Prof.dr. Eshref Ymeri
Kam në dorë librin më të fundit të shkrimtares së shquar Vilhelme Vranari Haxhiraj. Libri titullohet “Simfonia e shpirtit” dhe ka dalë nga shtypi disa ditë më pare.Është një përmbledhje emocionuese me skica letrare, në të cilën shpërfaqet aq bukur ngrohtësia e shpirtit të kësaj Mjeshtreje të Madhe të Penës.
Është tipari shpirtëror i një zonje të shquar të letrave shqipe, i cili shfaqet në çdo hap të jetës së saj dhe tërheq drejt vetes njerëzit me zemër të madhe. Është aftësia për të ndarë me njerëzit e afërt hapësirat e gëzimit dhe honet e trishtimit. Është aftësia për të përjetuar bashkërisht lartësitë e gëzimit dhe tatëpjetat e dëshpërimit.
Vilhelme Vranari Haxhiraj
Me këtë përmbledhje me një titull mjaft domethënës, autorja e mëson lexuesin se si ai ta edukojë shpirtin, ta edukojë në përputhje me porositë e Hyjnisë për të shkuar drejt vetëpërsosjes.
Ajo shpesh kalon nga njëra dukuri jetësore te tjetra, duke i trajtuar ato në një ndërvarje mrekullore përmes ndërhyrjeve në ngjarjet e shtjelluara me artin e rrëfimtarisë në vetën e parë. Kjo i jep mundësinë asaj për një grupim më të lirshëm të materialit në morinë e ballafaqimeve sa më të shumëllojshme të dukurive jetësore, çka del në pah bukur mirë nëpërmjet përsiatjeve lirikofilozofike.
Skica me titull “Kur flet ndërgjegjja” është dëshmia më kuptimplote e përsiatjeve të tilla, të stërpikura aq mjeshtërisht me vlera aforistike.
Kjo mënyrë të shkruari e shkrimtares në këtë gjini të letrave shqipe, të sjell në kujtesë zanafillën e skicës, si gjini letare, në fqinjësi të ngushtë me publicistikën dhe me gazetarinë e kohës sëRiçard Stillit (Richard Steele- 1672-1729), shkrimtar, gazetar dhe politikan irlandez,dhe Xhozef Adisonit (Joseph Addison- 1672-1719), publicist, dramaturg, estet, poet dhe politikan anglez, që të dy themelues të letërsisë iluministe angleze.
Përmbajtja e skicave letrare të kësaj shkrimtareje të kujton vlerat edukative të skicave në letërsinë evropiane, të mishëruara në penën e autorëve francezë, siBalzaku (Honoré de Balzac-1799-1850)dhe Zhul Zhanen (Jules Janin - 1804-1874), shkrimtar, kritik dhe gazetar.
Në mbyllje të mbresave të mia për përmbledhjen në fjalë, dëshiroj të theksoj se shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, një penë e shquar kjo në panteonin eletrave shqipe, vazhdon të mbetet një krijuese, e rrethuar nga një tis i admirueshëm thjeshtësie. Por gjëja më e thjeshtë në jetëështë gjëja më e vështirë: të duash njerëzit, të mos dorëzohesh, të mos zemërohesh, të mos nxehesh, të udhëhiqesh vetëm nga kulti i së vërtetës.
Natyra e thjeshtë e zonjës Vilhelme të kujton një thënie të Nikanorit, njërit nga apostujt-ithtarë të Jezu Krishtit, të cilët janë marrë me predikimin e doktrinës së tij në shek. I të erës sonë. Ai ka thënë:
“Gjeniu është njeri i thjeshtë, sepse çdo gjë gjeniale është e thjershtë”.
Përmbledhjes “Simfonia e shpirtit” i paraprin vlerësimi kritik që i ka bërë Profesori Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh i Penës, një personalitet i kulturës shqiptare, një figurë e shquar e kritikës letrare. Ja se si Profesor Fatmiri e nxjerr në pah thjeshtësinë e zonjës Vilhelme:
“Kur shoqet e saj ngjitnin shkallët e politikës në Parlament, në Qeveri apo në institucionet me ajër të kondicionuar, Vilhelmja zgjodhi rrugën e ëndrrës, krijimtarinë letrare. Dhe kjo i dha mundësi të gjejë vetveten në honet e pluhurosura të kohës”.
Në fund dëshiroj t’i rekomandoj moderatorit të krijimtarisë së zonjës Vilhelme, bashkëshortit të nderuar Fitim Haxhiraj, që, vlerësimet kritike për veprat e botuara, t’i mbledhë dhe t’i përgatitë për botim me rastin e 75-vjetorit të lindjes së saj, të cilin do ta festojë më 08 dhjetor 2019.
Tiranë, 24 qershor 2018
--------------------------
Prof.dr.inxh. Vedat Shehu
From: vedat shehu
Date: 2018-06-24 6:11 GMT-07:00
Subject: Re: Ngrohtësia e shpirtit të një shkrimtareje të shquar
To: "ymerieshref@gmail.com" ymerieshref@gmail.com
I nderuar Profesor Ymeri,
Shkrimin tuaj per personalitetin dhe krijimtarine e Shkrimtares se Madhe Vlhelme Vranari-Haxhiraj, e vleresoj real, te denje, te merituar dhe qe i pergjigjet thjeshtesise se nje njeriu model dhe forces se mendimit filozofik te shprehur edhe ne permbledhjen e fundit “Simfonia e Shpirtit, kurorezim i 75-vjetorit telindjes ne prag te pritjes se 2019-s.
Me konsideratë
Prof.dr.inxh. Vedat Shehu
Boston, 24 qershor 2018