2018-09-26

E drejta penale në “Kanunin e Lekë Dukagjinit” sipas optikës bashkëkohore të jurisprudencës

Albert Vataj



Albert Vataj 



Me Kanun jo domosdoshmërisht vërehet vetëm gjakmarrja, vrasja. Parë në këtë këndshikim ky kod zakonor i drejtës së ligjbërjes udhëpërshkohet prej shumë keqkuptimesh dhe keqinterpretimesh. 



Kanuni i Maleve Shqiptare, apo Kanuni i Lek Dukagjinit, ishte i vetmi ndërmjet shteteve të tjera ballkanike, që funksionoj si e drejtë paralele, madje dhe mbizoteruese mbi ligjet e Pernadorisë Otomane, mbi Sheriatin dhe mbi ligjet edhe të pushtuesve të tjerë të mëvonshëm. 

At Gjeçovi shkruan: “Kanuni u mblodh si kokerrat e grurit, ne nje mjedis me varferi te madhe. Kanuni ka sherbyer si ligj, menyre e jeteses te popullit shqiptar, ka qene tradita e jone juridike, qe na pasqyron ne shqiptaret dhe me fisnikerine tone si komb”.
Shprehja shqiptare për të drejtën zakonore shqiptare është Kanun. Kjo fjalë është marrë nga gjuha sumeriane (gi, Rohr) dhe ajo akadiane (qanu, Rohr), për të ardhur tek gjuha Hebraike (qane, Rohr) dhe që andej është marrun tek geqishtja (kanna, Rohr) dhe kështu është zhvilluar mëtutje në kanon, dhe kishte kuptimin e “rregull, normë”. Me konceptin kanun në shqip kuptohet e drejta zakonore.
Burimet e së drejtës zakonore te shqiptarët janë: Kanuni i Skënderbeut, Kanuni i Malsisë së Madhe, Kanuni i Labërisë, Kanuni i Lekë Dukagjinit (KLD). Në këtë punim unë do të trajtoj kodin penal në Kanunin e Lekë Dukagjinit (KLD), kanun ky më i njohuri tek shqiptarët. [3]
Mbledhja e KLD-së në një formë të shkruar, nga forma verbale e zgjeruar e tij, është bërë nga françeskani Shtjefën Gjegjovi nga Kosova. Këto norma të së drejtës zakonore të grumbulluara prej tij, në vitin 1913 filloi t`i publikonte në revistën e françeskanëve shqiptarë “Hylli i Dritës”. Pas vrasjes së tij nga serbët më 14.10.1929, françeskanë të tjerë e sistemuan materialin e mbetur dhe e publikuan atë nën emrin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. E drejta zakonore “Kanuni” është i ndarë në 1263 nene dhe në 12 libra. Kanuni rregullonte si çështjet civile ashtu edhe ato penale. Ky Kod për shumë shekuj me radhë ishte në të njëjtën kohë edhe kushtetuta e shqiptarëve deri në Luftën e Dytë Botërore.

