“Është e vështirë të dalim me një propozim të ri, sepse fuqitë e mëdha perëndimore kanë vendosur si bazë faktin që çështja territoriale e Kosovës është zgjidhur, duke i dhënë pavarësinë. Dhe prej kësaj ata nuk heqin dorë.”
Vuçiç pranon se zgjidhja përfundimtare do të jetë e dhimbshme për serbët dhe se për këtë duhet një konsensus i gjerë shoqëror në Serbi.
“Duhet të përpiqemi të shohim se çfarë mund të përfitojmë, jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për ata në Serbi. Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme duhet të ketë konsensus të gjerë në shoqërinë tonë.”
Megjithatë presidenti serb vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës është mbi të gjitha në interes të Serbisë dhe nuk pranon që me të bëhet Pazar në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian.