1. Requem
Kumbulla është tharë në kopshtin tim
Dhe pemët e tjera po thahen pak nga pak
Në kopsht nuk ka si të ketë më blerim
Kur kam lënë vendin dhe jam larg
Se jam aq larg,sa dot nuk thuhet
Kilometrrat lodhesh që t'i numërosh
Po ja që të kap një mall,sa trupi zë të kruhet
Dhe mos u çudit edhe nëse pak do lotosh.
Loti zë të pikon si krejt pa dashje
Është si një regëtimë nga shpirti thellë
O është krejt e saktë kjo "përqasje"
Kur je larg vendit, malli sikur të therë.
2. Për 7 astronautët *
JU nuk qetë as yjet e "Arushës së vogël"
Dhe as yjet e "Arushës së madhe"
Por me shpirtin gjeneroz, hapsirës vinit rrotull
Që bota të bëhej më e bukur, të jetë më e madhe.
*humbën jetën në shkurt 2003.
3. Premtimi
Premtimin e ktheve në send... dhe e humbe
Dhe për ta gjetur më nuk është aq e lehtë
Aq sa besimin tim e lëkunde
Ja tek po ta them:-Fajin e ke vet!
4. Syri lakmues
Eh, ç'ma hedh ashtu atë syrin tënd lakmues
Që dashuri nuk ka, por hile dhe neps
E njoh mirë epshin tënde tundues
U dogja njëherë; më nuk të zë besë.
5. Kur u shkrova juristëve
Ju që hartoni KODIN PENAL
Ju lutem, mos e bëni ligjin elastik.
Se, pastaj, ata që gjykojnë bëjnë rrumpallë
E "tërheqin" apo e"mbledhin" ligjin si të jetë llastik.
Bëjeni ligjin si të jetë një"trup i ngurtë"
Që keqbërësit veç t'i bien murit me kokë.
Dhe jo i kalojnë krimet ashtu"butë-butë"
Ata kriminelë që për 5 lekë të dërgojnë në tjetër botë.
Sidomos, i"ngurtë" të jetë ligji që mbron jetën
(Mos lër vend për pandehma a "rrethana lehtësuese")
Vret të pafajshëm dhe gjakftohtë i merr jetën
Në burg për tërë jetën (pamundësi për rekurse).
Se vetëm kështu nuk do ketë më vrasje
Se vetëm kështu s'do ketë grabitje me maska
Nuk do ngrejë dorën kush as për gjakmarrje
Jo të"luajmë arushë" me"thagma a ngjasa".
Kush merr një jetë, nuk ka pse bën apel
Në burg për tërë jetën,ligji të jetë i "prerë"
Në vret për vetmbrojtje,se një cub të sulmon
Juristë! Merreni në mbrojtje dhe në burg nuk ke pse e çon.
Juristë! Ju lutem!
6.Rrëkeza
E shoh rrëkezën që çan gurin atje mbi një shkëmb
Dhe vrullshëm lëshohet nga shkëmbi mbi tokë
Është kryengritëse, trimoshe dhe ma kënd
Se çan rrugës së vet, fitimtare si ZOT!
7. Heshtja
EMILY DICKINSON*
NJë heshtje e gjatë që vonë,shumë vonë foli
Lavdia e saj; e ndryme në sirtar!
Heshtje, je neveritëse ( vallë, kush të polli?)
Mbetën poezitë si të mbyllura në varr,
Pa erdhi e bukur,siç vjen një kometë
(Pas heshtjes mizore si pjellë satanai)
Parfum dhe aromë në mijëra fletë
Dhe u rrëfye e bukur në pavdekshmërinë e saj.
* u gjetën 1500 poezi pas vdekjes.
8. Kam njohur një"intelektual"
Kam njohur një "intelektual" që shefin e kish "dobësi"
Nëse "shaje shefin",ishe dhe armik i tij.
Qe si furnitor për shefin (hazëret në shtëpi)
Dhe shefi ia shpërbleu:i besoj një drejtori.
Po një ditë ja që ndodhi: shefi ra nga"kali"
Tani ky"furnitori",për shefin tha qe:djalli!
Qëllimi i "furnitorit" ishtë të ruante karriken
Por ç'e do që s'e besuan,nga drejtoria e"vërvitën"
Mbetur ish pa shefin (domethën pa"djallin")
(-Si mundet,thosh, të më heqin?Hoqën"intelektualin")
E çuan bashkë me"shefin", të dy në një shkollë
Dhe hapur bënin sherrin:(tani, s'ka më"furnitor".)
9. Çast
Flegrat e hundës po të fërgëllojnë
Ashtu si të një kali që e ndez tagjia
Kështu bëjnë çerkezkat kur kërkojnë
Një amshor të ndezura nga dashuria
Dhe ajërin rrotull do të thithësh
Me flegra e hundës që fërgëllon
Po a është e mundur që të mos të sajdisësh
NJë thëllëzë që me ngulm më kërkon?
