2018-06-23

Cikël poetik nga Leonora Bruçaj


Leonora Bruçaj, është autore e dy përmbledhjeve poetike 
 “Vdekja e Balozit” dhe “Dhembja e harresës”.

Leonora Bruçaj, gjithashtu është në përgatitje të përmbledhjes së tretë poetike.

Më poshtë Redaksia e Agjencionit " Floripress " boton disa  nga  poezitë  e  Leonora Bruçaj.



Fotografia e Leonora Bruçaj


KOHA QË NUK FLET

Koha na rëndon
Kujtimet po vdesin
Ne presim kaltërsinë
e qiellit të errësuar
Dielli ngop zemrat
nën pozitat vertikale horizontale
Sot
Ç’ mbetëm 
Ne dëshmitarët 
e kohës që nuk flet

Fotografia e Leonora Bruçaj

MALLI PËR JU

Dhe malli për ju
m’është zbehur si vdekja
Vetëm në ëndërrime
Udhëtoj me ju
po ec me nënën e babanë
matanë hijeve
as në lindje
as në veri
jo në jug
jo në perëndim
po ik po ik
t’ju takoj vetëm
kur sonte shkruaj

Fotografia e Leonora Bruçaj
PRITJA E NAMATISUR

Për ty ngërtheva në vete
Mijëra vargje
Vaje këngë
Mijëra herë për ty lashë
Vetveten pa shpresë
Pa emër
Por kur me namatisje
rrëfeve
Për jetën vetën
Dhe dashurinë
“Heloizën e re” thashë
Mijëra vargje më përgjakën

Fotografia e Leonora Bruçaj

MAKROBOTA

Të aderuarit
Nuk vdesin për bukë
As për ujë nuk kërkojnë
lëmoshë
Gjaku ynë të vraftë

Në pëshpëritje zanash
Flakërohen vatrat
në djegurishte bie zëri
I vdekur i fëmijëve
Makrobota në dritare
të luftës
sheh plagët e fëmijëve
Nuk vdesin
se leshojnë rrënjë
edhe n’gurë


Fotografia e Leonora Bruçaj



IKJE




Pabesueshëm thure gjerdanin
e harresës
Në ty u bëra piedestal i kohës
Në atë pikëmbërritje
Arrite vrullshëm me dhembje
Ike bashkë me njollën e shpresës
dhe të akuzova gjithmonë
për mosbesim
Ditën qielli vreroset
Dhe nata mbetet e varfër
pa yje
Sikur unë pa ty
Oh kënga ime e kahmotshme
Sonte dogja vargjet
Që mbeten këngë e së kaluarës
Dhe gjallova drejt shtegut
Të pikëgrumbullimit të ëndrrave të unit tim…
Që ikën në sfondin
E kësaj kohe
Si u fundose në atë xingone të errësirës
dhe më lë përherë të nostalgjuar
për kthimin

Fotografia e Leonora Bruçaj

IKE


Ti ike, unë prapë të pres
Të pres në mos pritje
Unë ika, ti kurrë njëherë
S’vrapove pas meje
As unë kurrë njëherë s’ika pa ty
Ne ikëm së bashku,
Ikëm nga njeri-tjetri
Prapë ishim të bashkuar
Ikëm të bashkuar së ndari
Aty ku u ndamë së bashkuari

Fotografia e Leonora Bruçaj

PSE PENA MË MASHTROI

Në mbiftë mbi mua njollë
Shkëlqimi
Dhe fati vrerë le të vjellë
Këtë herë
Sikur të mos kam ditur
Provuar ç’është vreri i zi

Dhe në mua gjasimi vrerë
Ëndërr mbiu

Nxirosur palë palë
Herë herë psherëtiu
Dhe asgjë s’u vërtetua
Në dorë më mbeti dokumenti
I zbrazur
Lartohem e zvarrisem
Si shelgu i ul gishtërinjtë
Dhe vrragëroj asgjësinë
Kohë duhet kaluar
Ta forcosh betejën
E emrit tënd ritmor

Prapë mbeta nën hijen e
penës…
Aty ku fillova luftën
Pa ushtarët e penës sime
Ndër duar e gishtërinj më mbyti
Rrufeja
Por komandanti më tha betohu
Se do të forcohesh
Dhe shtyllë bëju luftës sate
Të verbohësh njëherë para tmerrit
Që nesër drita të jetë
Roje e natës
E kur ta mbarojë luftën
Do vjell vrerë a dritë
Tash luftën do ta lidh
Për dhe e për qiell
Në mos bëfsha kurrë më
Lutje për mugëtirë…

