KISHAT DHE MANASTIRET NË KOSOVË, TË CILAT ME PAKON E AHTISAARIT JANË PËRCAKTUAR SI ZONA ME STATUS TË VEÇANTË – MBROJTËS, HISTORIKISHT KANË QENË TË MBROJTUR NGA VETË SHQIPTARËT.
Kisha ortodokse shqiptare në Kuqevishtë afër Shkupit!vihen re personat me veshje kombtare shqiptare.
Kishat dhe manastiret në Kosovë, të cilat me Pakon e Ahtisaarit janë përcaktuar si zona me status të veçantë – mbrojtës, historikisht kanë qenë të mbrojtur nga vetë shqiptarët. Këto kisha e manastire po quhen padrejtësisht trashëgimi kulturore dhe fetare serbe, për faktin historik, sepse ato u rinovuan apo u ndërtuan mbi rrënojat e kishave paleokristiane dhe kishave e manastireve ortodokse mesjetare arbërore, në të cilat stërgjyshërit tanë ndër shekuj i janë lutur Zotit.
Sa për t’i argumentuar këto fakte historike, në vijim ju ftojë t’i shikoni këto fotografi:
Zhuj Veseli (i ashtuquajtur nga Serbët Sulo Vojvodiç)
Nga Rugova, para patriarkanës së Pejës.
Ram Kaplani Nikçi, anëtar i shtëpisë së Zhuj Veselit (këtu 11 vjeçar),i cili gjatë Lufës së II’të Botërore e ka mbrojtur Patriarkanën e Pejës
Salih Rusta, mbikqyrës i vjetër i Mansatirit të Deçanit.
Avdil Plaku nga Llausha e Drenicës, famijla e të cilit ndër vite bashkë me drenicakë të tjerë e kanë mbrojtur Kishën e Deviçit.
Shqiptaret duke vallzuar ne Manastirin e Graqanices
Mbështetje për qëndrimet tona që paraqiten gjatë gjithë këtij punimi, se kishat dhe manastiret ortodokse u rindërtuan ose më mirë të themi, u adaptuan me ndërhyrje gjatë ri-ndërtimeve për t’u transformuar nga stili katolik në at ortodoks, siç kuptohet nga shumica e rasteve të sipërtheksuara, do të gjejmë edhe tek disa studiues serbë që shquhen me punimet e tyre për këto çështje. Gj. Sljepçeviq, tregon se: nemanjidët, sundimtar të Rashkës nuk patën dije për ndërtime as të kishave e as të manastireve, ata vetëm i shfrytëzuan objektet dhe kulturën bizantine duke qenë një herët kopjues dhe imitues të tyre. Kjo, sipas autorit, tregohet edhe me selit (rezidencat) e përkohshme të mbretërve të tyre që do të lëvizin gjatë gjithë periudhës së sundimit. Ata, nuk kishin një vend (qendër, qytet apo pallat) të përhershëm. Shefi i katedrës për arkeologji mesjetare në Beograd, Dr. Gj.Jankoviq, thekson se, sa është e ditur Kosova, Mali i Zi dhe Hercegovina janë territoret që më së shumti kanë kisha që shërbenin në vazhdimësi që prej njëmijë (1000) vjetësh. Nga këto, kemi objekte të ndërtuara qysh gjatë shek. të VI’të dhe të VII’të ose ato të shek. të IX’të dhe të XI’të, siç janë edhe kisha në Lipjan, Graçanicë dhe Zonja Prene (Ljevishka) në Prizren. Akademiku, D.Bogdanoviq, tregon se, dy qytete bizantine që i okupoi Stefan Nemanja, Prizreni dhe Lipjani, që aso kohe ishin qendra fetare. Kur arkimandriti Sava e organizoi kishën autoqefale “rashkase”, at e ndan në dhjetë (10) ipeshkvi, e nga ato tri(3) gjendeshin në territoret e sotme të Kosovës. Zhvillimi i territorit të sotëm të Kosovës, sipas autorit, si “qendër shpirtërore” e popullit “serb” gjatë mesjetës mbështetet me përqendrimin e madh të kishave dhe manastireve. Ai vazhdon, deri sot nuk mund të dihet se sa kisha kanë qenë ose janë ruajtur nga epoka para-nemanjide, sepse kërkime, hulumtime sistematike si dhe arkeologjike nuk janë kryer, duke shtuar, numër bukur i madh i kishave nemanjide (rashkase) sigurt se janë ngritur në themelet e vjetër të tempujve bizantinë. Njohësi i mirë i këtyre çështjeve, V. Markoviq, na tregon se, historia e kishave dhe manastireve ortodokse siç shkruhet dhe përshkruhet nga tradita dhe historiografia serbe, nuk lënë tjetër, veç të kuptohet se, veprat-ndërtimet e fundit, ato nemanjide, të janë ngritur mbi llogarinë e të parave. Kështu, nemanjidëve i përshkruhen shumë manastire, të cilat janë shumë ma të vjetra se koha e tyre. V. Markoviq, tregon edhe se, mbreti Millutini (1282-1321) nuk ndërtoi asnjë manastir të ri, ai vetëm i rindërtoi manastiret e vjetra e të lëna. Për këtë, historiografia jonë e vjetër dhe e re e paraqesin Millutinin si themelues-ndërtues i shumë manastireve. Karakteristikë e kohës së tij është se, Millutini rindërtoi shumë manastire në territoret që okupoi nga Bizanti, më shumë se sa në territoret e vjetra “serbe”. Historiani, St. Stanojeviq, thekson që edhe para Stefan Nemanjës, në kufijtë me Rashkën kishte bukur shumë manastire dhe udhëheqës fetarë dhe nuk fillon krejt me Nemanjën, siç donë ta paraqesin historiografët tanë… Autori, V. Petkoviq, vjen në përfundime se, fiset “serbe” (sllave, E. R.) që nga ardhja dhe vendosja e tyre në këto territore (ballkanike) e deri në shek. e XVIII’të, shënuan lëvizje të mëdha. U ndërtuan dhe rindërtuan kisha e manastire e për çka “nuk mundemi të pohojmë e vërtetojmë se këto vepra janë ekskluzive serbe”.
