2018-06-23

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul:Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duhet të ikë, ka akuza të forta


Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul për DW: Kushtet që nuk ka plotësuar Rama

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul për DW: 
Kushtet që nuk ka plotësuar Edi Rama

Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në një intervistë për “Deutche Welle”, teksa ka folur për negociatat e Shqipërisë me BE-në, është shprehur se qeveria shqiptare nuk ka plotësuar disa kushte.

Sipas Johann Wadephul, duhet një luftë akoma më e ashpër kundër korrupsionit, vijim i reformave në drejtësi e reformë zgjedhore.

“Ne kemi nevojë për një orientim më të qartë ndaj vlerave europiane në disa fusha, marrëveshja e koalicionit e thotë qartë, se kriteret duhet të plotësohen edhe në fillimin e negociatave, jo vetëm në anëtarësim. Kjo nënkupton një luftë më të ashpër kundër korrupsionit se deri më tani, se reforma në drejtësi duhet të vazhdohet më me vendosmëri se deri më tani, se duhet të ketë një reformë zgjedhore që kërkohet prej kohësh si nga KE por edhe nga OSBE” , është shprehur deputeti i CDU-së, Johann Wadephul për DW.

Më tej ai ka folur dhe për implikimin e Agron Xhafajt në çështjet e drogës duke ngritur dhe pikëpyetjet nëse Fatmir Xhafajt duhet të mbajë akoma postin e Ministrit të Brendshëm.


 Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul:
Ministri  i  Brendshëm, Fatmir Xhafaj duhet të ikë, ka akuza të forta



Deputeti i CDU-së, Johann Wadephul, në një interviste për Deutsche Welle nuk ka ndryshuar qëndrim për vendosjen në qendër të kritikave të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të skandalit për përfishrjen e të vëllait në trafikun e drogës.

Wadephul ka kërkuar edhe më parë në disa intervista që ministri Xhafaj duhet të përballet me akuzat, deri dhe dorëheqjen e tij.

Por, i pyetur nga DW pikërisht për këto deklarata, deputeti i CDU-së u shpreh se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë vetën, nëse mund t’a përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Duke risjellë edhe një herë tjetër në kujtesë se i vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave.

“Unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund t’a kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali”,- tha Wadephul.

Sipas tij, qeveria duhet të vendosë vetë nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë.

Ndërsa, thekson se edhe ambasadori amerikan që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë.

Pjesa e shkëputur nga intervista e dhënë për Deutsche Welle

Pyetja e DW: Një person që u vendos në qendër të kritikave është ministri i Brendshëm i Shqipërisë, zoti Fatmir Xhafaj. Ju keni kërkuar në disa intervista shumë konkretisht, që ai duhet të përballet me akuzat, deri edhe dorëheqjen e tij. Të enjten zoti Xhafaj u takua me ministrin e Brendshëm gjerman, zotin Horst Seehofer. Më pas ai shkroi se gjithçka u zhvillua në konsesus të plotë. U vendos paqja?

Wadephul: Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave. Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali. Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...