ta dëshpëruar.

(Unë në tri kohë,faqe 5)

Pra,  autori në vetën e parë sikur dëfton poetikisht  një autobuografi pak me mall-dhembje,pak me dashuri.

Çka e prokupon poetin Maxhun Osmanaj ?

Poeti nuk rri duarkryq para penave që i dhanë letërsisë, shkruan përkushtime si fjala vjen  për  poetin Gani Xhafollin,Arif Demollin ,Xhahid Bushatin,Ferit Lamajn e ndonjë tjetri ,dashurin për ta Osmanajt  e sjellë në vargje.

Poezitë e poetit Maxhun Osmanajt  përkojnë  shumë me realitetin ,  më botën e tij  imagjinative që është mjaft e pasur më buzëqeshje,lojë, valle ,blerim të nënës natyrë ,me bletët ,dallëndyeshët,zogjët, shkollën,mësuesin,historinë e atdheut ,të sotmën dhe të nesërmen e tij.

Poetin  Maxhun Osmanaj e provokojnë  shumë fenomene,ku vargjet na dalin  si dëshira,herë si pyetje,herë si befasira.

Ndërsa vjersha “ Nga dritarja e klasës” që mban edhe titulli i librit shpërfaq një meditim dhe mall-nostalgji për fëmijërinë e ikur të autorit që s’kishte fëmijëri ku shkruan:

Nga dritarja e klasës
Mësuesi fluturon n’fëmijëri
Eh,dikur çfarë jete bënim
A e kishim këtë lumturi?
Pak çasti,pak vitet,pak koha

Iu përzien si dhembje,si nostalgji
Ah, sikur të isha si këta pëllumba
Do të shkriheshim në lumturi!”

(Nga dritarja e klasës,faqe 57)

Për poezinë për fëmijë  te Maxhun Osmanajt  ,kanë shkruar disa studiues .
Poezia për fëmijë  e poetit të talentuar,Maxhun Osmanaj ,përherë të ngjallë kureshtje për fabulën që ndërton,për figuracionin që shndrit dhe për mesazhin që përcjellë.Nga ana tipologjike,zt.Maxhun  Osmanaj  i përket poetëve që njohin botën dhe psikën e fëmijës,ndaj edhe vargjet e tij kanë përherë  dashuri dhe rrezatim”(Xhahid Bushati,studiues).

Ndërsa studiuesi dhe redaktori i këtij libri,Prof.Dr. Xhevat Syla në mes tjerash shkruan:”Ka disa decenie  që Maxhun Osmanaj jetën e kundron dhe përjeton  si poet,madje,poet kryesisht për fëmijë,por edhe për të rritur.Jeta shkollore,fëmijëria dhe aktualiteti,sikur ia dikton profesioni të cilin e ushtron  me nxënës” .

Për vlerat e këtij libri  kanë shkruajnë  disa vështrime të shkurtra edhe Prend Buzhala,Avdush Canaj,Xhane Sherif  Imeraj etj.

Çdo varg i  Osmanat  është i kapshëm  ,i përsosur me figuracione,metaforë me rrëfime dhe krahasime  figurative që vetëm poeti Maxhun Osmanaj din ti shtellojë aqë bukur në librin e tij të tetin me radhë “Nga dritarja e klasës” që u botua kohë më pare nga Klubi letrar  “Podguri”nga Burimi nën përkujdesjen e redaktorit brilant Xhebvat Syla.
Dhe krejt në fund,autorit i dëshirojmë  shëndet duke  i uruar suksese në vazhdimësi me ndonjë vepër të re që do të jetë befasi për lexuesin tonë

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...