Në këtë drejtim, siç potencuam edhe më sipër, kemi të bëjmë me propagandën pseudoshkencore serbe e cila tenton që territorin e Kosovës ta paraqet si “qendër shpirtërore të popullit serb” gjatë mesjetës, që sipas tyre, mbahet me numrin e madh të konceptuar të kishave serbe dhe manastireve në këtë territor. Duhet theksuar edhe tendencat e një pjese të madhe të autorëve të historiografisë serbe, që tentojnë me të dhëna të argumentojnë se, selia e kishës ortodokse e Rashkës do të bartet në Pejë gjatë gjysmës së shekullit të XIII’të, më konkretisht kinse që në vitin 1253, nga Zhiça, selia e arkipeshkvisë kalon në Pejë. Mirëpo, në këtë drejtim duke iu referuar po të dhënave të autorëve serbë, theksohet që Peja tek në decenien e fundit të shekullit të XIII’të bëhet qendër ose seli e arkipeshkvisë së Rashkës. Sipas tyre, selia e arkipeshkopatës pas sulmeve mongole dhe djegies së Zhiçës më 1284 bartet në Pejë. Sipas të tjerëve, selia e kishës kalon nga Zhiça në Pejë tek në decenien e fundit të shekullit të XIII’të kur sulmohet nga tatarët dhe kumanët që e plaçkitin dhe e djegin, të cilët i hakmerren Rashkës për një sulm që udhëhoqi ndaj tyre mbreti Millutin (V. Jankoviq). Po ashtu, edhe autorë të tjerë mbështesin faktin se tek në fund të shekullit të XIII’të, pas pësimit të Zhiçës, Peja bëhet seli e re e arkipeshkopatës rashkase (V. Boshkoviq, S. Qirkoviq). Në këtë drejtim tendencat janë që pjesët e territorit të Kosovës së sotme, konkretisht treva e Drenicës paraqitet si “Drenica mali i dytë i shenjtë serb”. Lidhur me këtë është interesant të përmendim se, autori thekson që në shekullin e XIV’të në trevën e Drenicës gjendeshin 13 manastire dhe 5 kisha (T.Vukanoviq). Po ky autor më pas, duke theksuar se kinse me rezultatet e tija hulumtuese të vendbanimeve, të cilat “bazohen në të vërtetën shkencore” nxjerr përfundime se: në trevën e Drenicës së sotme kanë ekzistuar gjithsej 9 manastire dhe 42 kisha, d.m.th. bie në konfuzion në librin e njëjtë. Po ashtu, vlen të theksojmë propagandën nacionaliste të kishës ortodokse serbe që gjithherë ishte veçuar dhe veçohet për kah falsifikimi dhe spekulimet lidhur me çështjen në fjalë. Sipas hartuesve të librit “Memorandumi për Kosovë e Metohi” i botuar nga kisha ortodokse serbe, theksohet se: “Kosova e Metohija”, “Tokë e shenjtë” e “popullit serb”, për ne paraqet atë, që për popullin “hebre paraqet Jerusalemi”. Për këtë, më së miri dhe më së forti dëshmojnë më se 1300 kisha dhe manastire që gjenden atje. Po kështu edhe autorë të tjerë mbështesin këto qëndrime duke theksuar se: “Hapësira e krahinës jugore të Serbisë mbulohet me 1300 kisha dhe manastire me emrin zyrtar “Kosovo” (me Metohinë e cila që nga viti 1968, me dëshirën e shqiptarëve kosovarë hiqet nga zyrtariteti, dhe më pastaj nga komunikimi politik ditor), që në gjuhën serbe është simbolike, fjala më me rëndësi e cila pas emrit të Zotit, emrit të Shën Savës (themeluesit të kishës ortodokse serbe në shekullin e XIII’të), shënon njëkohësisht edhe identitetin kulturor e nacional të të gjithë popullit serb” (D. Bogdanoviq). Propaganda në këtë drejtim vazhdohet: “… në territorin e Kosovë e Metohisë…, populli ortodoks serbë dhe kisha e saj kanë 1300 kisha e manastire nga shekulli i XII-të deri në atë të XX’të, të punuara gjatë tetë shekujve…” (Novosti, Beograd, 2004). Po ashtu theksohet se sipas evidencave në trevën e Kosovës duhet të ketë aty afër 200 objekte të ruajtura ose të shkatërruara, por në të vërtetë ka më shumë sikur të numëroheshin dhe hulumtoheshin lokalitetet arkeologjike të paidentifikuara (gërmadhat e kishave). Sipas A. Urosheviq, gjendja e të pamurit të kësaj treve (është fjala për Kosovën) në mesjetë flet për një numër të madh gërmadhash të kishave, mbetje të kishave të vjetra dhe sipas tij, shenja të tilla kishte pothuajse në të gjitha fshatrat, edhe serbe e shqiptare, ndërsa në disa fshatra janë edhe nga dy e më shumë gërmadha të kishave (A.Urosheviq). Edhe D.Bogdanoviq, shprehet se, sipas hulumtimeve arkeologjike vërtetohet se në territorin e Kosovës ishin 1300 kisha e manastire e monumente tjera serbe.
Të dhënat e tilla si më lart, të ndërtuara dhe të udhëhequra nga historiografia e edhe nga politika ditore e qeverisë serbe, pra, mundohen të mbështesin konceptin mbi monumentet e kultit të krishterë që ekzistojnë në Kosovë duke rritur numrin impozant që shihet, për çka dhe Kosova sipas tyre paraqet vlera të “jashtëzakonshme”. Për të sqaruar më mirë çështjen lidhur me ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve fetare në territorin e Kosovës në periudhën nemanjide, ofrojmë dhe të dhënat që tregojnë se, mbreti Millutin (1282-1321) rindërtoi afër 30 manastire, në mes të cilave në territorin e Kosovës vetëm tri, në Prizren, Bajskë dhe Graçanicë. Mbreti Stefan Deçani (1321-1332) ndërtoi vetëm Deçanin. Gjatë periudhës së Dushanit u ndërtua Manastiri i Shën Arkangjelit (M. Kashanin, revista “Pravoslavlje”). Gjatë periudhës Osmane, burimeve që dalin aso kohe, të cilat i paraqesim nga M.Kashanin, tregohet se, që nga periudha e patrikut Makarije në gjysmën e shek. të XVI’të, u ngritën nga gërmadhat dhe u rishkruan-vizatuan përsëri me qindra kisha në territoret e sunduara nga Osmanët (mendon në Kosovë, Serbi dhe Sanxhak). D. T. Batakoviq duke u thirrur në burime osmane (regjistrat osmanë) tregon se gjatë shek. të XV’të dhe XVI’të ekzistonin dhjetë deri katërmbëdhjetë tempuj ortodoksë që ishin aktiv. Udhëheqësit e kishës ortodokse të Pejës (1557-1766) duke u mbështetur në traditën mesjetare të sundimtarëve nemanjid dhe shtetit të Rashkës, tani me një territor më të madh se i tyre, rindërtuan kultet e vjetra dhe vendosën edhe të reja. U bë jetësimi – funksionimi i kishave dhe manastireve, ku vetëm në Kosovë u ndërtuan njëzetë (20) kisha të reja, ndërsa shumë nga të vjetrat u aftësuan duke edhe u rishkruar-vizatuar (D. T. Batakoviq, R.Samargjiq, Gj.Sljepçeviq). Defterët osmanë për Sanxhakun e Vushtrrisë – Prishtinës (njësi administrativo-politike territoriale në Perandorinë Osmane), të viteve 1490-1491, 1525-1526, 1530-1531, 1544-1545 dhe 1561 tregojnë se ishin të evidentuar 42 manastire dhe 11 kisha, ndërsa në at të Prizrenit shënohen 2 manastire dhe 15 kisha (D. Batakoviq). Do të jetë interesante të paraqesim të dhënat që na ofron episkopi Artemije (Radosavljeviq) i Prizrenit, i cili në shkrimet e tija publikuar në “Raspeto Kosovo”, kur flet për rrezikun dhe dëmet e kishave dhe manastireve që gjinden në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999, paraqet edhe regjistrin mbi një numër të tyre. Nga ky regjistër del të jenë kisha dhe manastire të ndërtuara gjatë periudhave: nëntë të shek. të XIV’të; nëntë të shek. të XV’të dhe XVI’të; pesë të shek. të XIX’të dhe pesëdhjetë e tri (53) që janë ndërtuar në shek. e XX’të. Këto të dhëna nga ky regjistër i paraqitëm me qëllim që të tregojmë se një numër i kishave janë të periudhës Osmane e çka është ma me rëndësi, këtu qartë shihen se pesëdhjetë e tri (53) kisha janë të evidentuara që janë ndërtuar në shek. e XX’të. Këtu, shohim që kishat e shekullit të XX’të, janë kisha thjesht “politike”. Këto kisha politike do të ndërtohen nga Serbia me qëllimin për të arsyetuar para botës se, Kosova është “tokë e tyre”. Por gjithë bota tani e dinë se, Kosova u pushtua nga Serbia në vitin 1912-1913 dhe Serbisë ju qel rruga për ndërtimin e numrit kaq të madh të kishave gjithnjë deri në vitin 1999, kur Kosova do të jetë jashtë saj.
