2018-06-03

Cikë poetik nga Perikli Shuli

Image result for perikli shuli
Fjala...

Ku ti pastroj fjalët e mia ?
Lavanteria e ndershmërisë do të jetë prish,
Nën gërmadha tingujsh as gjë nuk dëgjoj
Veç inate të forta si dru i fildishtë.

Enigmat e fjalës lakohen
në dritën e venitur të një qiriri
mes buzve ngatërrohen dhe ngjyrat
si syrit nga një qerpik shikimi.

Për ty ngela pa fjalë
Se të gjitha fjalët e mira i shkriva,
Mbrëmë kur fola me një vajzë
E gjithçka i dhash nga dëshira.

Por fjala kurr nuk tretet
Udhëton me Gagarinin në hapsirë
Dhe kur gjë të mos na mbetet
Mjafton e thënë një fjalë e mirë.

Ciklone, rrebeshe,ylbere dalin nga ti
Nga ti lindin, jetë, puthje, dashuri,
Nga ti moj e mjer nga ti,
Nga ti linde edhe ti.




NDERR E TURBULLT


Endrra te thyera humbur pa gjurme.
Ngjyre argjendi nga re te dyshimta
Mjergull problemet ,koha rremuj
Rringjallur jane shpirtat e vjetra.

Une nuk kuptoj gjuhen tuaj
Duke qene fuqia, pertej fuqive …
Jam popull ,zoteria tuaj ,
Te gjitha konkluzionet e arsyes.

Te larte sa nje mal kemi vizionin ...
Univers, pa funde infinit……….
mesoi vone, kur nje nate rendon
Mbreteresha nga gjumi u ngrite.

Ngadale leviz,syte notojn rreth,
Peme , ku zogjte kane ndertuar,
perjetim i perkohshem i ndjenjes qe vjen
Koha eshte jet ( jeta per te jetuar).



Univers i qëndrimit logjik

Ngrohtësi shpirtërore,
shkrin akujt,
Brymëzuar,
degë trimërore magji,
E para rreze dielli
e ardhur
Përthyhet rrëzë malit
”Aferditë” - Perendi!
“Pitagorë” e vështira
teoremë,
Boshti numerik
pa limit,
Mendësi,
dëshirë,
shpresë ,
Univers
i qëndrimit logjik.

Udhëkryqe,
gërshetë idesh,
Qartësinë
shikimi ma vret,
Eleganca e trupave
të ngrirë,
Trumcakë
qenkan në të vërtet’.



Kodet e pashkruara



Vërtitem i vetëm hapësirave të kaltërisë,
Ngjasoj me zog të trembur, të hutuar...
Prita në mungesë arsyeja të rinis,
Zë fortësisht, jo e belbëzuar!

Në ke pak mëshire, falje kërkoj, o Zot!
Rëndomtë dalloj ngjarje “jete” në rrugë,
Mendja vërtitet e prej andej s’del dot,
dhe "kala" do kisha bërë, (nëse do të mblidhja gurë!)...

Nëse grushtin e fortë të kisha vërtet,
të përmbysja këtë botë egërmizore,
e guximshëm të ngrihesha lartësisht mbi retë,
Drejtësia popullore të himnizonte...
Kthehu, o njeri, në rrugën e dashurisë,
për Njerëzimin Mirësia është ligj i pashkruar,
Shtrëmbërimi, dihet është çnjerëzim:
Padrejtësi e “leverdisur” në kode të pashkruar...

Dëshiroj të marr rrugën pa kthim,
E të jem skllav i këtij lëngimi,
Të vendos shtyllat e arta të Drejtësisë,
E drejtësi të quhet, natyrisht, vetë Njerëzimi.



PEISAZH

Koha u prish,
Mali u rerua ,
Temperaturat u ulën,
Ndoshta do të bjerë shi,
Kjo kohë , o zot , s’paska faj…
Do të fryjë erë,
Sinoptika -acar
Por prapë kam mosbesim:
S’është kjo stinë ”koha” e saj!
Ky rrapi i madh,
më zë dritaren
po m’i tund degët,
per të më thenë:
Para meje dhe era,
dhe shiu
dhe gjithçka ndalet…
do të të mbroj ty ,
o mik i mirë!

