2018-05-17

Serbia përballë tapive të Sanxhakut të Nishit


Për të pasur lexuesi një ide për problemin e tapive të Sanxhakut të Nishit është e nevojshme të dihet deri ku shtriheshin shqiptarët në Serbinë e sotme, si ndodhi dëbimi i tyre, si u tjetërsuan pronat e tyre të paluajtshme, dhe pse duhet të bëhet publikimi i tyre.

Tapitë ishin dokumente zyrtare në Perandorinë Osmane, që jepeshin për të vërtetuar të drejtën e dikujt për pronat e paluajtshme. Deri në vitin 1856 tapitë i jepte spahiu (feudali), pas këtij viti ato i jepte shteti, në përputhje me Ligjin mbi tokën, shkruan Ramiz Abdyli .

Shtrirja e Trojeve Veriore Shqiptare

Shqiptarët ishin të pranishëm në Serbinë Jugore që nga mesjeta. Gjurmët e tyre në këto treva duhet të jenë të mëhershme.

Është thënë se ndonjë shqiptar i këtyre trevave mori pjesë në betejën e Kosovës (1389).

Serbia përballë tapive të Sanxhakut të Nishit

Historiografia serbe pretendon se shqiptarët depërtuan në Serbi, si nizamë të ushtrisë osmane, për t’i paraqitur ata bashkëpushtues, tezë tendencioze, pasi në radhët e kësaj ushtrie pushtuese janë shquar edhe serbët, përfshirë edhe ndonjë kjanz, siç ishte S. Lazareviqi, që mori pjesë me ushtrinë e tij në betejën e Angorës (Ankarasë), Kraleviq Marko e të tjerë.

Gjithsesi çështja e pranisë së hershme të shqiptarëve në Serbi duhet mbetet të sqarohet nga historiografia jonë në mbështetje të argumenteve të qëndrueshme, që mundi t’i bënte ballë kritikës shkencore. Etj.

Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi: Kemi rritur buxhetin për trashëgiminë 30% në raport me vitin e kaluar



Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit (MKRS) Kujtim Gashi, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi për zbatimin e programit dhe politikave të trashëgimisë kulturore dhe punën e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore.

Ministri informoi deputetët se që nga muaji shkurt kur ky Inspektorati ka filluar punën, ka bërë 21 inspektime, ndër to ka bërë tri kallëzime penale për dëmtim të trashëgimisë në vend. Ai po ashtu u shpreh se MKRS ka përgatitur koncept-dokumentin për ligjin për trashëgiminë kulturore i cili do të procedohet në Kuvend.

Gashi theksoi se ka filluar zbatimi i programit për trashëgiminë sidomos në plotësimin e legjislacionit dhe se MKRS ka rritur buxhetin për trashëgimi.

Gashi: Kemi rritur buxhetin për trashëgiminë 30% në raport me vitin e kaluar“Sa i përket zbatimit të programit për vitin 2018 mund të them se kam pas një përkushtim të veçantë në kuadër të zbatimit të legjislacionit, rritjes se buxhetit për institucionet vartëse dhe një numër të konsiderueshëm të projekteve kapitale”, është shprehur ministri Gashi duke shtuar se “Rritja e buxhetit për vitin 2018 në programin e trashëgimisë kulturore është afërisht 1 milion krahasuar me vitin 2017 (që zbërthyer në përqindje i bie afërsisht 30%)”, ka thënë Gashi.

“Buxheti i vitit 2017, në projeksion kapital ka qenë 3.125.684€ kurse në subvencione 842.286 euro derisa ne vitin 2018 në projeksionin kapital 4.020.000 euro kurse ne subvencione është i njëjtë. Prioritet ka qenë themelimi i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore, një detyrim ligjor ky i pa përmbushur për më shumë se një dekadë”, ka shpjeguar ministri.