Për të vërtetuar se me të vërtetë qëllimet, qëndrimet dhe të dhënat e historiografisë serbe, janë pretenduese, qëllim-këqija e nacionaliste, tregon numri i madh e i pa argumentuar i paraqitur për monumentet e krishtera ortodokse – kishave dhe manastireve që kinse kanë ekzistuar në Kosovë, që sipas tyre sillen prej 1300 e herë-herë deri në 1500 objekte. Për këtë mendojmë sigurt se, nuk ka as burime historike e as studime që mbështeten në fakte, se kishte aq shumë kisha në këtë trevë aso kohe e as sot, përveç konstruksioneve me prapavijë politike. Për këtë, lirisht vijmë në përfundime se, shkrimet e tilla janë falsifikim i qindpërqindtë i realitetit historik e shkencor.
Për fund, si bazë të fortë e argumentuese e gjithë qëndrimeve tona të paraqitura në këtë punim, ofrojmë dëshmitë mbi gjendjen reale të monumenteve të trashëgimisë kulturore, që tregojnë saktësisht se sa është numri i kishave dhe manastireve të krishtera në Kosovë që karakterizohen në radhën e monumenteve kulturore’historike. Po paraqesim të dhënat e sakta që ruhen në dokumentacionin e Entit Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Prishtinë, të vitit 1990 (sot, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës). Të dhënat nga arkiva e këtij institucioni, na tregojnë dhe vërtetojnë që: në territorin e Kosovës sot, janë të evidentuara 183 objekte (të tipave dhe gjinive të ndryshme), kisha të krishtera, kryesisht ortodokse, prej të cilave 126 sosh kanë tretman monumenti, ndërsa 57 objekte janë vetëm të evidentuara (të dhënat marrë nga Dr. Fejaz Drançolli). Objektet në fjalë janë të regjistruara në regjistrin qendror të monumenteve në këtë institucion dhe nga këto monumente, mund të themi se, një numër i tyre i takojnë stilit bizantino-kosovar, posbizantin si dhe të karakterit lokal (F.Drançolli).
Këto të dhëna të fundit i theksuam me qëllim, sepse tregojnë se treva e Kosovës gjatë mesjetës e më vonë, nuk ishte epiqendra e veprimtarisë së kishës ortodokse të Rashkës- “Serbisë” siç pretendohet nga historiografia serbe, çështje që dëshmohet nga të dhënat e sipërpërmendura. Si përfundim, theksojmë se, kultura materiale e arbërve gjatë mesjetës e më pas shqiptarëve në territoret e Kosovës ishte pre e sundimeve të huaja, në rastin tonë atij më ekstrem – të Rashkës gjatë mesjetës. Theksuam se, në Kosovë gjatë kohës kanë bashkëjetuar shumë monumente të kultit, si katolike, ortodokse që shërbenin aso kohe si për arbërit-shqiptarët ashtu edhe për popullatën tjetër që asokohe dhe sot jeton në këtë vend. Nga të dhënat që theksuam shihet se kisha ortodokse rashkase-“serbe”, përvetësoi shumë nga këto monumente të kulturës, kisha e manastire vendëse iliro-arbërore ku ndërtoi dhe rindërtoi mbi to, siç u pa sidomos gjatë shekullit të XIV’të, kisha të quajtura më vonë të veta, duke i shndërruar ato në kisha ortodokse. Këtej kultura materiale e Kosovës ndër shekuj u shkatërrua, u plaçkit duke vazhduar me tendencat (që nuk ndalën as në ditët e sotme) për t’u përvetësuar në forma të ndryshme siç i paraqitëm. Këto qëndrime i paraqesim, me qëllim të tregojmë se, Serbia dhe historiografia e saj pothuajse pa përjashtime, pretendon edhe sot të qëndrojë me këto parime: që Kosova është “Djep i serbizimit”, “Tokë e shenjtë serbe”, “selia e kishës ortodokse serbe” dhe qëndrime të tjera antishkencore e jo humane, që sipas argumenteve shkencore nuk qëndrojnë, e për më tepër lënë pasoja të dëmshme në raportet e së ardhmes ndërmjet popujve. Sot numri i objekteve sakrale mesjetare, të kishave katolike, bizantine e ortodokse paraqesin gjurmë të kulturës materiale të dikurshme që e karakterizojnë kulturën materiale të popullit të Kosovës e më gjerë.
Duke i hedhur poshtë qëndrimet dhe tendencat që paraqiten prej historiografisë serbe, nga të dhënat e sipërshënuara, sot mund të themi se, në Kosovë kemi monumente të kultit të krishterë që janë ndërtuar nëpër kohë që nga antika e deri më sot, dhe jo vetëm ato të krishtera, katolike e ortodokse të mesjetës, por edhe duke vazhduar me monumentet kulturore islame që sot i kemi një numër të madh të tyre, sot i trajtojmë për trashëgimi të kulturës vendëse dhe ato i takojnë popullit dhe qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, pa bërë dallime të trashëgimisë kulturore në asnjë aspekt. Në këtë drejtim do të shtojmë edhe mendimin se, është obligim shoqëror, intelektual, institucional e shtetëror, që monumentet e trashëgimisë kulturore, çfarëdo qofshin ato, të mbrohen, konservohen, restaurohen etj., të mbahen në jetë, sepse i takojnë kulturës materiale dhe shpirtërore të njerëzimit, në rastin tonë popullatës vendëse të Kosovës dhe kulturës universale botërore.