Hedh vështrimin lart,
ja filloi të bier shi...
Ah, ç’shi i butë, të lag menjëherë
dhe lagien s’ta thotë në sy...
pres i menduar ky shi të pushojë,
shiu nuk pyet stinë..
Rrapi i kënaqur
më ofron kurorën
dhe më shkel synë...
dhe e pranoj ofrimin e tij,
por ky shi qenka majë hollë
përsëri pikët dhe nën kurorë...


Në një ëndërr të bardhë .....

Nga dritarja
nata ujëvar qetësinë,

dhe shiu ndaluar
s’ rrugëton litarshëm më.
Qiellit të errët
dy sy shkrepëtuar
”Frenojnë“ te unë,
shndërrohen në një ….
Ç‘mbretërim qetësie?!
Ngadalësisht mbyllen dy sy vegjël.
një buzëqeshezë e embëltuar si sihariq vjen
Vjedhazi këkron në konturin e saj
të më mjaltojë
në trajtë të dyanshme…
Nata humbet
në buzëtakime
Përqafime plot afsh e zjarr...
orët e pafajshme…
Dua të përmbahem ngadalë,
të lundroj në Detin e paanë
Dallga ngrihet fluturimthi në qiell
pikë referimi:
Dy sy shkëlqejnë si yje atje lart...
E kini parë buzëqesjen e plotë të flasë?
Në dritaren time troket i hutuar Dielli
Po heshtja është kryefjalë...
Askush s’më beson:
Jam në një ëndërr të bardhë .....
Sa lart jam ngjitur , s a lart!


Perikli Shuli u shfaq në teatrin poetik me këtë burbuqësi , me këtë prani dhe me sentencën domethënese, metaforike “Vrite Lotin”, për të mbetur në kujtesën e shkruar dhe të transmetuar të “PEGASIT”.
Treshkëputjet e tij, të ardhura nga krijimi i lidhësisë lirike, aktrojnë në tokë, qiell dhe përtej qiell, në hapësirë fatlume, ku bredhon ëndrra lirike me fytyrë të çuditshme: sy-yje, buzëputhërime, përfytyrime tejkulmore dhe fantazi të bardha, si vetë shpirti poetik dhe bota, që i mbart ...
Përveç kësaj Perikliu bën zbërthim psikoanalitik të vetvetes, duke e paraqitur dyportretizmin e tij e duke i mëshuar portretizimit brendor, ëndor,ëndërror, mendimor, që, në këtë këndvështrim, mund ta quaja një ofrim i një partneriteti, i cili i mungon më së shumti kohës sonë, që ka nevojë, në këtë teatrim, ku “dhelpra krifëverdhë “ luan me lajmëditësin “lafshflori” ..., ku ”këmbëshpejti” mundohet të shmanget nga procesi dhimbës i “saçmës”..., ku ‘njeriu” humbet reflekset, virtytëzimet dhe “profesionon” veset ... Krijimi “Jam jetëgjatë i tillë...” është një skanim poetik, apo një “radioskopi” njerëzore e nevojshme. Një shëmbëlltyrë e krahasimit dhe ballafaqimit njerëzor spikatës...
“Univers i qëndrimit logjik” sentencon pasurinë eruditive të poetit dhe flet qartë për objeksionin e tij, për finesën dhe trajtesën e aspektit psikoanalitik... dhe dhe shijen e hollë të vrojtimit...
Shpesh ne ndeshim në cektina dhe paraqitje krijimesh, që nuk të ngjallin interes të stacionohesh... Por krijimi talentor kërkon edhe një teknikë ndërhyrjeje, e cila frymon dhe shumë krijuesve, që e heqin veten të afirmuar, kjo u mungon, fatkeqësisht, dhe pastaj këngëron proliksiteti, rakitizmi kreativ, mungesa e spontaneitetit në krijim, humbja e melodiocizitetit poetik, e “çekiçit” pneumatik e tjerë...
Libri poetik në tri gjuhë(shqip, anglisht, italisht) i poetit Perikli Shuli, është një demonstrim i talentit dhe i krijuesit me mentalitet modern...(Kristaq F.Shabani)


Pqrgatiti :Flori Bruqi

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...