https://www.nytimes.com/2018/05/22/obituaries/philip-roth-dead.html
“Të hidhëruar dhe të mallëngjyer…” Kështu shprehet bota letrare për lajmin e vdekjes së Philip Rothit në të gjitha rrjetet sociale ku shkrimtarë, kritikë dhe lexues shprehën ngushëllimet dhe e kujtuan autorin 85 vjeçar amerikan.
https://en.wikipedia.org/wiki/Philip_Roth
E para që u shpreh ishte autorja Joyce Carol Oates, që ishte e lidhur me Rothin, ndau me publikun një intervistë që bëri bashkë me autorin në vitin 1974. “Ishim shumë të rinj atëherë, por Philip kishte një sasi të konsiderueshme punësh. Unë e kuptova që ishim shpirtra binjakë kur pashë që në murin e dhomës së shkrimit mbante Franc Kafkën, një foto identike me atë që mbaja unë. U prehtë në paqe!”
Autor tjetër që shprehu keqardhje në gazetën britanike “The Guardian” ishte Jonathan Safran Foer, i cili sinjalizoi se ndikimi i Roth është i krahasueshëm me autorë amerikanë të përmasave të Herman Melville dhe Emily Dickinson. “Nëse do të kem nipër shpresoj që t’i lexojnë dhe që jetët e tyre të formësohen nga fjalët e tij ashtu siç ndodhi me timen. Ai ishte heroi im!”
Shkrimtarja dhe mikja personale e Rothit, Anne Margaret Daniel u shpreh për ndikimin e tij dhe se asnjë autor amerikan nuk kishte njohje më të pasur mbi historinë e vendit. Autorja sugjeroi se vepra e Rothit duhet të jetë pjesë e studimit të historisë amerikane të shek XX.
The New York Times e përshkruan veprën e Rothit si imponuese dhe thotë se vepra e tij eksploron si askush tjetër epshin, judaizmin dhe Amerikën. The Washington Post rrëfen mbi ndikimin që provokoi një nga romanet e tij më të njohur “Ankimi i Portnoit”, i cili skandalizoi dhe ndryshoi për gjithmonë letërsinë amerikane.