“Bazuar në programin e punës në MKRS, trashëgimia kulturore ka pasur një vëmendje të kushtuar dhe përbën një nga sfidat kryesore të kësaj ministrie. Janë realizuar 12 projekte në ndërtesat me status të mbrojtjes kurse tek kërkimet në kuadër të trashëgimisë arkeologjike janë realizuar 19 projekte”, tha ministri.

Ministri ka njoftuar anëtarët e Komisionit edhe për përgatitjen e materialeve e dokumenteve të trashëgimisë kulturore. “Tek botimet janë realizuar 10 sosh. Një vëmendje e shtuar në kuadër të politikave programore i është kushtuar 14 projekteve në trashëgimin shpirtërore”, tha ai.

Kryetari i komisionit Ismail Kurteshi tha se përmes këtij takimi po tentohet të rritet bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Kulturës dhe Këshillit të Trashëgimisë Kulturore, agjenci kjo që i përgjigjet Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për Këshillin e Trashëgimisë, të cilës pritet t’i kalojë mandati dhe duhet të përzgjidhen kandidatët e rinj për këtë Këshill.

*****

Kujtim Gashi (1981)
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Shkollimi:

Shkolla e Mesme Ekonomike “Ymer Prizreni”
Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Edukimit
ADSh – Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci
Universiteti i Evropës Juglindore – “Leadership and Developmental Community Youth Work”
Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Edukimit, dega: Udhëheqja në Arsim –Master

Trajnime të shumta, konferenca dhe vizita studimore:

FROEBEL Academy – GIZ – YD

I certifikuar në Programin: Specialist i Zhvillimit Ekonomik Lokal

Pjesëmarrës në Programin: International Visitor Leadership Program, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1. Management of youth work/methods of data collection
2. Planning of the measures and development of quality/project planning
3. Development and structure of local networks/networking
GIZ – YD – UNICEF: Zhvillimi i Politikave Rinore
USAID: Performanca e lartë në Sektorin e Rinisë
Pjesëmarrës i shumë punëtorive për hartimin e strategjive, planeve për kulturë
Pjesëmarrës në hartimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, si dhe dokumenteve rinore.

Pozitat:

Themelues i Revistës studentore “Ardhmëria”
Anëtar i bordit të revistës “Ardhmëria”
Themelues i organizatës studentore “ShAPS” (Shoqata për Aftësim Profesional të Studentëve)
Anëtar i organizatës studentore “ShAPS”
Bartës i listës zgjedhore në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës
Anëtar i kryesisë së Unionit të Pavarur Studentor në Fakultetin e Edukimit
Kryetar i Kuvendit të Unionit të Pavarur Studentor në Fakultetin e Edukimit
Anëtar i Këshillit të Fakultetit të Edukimit
Sekretar i Rinisë Demokratike të Kosovës - dega Prizren
Koordinator i Sektorit të Rinisë – Komuna e Prizrenit
Kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit

E-mail: kujtim.a.gashi@rks-gov.net

Pikturë me shqiponjë kuq e zi e vitit 1501 e kryqëzimit të Krishtit

Prej vitesh qarkullon në rrjetet sociale shqiptare një pikturë e Rilindjes Italiane me skenën e kryqëzimit të Krishtit e cila sot ndodhet në pinakotekën “Brera” të Milanos që prej vitit 1811, shkruan në Gazetën Shqiptare Artan Shkreli. Bëhet fjale për kompozimin me temë fetare “Crocifissione” të Michele di Zenones, njohur më së shumti si Michele di Verona, prej qytetit në të cilin ai veproi thuajse gjithë jetën e tij artistike.
Kjo pikturë ka bërë përshtypje për shkak të flamurit kuq e zi, por nuk ka mundur të hapë diskutime të mëtejshme për të sqaruar disi rrethanën e atij flamuri.

