2018/06/28

Adem(Fejzallari)Avdia: "Fejzallarët" në vështrimin tim

Fotografia e Adem Avdia

"Fejzallarët" në vështrimin tim,Kukës 2018.

Kohë më parë Adem Kamber Avdia publikoi në Kukës (2018) librin e tij “Fejzallarët” në vështrimin tim”.

Libri ka 167 faqe më një bibliografi të bollshme shkencore i cili do të lëxohet dhe studiohet nga studiuesit shqipitar dhe të huaj.

Studiuesi Adem Avdia përdorë burime të sakta shkencore të vërtetuara edhe nga hulumtuesit tjerë të Akademisë së Shkencave Shqiptare , studiuesit e gjeografisë fizike të Shqipërisë,të dhëna burimore historike për Krahinën e Lumës që nga Mbretëria e Dardanëve,Mesjeta,Principata e Balshajve
(shek.14); si dhe shumë të dhëna mjaftë me vlerë të pushtetarëve Osman të Sanxhakut të Prizrenit ; “Luftën e Telit” (1884); “Masbatës së Lumës” (1903); për Shkollën e parë shqipe të Qarkut të Kukësit të fshatit Kolesjan (1911); si dhe Shkollën e parë shqipe të fshatin Bicaj (1914); për Çetën e parë(të lavdishme) partizane të Lumës në fshatin Bicaj (1943); për Brigadën e njohur partizane të Bicajve(Brigada 24 sulmuese me 556 partizanë)një numër i të cilëve (15) dhanë jetën për liri duke u bërë dëshmorë të Atdheut mëmë.

Studiuesi Adem Avdia ka përdorur një metodologji krahasimore shkencore qoftë për regjistrimin e popullsisë që nga mesjeta në vendbanimin “Shalë”, më pas regjistrimet e vitit 1571, si pjesë e krahinës së Lumës në regjistrat kadastral të Perandorisë Osmane,sipas shënimeve të Ivan Jastrebov-it,Kurt Hasert-it,Edit Durhami-it,Robert Elsie-së.

Vend të veçantë në librin “Fejzallarë” në vështrimin tim” zejnë edhe biografitë e protagonistëve të fisit “Fejzallar” si fjala vjenë për : Zyber Fejzën ,Zyber Bajramin ,Nebi Bajramin , Avdi Bajramin ,Asllan Nebinë,Isuf Nebinë, Kamber Avdinë, ,Bajram Avdinë,Milaim Rushitin ,Ibish Milaimin , Rushit Milaimin Rrahim Milaimin ,Fuat Fejzallarin ,Bashkim Avdinëf(Fejzallari),Flora Kamber Aliajn, Adem Kamber Avdiajn,Bilal Kamber Avdiajn,Shkëlzen Kamber Avdiajn,Bajram Avdi Fejzallarin,, Ibish Fejzallarin,Ramadan Ibish Fejzallarin ,Ibish Ibish Fejzallarin,Selam Ramadan Fejzallari
(Bilali),Milaim Rushit Fejzallarin,Rushiti,Ibishi dhe Rrahim Milaim Fejzallari,Lenka Zoi Fejzallari
(Bakalli)Spartak Rushit Fejzallari,Xhuljeta Rushit Fejzallari,Genc Rushit Fejzallari, e shumë të tjerë.

Libri është i pasuruar me shumë fotografi,faksimile dokumentare etj.çka e bënë të lexueshëm, të kapshëm për lexuesin dhe shumë shkencor.
Etj.



Kush është Adem Kamber Avdia ?

Lindur në Kukës më 14 qershor 1956.Erdhi në familje pas disa fatkeqësish së ndodhura në këtë kohë,pas vdekjes së tre fëmijve njeri pas tjetrit.Lindi si gëzim pas hidhërimeve.

Duke qenë në këto kushte ai vjen më “i brishti” ndër fëmijët, si duket edhe nga kujdesi i tepruar i familjes.

Fotografia e Nexhat Cikaqi

Ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme “8 Nëntori” në Kukës dhe pas stazhit 1-vjeçar në prodhim ka vazhduar në vitët 1976-1980 Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” në Tiranë.

Më 30 maj 1980 është titulluar”oficer aktiv” dhe ka shërbyer në repartet e garnizonit të Kukësit deri më 1 shtator 2006,kohë në të cilën ka dalë në lirim.

Fotografia e Adem Avdia

Gëzon pension të parakohshëm si ushtarak i karrierës dhe merrët në aktivitet privat,si riparues i paisjeve kibernetike.

Është martuar në vitin 1983 me Shpresa Sabri Tolën,nga fshati Buzëmadhë,Kukës me të cilën ka krijuar familje e kanë rritur,shkolluar e martuar fëmijët Ermalin dhe Albanën.

Fotografia e Arben Palushi


Kontributi i shtarakut profesionist Adem Kamber Avdia, ishte shumë i madh gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Fotografia e Flori Bruqi

Është autor i shumë punimeve profesionale ushtarake si dhe i një numri të madh të punimve publicistike në shtypin e kohës dhe në internet.

No comments:

Post a Comment

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...