10. Zezakja
Lëkura e ndritshme me pore si hoje
Mishi i ngjeshur; harlisur shëndeti.
Do vija pas teje, pa patur pikë droje
Dhe aty qe mjalti; aty dhe sherbeti
Ah,- them me vete,- sikur të kem mundësi
Që buzët e mishta t'ia thith për një çast
(E di se sa i ëmbël është"fiku i zi")
Bëj analogji dhe shkrihem në gaz.
* poezitë e gjetura janë shkruar në FLORIDA në vitin 2003.
Tiranë,26 qershor 2018
April 1, 2018
Unë e ti
Unë i djathtë dhe ti i majtë
(Sikur të na kenë zënë djajët?!)
Njëri- tjetrin shohim vëngër
(Unë? Shenjti! Ti? Veç shëmër!)
Të mira? Dihet: bëj veç unë
Ti se ç’bën? Janë veç për lumë!
Shkurt: fajin kundërshtari
( A s’e shihni? Kundërshtari- vet djalli!!!)
Nuk ka pak, mbi çerek shekull
Gjysëm gjallë e gjysëm vdekur
E ku ishe? Asgjëkundi.
Shqipëri, të mori lumi!
Pa shiko, liderët ngjirren
Rrahin gjoksin edhe çirren
Gjasme për ne po “robëtohen”
Po për vete, pasurohen.
Kanë vila e shtëpi
(Që të gjitha; me”kredi”)
Veç kreditë i kanë të”buta”
Edhe majmen si mamutha.
Të gjithë:”derra të kënaqur”
Ne, po dihet:”Sokratë të vuajtur”
Unë zë bëhem pak MIGJEN:
-Deri kur kështu, ma…,- po them.
Se s’duron më ky popull
Mjaft i erdhi mendja rrotull
Mblidhni mendjen, o “liderë”
Ndryshe, do shkoni në FERR!
15 mars 2017
Statue quo
As jam tretur dhe as jam ligur,
Por jam trashur e dhjamosur
Veç nga koka unë jam thinjur
Dhe nga mendja jam djallour.
Asnjë natë nuk fle rehat
Gjumin unë e bëj me copa
Se më shfaqet një “xhelat”
Me hanxhar më rri tek koka.
Ç’shkruaj, është një realitet
Dhe asgjë nuk po shpik
Situata për ibret
Sa mbi kokë t’më bjerë një pikë.
Televizorin s’e hap dot
Se më bën çdo gjë me stres
S’ ka qetësi fare në botë
As këtu ku unë kam pjesë.
Dalin në të ca sharlatanë
Që më hiqen si “paqësorë”
Ca “menderë politikanë”
Të korruptuar dhe që kanë “dorë”
Dorë, domethënë hajdutë
Që më hiqenë krej imunë
Kush s’i njeh këta kopukë
Turp nuk kanë (meritojnë drunë)
Birbollani më rreh gjoksin
Kundërshtari është hajdut
Si boksier i tregon boksin
Vet: Made in kryehajdut!
Mua? S’do mend që më dhëmb koka
Pa zë thinjem,edhe thinjem
Ku është ligji për këta horra
Veç atëherë unë do nginjem.
10 mars 2017
Pse nuk botoj?
(Përgjigje për një dashamir)
Një mik më shkruan:- Pse nuk botoj?
(Nuk ke guxim apo ke ndrojë?!)
Që nuk botoj, nuk më mungon guximi
Por kacidhe në xhep nuk ka Përparimi.
E vërtetë është: kam kohë që kam heshtur
Se donator der tani kund nuk kam gjetur
Por sado që si pensionist jam xhepshpuar
Gjatë gjithë kohës, vazhdimisht kam shkruar.
Kam shkruar poezi dhe, rrallë, tregime
Ndonjë rencencë apo dhe ndonjë përshtypje
“Makazina” ime krijuese, pothuaj, është plot,
Por ja që nuk mundem që t’i botoj dot.
5 mars 2017
Pleqëria
Mu si qen që të ha pa lehur
Ja, e tillë:është pleqëria!
Ca kusure (nga janë gjendur?)
Të çudit; befasia.
Si? Kaq shpejt? Po s’është e mundur
Dje qeshë mirë e pa siklet
Sot? Krejt tjetër: nuk sos së “kruhur”
Dolën puçrra : për ibret!
O doktor? Po ç’kam kështu?
Pse më ha e pse më “kruhet”?
