Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/22

Batalioni “Atlantiku” nuk ka kaluar në Listën Shqipëria Natyrale


Batalioni “Atlantiku” nuk ka kaluar në Listën Shqipëria Natyrale

Pas disa lajmeve që të gjithë ish-ushtarët e Batalionit "Atlantiku" që veprojmë brenda organizatës Shoqata Atlantiku - Atlantic Association si veteranë të UÇK-së kanë aderuar në organizimin politik Lista Shqipëria Natyrale, kanë reaguar anëtarë të kësaj shoqate, të cilët thonë se kjo nuk është e vërtetë.

"Ish- ushtarët dhe anëtarët e Shoqatës "Atlantiku" mirëpresim respektin e secilit që nderon me vizitë si Shoqatën si varrezat e Tre Vëllezërve Bytyçi, ushtarë shqiptaro-amerikanë të Batalionit dhe të ekzekutuar nga shteti serb si robër lufte, por kolektivisht Atlantikasit asnjëherë nuk do të mbajmë anën e ndonjë organizate apo partie politike.

Pjesëtarët e "Atlantikut" jemi shqiptarë nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Malit të Zi dhe individualisht mund t’u përkasim partive të ndryshme shqiptare në Ballkan, por si shoqatë– partia jonë e vetme është atdheu.

Çdo tentim instrumentalizimi dhe keqpërdorimi i mikpritjes sonë është i gabuar.

Si ish-ushtarë në luftë dhe aktivistë në paqe ne natyrisht që përkrahim aspiratat e popullit shqiptar për zhvillim, integrim dhe bashkim, mirëpo këto synime duhet të materializohen dhe realizohen nga mekanizmat shqiptare si prej së larti ashtu edhe prej së poshtmi dhe në koordinim me institucioneve shtetërore. Bashkimi i shqiptarëve është qëllim për të cilin duhet të punojmë të gjithë", deklaron Kryesia e Shoqatës "Atlantiku"

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...