Futbollistët shqiptarë që luajnë në Përfaqësuese të huaja e kishin në modë të festonin me shqiponje.
Si me klube të tyre ashtu edhe me Përfaqësuese, thuajse sa herë që shënonin lojtarët tanë festonin duke bërë me duar shqiponjën.
Por në nëntor të vitit 2014, Federata Zvicerane e Futbollit kishte marrë një vendim për t’ia ndaluar këtë festë lojtarëve shqiptarë që luanin për të gjitha grupmoshat e Përfaqësueses.
Futbollistët në Përfaqësuesen e Zvicrës kishin mbajtur një trajnim për sjelljen respektivisht perceptimin dhe ndikimin e tyre.
Po ashtu futbollistët morën edhe këshilla se si duhet të sillen edhe nëpër rrjete sociale.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Marco Von Ah, kishte thënë se këto festime mund të jenë problematike dhe në atë kohë me vendimin e kryetarit u pajtuan edhe tifozët zviceran.
Por, në ndeshjen e Kampionatit Botëror ndaj Serbisë, dy yje nga Kosova shkëlqyen më shumë se të gjithë në Kalinigrad.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan gola për t’i dhuruar Zvicrës një fitore me përmbysje 2-1 ndaj serbëve.
Xhaka e Shaqiri thyen edhe rregullat në Përfaqësuesen zvicerane, pasi festuan me shqiponjë.
Sigurisht që ata dy do të jenë të falur nga kryetari Marco Von Ah, pasi i dhanë tri pikë tejet të rëndësishme Zvicrës.
U bënë bashkë rus e serb për të vetmin qëllim që ta mundin Zvicrën e shqiptarizuar.
Madje u murr edhe vendimi që të ndalohet futja e flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë Natyrale.
Por si rusët vendas ashtu edhe miqtë e tyre serbët harruan që Shqiponjat vijnë nga lartë.
Xherdani, Graniti, Valoni e Blerimi treguan se kush janë dhe nga vijnë, treguan se dinë të luftojnë për Zvicrën që i dha gjithçka dhe për Kosovën e Shqipërinë që aq shumë e duan.
Edhe pse u ndalua hyrja e flamujve shqiptarë nga tifozët, rusët e serbët kishin harruar që kemi djem shqiptarë në fushë që me krenari e tregojnë prejardhjen e tyre.
Valoni e kishte tatto në krah flamurin e Kosovës dhe atë Kombëtar.
Ndërkohë Xherdani që me këmbët e tij të arta i gjunjëzoi serbët kishte në këpucët e tij flamurin shtetëror të Kosovës.
Është e kotë t’i ndaloni shqiptarët, nëse gjithçka mbyllet për herën tjetër mos harroni që shqiponjat vijnë nga lart.
Zvicra shqiptare e ka gjunjëzuar Serbinë në Kalinigrad duke marrë një fitore 2-1.
Ishte një natë magjike ku katër futbollistë tanë shkëlqyen.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami e Blerim Xhemaili shkëlqyen atëherë kur duhej më së shumti.
Serbët ishin në epërsi pas 45 minutave të parë, por harruan se në fushë janë Graniti e Xherdani që i gjunjëzojnë.
‘Bomba’ e Granit Xhakës dhe mjeshtëria e Xherdan Shaqirit i dhanë tri pikë të arta Zvicrës, tri pikë që thuajse i sigurojnë kalimin tutje.
Më poshtë u sjellim fotot më të mira të kësaj sfide, fotot ku është gëzimi i jashtëzakonshëm i futbollistëve tanë dhe dëshpërimi i madh i serbëve. /Telegrafi/