Tek doktori tutje-thu
( se më”ha” atje ku “s’thuhet”)
Ja, kështu, është pleqëria
Nga pleqtë nuk mbarojnë ankesat
Pleqëria si fëmija
Vet jam plak, ndaj besojuni “rreshtave”
Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë”. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. Ka botuar librat në prozë: "Tregime","Faji" i Isakovskit, "Një meshë për "Rrobaqepsin" e Konti Monte Kristos", "Lotët e Kumurisë" dhe librat me poezi:"Eh,si qenka dashuria!","Kurthi i mallit","Kot s'jam i vdekshëm", "Njerëz që dua" dhe "Mbeta dashurive".Veç këtyre në "makzazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime. Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë. Në pirtmëni për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.(Floripress)April 1, 2018
Unë e ti
Unë i djathtë dhe ti i majtë
(Sikur të na kenë zënë djajët?!)
Njëri- tjetrin shohim vëngër
(Unë? Shenjti! Ti? Veç shëmër!)
Të mira? Dihet: bëj veç unë
Ti se ç’bën? Janë veç për lumë!
Shkurt: fajin kundërshtari
( A s’e shihni? Kundërshtari- vet djalli!!!)
Nuk ka pak, mbi çerek shekull
Gjysëm gjallë e gjysëm vdekur
E ku ishe? Asgjëkundi.
Shqipëri, të mori lumi!
Pa shiko, liderët ngjirren
Rrahin gjoksin edhe çirren
Gjasme për ne po “robëtohen”
Po për vete, pasurohen.
Kanë vila e shtëpi
(Që të gjitha; me”kredi”)
Veç kreditë i kanë të”buta”
Edhe majmen si mamutha.
Të gjithë:”derra të kënaqur”
Ne, po dihet:”Sokratë të vuajtur”
Unë zë bëhem pak MIGJEN:
-Deri kur kështu, ma…,- po them.
Se s’duron më ky popull
Mjaft i erdhi mendja rrotull
Mblidhni mendjen, o “liderë”
Ndryshe, do shkoni në FERR!
15 mars 2017
Statue quo
As jam tretur dhe as jam ligur,
Por jam trashur e dhjamosur
Veç nga koka unë jam thinjur
Dhe nga mendja jam djallour.
Asnjë natë nuk fle rehat
Gjumin unë e bëj me copa
Se më shfaqet një “xhelat”
Me hanxhar më rri tek koka.
Ç’shkruaj, është një realitet
Dhe asgjë nuk po shpik
Situata për ibret
Sa mbi kokë t’më bjerë një pikë.
Televizorin s’e hap dot
Se më bën çdo gjë me stres
S’ ka qetësi fare në botë
As këtu ku unë kam pjesë.
Dalin në të ca sharlatanë
Që më hiqen si “paqësorë”
Ca “menderë politikanë”
Të korruptuar dhe që kanë “dorë”
Dorë, domethënë hajdutë
Që më hiqenë krej imunë
Kush s’i njeh këta kopukë
Turp nuk kanë (meritojnë drunë)
Birbollani më rreh gjoksin
Kundërshtari është hajdut
Si boksier i tregon boksin
Vet: Made in kryehajdut!
Mua? S’do mend që më dhëmb koka
Pa zë thinjem,edhe thinjem
Ku është ligji për këta horra
Veç atëherë unë do nginjem.
10 mars 2017
Pse nuk botoj?
(Përgjigje për një dashamir)
Një mik më shkruan:- Pse nuk botoj?
(Nuk ke guxim apo ke ndrojë?!)
Që nuk botoj, nuk më mungon guximi
Por kacidhe në xhep nuk ka Përparimi.
E vërtetë është: kam kohë që kam heshtur
Se donator der tani kund nuk kam gjetur
Por sado që si pensionist jam xhepshpuar
Gjatë gjithë kohës, vazhdimisht kam shkruar.
Kam shkruar poezi dhe, rrallë, tregime
Ndonjë rencencë apo dhe ndonjë përshtypje
“Makazina” ime krijuese, pothuaj, është plot,
Por ja që nuk mundem që t’i botoj dot.
5 mars 2017
Pleqëria
Mu si qen që të ha pa lehur
Ja, e tillë:është pleqëria!
Ca kusure (nga janë gjendur?)
Të çudit; befasia.
Si? Kaq shpejt? Po s’është e mundur
Dje qeshë mirë e pa siklet
Sot? Krejt tjetër: nuk sos së “kruhur”
Dolën puçrra : për ibret!
O doktor? Po ç’kam kështu?
Pse më ha e pse më “kruhet”?
Tek doktori tutje-thu
( se më”ha” atje ku “s’thuhet”)
Ja, kështu, është pleqëria
Nga pleqtë nuk mbarojnë ankesat
Pleqëria si fëmija
Vet jam plak, ndaj besojuni “rreshtave”