Nga
Fritz RADOVANI:
NË BEDEN TË KAVAJËS
1948 –1950 NGA MIRDITA E MBYTUN NË GJAK NË KAMPIN E SHFAROSJES PER
NDERTIMIN E REZERVUARIT TË KËNETËS SË BEDENIT…
1898 Kashnjeti i Mirditës i dhuroi Atdheut një nga Klerikët ma të nderuem e
besnikë:
DON NIKOLL LASKAJ,
i
cili mbasi perfundoi studimet në Seminarin Papnuer në Shkoder, u diplomue në
Innsbruck t’ Austrisë per filozofi e teologji. U kthye në Atdhe mbas Luftës së
Parë dhe shkoi me sherbim në Ungrej nga 1939 – 1942. Binte në sy per nga trupi
i shkurtë po i hollë nga mendja dhe urtësia. Mbas 1942 shkoi në Blinisht, ku ju
vue studimit të historisë së shkollave të Mirditës dhe perpjekjeve per
Pamvarsi.
Mbytja e Don Mark Xhanit në hetuesinë e atjeshme ishte
paralajmërim i arrestimit të Don Nikoll Laskaj, ndonse të dy ishin të pafajshem
nga një kujdes i veçantë per Ta i Imzot Frano Gjinit, i cili shihte kjartë
perpjekjet e Sigurimit të Shtetit per
vrasjet e Tyne.
Nga fundi i vitit 1946 Don Nikollin e arrestojnë dhe
dënohet në Shkoder me 2 vjet burg, mbasi nuk kishin asnjë fakt per dënimin e
Tij perveç kenjes Klerik Katolik.
Mbasi u dënue dergohet në kampin e shfarosjes së Bedenit
Kavajës, ku ishin në një nga brigadat e punës së randë 29 Klerikë Katolik: Don
Mikel Koliqi, Don Tom Laca, Don Nikollë Shelqeti, Don Nikollë Laskaj, Don Rrok
Fisku, Don Nikollë Mazreku, Don Ndue Suma, Don Ndue Soku, Don Mark Hasi, Don
Vlash Muçaj, Don Pal Gjini, Don Injac Gjoka, At Gegë Luma, At Agostin Ashiku,
At Donat Kurti, At Çiril Cani (75 vjeç), At Frano Kiri, At Dionis Makaj, At
Karlo Serreqi, At Leon Kabashi, At Aleks Baqli, At Filip Mazreku, At Mëhill
Miraj, At Mark Harapi, At Jak Gardini, At Anton Luli, Don Alfons Çuni dhe Fra
Zef Pllumi. Per këte kamp të Shqipnisë Socialiste, po i referohem: Ish Drejtorit
të Arkivit të Shtetit z. Kastriot Dervishi, që kur flet per Kampin e Bedenit
shkruen: “Nuk kishte vend në Botë që të kishte kaq shumë priftërinj në një kamp
të tillë pune të rëndë” Çdo koment do t’ ishte i tepert...
1948...Mbas sa vuejtjesh dhe mjerimit të pashoq, kjo qender masakrash u kthye në
një brrakë smundjesh per të burgosunit, të cilve u mungonte gjithshka, edhe uji
i pijshem...
Don Nikoll Laskaj ishte 50 vjeç kur ra në balten e kënetes
ku dha Shpirtin e Tij panjolla.
Askush nuk mujti me e shkëputë nga llomi që e mbyti...
Aty u ndoll një djalë i rij jevk, i cili e mori dhe e çoi brij kanalit ku i
hollën pak dhe siper... Aty ishte vorri i Don Nikollit!
Mbas pak vitësh, naten, një grup Mirditorësh e morën dhe
e vorrosen në fshatin e Tij...
Sot mbas 70 vjetësh ne kujtojmë një Martir të Kishës
Katolike Shqiptare, që e dha jeten e Tij per Shqipninë Europjane, me Stemen e
Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut !
E Këta Martirë Mirdita Heroike nuk i ka të paktë! Sot
atje flasin Kullat... Flasin e do të flasin Burrneshat e Atyne Viseve që, u
kalbën nder kampet e Shqipnisë Socialiste Mizore!
Melbourne
29 Maji 2018.