2018-06-25

Rexhep Taip Erdogan fiton thellë zgjedhjet presidenciale në Turqi





Rezultatet paraprake të zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Turqi, të cilat u mbajtën këtë të dielë, favorizojnë presidentin Erdogan. Pas votimit të 81 milionë zgjedhësve në Turqi ish presidenti Recep Taip Erdogan deri më tani numëron rreth 52% të votave në favor të tij, duke u ndjekur nga kundërshtari Muharrem Inç i Partisë Popullore Republikane të opozitës me 30% të votave.

Erdogan po shkon në zgjedhjet presidenciale në Turqi që në raundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh. Në këto zgjedhje Erdogan ishte në garë me 5 kandidatë, ish mësuesin e fizikës Muharrem Inç, i cili i përket Partisë Popullore Republikane të opozitës, Ish udhëheqësi pro-kurd i burgosur Salahattin Demirtas, ish ministrja e brendshme Meral Aksener nga Partia e Parë e Mirë.



Presidenti shqiptar Ilir Meta uron Erdoganin për suksesin e fitores në zgjedhje




Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi, Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale. Meta shkruan:

I nderuar Zoti President,

Urimet më të mira e të përzemërta për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale! Ju uroj nga zemra shumë suksese në përmbushjen e agjendës Suaj dhe drejtimin e zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë e të popullit mik turk.
Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë.

Jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t’i çuar më tej këto marrëdhënie. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që Ju dhe Turqia i keni dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite.

Shqiptarët janë mirënjohës dhe do të jenë solidarë me Ju dhe popullin mik turk në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Turqisë. Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta




Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për rizgjedhjen e tij në krye të Turqisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi i ka thënë Erdoganit se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dy aleatë strategjikë në të gjitha fushat.

“Urime Presidentit të Turqisë @RT_Erdogan – Takbir ederiz! E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet tona janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi.






Rexhep Taip Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale në Turqi. Kur janë numëruar më shumë se 96% e votave, kandidati i partisë islamike-konservatore Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka mbledhur 52,7% të tyre. Këtë e bëri të ditur agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Sfiduesi më i madh i Erdoganit, Muharrem Ince i partisë opozitare CHP, sipas këtyre të dhënave ka zënë vendin e dytë, me 30.6% të votave. Nëse Erdogani e humbiste shumicën absolute dhe merrte në fund më pak se 50% të votave, ai duhet ta kalonte në 8 korrik në balotazh kundër kandidatit që do të zërë vendin e dytë.




Edhe në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara po këtë të diel, koalicioni i Erdogan ka marrë mbi 53.9% të votave, një mazhorancë absolute. Menjëherë pas shpalljes së rezultateve në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë kanë dalë mijëra mbështetës të Erdogan në rrugë për të festuar

Ai konsiderohej si një kandidatët më të fortë, por duket se Erdogan ka marrë një fitore bindëse.Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura të dielën në Turqi.

“Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi të vendit dhe popullit tonë … Kombi ynë më dha detyrën e presidencës dhe pushtetit ekzekutiv”, – u tha Erdoğan gazetarëve në Stamboll duke cituar rezultatet jozyrtare, sipas të cilave ai bëhet lideri i parë i Turqisë nën sistemin e ri presidencial të qeverisjes.




“Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend”, shtoi Erdoğan, duke iu referuar aleancës parazgjedhore me Partinë Lëvizja Nacionaliste (MHP).

Presidenti turk theksoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit gjatë zgjedhjeve të sotme është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.

“Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90%”, – u shpreh Erdoğan.
Ai tha se qëllimi i qeverisjes së re do të jetë që Turqia të arrijë drejt synimeve të vitit 2023.

“Do të vazhdojmë të përpiqemi që Turqia të shkojë edhe më përpara në çdo fushë”, tha Erdoğan.


Pas suksesit në zgjedhjet e mbajtura të dielëln në Turqi, Recep Tayyip Erdoğan ka marrë mesazhet e para të urimit. Anadolu Agency, agjencia shtetërore e lajmeve thotë se me anë të një telefonate kryeministri shqiptar Edi Rama ka uruar Erdogan për fitoren.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin”

Erdogan ka marrë urime edhe nga Maqedonia Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Bie në sy se asnjë nga liderët e Europës perëndimore nuk e ka uruar Erdogan.





Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka përgëzuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e rizgjedhjes në krye të Turqisë.

Përmes një postimi të shkurtër në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka thënë se nga Turqia vjen lajmi se presidenti Erdogan ka fituar zgjedhjet.

“Unë e përgëzoj mikun tonë dhe popullin turk. Kosova dhe Turqia mbesin partner të mirë”, ka shkruar Pacolli.

Image result for partia e drejtesise

Partia e Drejtësisë në Kosovë, përmes një postimi në Facebook ka uruar fitoren e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë:


Partia e Drejtësisë përgëzon dhe uron popullin dhe shtetin e Republikës së Turqisë për fitoren e radhës së demokracisë popullore të përfaqësuar me zgjedhje të lira dhe paqësore parlamentare dhe presidenciale të mbajtura sot në këtë shtet mik, në pajtim me standardet më të larta Evropiane me dalje impresive të qytetarëve në zgjedhje afër 90 për qind. Kjo fitore e radhës e popullit dhe shtetit të Turqisë gëzon çdo anëtarë dhe mbështetës të Partisë së Drejtësisë duke pasur parasysh lidhjet e shumëfishta të ndërsjella, familjare, ekonomike, politike dhe shtetërore ndërmjet popujve dhe shteteve tona.

Partia e Drejtësisë: Nuk e votojmë demarkacionin

Me këtë rast Partia e Drejtësisë uron përzemërsisht fitoren e jashtëzakonshme të mikut më të madh të popullit Shqiptarë dhe të Republikës së Kosovës në Turqi, Presidentit të rizgjedhur të Republikës së Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, me urimet më të mira për shëndet personal, mirëqenie të përhershme të popullit dhe shtetit Turk, si dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet dy shteteve dhe popujve tonë.

Partia e Drejtësisë është e bindur se fitorja e Presidentit Erdogan dhe Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në zgjedhjet e sotme paraqet ngjarje tejet të rëndësishme për përparimin e mëtutjeshëm të proceseve demokratike në Republikën e Turqisë, fuqizimin e rolit të sajë qenësor për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, si dhe mbështetjen e mëtutjeshme të Republikës së Turqisë për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Agjencioni Floripress

          Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...