Për fund, kishte me qenë mirë t’i tregojmë edhe historishkruesve serbë, çështje për të cilën jam i bindur që e dinë por nuk e theksojnë dhe shkruajnë, se, të dhënat historike dëshmojnë që iliro’arbërit’shqiptarët, gjatë historisë jetuan dhe vepruan në këto treva dhe më gjerë që nga kohët e vjetra, dhe mundën të mbijetonin pushtuesit dhe sunduesit e ndryshëm, si ata romakë, bizantinë, sllavë, osmanë dhe serbë deri në kohën e sotme. Gjatë kësaj kohe, dëshmohet se, mbijetoi dhe një pjesë e monumenteve të trashëgimisë kulturore’historike e tyre (duke përfshirë në këtë kuadër edhe, kishat e krishtera, kishat dhe manastiret ortodokse si dhe objektet e kulturës islame – xhamitë, teqetë etj.) të cilat qenë ndërtuar nëpër kohë e që një pjesë mbijetuan deri më sot. Po këta, iliro’arbërit’shqiptarët, gjatë kohës, kanë pranuar kulturën fetare të besimit të krishterë më se dhjetë shekuj (prej shek.të I’rë deri në shek. e X’të). Më pas, ata do të gjinden pjesërisht edhe nën ndikimin e krishterë ortodoks bizantin për afro tre shekuj (shek. i X’të dhe i XIII’të), afër dy shekuj nën trysninë e kishës ortodokse sllave’rashkase (XIII’të e XIV’të) e që vazhdon me pranimin e fesë islame që nga (shek. i XV’të dhe i XIX’të). Gjatë këtyre shekujve rrugëtimi, populli shqiptar përqafoi tri konfesione si, atë katolike, ortodokse dhe islame. Konfesionet që bashkëjetuan tek populli shqiptar e që i besojnë dhe sot, i bëjnë që edhe monumentet fetare të trashëguara gjatë historisë t’i respektojnë, mirëmbajnë dhe vlerësojnë si pjesë e pa ndarë e kulturës së tyre.
Kleriku serb Sava Janjiqi e pranon, publikon dëshmi
se Manastiri i Deçanit ishte i shqiptarëve
Një numër i madh i fotove dëshmon se bësimtarë të këtij Manastiri në vitin 1904, shumica kanë qenë shqiptarë. Fotografitë tregojnë besimtarët shqiptarë ortodoksë me plisa dhe me tirq.
Manastiri është ndërtuar afër lumit Bistrica , nën shpatet e mprehta të Bjekshëve të Nemuna , ndërsa e ka themeluar Shën Stafeni Uroshi III i Deçanit , dajli i mbretit Millutin dhe babai i mbretit Dushan.
Një pjesë e thesarit edhe sot janë karrocat për karrocat për fëmijë nga argjendi , të cilat manastirit ia kanë dhuruar çiftet që kanë pasur fëmijë. Vlera më e madhe e thesarit është koleksioni i ikonave të piktuara nga shekulli XIV deri në fund të shek. XVII , pastaj pëmbledhja e dorëshkrimeve dhe librave të botuar , përmbledhja e dorëshkrimeve dhe librave të botuar , përmbledhja e sendeve nga metalet e çmuara etj.
Manastiri i Deçanit i rindërtuar mbi themelet e një kishe ilire nga gurskalitësi shqiptarë, Fra Vita Kuçi nga Kotorri –
Dyndjet serbe apo dyndjet sllave siç njihen në histori, sipas informacioneve konkrete të histografisë shqiptare dhe asaj botërore, kanë sjellur serbët në Gadishullin Ballkanik në shekullin IX dhe jo siç pretendon histografia serbe, dy shekuj më herët, thotë Shkodran Imeraj duke rrëfyer se, me ardhjen e pushtuesve të ri, dinastisë serbe, ata kanë përvetësuar gjithçka çka ata pushtuan si territor dhe me këtë rast kanë përvetësuar prona dhe institucione fetare, duke përfshirë edhe manastirin.
Prof.Dr.Shkodran Cenë Imeraj
Duke e shpjeguar historinë e ndarjes së Perandorisë romake në dy pjesë, në atë të Lindjes, me qendër në Konstantinopoj (Stambollin e ardhshëm) dhe Perandorinë Romake të Perëndimit me qendër në Romë, historiani Imeraj shpjegon se tokat shqiptare që ndodheshin përtej Adriatikut dhe Detit Jon, kaluan nën sovranitetin e Perandorisë Bizantine ndërsa, më 1054, kur vjen deri tek ndarja e Kishës në dy rite, atë ortodoks dhe katolik, shqiptarët i takuan ritit ortodoks dhe gjatë mesjetës, ruajtën fenë ortodokse si besimin e vet fetar.
Imeraj këtë e argumenton me Defterin e Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, dokumentacion turk i botuar në Tiranë , në vitin 1974 nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, ku hasën emrat shqip si: Gjon, Gjin, Lekë, Kol, Gegë, Progron, Tole, Lesh apo Llesh, Bardo, Kolsh, Gectë, Tanush, Bushat, Lulo, Mazrek, Pal, Dukë, Kal, etj. Sipas tij, këta janë emra autokton ortodoks shqiptar dhe nuk kanë të bëjnë me pretendimet e histografisë serbe se kinse Kosova është ripopulluar me popullsi shqiptare.
– Kristobula e Manastirit të Deçanit , fillim i sherrit –
Manastiri i Deçanit kishte përfunduar së rindërtuari, në vitin 1335, ndërsa pesë vite më herët kemi Kartën e cila njihet si Kristobula e Manastirit të Deçanit.
“Sipas disa informacioneve , që ne i disponojmë dhe janë zbuluar tash në Francë, Karta e Deçanit apo Kristobula e Manastirit të Deçanit është një dokument i falsifikuar pasi që ndodhet në katër versione” thotë Imeraj duke shtuar se katër versionet sjellin katër informacione të ndryshme për popullsinë vendase të Deçanit, ku njëra ndër to thotë se, kjo pjesë ka qenë e populluar me popullsi serbe dhe shqiptarët kanë qenë të ardhur, mirëpo këtë e përgënjeshtron Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut së Shkodrës 1485.
Lidhur me madhësinë e pronës së Manastirit të Deçanit dhe pretendimeve të atit Sava Janjiq dhe fakteve të cilat i përdor Kisha Ortodokse Serbe se, manastiri ka pronë prej 700 hektarëve, Imeraj thotë se kjo e pavërtet mund të hidhet lehtë poshtë nëse studiohen me kujdes faktet se, me ardhjen e Perandorisë Osmane në Ballkan, Kisha Ortodokse dhe Kisha e Deçanit e pranojnë vasalitetin ndaj Perandorisë Osmane dhe se, ata që kanë pasur tokë kanë qenë edhe spahi, kalorës të zgjedhur të Perandorisë Osmane.