Fotografia e Leonora Bruçaj


MBAS RIPËRTRITJES SË VRRAGËVE

Largohem kur
Kohës ia shoh qetësinë
Dhe ripërtritjes se vrragëve
Askush s’i buzëqesh hidhërueshëm
Se moti kemi shqelmosur tingullin
E këngëve të vetmisë

E kitara ku mbeti
Në ëndrrën e kahmotshme

Po këngën që e kemi shkruar
Sot kush ka për ta kënduar


Fotografia e Leonora Bruçaj

VERA

E dua Verën,
Si pijen më të mirë
E dua Verën,
Si stinën më të mirë
E dua Verën,
Si miken më të mirë
Kur Verën e pi,
Nuk dehem, por kënaqem
Kur vjen Vera,
Malli poetik vrullshëm lulëzon
Kur e takoj Verën,
E kuptoj që ka nuhatje të thella mediatike
Prapë Verën e kërkoj,
Se netëve të gjata
Vera më shoqëron bashkë me antisonetin tim
Prapë e kërkoj Verën ,
Se dimri na ngriu shpirtin e acartë
Prapë e kërkoj Verën ,
Të flasim për poezinë dhe vargun e thyer
Vera u ndal!
Në këtë muaj të shenjtë, nuk dua ta provoj
Vera u ndal!
Të jetoj me mua deri në shtator
Vera u ndal!
Të më tregojë për ” Heloizën e re të Zhan Zhak Rusos”
Vera po pret !
Mbi tavolinën time duke me shoqëruar netët e gjata pa gjumë
Vera po pret !
T’jetojë bashkë me të dhe në të, me lulet që puhia i përkund butësisht
Vera po pret!
T’më rrefejë per diskursin e Podrimjes së ikur dikur
Vera iku ,
Gabimisht e theva shishen mbi tavolinë dhe mbeta pa të
Vera iku,
Tani vjeshta i lag poezitë e mia sikur shiu i ngrohtë
Vera iku ,
Po asnjëherë nuk iku pa miken e saj “mua”, Verë!
Ti je e mirë për t’u dehur, andaj të ruaj
Verë!
Ti je stinë e mirë, n’ty dua t’jetoj dhjetë muaj
Verë!
Ti je mike e mirë
Të mbaj afër motrës madhe
Vera,
Vera,
Vera,
E shijshme
E ngrohtë
E dashur…

Fotografia e Leonora Bruçaj


LARG

Ëndrrës m’ju bëre vitor
dhe shpëtimin
ma ngatërrove për këmbë
Talmudizmit i ngrite
piramidë
dhe varrose
Doruntinën e shtëpisë
Pse për ty ëndrrat
nuk perëndojnë shpejt

Nuk lindi kalimthi
Gjithherë nguruar
vrava veten
Para agimit
Para mbrëmjes
Deri në vdekje


Fotografia e Leonora Bruçaj

NË SYRIN E DITËS

Shumë herë vrave ëndrra
Vajzërie
Dhe ngurove
Padiktueshëm
Vetveten prore e ndeze
të gjallërosh
Dhe në syrin e ditës
Vizatove dasmën
Kënga kur t’i rrënojë muret
Mua do të më varrosin a thua
Lulet e ngushëllimit
kush do t’i sjell nesër


Fotografia e Leonora Bruçaj


NE

U fishkëm për dalje nga kjo botë
njëherë të shkojmë
në atë impiant lashtësor
si pjellë e mendjes sonë
e ne kurrën e kurrës
s’e kemi kërkuar veten aty
aty ku mund ta gjejmë
po këmbacinkthi kemi kaluar
deri në imagjinatën e rrejshme....,

Fotografia e Leonora Bruçaj


NË DOSJE TË RE


Telikosem kur fjalës
ia gjej përfundimin
dhe komedisë s’ia kuptoj domethënien

E nëna s’mund të harrojë emrin
përtej kohës së kaluar

Fotografia e Leonora Bruçaj
SONTE

Nata thyen heshtjen time
në një milion ofshamje
bëj roje nate
roje e netëve të rënduara
viteve të mbrapme
Hapëroj me kohën
mbi heshtjen
heshtja mbi dëshirën
ç’më bën frikë në shpirt...