Kuadri në fjalë është realizuar rreth vitit 1500, pra në kapërcyell të Rilindjes së Hershme, i destinuar për t’u vendosur në manastirin e Shën Gjergjit në Braida të Veronës, ku do të qëndronte i patrazuar dhe thuajse e panjohur, deri me ardhjen e furtunës bonapartiste në Itali. Bëhet fjalë për një telajo gjigante, në vaj mbi kanavacë, me dimensione 3.35 m lartësi dhe 7.20 m gjatësi. Trajtimi kompozicional është i tipit narrativ, i mbështetur në ungjijtë, me Jezusin e kryqëzuar në qendër dhe dy keqbërësit në krahët e tij. Në të majtë, veç tjerash, paraqiten legjionarë romake që luajnë me zare mantelin e Krishtit, një flamurmbajtës me shpatë (që sugjeron vetë autorin), në këmbë të kryqit Shën Mëria në vajtim, e më tej, hierarkë hebrenj e ushtarakë romakë, pjesëmarrës në aktin fatal.


Pa hyrë në origjinën dhe analizën e veprës, e cila është komentuar shterueshëm nga kritikët, tërheqin vëmendjen stemat dhe flamujt e shumtë që dekorojnë pikturën.

Në dy shtylla kompozicionale, anash telajos, kemi të bëjmë djathtas me stemën e Niccolo’ Orsinit, kont i Pittiglianos dhe majtas me atë të së shoqes Elena Conti di Segni (lidhur në martesë me 1467), ndërsa lart valojnë dy flamuj me shujka (stema) të mirëpërcaktuara. Ato mbahen nga “gonfaloniere” respektivë, por me paraqitje të ndryshme. Flamuri në të djathte i përket Romes, pra perandorisë, (shquhet akronimi i famshëm romak SPQR), me një shirit të bardhë ku figuron simbolikisht një gaforre.

Pikturë me shqiponjë kuq e zi e vitit 1501 e kryqëzimit të Krishtit
Çka bie ne sy është fakti se autori nuk bën përpjekje për t’i paraqitur personazhet e tij me veshjet e antikitetit, por propozon ato të kohës se vet. Domethënë stili i kostumeve, flokëve apo armëve është i periudhës se Rilindjes Italiane me qëllim aktualizimin e skenografisë se famshme për ta sjelle atë në prag të kohës së re. E ndërsa kalorësi i djathtë është veshur alla-italiana, në modën e Rinascimentos, flamurmbajtësi në të majtë, që mban një flamur kuq e zi, ka një paraqitje alla-levantina.

Shujka në flamur dëfton një shqiponje të zezë dykrenore në fushë të kuqe, gjë që përbën interes për ikonografinë albanologjike. Fytyrimi i shqiponjës heraldike, këtu i përmbahet më së shumti traditës mesjetare, duke e paraqitur atë sikurse shfaqet në portulanet italiane e majorkane të Treqindtës, domethënë me krahë te ulur, por ndërkaq ndjehet edhe ndikimi mitteleuropian, pasi sqepi e kthetrat nuk janë njësh të zinj por të artë. Mbi krerët e saj, ne mes, qëndron një kurore e vogël e praruar, simbol ruajal. Ndërsa flamurit bazë i bashkangjitet në pjesën e sipërme një shirit i artë i gjate me tri elemente të ngjashëm me “fleur de lis” karakteristike për shtëpinë e vjetër anzhu e cila për një kohë të gjatë ka mëtuar bashkimin dinastik midis mbretërive në dy krahët e Adriatikut.

Michele da Verona, i financuar në këtë vepër nga çifti aristokratik në fjalë, shënon vitin e veprës “MCCCCCI die II Iuni” (2 qershor 1501), kur Orsini prej gjashtë vjetësh shërbente pranë Serenissimas si ushtarak i lartë (kish qenë më parë feldmarshall i Republikës së Firences e më pas Kapiten i Përgjithshëm i Kishës nen papatin). Do theksuar se pikërisht kjo periudhe përkon me kohën kur kujtimi dhe bëmat e Skënderbeut njohin një përndezje të jashtëzakonshme në botën italike, e në mënyrë të veçantë në Venedik, i cili gjendej më tepër se kurrë në ballë të luftës e i kërcënuar nga osmanët. Veç territoreve të tjera në Lindje, sa i takon Arbënisë, ajo kish humbur 20 vjet më parë Krujën e Shkodrën, e po detyrohej të linte këtë vit të fundit posedime jugore të Albania Venetas (me braktisjen e qytetit të Durrësit dhe të kështjellës se Rodonit), për t’u kufizuar vetëm ne traktin Ulqin-Kotorr.

