2018-06-24

PETRIT RUDI : Kush feston dhe provokon me gjuhë urrejtje, FIFA, botë shikojeni njëherë këto foto, e pastaj...


FIFA ka njoftuar se ka nisur hetim për festimin e Xhakës dhe Shaqirit, kurse lojtarët serbë vazhdimisht provokojnë me festimin e tyre, duke ngrit tre gishtërinjtë që është simbol i krimeve të kryera nga kriminelët serbë në Kosovë
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, në ndeshjen e së premtes i tmerruan serbët me golat e tyre.
Por, përveç me gola, serbët e rusët të cilët u bënë bashkë kundër Zvicrës e shqiptarëve, nga Xhaka dhe Shaqiri u tmerruan me festen e tyre pas shënimit të galave, ku të dy festuan në mënyrë të njëjtë, duke bërë Shqiponjën. Kjo ishte një kundërpërgjigje për serbet, të cilët ka javë që sulmojnë ë në mënyrat më të ulëta lojtarët e Zvicrës me prejardhje nga Kosova, e po ashtu për koret nacionaliste gjatë ndeshjes, ku shumë herë u dëgjuan brohoritjet: “Mbyte mbyte shqiptarin...”.

Por, menjëherë pas lojës, mediat serbe festen e dy lojtareve e quajtën si provokim, e me përmbajtje politike.E festes së Xhakës dhe Shaqirit, nuk u rezistoi as kapiteni i kombëtares zvicerane, Stephan Lishajner, i cili u bashkua ne festimin e dy shqiptarëve, duke bërë edhe ai Shqiponjën.
Kështu, edhe FIFA ka njoftuar se ka nisur hetim për festimin e Xhakës dhe Shaqirit.
Image
Festa e Granit Xhakës me shqiponjë pas golit ndaj Serbisë
FIFA  njoftoi se ka nisur një hetim për ndeshjen ndaj Serbisë lidhur me festimet me shqiponjë.
 “Komisioni Disiplinor i FIFA ka hapur procedurat kundër lojtarëve zviceranë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, rreth festimit të qëllimshëm gjatë ndeshjes midis Zvicrës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e FIFA-së.
Por, provokimet serbe dhe festimet e tyre me gjuhë të urrejtjes janë të pranishme çdo herë gjatë ndeshjeve të kombëtares serbe, pothuajse në çdo sport, ku çdo herë dëgjohet shprehja: “Mbyte mbyte shqiptarin, shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur, etj...”.
Image
Ushtarët serbë gjatë kryerjes së masakrave në Kosovë ngritin tre gishtërinjtë, simbol i krimit të tyre
E, simboli i serbëve tre gishtërinjtë, është simbol i gjenocidit të kryer në Kosovë, ku shumë ushtarë kriminelë serbë, gjatë dhe pas kryerjeve të masakrave në Kosovë kishin ngritur tre gishtërinj, simbol i fitores së tyre.
E këtë simbol e kanë përdorur disa herë lojtarët serbë gjatë ndeshjeve, ku siç mund ta shihni kapitenin e kombëtares serbe, Branislav Ivanovic, i cili ngrit tre gishtërinj, duke bërë simbolin e gjenocid serb.
Image
Branislav Ivanovic, i cili ngrit tre gishtërinj, duke bërë simbolin e gjenocid serb.
Po ashtu, edhe në mitingjet politike në Serbi, politikanët serbe kanë përdorur këtë simbol të urrejtjes.
Image
Vuk Drashkovic ishte i pari i cili përdori në mitingjet e tij me tre gishta
Vuk Drashkovic ishte i pari i cili përdori në mitingjet e tij me tre gishta. Është mirë, që të shikohen njëherë këto festime të serbëve, që janë pothuajse në çdo sport, e më pastaj të nisen hetimet për festimet me shqiponjë, që nuk është dhe nuk paraqet rrezik për askënd...
Nën simbolin e shqiponjën nuk është kryer asnjë krim e gjenocid, kurse nën simbolin e tre gishtërinjve, serbët kryen maskarat më të tmerrshme në Bosnje e Kosovë, ku bota është dëshmitar i gjenocidit të kryer nga kriminelet serbë.
Image
Nën simbolin e tre gishtërinjve, serbët kryen maskarat më të tmerrshme në Bosnje e Kosovë, ku bota është dëshmitar i gjenocidit të kryer nga kriminelet serbë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...