Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/06/23

Dua Lipa i gëzohet suksesit të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit në ndeshjen kundër Serbisë

Këngëtarja e njohur Dua Lipa, ashtu si miliona shqiptarë të tjerë i është gëzuar sonte (e premte) fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.
Krejt kjo ngase dy super golat e shënuar, janë realizuar nga futbollistët e njohur shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Grabit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri (Foto: Getty Images)
Dua përmes një fotografie të hedhur në InstaStory, ka treguar se ndjehet tejet krenare me dy lojtarët në fjalë.
Në fotografi, Lipa shfaq momentin kur Xhaka e Shaqiri bëjnë shqiponjën, teksa e mbulon me flamujt shqiptarë.
Foto: Dua Lipa/InstaStory
Përveç Duas, krenare është treguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila filloi t’i ndjekë dy lojtarët në Instagram. 

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...