“Se a ka pasur pronë të zgjeruar shumë apo jo, manastiri i Deçanit, flasin edhe faktet e mëvonshme, respektivisht flet një fotografi e vitit 1962 e cila e pasqyron qartë pronën e Manastirit të Deçanit. Këtë e argumentojmë me shemën e cila është një shemë që tregon rreth pronave dhe objekteve përcjellëse të Manastirit të Deçanit, sipas territorit nuk ka më shumë se 8 hektar tokë. Kjo është pronë që e ka trashëguar, sepse po të kishte 700 hektar tokë, që nga koha e Perandorisë Osmane , ai do t’i kishte edhe sot. Do të thotë, është një e pavërtetë” rrëfen Imeraj dhe e dokumenton këtë me një gravurë që daton nga vitit 1764, si dhe me një fotografi ku shihet se, në vitin 1962, ajo pjesë ishte ripyllëzuar me anë të mbjelljes së pishave.
Imeraj ka reaguar edhe në pretendimet e Manastirit për pronat e Apikos dhe Ilirisë, dy gjigantëve të mëdhenj ekonomik, jo vetëm të Deçanit por edhe të Kosovës, në kohën e Jugosllavisë dhe se, marrja e tyre do të shkaktonte bllokim ekonomik të komunës së Deçanit. Për më tepër, ai e kundërshton aktgjykimin e 28 Dhjetorit 2012, kur Gjykata Supreme e Kosovës, respektivisht Dhoma e Veçantë merr vendim duke u bazuar në dy dokumente, sipas tij të papranueshme: Masat e Dhunshme të vitit 1993 dhe 1997, sipas të cilëve , pronat në fjalë i bëhen dhuratë Manastirit të Deçanit, nga ana e institucioneve të Republikës së Serbisë.
Lidhur me këtë, Lidhja e Historianëve të Kosovës ka kërkuar në vitin 2012 dhe kërkon edhe sot, që Kuvendi i Kosovës t’i nxjerr urgjentisht tri ligje: Ligjin për distancimin ndaj Masave të Dhunshme, që do t’i hudhte poshtë gjitha vendimet nga 28 marsi 1989 kur suprimohet autonomia e Kosovës e deri më 12 qershor 1999 kur Kosova vendoset nën admisnitrimin e Kombeve të Bashkuara; Ligjin e Reformës Agrare, për të rishikuar historinë e tokave dhe Ligji i Lustracionit apo Ligji i Pastërtisë Publike
Manastiri i Deçanit është respektuar dhe ruajtur , përherë, nga deçanasit sepse, kanë qenë popullsia vendase me gurskalitësit nga Kotorri ata që e kanë rindërtuar këtë manastir dhe deri në fillim të viteve të ’90-ta, në Manastirin e Deçanit ka ekzistuar Vojvoda apo Rojtari, rrëfen historiani Imeraj dhe shton se, Vojvoda e fundit ka qenë familja e Sali Rrustës nga Deçani.
– Gjatë luftës në Kosovë në Manastir ishin strehuar shqiptarë, kolaboracionista –
Lidhur me deklaratat e Igumenit Janiq se, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999, ai ka strehuar shqiptar, historiani Imeraj thotë se, ati Sava është duke i shtrembëruar faktet dhe se Manastiri i Deçanit ka qenë vend strehim i atyre shqiptarëve që kanë qenë kolaboracionist dhe i kanë shërbyer regjimit serb të asaj kohe dhe jo vetëm atyre.
“Ne e dimë që gjatë luftës fundit, në vitet 1998 dhe 1999, janë strehu edhe personel ushtarak i uniformuar, gjë e cila dëshmohet edhe me anën e kësaj fotografie ku shihen policët e uniformuar serb dhe në mesin e tyre shihet edhe një nga personeli i Manastirit të Deçanit” rrëfen Imeraj .
Njëherësh, ai ja rikujton atit Sava Janiq se gjatë viteve 1998-1999, në këtë manastir janë mbajtur edhe mesha kishtare duke u tymosur dhe lagur me ujë qindra policë e paramilitarë serb të cilët më pas kryen krimet më të rënda në territorin e Deçanit dhe më gjerë. Për këtë, Imeraj tha se, më së miri flasin faktet, incizimet dhe fotografitë e kohës dhe se nuk është mirë që Igumeni Sava Janiq po mundohet të shtrembërojë.
“Unë personalisht e kam një mesazh për fund që, Manastiri i Deçanit gjithmonë ka qenë një monument i respektuar prej shqiptarëve dhe do të vazhdon të respektohet prej shqiptarëve sepse është ruajtur nga shqiptarët” përfundoi historiani Shkodran Imeraj i cili shprehi dëshirën që arkivi i Manastirit të hapet edhe për studiuesit shqiptarë, në mënyrë që edhe ata të kenë qasje në dokumentacionin të cilin e disponon Manastiri. Si historian, ai është shumë i gatshëm ta vizitojë Manastirin pasi që, personalisht, në këtë moment e ka të pamundur me shkua dhe me e vizitua atë monument të historisë shqiptare.
****
Kohë më parë historiani i njohur shqiptar Shkodran Cenë Imeraj është kërcënuar me jetë nga një serb i quajtur Boris Simonoviq.
