Shkruan Flori Bruqi
Lufta e Kosovës ishte një luftë e armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.
Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.
Lufta la shumë të vrarë. Që prej marsit 1999, luftimet dhe shënjestrimi i ndërtesave civile la rreth 1,500–2,000 civilë dhe luftëtarë të vrarë.Numri përfundimtar i të vrarëve nuk është isigurtë për çdo palë.
Në qershor të vitit 2000, Kryqi i Kuq raportoi për 3,368 civilë (2,500 shqiptarë, 400 serbë, dhe 100 romë) ende të humbur, afërsisht një vit pas konfliktit.
Një studim i kërkuesve të Center for Disease Control and Prevention (Qëndra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve) në Atlanta, Gjeorgjia publikoi në vitin 2000 në një gazetë mjekësore the Lancet se ka pasur rreth “12,000 të vdekur në të gjithë popullsinë” të cilat kanë si shkak luftën.
Ky numër u arrit gjatë vëzhgimit të 1,197 shtëpive nga shkurti 1998 deri në qershor 1999. 67 nga 105 vdekje të raportuara në popullsinë e përgjithshme kishin si shkak trauma të shkaktuara nga lufta, nga kjo del shifra e 12,000 të vdekurve nëse zbatohet kjo shkallë vdekshmërie në të gjithë popullsinë e Kosovës.
Shkalla më e lartë e vdekshmërisë ishte te meshkujt nga 15 deri 49 vjeç (5,421 viktima të luftës) si edhe për meshkujt mbi 50 vjeç (5,176 viktima). Për personat nën 15, përafërsisht 160 viktima për meshkujt dhe 200 për femrat.
Në një studim të vitit 2008 nga Humanitarian Law Center (Qëndra Ligjore Humanitare), Komisionit Ndërkombëtar të Njerëzve të Humbur, dhe Komisionit të Njerëzve të Humbur të Serbisë bënë një listë emër për emër për viktimat gjatë dhe pas luftës. Sipas Librit të Kujtimit të Kosovës, 13,421 njerëz u vranë në Kosovë gjatë konfliktit, nga 1 janari 1998 deri në dhjetor 2000. Nga ajo shifër, 10,533 ishin shqiptarë, 2,238 serbë, 126 romë, 100 boshnjakë dhe të tjerë.
Sulmet në Kosovë ishin në përgjithësi më shumë vdekjeprurëse për shkak të situatës ngatërruese me lëvizjet e shumta të refugjatëve, vetëm një e treta e incidenteve numëronin më shumë se gjysmën e viktimave.
Numra të ndryshëm janë dhënë për vrasjet e shkaktuara nga forcat jugosllave përgjatë viteve. Rreth 800,000 shqiptarë të Kosovës u dëbuan dhe rreth 7,000 deri në 9,000 u vranë, sipas The New York Times.
Eric Fruits, profesor i Universitetit Shtetëror të Portland, debatoi se analizat e ekspertëve janë bazuar në të dhëna me gabime dhe se asnjë prej përfundimeve të tyre nuk mbështetet nga ndonjë analizë statistike.
Humbjet e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosov[s ishin të vështirë për tu llogaritur. Sipas shumë raporteve rreth 1,000 të vrarë në rradhët e UÇK-së.
Vështirësitë rriteshin në llogaritjen e shifrave të sakta. Gjërat komplikoheshin pasi ishte e vështirë të përcaktohej se cili ishte anëtar i UÇK dhe kush jo pasi e gjithë popullsia shqiptare e mbështeste luftën e tyre dhe shumë bashkoheshin edhe pa pasur një uniformë ushtarake të përshtatshme. Për shembull, jugosllavët konsideronin çdo shqiptar të armatosur si anëtar të UÇK, pavarësish se mund të ishte një punonjës i armatosur me leje.
Edhe për shkak të diferencës së madhe në armatim dhe numër me jugosllvët, UÇK detyrohej të bënte luftë guerrilase dhe në zona informale dhe shpesh luftëtarë mund të jenë vrarë por nuk janë raportuar pasi nuk kishin mjete identifikimi.
Kosovës i ka mungua guximi i të qenit shtet. Shumica e ish prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë në kohën e UNMIK-ut kanë qenë ish komunistë dhe kanë punuar në kohën e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.
Përveç kësaj, janë djegur 116.000 shtëpi , dhjetëra mija të dhunuara dhe ndjekja e afër 900.000 mijë banorëve.
Lirisht mundemi të themi se sistemi juridik në Kosovë është i komprometuar.
Më shumë se 20.000 foto dëshmi i janë dërguar Komisionit për Krime Lufte, të cilat kanë qenë foto të krimeve, kriminelëve, por edhe varrezave masive.
Politika serbe u mundua që në arenën ndërkombëtare ta trajtojë luftën e Kosovës si baraspeshë e luftës, duke balancuar krimin dhe duke trajtuar rastin e Kosovës si një aksident historik. Fatkeqësisht Bashkësia Ndërkombëtare ra pre e politikës serbe. Por në anën tjetër, për zbardhjen e krimeve të kryera nga shteti serb në Kosovë, sikur nuk po i shkon për shtati hulumtuesve të drejtësisë. Po ndodh një hezitim që kriminelët serb autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
Tani, kur ka ardhur koha të krijojmë shoqëri të re dhe të pastër akoma kriminelët serb sillen vërdallë nëpër Serbi, por edhe nëpër vendbanime serbe në Kosovë, posaçërisht në veri të vendit.
Nëse e shikoni Kroacinë, ajo ka vepruar krejt ndryshe, ka hapur dhjetëra mija raste, ka shpallur mijëra dënime penale ndaj kriminelëve serb dhe organeve të sigurisë.