Pa dyshim që Orsini kish pasur kontakt me arbrit e Gjergj Kastriotit kur ai kish shërbyer për një dekadë të tërë si “condottiere” në Mbretërinë e Napolit më 1463-shin; kështu që kjo ringjallje e vrullshme me natyrë ideologjike e figurës së Skënderbeut, komandantit të madh thuajse kohanik me të, nuk e ka lënë indiferent. Kasta të cilës Orsini i përkiste kish nevoje për një mit të pathyeshëm, për një simbol bashkëkohor që mundte të keqen edhe kur dukej se ajo kish triumfuar. Sekush sponsorizonte në mënyrën e tij këtë gjë; dikush përmes ndihmës konkrete në ushtarë e armatim, dikush përmes ndërmarrjes së botimeve të librave me histori evokuese e dikush përmes përjetësimit në vepra artistike skulpturore, piktoreske e deri muzikore. Duket sikur një komision i posaçëm komisiononte, redaktonte dhe mbikëqyrte ndërtimin e mitit. Në këtë frymë shihen mjaft punë të Rilindjes italiane kryesisht në mjediset e kontrolluara nga Serenissima dhe Papati; në këtë frymë shihen edhe zbulimet e vogla por të rëndësishme të zonjës Lucia Nadin botuar së fundmi; në këtë frymë është komisionuar edhe kjo vepër mbresëlënëse nga ana e mecenatëve të sipërpërmendur. Kështu, flamujt e Lindjes dhe Perëndimit, armët ballkanike e italike, përfshirë veshjet dhe manierat, asistojnë në këtë kompozim tragjik agoninë e një qytetërimi të sakrifikuar, me shpresën e ringjalljes pas kryqëzimit si shprehje e një vullneti hyjnor. Piktori nuk kursen detaje të kohës sikurse burri me çallmë turke në plan të parë, apo elemente me qasje etnike që ndërmendin stratiotët arbër – sikurse kalorësi që shihet në të djathtë (në plan të dytë) i pikturuar kujdesshëm me kësulën e tij të zezë, aq e njohur në Evropë si “chapeau albanoise”.

Pare kësisoj, duhet konsideruar se te vepra “Crocifissione” nga Michele da Verona, kemi trashëguar të parën paraqitje pikturore, ku shfaqet simbolikisht dhe me vendosmëri vizive flamuri i Gjergj Kastriotit, flamur që të paktën prej tri dekadash i kish kapërcyer kufijtë e provincës arbërore dhe ish shndërruar në simbol rezistence e force ndaj së keqes.

Për rëndësinë që paraqet, nëse vepra do ish porositur në kohën e Karlit V, fare mirë kritikët do kishin rendur për ta konsideruar një flamur të tij, sikurse janë rrekur të paraqesin atë që studiuesja Nadin ka shquar në kishën e Shën Sebastianit në Venecia, por kjo është e pamundur, pasi piktura është kryer kur Karli V s’kish bërë ende një vjeç.

akohen në Tiranë shkrimtari Ismail Kadare e ish - presidentja e Kosovës znj.Atifete Jahjaga, bisedojnë për rimëkëmbjen kulturore shqiptare

Takohen në Tiranë Kadare e Jahjaga, bisedojnë për rimëkëmbjen kulturore shqiptare
Shkrimtari Ismail Kadare është duke qëndruar në Tiranë, ku është takuar me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.