Në mesazhin e dërguar në profilin e Imerajt në Facebook, ai shkruan : “Nož, žica, Srebrenica. Biće ti i na Kosovu. ”, që do të thotë : “Thikat e Srebrenicës. Kanë me qenë edhe në Kosovë”.Ky kërcenim vjen pas protestës se djeshëm në qendër të Deçanit, ku para protestueseve, Imeraj ka mbajtur një fjalë kundër pretendimeve pronësore të Manastirit të Deçanit ndaj pronave të Ndërmarrjeve “Apkio” dhe “Iliria”, dhe me pas ka publikuar një fotografi të një njësie të policisë serbe në Manastirin e Deçanit gjatë kohës se luftës në Kosovës me 1998.“Askush nuk do të mund të me ndalë për të thënë fjalët e vërteta. Askush nuk do të mund të falsifikoj të vërtetën historike të popullit shqiptarë”, ka shkruar historiani Imeraj në rrjetin e saj në facebook
Përkatësia e kishave dhe manastireve në Kosovë
Kujt i përkasin kishat dhe manastiret në Kosovë? Kjo është një çështje esenciale dhe ekzistenciale për identifikimin e lashtësisë së një etniteti dhe entiteti të një kombi, e kulturës dhe historisë së tij. Çështje e të vërtetës së lashtësisë dhe autoktonisë së kombit shqiptar, të Ilirisë dhe Shqipërisë Natyrale, qëndron para çfarëdo vendimi rreth statusit politik të Kosovës. Neglizhenca e trajtimit shkencor dhe historik të trashëgimisë historike-kulturore shqiptare të kishave dhe manastireve në Kosovë, paraqet turpin më të madh të qarqeve tona akademike shqiptare, sidomos në kohën kur kemi të bëjmë me ringjalljen e pansllavizmit, me pretendimet për përvetësimin e trashëgimisë shqiptare për interesa të hegjemonizmit serbomadh. Përgjegjësinë do ta bartin ata që në këto kohëra jetike për ardhmërinë e Kosovës, gjenden në ballë të këtyre proceseve politike, si dhe institucionet e heshtura akademike të Kosovës dhe e Shqipërisë. As politika e Kosovës, as edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, nuk e kanë kryer obligimin që u takon, në të mirë të vërtetës shkencore e historike, përderisa kishat dhe manastiret e Kosovës po trajtohen si serbe nën kontroll të Kishës Ortodokse Serbe. Si mund të bëhet një politikë reale dhe e qëndrueshme duke e heshtur dhe falsifikuar historinë? Çfarë politike për shtet bëjnë shqiptarët duke mohuar kulturën dhe trashëgiminë autoktone të popullit të vet? Si mund të heshtet uzurpimi dhe tjetërsimi i trashëgimisë historike dhe kulturore të shqiptarëve të Kosovës gjatë kohës së sundimit të regjimeve pansllave të Kosovës. Serbia dhe Kisha serbe nuk ka as të drejtë as legjitimitet të thirret e t’i uzurpojë ato, duke u sjellë si patron ndaj tyre; Serbo-jugosllavia ka qenë vetëm një pushtues i përkohshëm, falë pansllavizmit ruso-evropian. Ato nuk i takojnë Serbisë as serbëve, por janë pasuri e Kosovës, me themele të kohës së Perandorisë Bizantine, e cila, jo vetëm që nuk ka njohur Serbi në Kosovë, por në atë kohë
as që ka ekzistuar, as kombi serb, as gjuha serbe. ( këtë e kemi lexuar te postimet e Zues10 )
Krishtërimi në këto troje është autokton, me vendlindje dhe themele në Iliri, atë nuk e solli as Serbia nga stepet e Karpateve, as nga Rusia. Para se të arrinte në Evropë, krishtërimi ishte zhvilluar në trevat e Ilirisë, me qëllim dhe mision ta kultivonte shpirtëroren e mbronte njerëzoren dhe të mirat e përparimit e kulturës, nga sulmet dhe plaçkitjet e hordhive ardhacake të hunëve, gotëve, avarëve e fiseve tjera të egra, që asokohe ishin vërsulur drejt tokave të Ilirisë së begatshme me kulturë, dijeni dhe zhvillim. Dyndjet e hordhive sllave janë të kohës së mëvonshme, të intensifuara vetëm në mesjetë, në kohën e dobësimit dhe rënjes së Perandorisë Bizantine, por sllavët nuk kanë qenë asnjëherë me supermacion etnik, si serbë, por si përzierje e shumë etnive. Pas rënjes së Perandorisë Osmane, Serbia me mbështetjen e fuqive të mëdha ka arritur të infiltrohet dhe pozicionohet në Ballkan, pikërisht nga shkaku i kësaj përzierje e madhe të përkatësive të ndryshme etnike, ku rol të madh kanë pasë vetë prijësat shqiptarë. Edhe emrat e serbëve janë emra shqiptare të deformuar në gjuhë sllave; si Boris (Bora), Mira (Mirë), Dhimitri (Dimitar), etj. Gjuha është themeli, shpjeguesi i të vërtetës, sado të çirren pansllavistat e botës. Historianët dhe shkencëtarët e kanë për detyrë t’i sjellin argumentet se kush ishin vërtet rindërtuesit e kishave dhe manastireve ortodokse në Kosovë, a ishin serbë apo shqiptarë ortodoksë. Ku i kanë rrënjët gjuhësore emërtimet “sllavizuara” ortodokse si të njërëzve edhe objekteve fetare?
Fatkeqësisht, sot për këto çështje më shumë flasin historiografët e botës dhe krijues shqiptarë jashtë vendit, se sa ata brenda. Kjo indeferencë dhe kjo heqje dorë nga kultura dhe historia, nga shpirti krijues dhe etnik, është tragjedia dhe turpi që po ndodhë në trojet e Ilirisë së stome - të Shqipërisë Natyrale! Ky është turpi i intelegjecës, turp i politikës, turp i kombit. Për këtë qesh e po qesh bota me ne, përderisa mohojmë identitetin tonë, të kaluarën tonë, kulturën tonë! Nëse kështu vazhdon, vërtetohet teza e pushtuesve se, pa marrë parasysh lashtësinë e shqiptarëve, shqiptarët nuk dijnë të përcaktohen dhe mbrojnë të vërtetën, dhe, duke heqë dorë nga trashëgimia kulturore-historike e të parëve të tyre, nuk e meritojnë as ardhmërinë si komb e si shtet. Si duket, për këto shkaqe është krijuar (apo ka ndryshuar) edhe strategjia e bashkësisë ndërkombëtare ndaj çështjes shqiptare, edhe po të supozonim se një strategji e këtillë nuk ka qenë e kurdisur që nga fillimi. Harresa kaq e shpejtë e krimeve dhe gjenocidit serbomadh, tregon papjekurinë tonë më ekstreme dhe më të turpshme për shtet e sovranitet.
Historiografët e ndryshëm dëshmojnë me dokumente se shqiptarët kanë dhënë katër papë të Romës (shiko http://www.frosina.org). Sa paska dhënë Serbia, e cila akoma guxon të sillet si zot shtëpie, në shtëpitë shpirtërore dhe kulturore të Kosovës? Serbia e di mirë këtë, prandaj zhvillon fushata anë e mbanë botës, për t’i mbrojtur pronat e uzurpuara dhe fshehë të kaluarën gjenocidale, për t’i mbuluar gjurmat e krimit me falsifikime të historiografisë dhe uzurpimin e kulturës iliro-shqiptare. Prandaj nuk thuhet kot “krimineli kthehet gjithmonë në vendin e krimit”. Kjo po ndodh në Kosovë, me klerikët e vendosur në kishat dhe manastiret e Kosovës, si drejtues të saj. Jo vetëm që i kanë uzurpuar ato, por brenda mureve të këtyre kishave serbet kanë bërë krime gjenocidi, jo vetëm në të kaluarën e largët por edhe në luftën e fundit. Ky ka qenë misioni i tyre kryesor në këto objekte fetare. Prandaj, edhepse në rrethana të reja, të prezencës ndërkombëtare, liderët serbe, si Koshtunica etj., gostiten nëpër festa në Kosovë, në Mitrovicë, Shtërpce e Graçanicë. Krimineli nuk e harron vendin e krimit, po kthehet gjithmonë sa herë që t’i mundësohet. Serbia i ka aktivizuar kollaboratorët shqifolës në interes të politikës së copëtimit të Kosovës, kontrollit të enkllavave me shumicë serbe, kishat dhe manastiret ortodokse të Kosovës, duke siguruar nyjet kryesore për kontrollin ndaj Kosovës në tërësi, dhe synimet e hegjemonizmit për të ardhmen. Faktori i sapoardhur ndërkombëtar nuk brengoset për luftën e supermacionit të njërës apo tjetrës palë, se do të jenë serbët apo shqiptarët prioritet i saj në Ballkan, meqë ka interesat dhe fuqinë globale. Ajo nuk shikon drejtësinë, por krahun e atij që është më i vendosur, që tregon fuqinë e organizimit dhe unitetit të brendshëm, si garanci për sigurinë e interesave strategjike në përmasa më të gjëra lindje-perëndim e veri-jug. Kosova u duhet vetëm si një vatër multietnike e koklavitur etnikisht, nën kontroll, derisa të realizohen këto interesa, mëpastaj mbeten këtu popujt për t’ia filluar serish me konfliktet e luftrat e pambarim.
