2018-06-01

LIBËR ENCIKOLPEDIK PËR OPOJËN NË ASPEKTIN FOLKLORIK


Gëzim Ajgeraj


Libri me titull “Opoja-aspekti folklorik” i përgaditur nga studiusi Bedri Halimi paraqet një të arritur e jo vetëm të re por edhe të veçantë në sferën e Kulturës të një regjioni siç është Opoja.
Brenda librit përfshihen materiale të shumta në aspektin e vështrimeve dhe studimeve, Lirikës popullore si dhe prozës popullore.
Libri ka 1064 faqe dhe është i paisur me aparaturë të nevojshme shkencore si indeksi i mledhësve, shënuesve e indekse emrash njerëzish e vendesh, fjalorthi i fjalëve të rralla e barbarizmave që përdoren në njësi folklorike të këtij libri. rezymenë në gjuhën shqipe e angleze etj, që padyshim ja shtojnë seriozitetin këtij libri monografik të rrallë.


Libri është konceptuar në tri pjesë. Ku secila pjesë mund të thuhet pa asnjë mëdyshje se paraqet një libër më vete.
Në pjesën e parë janë paraqitur 23 vështrime, studime të studiusve të ndryshëm për tema të folklorit të Opojës si nga Mr. Muharrem Qafleshi, Mitat Fejza, Dr. Yrjet Berisha, Xhemali Berisha, Dr. Nuhi Vinca, Ismet Lecaj, Lorenc Antoni, dr. Rexhep Munishi, Dr. Ramazan Bogdani, dr. Agron Xhagolli, Mr. Angjelina Hamza, Kadri Halimi, Bedri Halimi, Rexhep Tershnjaku, Ibrahim Skenderi, Tafil Krasniqi, etj.
Kështu fillimisht vitet për kufijt, poziten dhe madhësinë e Opojës, për të vazhduar pastaj me fejesën në trevën ë Opojës, ku hyn zgjedhja e vajzes dhe e djalit, marrja e marhamës përkatësisht shëjat e fejesës dhe veprimet e tjera që bëhen gjatë periudhës se fejesës si: marhama e madhe, hupsat, dërgimi parave të nusja, përgaditja e qeizit, shkuarja te nusja në raste të veçanta, marrja e penit përkatësisht këputja punë (që në disa treva tjera quhet ndarje e vadës). Më tej shkruhet në mënyrë të gjërsishme për ciklin e martësës në Opojë, për marrëdhanjet martesore, për të vazhduar pastaj me vështrime rreth aspekteve të lirikës popullore Opojane, të prozës popullore opojane; të gjurmëve të lashtësisë pagane në lirikën popullore të Opojës ; për kangën popullore të Opojës; për elementet polifonike në muzikën popullore të Opojës ; për këndimin dhe vallet e Opojës si të burrave ashtu edhe të grave të cilat vallzohen gjatë ceremonialit të dasmës; Pastaj për vallet e kënduara, për dasmën e sotme e ritualet rreth saj në Opojë. Më tej vazhdohet me vështrime rreth kërkimeve folklorike në Opojë si në fushën e prozës ashtu edhe të poezisë popullore si dhe të vallëzimit popullor; vështrime për këngët e përgimit, këngët e djepit, këngët rituale të synetisë etj.



Në vijim shkruhet rreth martesës së vejanve në Opojë; rreth lindjës në trevën e Opojës, që nga shtatzania, llohusa, përgimi apo përgëzimi, për foshnjën, për fëmijët apo carrokun, për këngën e djepit, ninullat, synetinë e tjera. Më tej prezantohen shkrime për festa të ndryshe si shëngjergjin në Opojë dhe këngët rreth kësaj feste, për këngët me motive pune dhe kurbeti në Opojë; për të vazhduar së prezantuari shkrimin për ceremonialin e vdekjës për trevën e Opojës që nga paralajmrimi i vdekjës, sëmundja, vdekja, vajtimi, dita e varrimit-përgaditja, varri dhe varrosja, ngushllimet, përkujtime etj. Për të përfunduar me qasjen rreth ruajtjes dhe kultivimit të kulturës tradicionale muzikore në Opojë, ku përmenden emra të shquar të këndimit të këngës popullore nga kjo trevë si:.
Në pjesën e dytë mbrenda shum faqesh janë të paraqitura 1081 këngë nga lirika popullore, nga të cilat janë: 61 këngë motmoti, 11 këngë përgimi, 46 ninulla, 28 këngë synetie, 195 këngë fejese, 187 këngë martese, 12 këngë nusnie, 32 këngë pune, 101 këngë dashurie, 20 këngë erotike, 201 këngë rinie, 20 këngë kapuqash dhe humoristike, 16 këngë vallëzimi, 65 dromca për fëmijë, 22 këngë të ndryshme, 48 këngë gurbeti, dhe në fund janë paraqitur edhe 16 këngë historike të kësaj treve.
Në pjesën e tretë është paraqitur proza popullore opojane duke u ndarë sipas llojit, ku janë paraqitur: 12 përalla, 8 prrallëza, 3 kallëzime, 96 anekdota, 58 legjenda, proza minore si: 3522 fjalë të urta popullore, 291 mallkime popullore, 72 urime, 20 betime, 13 shprehje nugshlluse, 19 përshendetje, 24 kashelasha, 3 engima popullore, një pyetjegjegje, 5 dolli, 10 lutje, 15 këcnime etj.
Shënues të lirikës popullore opojane janë 37; shënues të prozës popullore opojane 11; Tregues të lirikës popullore opojane janë 167; kurse tregues të prozës popullore opojane janë 81. Dhe në fund të theksojmë se janë shënuar edhe 574 fjalë të rralla dhe barbarizma të cilat përdorën në njësi të ndryshme folklorike që ndodhën në këtë libër duke ua dhënë sqarimet e nevojshme.
Në të gjitha njësitë folklorike, përkatësisht çfarëdo njësie folklorike, janë dhënë emrat e treguesve a këndusve si dhe emrat e shënusve të njësive përkatëse, qoftë lirikë popullore apo prozë popullore, ku në këtë rast vlen për të përmendur si mledhjës më të shquar të lirikës popullore: Dr. Yrjet Berisha Dr. Nuhi Vinca, Nexhat Ajdini, Dr. Myzafere Mustafa, Lorenc Antoni, Kadri Halimi, Bedri Halimi, Ismet Lecat, Mitat Fejza, Xhafer Kabashi, etj ndërkaq në fushën e prozes popullore janë shquar: Xhafer Kabashi, Ismet Lecaj, Bedri Halimi, etj.
Prandaj duke pasur parasysh të gjitha këto, lirisht mund të themi se ky libër mund të quhet libër model për shumë treva tjera të trojeve shqiptare. Natyrisht se secila nga këto tri pjesë ka mundur që të jetë libër me vete si: Çështje të folklorit ne Opojë si libër i veçantë; Lirika popullore në Opojë, si libër i veçantë dhe Proza popullore në Opojë si libër i veçant. Por, në këtë rast, hartuesi, përkatësisht përpiluesi i këtij libri enciklopedik për Opojën në aspektin folklorik z.Bedri Halimi ja ka bërë të mundur jo vetëm kexusve por edhe studiusve si dhe institutcioneve kulturore, arsimore e shkencore që ta kenë në tërësi tërë arsenalin e mledhur folklorik që nga viti 1957 e deri në ditët e sotme.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...