Takohen në Tiranë Kadare e Jahjaga, bisedojnë për rimëkëmbjen kulturore shqiptare
Ai e Jahjaga merret vesh se kanë biseduar për rimëkëmbjen kulturore në hapësirat shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Atifete Jahjaga përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi nga ky takim.

Image

“Me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë biseduam për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.

Sofja kthehet në kështjellë, mijëra policë për t’i mbrojtur liderët



Sofja është kthyer në një kështjellë këto dy ditët e fundit. Rojet e sigurisë shihen në çdo kënd të qytetit.
Mbi 30 delegacione të udhëhequra nga presidentët dhe kryeministrat, janë duke marrë pjesë në samitin e rëndësishëm që po mbahet në Sofje të Bullgarisë në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Për sigurinë e këtij samiti që po mbahet në Pallatin Nacional të Kulturës, janë angazhuar disa mijëra anëtarë të sigurimit. Anëtarë të policisë, të forcave speciale, si dhe xhandarmëria janë rrugëve të vendit.

Kryeqyteti i Bullgarisë po ashtu për këto ditë ka zbatuar një plan të veçantë të trafikut, ku shumë rrugë janë bllokuar.
Sofja kthehet në kështjellë, mijëra policë për t’i mbrojtur liderët

Sigurimi në një shkallë kaq të lartë nuk shihet befasi pasi që 28 delegacione nga nivelet më të larta të BE-së janë pjesë e këtij samiti, e gjithashtu edhe 6 delegacione nga Ballkani Perëndimor, ku është edhe Kosova, Serbia, dhe Shqipëria.

Për ta përcjell këtë ngjarje janë akredituar gjithsej 900 reporterë.

Mes përplasjesh, deputetet votojnë në parim projektligjin për mësuesit e ’90-ave


Kërcënimet e Sindikatës së Arsimit për grevë, nëse Kuvendi nuk e voton ligjin për njohjen e statusit të punëtorëve të arsimit shqip të viteve 90-99, sollën rezultate.

Deputetët e Kuvendit e kanë votuar me 71 vota këtë projektligj, por gjatë gjithë debatit shumica e partive u munduan të marrin meritat për të.

LDK-ja tha se ishte kjo parti që dha kontribut që arsimi shqip të mbijetonte atëkohë, por të tjerët ia mohonin atë.

Të tjerë deputetë e konsideronin si të padrejtë që secila kategori të shpërblehet veç e veç për punën para dhe gjatë luftës.

U tha se të gjithë mësimdhënësit e asaj periudhe janë paguar e ka fakte për këtë.

Për replikë ndaj Milaim Zekës, fjalën e kërkoi deputeti i LDK-së Arben Gashi, por kryesuesi Xhavit Haliti refuzoi t’ia japë të drejtën për të folur, me ç’rast nisi edhe përplasja mes tyre, me fjalë banale.

I shqetësuar me këtë projektligj është paraqitur ministri i Financave, Bedri Hamza.

Megjithëkëtë, ky projektligj mori dritën jeshile në lexim të parë, duke u mbështetur nga 71 vota për, 1 kundër e dy abstenime.

Grafite me fytyrën e Haradinajt, Kurtit e Limajt në Prishtinë


Disa grafite janë parë sot në muret e banesave që gjenden në lagjen “Dardania” afër bustit të ish-presidentit Bill Clinton.

Grafite me fytyrën e Haradinajt, Kurtit e Limajt në Prishtinë

Grafitet janë paraqitur me fytyrat e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, zëvendësit të tij Fatmir Limaj dhe liderit të VV-së Albin Kurti.

Përveç figurave të këtyre zyrtarëve është shkruar nga një pyetje. “Pse ky po unë jo?, transmeton kp.

Tek figura e Haradinajt është shkruar me të kuqe “Se RAMBUJEJA”.

Tek figura e Limajt është shkruar me të kuqe “Populli”, ndërsa tek figura e Kurtit është shkruar “Pavarësia”.


Nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre grafiteve që janë shkruar sot në këtë lagje të frekuentuar të Prishtinës.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...