Fotografia e Leonora Bruçaj

LIBRI IM

Libri im
Ka dy kopërtina
heshtjen dhe fjalën
E mësimi ku mbeti
në mes kopërtinave
të librit

Fotografia e Leonora Bruçaj


PËSHPËRITJE

Kur më vrisje
më lidhje me vdekje
a ka vdekje më të madhe sikur të mbes unë pa ty
Në vrragë kohe
mbeta e etur për dhimbje
për dhimbje që m'i solle ti
koha dëshmitare
e plagëve tona
tani as dhimbja as fryma
s'kanë më fuqi
në vete ruaj gjithëherë
kujtimin e hidhur

Fotografia e Leonora Bruçaj

LETËR 

Të shkrova me vargun e thyer
Të shkrova në gjuhën e pakuptuar
Të shkrova me penën pa ngjyrë
Të shkrova me dorën e lënduar
Të shkrova një letër pa shkronja
Ti për ta lexuar
Ti letrën e lexove
Me zërin e pa dëgjuar

Fotografia e Leonora Bruçaj

PIKTURA ME KORNIZË TË RRËMBYER



Syngjyrosur del n'oborr princeshash
një varg antisoneti
e ngërthen me rimën

Në epruvetë derdh një pikë uji
peshën tënde
s'mund ta bart ashensori
n'katin e lartë

E ti lutesh e lutesh
prapë mbete në ashensor
ke gabuar hyrjen
kjo është pronë shteti
banesat e bardha

Çka mbeti njollë e pashlyer
N'pikturën me kornizë të rrëmbyer

Fotografia e Leonora Bruçaj
RRUGË PA SHTEG

Vështirë...
Kthim mbrapa nuk ka
Njerëzit presin
Megamoloni shkatërruat
Mund të shkatërroni cdo gjë
Ju jeni një
Mos ju frikësoni kohës por...
Në përgjunime ulet nata
dhe terri vreros rrugën e të humburit
mos te lutem gabon nuk je i humbur
je anije në rrugën e Zotit
edhe pse nuk ka dalje kjo është rrugë e drejtë
këtu do të ndihmojnë shpëtimtarët e kohës
Por mos harro
Jeni dëshmitar i venitjes
Në dhembje kohore...
Kjo nuk quhet rrugë pa shteg
Kjo është e kryqëzuar...
Në udhëkryq
vetmitarët i ndërrojmë


Fotografia e Leonora Bruçaj

ËNDËRR  E MUROSUR

Ç'bërë që murose kaq shpejt ëndrrën
Lules vendin ja ke zënë
nënës bijen ia more
Vatrës gëzimin ja ndeze

Unë nuk qesha asnjëherë
Pa zemër
As sytë s'i pastrova
me lotin tënd
Vetminë e ndjeka prore
Nga trualli im
Sonte këmbazbathur kërkoj
ëndrrën time,
ëndrrën e kohës së shkuar
për atë këngën ...

Fotografia e Leonora Bruçaj

NOSTALGJI

Pse bredh tani
në atë botë të larme
vazhdimi i kokëqarjes
se me duket dielli
paska perënduar me lindje
Hëna gjurmët ç'm'i plandosi
në gjithësinë
e pashpirtshne për lutje
Në trotuar mbeta
me sy kah dielli
e autobusi bartte
njerëzit në pafundësi

Fotografia e Leonora Bruçaj

ËNDRRA E SHTEFTARËS 

Në ëndrrën e kahmotshme
Qava gurin e urrejtjes për ty

Për ty
Mbledha lulet me te bukura
Që të thuri gjerdan mallkimi
Kurorën ta qëndisja me vaj
Për ty
Shpirtin e pastrova me lot
Te jem enigmë jotja
Kalova botën vajzërore
Unë mbeta e varfër ndër to pa ty

Për ty
Lexova librin prapë e mbylla
Të jesh kujtim imi "Ti".

Fotografia e Leonora Bruçaj

TRAKTATI I BUKURISË


U bëra plagjiatë e estetikës
Duke kërkuar etikën në poezinë time
U ndala, dikush bërtiti:
“Liria e shpirtit tënd, për ne është e shenjtë”
Ktheva kokën prapa,
Schilleri, në letrën e tij të parë
Mbi edukimin estetik më vrau,
Diktimet e Kantit,
Unë thashë me vete çfarë humba,
Më tha që mekanizmi i gjallë i orës së shtetit duhet të ndreqet.
A thua, ku jam unë?!
Në cilin shtet jetoj unë?
Apo edhe koha u ndal,
Ku unë në sheshin e stralltë
Duke e kërkuar Lyk Ferrin
Për Epokën Demokrate
Ç’u bë tektonikë në poezinë time
I ndoqa nga trualli im
Laibnicin, Hegelin, Kantin
Tek debatonin për “Estetikën moderne”
A thua ç’janë,
Zemra dhe arsyeja,
A thua çfarë quhet “vdekje e njeriut”?
Ndoshta,
Niçe, do t’më tregonte,
Duke gërrysur estetikën,
Këngën vajzërore e gjeta,
Në ideologjinë e Hegelit,
Kush flet për Modernet e Bashkëkohorët
Vet e bukura,
E bukura në estetikën moderne,
Duke u zvarritur te Crousazi dhe Montesquien,
Për t’u thelluar në
“Traktatin e së bukurës”.