Kah po shkon Kosova, kah po shkon Shqipëria?
Shqiptarët i kanë bërë llogaritë gabim, (vet)mashtrimi i fundshekullit XX dhe fillimi i atij XXI do t’i kushtojë, me aventurat dhe proceset vetëshkatërruese në emër të demokracisë, vrapin marramendës për përfitime, duke ikur nga qenësorja, nga identiteti e nga bashkimi si komb e si shtet. Tashmë kemi hyrë në fazën përfundimtare të këtij procesi, me logjikën e pandryshuar të iluzioneve për integrime me BE përmes dezintegrimit kombëtar. Këtë e tregon pikërisht mospërfillja e vatrave të trashëgimisë së lashtë të kishave dhe manastireve në Kosovë, sikur këto të ishin diku në qiell e jo në tokën e Kosovës. E kujt pra është Kosova, nëse shpërfillet historia dhe kultura e saj nga vet shqiptarët?(Fatos Aliu)
Manastiri "Shën Biguri" Dibër, është i shqiptarëve
Branko Panov është historian i Maqedonisë i cili e ka shkruar Historinë Mesjetare të Maqedonisë dhe ai vetë duke u bazuar në dokummentet arkivale vërteton se Blazhja dhe maqedonët e tij kur erdhën në Ballkan e pranuan krishterizmin nga shqiptarët (Arbërit) dhe më vonë, shqiptarëve ua uzurpuan edhe kishat, sepse këta erdhën nga Karpatet si egërsira, paganë dhe të pa fe.
Pasi është djegur e shkatërruar nga sllavët, Shën Biguri është rindërtruar në vitin 1018, përsëri nga arbërit në kohën kur Kisha e Krishterë ishte ndarë në ate të Perëndimit me qendër në Romë dhe të Lindjes më qendër në Konstantinopol. Ky ka qenë kapërcimi i sh.X-XI kur trevat shqiptare ishin nën juridiksionin kishtar të tri kryepeshkopatave: Naupaktit, Durrësit dhe Ohrit.
Kjo e fundit edhe e përmbëlidhte numrin më të madh të peshkopatave shqiptare dhe kishte nën vete edhe selitë peshkopale të Prizrenit,Shkupit, Dibrës, Kërçovës, Përlepit, Devollit, Kolonjës Manastiritt etj. Ndarja përfundimtare dhe zyrtare e kishës (1054) në Katolike dhe Ortodokse i detyroi shqiptarët të ndahen në mes të këtyre dy qendrave të mëdha të botës së krishterë. Duke u nisur nga kufinjtë e dioqezës së Tivarit, Kisha Katolike depërtoi në thellsi, në drejtim të Lindjes( Dardanisë) dhe të Jugut (Principata e Arbërit). Në vitin 1204 burimet historike flasin për ekzistencën e selive peshkopale katolike në Prizren, Shkup e Dibër. Shtrirja e ritit katolik në viset e Dardanisë me kryeqytet Shkupin (kufiri I të cilës shtrihej deri në malin Bukovik mes Gostivarit e Kërçovës), toka të banuara këto kryesisht nga popullatë shqiptare, përkonë me kalimin e tyre nga sundimi bizantin nën sundimin e shtetit serb, politika e të cilit synonte që Kisha Ortodokse serbe, që prej vitit 1219, të zinte në këto hapsira vendin e kishës bizantine të Konstantinopojës.
Në këtë foto shifet veshja shqiptare , qe sot janë pasardhësit e këtyre fshatrave reth manastirit të asimiliuar në Sllavë.
Themelimi dhe kthimi i një sërë kishash e manastiresh në teritorin, Kosovë e Maqedoni e sotme, si dhe zhvendosja në Pejë e selisë së Patrikanës Serbe, i shërbenin pikërisht këtij qëllimi. Për të shmangur ballafaqimin me shqiptarët, që ishin në përgjithësi të ritit katolik, dhe me botën katolike përtej detit Adriatik, (Itali) mbretërit e parë serbë të dinastisë Nemanja, ua njohën për ca kohë shqiptarëve autonominë kishtare. Mirëpo kur serbet u shfaqën në viset e Kosovës, Pollogut e rrethinat e Dibrave, fillojnë edhe persekutimet e zhupanit të madh” (Veliki Zhupan)1173, si dhe ankthet dhe vuajtjet e shqiptarëve katolikë të robëruar nga sërbia 1199. Politika antishqiptare dhe antikatolike u kristalizua me ardhjen e Stevan Uroshoit II, (1282-1321), Uroshit III, (1322-1331) dhe Stevan Dushanit (1331-1355). Kjo është koha kur Sërbia arrin kulmin e fuqisë, dhe plotësisht i prish marëdhëniet edhe me papatin po edhe me botën katolike si që ishte Hungaria dhe Anzhuinët fracez.
“Sveti Jovan” është emri i Gjon Kastriotit (i shënuar në dokumentet slave si Jovan Kastrioti ) dhe ky emër ka filluar te përdoret në shënjë respekti, sepse i dhuroi pasuri të madhe këtij manastiri. Edhe te Kisha e Hilandarit në Atos (Greqi) një pirg e mban emrin e Gjon Kastriotit,poashtu për nderë të dhuratave që ai i dha kësajë kishe. Ky eshte llogaritur si “Ktitor” I ketyre kishave.
Se “Shën Biguri” ka qenë e ndertuar nga arbërit e vërteton edhe Teofilakti i Ohrit ku thotë se sllavët i shkatërruan deri në themel “Shtëpitë e Zotit” (Bozhjite Hramovi) dhe ilirikët, përsëri i rindërtuan.(Ilmi Veliu)
Manastiri i Shën Naumit dhe legjenda e tij
Vetëm 2 km larg doganës së Tushemishtit ndodhet një nga Manastiret më të medha të gjithë rajonit tëEuropës e të Ballkanit..Sapo i afrohesh një parku të madh buzë liqenit me lumin Drin i cili kalon mes perms parkut 20 ha me një gjelbërim te harlisur me drurë të dendur dhe përroska uji me drurë të ndryshëm dekorativë me qiparise të shumta dhe zogj të rrallë si psh palloj vijnë rrotull manastirit dhe të duket sikur gjithçka këtu ka dale nga perrallat e Andërsenit .Afrohesh më pranë Manastirit dhe në hyrje ka një portë shekullore ku sipër portes është një mozaik ku paraqitet një bujk duke punuar token dhe në njërën anë është një ka dhe në anën tjetër një ari në pendën e qeve që bujku punon token.ndërsa brenda shtrihet një oborri madh dhe brenda tij shtrihet kompleksi imadh i kishës së Shën Naumit me piktura të shumta murale shenjtorësh ku vendin qëndror e ze ajo e Shën Naumit . Në një dhomë tjetër ndodhet varri i Shën Naumit ku njerëz të shumtë bëjnë peligrinazhe pranë varrit të shenjtorit .
