2018-06-22
"Gjurmët" si dëshmi e një jete vitale Libri"Gjurmë nëpër udhë" të Murat Z.GECAJ (ese)
Nga Përparim Hysi
Kur mbarova librin e MURAT GECAJT "Gjurmë nëpër udhë", vetvetiu më shkoi mendja tek një thënie e GORKIT që thotë diku:" Edhe gurët e udhës,po t'i shtrydhësh, janë të mbushur me kujtime". Edhe libri,i sapodalë (nuk pranoj që të jetë i fundit),i PROFESOR MURAT GECAJ është krejtësisht si një alamanak apo si album kujtimesh. Bukuria dhe vlera e tyre qendron në faktin se janë si një "blic" i një jete vitale. Kushdo që e njeh ( unë besoj që jam veç njëri) Professorin që ne, në intimitet, e thërresim BABUSHI, ka parë tek ai një njeri të kudogjendur, të papërtuar dhe i gatshëm që të të ofrojë çfarëdo ndihme. Nuk është bërë kund një promovim,event kulturor apo dhe historik ku të mos e shihje atë. Jo vetëm pjesëmarrës,por orator prudent e racional. E ndjen si detyrim, gati i ha trupi, nëse nuk reklamon me penën e tij, në median e shkruar apo internet, vetëm e vetëm që autori apo autorja e re, të bëhet sa më shumë i njohur për lexuesin. Nuk e zë gjumi, po nuk dogji nja 30 litra vajguri me hallet e botës. Dinamik si një djalosh nuk e ka për gjë që të jetë në gjithë evente kulturoro-shkencore, brenda Tiranës, po se po, po deri në Kamëz apo kudo që ka evente të tilla.
Nuk është fluturak, por me këmbë në tokë: i ditur dhe i urtë si një SOKRAT dhe i paepur dhe neveritës për çdo puthadorë partiakësh a liderësh.
E njeh dhe të mban mend sikur të ka njohur prej kohësh dhe, mjafton t'i bësh një zile,dhe ja tek e ke ballas. Kur i ndjek këto"gjurmët" e BABUSHIT, them me vete:-Ah, mor mik i mirë, këto nuk janë gjurmë npër udhë; këto janë bash jeta jote, më dinamike se kushdo: mbushur me miq e mikesha që ti u ke blatuar shpirtin e zemrën qelibar dhe ata ( jo të gjithë,se ka dhe mosmirënjohës dhe ti ata as që i zë në gojë,se je zemërmadh), janë munduar që sadopak të ta kthejnë atë kontributin tënd me vlerë.
Të thuaj se ke shkruar 17-libra, por vlera e një njeriu dhe krijuesi nuk matet me numra, por matet nga ajo se si vepron ai në jetë; si i ka raportet me njerëzit; a i shikon dot njerëzit drejtpërdrejtë në sy: a u bë mburojë kur deshën ta nëpërkëmbin dhe në një emrues të përbashkët, nëse zbres në fushën e mathematikës për të vlerësuar ty, PROFESOR; po ta them ballaçik: e ke ballin të bardhë e të bukur. Sado i ditur, bëhesh një me bashkëbiseduesin,për mos u mbajtur i rëndë. Je gati ta bësh shpirtin"fli" për dikë që ka hall. Sikur të bësh një anketim për njerëzit që ke ndihmuar gjatë jetës, atëherë duheshin tri shifra dhe, në vazhdim të"analogjisë", gjithmonë në fushën e matemati
kës, sikur për çdo ndihmë e kontribut, po të merrje nga një lek, sot do të haje me lugëfloriri dhe nuk do rrije atje tek kati i katërt, së bashku me KATERINËN (përfitoj nga rasti ta përshëndes,ZONJËN TUAJ TË NDERUAR) tek ca shkallë që,po të biesh, shkon drejt e në FERR. BABUSH ti je IDEALIST dhe idealistët kanë fatin e "SOKRATIT të vuejtun".
* * *
Kur them që "Gjurmët nëpër udhë" janë dëshmi e një jete vitale, unë jam krejt i saktë dhe nuk shkruaj me apriori.
Ke bredhur gati tërë EVROPËN dhe, veç EVROPËS, deri në AMERIKË. Sado që ke shkuar si vizitor, kudo ke lënë gjurmë. Kudo është ndjerë ai lapsi i mprehtë prej gazetari profesionist dhe jo vetëm kaq: ana më e shndritshme e kësaj "medaljeje shkrimesh", nëse shprehem kështu, është ajo e ATDHETARIT. Pse ke lënë gjurmë të tilla, porfili yt i bukur ka një shtrirje të madhe gjeografike që nuk e hedh dot në hartë. Për ty flitet tek"Vatra" dhe "ILIRIA" në Amerikë; për ty mund të botohet një libër me shkrime tek"Fjala elirë" në Londër; tek"Zemrashqiptare"; tek"Albemigrant" në Kanada; tek "Dituria" në Suedi; tek"Diellidemokrat" në Austri; në Zvicërr, në Itali dhe lëre, mandej, në KOSOVË apo në gjithë trevat shqiptare në Mal të ZI apo Maqedoni. Kudo... kudo. Adoleshencës kam parë një film gjerman"Muku i vogël". Mjegullash zë e më shfaqet (duket regjisori këtë kishte qëllim) që ky,MUKU i vogël ua kalonte të gjithëve me shpejtësi. Edhe ti,BABUSH, tërë jetës ke"bredhur me vrap", vetëm për t'u gjendur aty ku ofroje me zemërgjerësi çdo ndihmë. Por ç'të them më për ty, BABUSH? Më duhet një ditë e tërë dhe nuk mabroj dot. Le ta vazhdojnë shkrimin për ty, ato krijueset që ti, enkas për to,ke botuar tri antologji. Edhe tash, që, për fat të keq nuk ndihesh fort mirë, dukesh nëpër faqet i nternetit vetëm e vetëm që të reklamosh autorë apo autore.
Këto"Gjurmë", more BABUSH, le të zmadhohen në kohë se ti,vital siç je, ende për shumë kohë do lësh gjurmë me penë,po se po, por dhe me praninë tënde që zbukuron çdo mjedis. Urime, BABUSH! Ky shkrim të të bëhet shëndet dhe, së afërmi, do"festojmë" tek "GALAXI".
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...