Fotografia e Leonora Bruçaj


GABIMISHT 


Ku mbeti burimi i së bukurës,
Apo u ndala unë,
Gabimisht
Duke e kërkuar
Estetikën moderne në
Klasicizmin e Dekartit,
Kush tha që poetja
Është “ideja e botës”,
“imitimi i natyrës”?
M’u duk u ringjall
Kanti, apo një botëvështrim
Për “përceptim të botës”
Kemi ne, poetët,piktorët,muzikantët, filozofët...
Duke u fundosur në të kaluarën e humbur,
Te Spenglerit, Hajdegerit, Leo Shtrausit
Në theqafje na u mbytën,
Të tërët filozofët,
E poetët,
Duke ikur vals ne u ndeshëm,
Në “metafizikën e subjektivitetit”,
Për “historinë” bashkë me “shijen”,
Duke ikur nga “shkencat e sakta”, Për “universin”,
Për të “vërtetën”,
Mbi “humanizmin modern”,
Mbi ”ndjenjën” për t’u përballur,
Me Hobsin dhe Rusoin,
Duke na ndjekur me “ subjektin politikë”,
Dhe “doktrinën e së drejtës”.



Fotografia e Leonora Bruçaj

PEIZAZHET  E BUKRA

A thua, ku mbeta unë të Antikët apo Modernët,
Duke notuar në,
“peizazhet e bukura”
Të Homeri e Shekspirit,
Apo “nga Makiaveli te Sartri”,
Për ta gjetur një
Shatërkaz që ta rrënoj
“pas vdekjes së njeriut”,
Gëten,Bërkun, Lesingun,
Solgerin,Adornosin,Benjaminin,
Apo Lambertin dhe Buhurin,
Për ta rrënjosur
Romantizmin gjerman
Mbi “revolucionin e shijes”.
Dhe, kush tha që,
“pikturoj sipas natyrës”?


Fotografia e Leonora Bruçaj

LINDJA

Unë linda bashkë me poezinë
Dhe Filanti, më tha:
“zemra është më e zgjuar”,
Se sa mendja.
Thashë më vete, paskam
Lindur para poezisë.
Dhe, Buhuri tha se:
“arti poetik” ku të mbeti?
Unë mbeta duke e
Zbuluar thelbin e natyrës
Në “Refleksionet e Dybosë”,
Apo duke lexuar për
Bukurinë dhe vlerën,
Për “Fenomenologjinë e Lambertit”,
Apo “E vërteta estetike”.
Kush tha që e vetmja rrugë,
E drejtë,
Dhe e mundimshme,
Është arti.
E tani ç’bëjmë ne poetët?
Vdesim urie,
Duke shkruar për
“Lindjen e tragjedisë”,
Duke mos e pyetur
Niçen, u dënuam
Me filozofinë e Kantit.
Ne nuk jemi “egoistë individual”.
Nuk jemi”njerëz të izoluar”,
“Kundër kolektivitetit”,
Ne “duam lirinë”.
Duam të jemi të barabartë,
Të pakrahasueshëm!
E di që nuk jam,
“Agripina heroina e Bretecherit”,
Por, poeteshë e estetikës,
Mbi estetikën e kohërave ”VAJE”.
Dhe, në fund them: “Unë mendoj, siç unë dua”,
Ngase, jam Kantiane!

Fotografia e Leonora Bruçaj

KUR ARRIJMË NË KOLIK

Moti ndryshoi
nëpër rrugë njerëzit oratorë belbëzojnë
thyejnë qetësinë e qytetit

Ngrihen mendimet në akullnaja
Mjegulla na kafshoi të gjithëve
të gjithë na shikojnë
kohët rendohen
E ne prapë hedhim vallen
me faculeta të përgjakura
me këngë të kobshme
të arrijmë në kolik

Fotografia e Leonora Bruçaj


NDOSHTA


Ty, sot ndoshta s’të bie ndërmend për “atë”
As për bijën tënde “Vuajtje “
As për birin tënd “Trishtim”
As për “atë” ,gruan tënde ‘’Dëborë e bardhë’’
Që për ty gjithmonë mbolli lumturi,dashuri
korri vuajtje dhe trishtim
Ty ,që theve të gjitha dyert e jetës,,,,
A thua kush do t’marrë pjesë sot
Në varrimin e Vuajtjes dhe Trishtimit
Vetëm lotët dhe dhimbjet
E nënës se tyre “vajzë’’…
E tani “atë “ mund ta vrasësh se gjalli,
A thua është kjo ëndërr?


Përgatiti :Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...