Më poshtë reagimi i tij i plotë:
Eliza Hoxha, populli shqiptar dhe serb në vitin 1999, janë ndarë njëherë e përgjithmonë. Beogradi është qytet i huaj dhe në dritën e kronikave historike të kohës, shqiptarët në këtë qytet shkonin vetëm si sharrraxhi (term i Esad Mekulit) dhe ata ishin në shkallën më të ulët të denigrimit (shiftari-term i shkinisë me përbuzje,-nënvizimi im).
Eliza Hoxha e fitoi “betejën” me artin e saj sublim në Beograd dhe populli serb le të gjykojë orët e krimeve barbare e fashiste ndaj popullit shqiptar në tokën e vet jallane të Kosovës!
Po kush është Eliza Hoxha ?
Eliza Hoxha kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa studimet i përfundoj jashtë shtetit në vitin 1996. Pas një qëndrimi të gjatë në Blegjikë, Eliza u kthye në Prishtinë ku edhe po bëhej gati për lansimin e këngës së saj të parë. Elizën e njohin të gjithë. Një bukuroshe, e thjeshtë, e veshur me një palë pantallona të shkurtra, çizme të gjata dhe një sako të kombinuar. Kjo ka qenë arsyeja se pse në fillim të karrierës së saj është vlerësuar shumë mirë nga njohësit e muzikës për zërin dhe stilin e saj unik.
Që nga viti 2003, është e angazhuar në Katëdrën e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Univerzitetin e Prishtinës. Përgjatë viteve 2007-2009 ishte e angazhuar si ligjeruese në fushën e urbanizmit në Fakultetin e Arkitekturës, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës në Maqedoni. Midis tjerash, Hoxha është aktive në proceset e planifikimit dhe zhvillimeve urbane në projekte të ndryshme praktike nëpër komunat e Kosovës. Ajo që e shquan viteve të fundit më së shumti janë shkrimet e saj mbi kulturën urbane të botuara nëpër gazetat ditore si: Express, Koha Ditore, Lajm, dhe Zëri, nën kornizën “DITARI URBAN”. Së fundi ka botuar librin “ Qyteti dhe dashuria” i cili vjen si përmbledhje e kolumneve të lartëpërmendura.
Është autore dhe moderatore e emisionit të vetëm në Kosovë mbi arkitekturën dhe kulturën urbane në përgjithësi “ÇELËSI” i cili transmetohet të dielave në RTV21.
Eliza Hoxha, artistja kosovare që në fillimet e saj publiku e njeh si këngëtare më pas si fotografe e piktore, ka tronditur opinionin publik serb me një ekspozitë që ka mbajtur në Beograd.
Ajo ka riprintuar tre fotografi që policia serbe ia bllokoi në kufi, të cilat tregonin demostratat kundër pushtimit serb, dhe kjo ka shkaktuar reagime në mediat e Beogradit.
Policia serbe ja ndaloi Elizës të trija, por ajo i riprintoi dhe i ekspozoi sërish.
Televizioni publik serb reagoi me të madhe: “Provokacija!”.
Këtë vit festivali është frymëzuar nga i aktori i madh shqiptaro-serb, i ndjeri Bekim Fehmiu, i cili është më i madhi në historinë e kinemasë jugosllave. Filmi i famshëm “Martesa” hapi dhe festivalin.
Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës serbe, kryesisht SRS dhe DSS, si dhe Lëvizja Dveri, protestuan për mbajtjen e këtij festivali, pasi ata e konsiderojnë këtë shfaqje si një promovim të Kosovës si shtet i pavarur.
Nga ana tjetër, Partia Liberale Demokratike e opozitës ka njoftuar se anëtarët e saj do ta mbrojnë festivalin nga ekstremistët”, shkruan ndër të tjera televizioni publik serb.
Eliza Hoxha, ka tronditur opinionin publik serb me ekspozitën e saj në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan”, që është mbajtur për tri ditë rresht në Beograd. Ajo ka riprintuar tre fotografi që policia serbe ia bllokoi në kufi, të cilat tregonin demostratat kundër pushtimit serb, dhe kjo ka shkaktuar reagime në mediat e Beogradit.
Fotografitë e Eliza Hoxhës janë ekspozuar në ditën e fundit të festivalit treditor “Mirëdita- Dobardan”.
Policia serbe ja ndaloi Elizës të trija, por ajo i riprintoi dhe i ekspozoi sërish.
Televizioni publik serb reagoi me të madhe: “Provokacija!”.
“Edicioni i pestë i festivalit tradicional “Mirdita- Dobrdan” nxiti një seri provokimesh në Beograd dhe Prishtinë pasi radikalët serbë kërkuan ndalimin e festivalit dhe njoftuan një tubim proteste. Mediat kosovare njoftuan se një artiste nga ekipet e tyre u pengua nga policia serbe në kufi dhe ju hoqën dy foto me mbishkrimin “UÇK” dhe flamurin e Shqipërisë.
Këtë vit festivali është frymëzuar nga i aktori i madh shqiptaro-serb, i ndjeri Bekim Fehmiu, i cili është më i madhi në historinë e kinemasë jugosllave. Filmi i famshëm “Martesa” hapi dhe festivalin.
Radikalët e Sheshelit kërkuan ndalim për mbajtjen e kësaj ngjarjeje kulturore dhe nga Tempulli i Shën Savës ata akuzuan Beogradin se po diskriminon serbët.