Legjenda e Shën Naumit
Legjendat,të mbetura te tilla në kujtesën e njerzve m egjithë ndonjë fantazi ruajnë të trashëguara vlera historike dhe kulturore të popujve . E tillë është edhe legjenda e Shën Naumit.Shen Naumi i ka hipur një kali dhe është nisur nga Ohri për në Voskopojë .Në krye të Qafës së Plloçës kali hingëllin dhe nuk pranon të eci më përpara .I ndodhur para këtij fakti që nuk i bindej kali Shën Naumi vendos të këthehet dhe atje ku kali vendosi këmbën mbi një pllakë guri ngeli i stampuar patkoj i këmbes së kalit të Shën Naumit (njerzit e dhe ditët e sotme tek vendi ku duket shenja e patkojt hedhin lekë ).Shën Naumi i këthyer mbrapsh zbriti Qafën e Plloçës dhe kaloj nëpër fshatin Zagorçan dhe i uroj “ grurë mbjellshi dhe magjia ju qoftë gjithmon plot “Kur po hynte në fshatin Tushemisht një bari delesh e dhish i lëshoj qentë e tufës ndërkohë një tufë me lope që ishin aty pranë me brirët e tyre e shpëtuan Shën Naumin nga qentë .Shën Naumi bekoj lopët dhe mallkoj delet e dhitë që në këtë fshat mos paste kurrë .Gjatë gjithë rrugës shenjtori ndihmoj fukarenjtë dhe shëroj të sëmurët Pasi eci më pak se 2 km nga Tushemishti qendroj në një pllajë buzë liqenit .Aty pranë ishte pronari i tokës .Shën Naumi iu lut pronarit të tokës ti jepte pak vend se donte të jetonte atje në atë vend të cilin ai do ta bekonte .Pronari i tokës i tha Shën Naumit se do tja falte të gjithë token e tij nëse ai do ti sheronte vajzën e vetme të cilen e kishte të sëmurë me të meta mendore edhe tullace. Shënjtori pasi mundi të realizonte dëshirën e pronarit duke ia shëruar vajzë duke e larë buzë Drinit dhe duke e bekuar ujin atje (ku sot aktualisht ndodhet një ndërtesë e vogël dhe njerzit mbushin ujë të bekuar dhe sherojnë të sëmurët me ujin e bekuar nga Shën Naumi ) arriti të marri token e pronarit që i shëroj vajzën .Por Shën Naumit nuk i mjaftonte vetëm ajo tokë kështu që takoj një pronar tjetër që e kishte token ngjitur me atë që mori Shën Naumi .Pronari po e punonte token i mërzitur sepse ia kishte ngrënë njërin nga qetë ariu .Shën Naumi i thotë atij se do ta detyronte ariun të mbrehej në pendën e qeve dhe ta punonte token në vend të kaut që ai kishte ngrënë .Kjo është e pamundur tha pronari por shenjtori e realizoj e dhe këtë mrekulli atëherë edhe pronari i dytë ia dha token e premtuar Shën Naumit ku sot ndodhet Manastiri i cili mban emrin e tij ndërsa mbi portën kryesore ndodhet mozaiku që ka ariu sëbashku me kaun duke punuar token dhe aty pranë edhe Shën Naumi.
Shën Naumi ka qënë pjesë ekufirit shqiptar ,kur vendimi i Konferencës së Londrësmë 1913 shprehej zyrtarisht se kufijtë e Shqipërisë tek liqeni i Ohrit do të jenë nga bregu perindimor i liqenit nga fshati Lin dhe djagonalia e kufirit e futëtëte manastirin e Shën Naumit brenda kufijve shqiptarë .Qeveria Sërbo Kroato Sllovene protestoj në gjykatën e Hagës më 31.12 .1924por edhe ky gjyq ia la Shqipërisë manastirin e Shën Naumit .Por çuditërisht më 16 korrik 1925 në kohën e mbretit Zog ,Shën Naumi u bë pjesë e kufirit maqedonas me motive të pa përcaktuara shkëmbimi apo dhurate mes dy qeverive të asaj kohe .
Çfare kemi bërë neve qe 19 vjet per te deshmuar se kishat e ndertuara para dhe pas ardhjes se serbeve ne Ballkan ishin te shqiptareve, asokohe te krishtere te gjithe!?
Manastiri i Deçanit , Patrikana e Pejes ETJ.dhe kisha e manastire tjera neper Kosove te pushtuara prej serbeve dhe “dorezuara” prej shqiptareve nuk mund te jene ato qe ishin dikur, ashtu sikurse e di qe jane trashigimi kulturore e Kosoves, edhe e shqiptareve të Kosoves.
Une e di qe lideret tane, nje pjese injorante dhe të pa guxim, nuk mund t’ua nxjerr goja keto fjale, ngase brengosen per vota dhe per budallaqet qe nxjerr goja e hoxhallarëve “Elhamdululah qe jam turk”!!!
Kur të kryhet nje pune, duhet mesuar prej saj, por assesi t’i kthehesh me te njejten qasje! Kur nuk e njeh te kaluaren, ashtu siç ishte, e ardhmja eshte e zymte.
Nje pjese tjeter e jona, gjithe diten flasin per pellezget, per iliret, ca vjedhin miliona, dhe lemë qytetin antik të Ulpianes te shkatrrohet. Thuajse gjithe trashigimin e kemi ne qifteli!
Ata qe krenohen me Kosoven, qe bejne sikur jane patriote te medhenj, duhet te luftojne per te verteten historike te kishave ortodokse (“serbe”), duhet te pergenjeshtrojne “te vertetat” e Rakiqit e Gjuriqit, te shikojne me llupe punen e ministrit Rikallo, te nxjerrin ne siperfaqe Ulpianen, ta sjellin boten aty, me synim qe te perfitojne materialisht dhe kulturalisht, qe te krenohen se jane shqiptare, para se gjithash!
Tash 19 vjet pas çlirimit, Serbia nuk do te duhej te ishte prioritet i qeverisjes dhe as opozitarizmit ne Kosove. Por derisa te jete, kjo klase politike duhet të turperohet! Jane te kota “broçkullat” per origjinen tone, per te kaluaren!