Burra te fisit Shala
  1. Kodi penal në “Kanun”
E drejta penale në Kanun ishte një përzierje mes të drejtës penale publike dhe vetëgjygjësisë. [6] Sipas kësaj të drejte zakonore vetë personi natyror ishte i aftë për të mbajtur drejtësi (rechtsfähig). [7] Në përsonin bëhej dallimi mes vetë personit dhe pjesëve shtesë.
Për arsye të këtij dallimi, e drejta zakonore shqiptare mbronte këto të mira që vijojnë:
  1. të mirat e trupit
  2. të shpirtit.
Në pjesën shtesë të një personi hynin:
  1. veprimet dhe
  2. raportet.
  3. Të mirat e trupit
Sipas të drejtës zakonore shqiptare të mirat e trupit cënoheshin nga zënka, gjymtimi apo vdekja.
  1. a. Zënka
Zënka ishte një konseguencë e inatosjes, një ngatërresë me fjalë apo kërcënim. Ngatëresa ndërmjet të rriturve në njërën anë dhe e fëmijëve nga ana tjetër trajtoheshin në mënyrë të ndryshme. Një ngatërresë, e cila ndodhte mes dy të rriturve, dhe nëse prej saj rridhe gjak, konsiderohej më shumë si cënim i nderit sesa si cënim i trupit. Nëse dëmtimi i trupit nuk ishte aq i madh, i dëmtuari kishte të drejtë që ta nxjerrë dëmtimin(në trup) në të njëjtën mënyrë. Ngatërresa në publik, si dhe ngatërresa që binte në vesh të publikut, prodhonte një urrejtje në rritje dhe përfundonin shpeshëherë me vrasje.
Ngatërresa ndërmjet fëmijëve nuk merreshin seriozisht. Edhe nëse një fëmijë rrahej nga një burrë i farefisit, presupozohej se kjo kishte ndodhur si “dënim”.
  1. b. Gjymtimi
Me gjymtim kuptohej ndarja ose dëmtimi i një pjese të trupit. Në Kanun si gjymtim konsiderohej një plagë, e cila shkaktohej me armë. E drejta zakonore shqiptare nuk bënte dallim të madh ndërmjet gjymtimit të qëllimtë dhe atij të paqëllimtë. Gjymtimi i paqëllimtë gjykohej me më tepër lëshim. Arsyeja e këtij ndryshimi jo të theksuar, mund të qëndronte në faktin që autorit t`iu heqet mundësia, që të deklaronte në mbrojtje të tij, se akti ka ndodhur padashje, edhe kur ai ta kishte shkaktuar plagën me qëllim.
Me qëllim ishin rastet kur dikush e drejtonte armën me qëllim kundrejt një tjetri dhe e plagoste atë. Nga ana tjetër, nën gjymtimet padashje (të neglizhueshme), futeshin ato që ndodhnin për koincidencë, dhe kur plaga shkaktohej pa qëllim. Kjo ndodhte atëherë, kur dikush gjuante armikut të tij ndërsa qëllonte një person tjetër (të pafajshëm).
Pavarësisht nga kjo, nëse dikush duke përdorur armë shkaktonte një plagë me ose paqëllim mbi dikë tjetër, i plagosuri kishte të drejtë të hakmerrej sipas principin “plagë për plagë

6j22cz

  1. c. Vrasja dhe gjakmarrja
Rreth gjakmarrjes në fiset shqiptare formohej “një historiografi e ‘kategorisë’ në vete rreth historisë së gjakmarrjes, ku në këtë fushë kanë vepruar udhëtarë dhe shkencëtar austriakë dhe gjermanë. Gjakmarrja për lexuesit (në perëndim) u prezantua si diçka sensacionale.” Varësisht nga autori, ata krijuan përshtypjen, se jeta në Shqipëri nuk kishte të bënte me gjë tjetër – veç rreth gjakmarrjes. Unë nuk jam i këtij mendimi.
Natyra e gjakmarrjeve qëndronte në atë se, secili kishte të drejtë për gjakmarrje për vrasjen e një të afërmi të tij. Kanunit bënte dallimin ndërmjet hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Hakmarrja vinte në shprehje, nëse dikush dëmtohej nga një vjedhje. I dëmtuari kishte të drejtë për pronën e tij të vjedhur të kryente një hakmarrje, sipas maksimës “vjedhje për vjedhje”. Ndërsa gjakmarrja ishte një konseguencë e një vrasjeje të mëhershme, ose dhunimi të nderit. Autori, sqaruar nga rregullat e Kanunit, ishte ai, i cili vret kend me dorë të vet (§ 848). Të tjerët, që përfshiheshin në një vrasje ose gjakmarrje, ishin ndihmësit “simahoriët” (§ 831), “hjekësit” (§ 766). Lidhur me këtë, vijon më tepër më poshtë.
Një grup i veçantë i njerëzve përjashtoheshin nga gjakmarrja; si gratë, fëmijët, prifti, të vjetrit dhe të sëmurët, si dhe të sëmurët psikikë.
Vrasja pa qëllim nuk ndjekej me pushkë. Autori, sidoqoftë, duhej të qëndronte i fshehur për një kohë të gjatë, siç quhej në Kanun, sa “gjaku është i nxehtë”, dhe derisa çështja shqyrtohej mirë e sqarohej (§ 933). Në këtë kohë, ndërmjetësit (të ashtuquajturit “gjindja e urtë”) vinin, në mënyrë që të konfirmonin, se vrasja ka qenë vërtetë e paqëllimtë. Nëse ndërmjetësit deklaronin se vrasja ishte e paqëllimtë, autori duhej të paguante vetëm “çmimin gjakut dhe dorzanitet” (§ 934).
Pas ekzekutimit të një gjakmarrjeje, autori (dorasi) duhej të informonte edhe publikun edhe familjen e viktimës, se ai kishte kryer gjakmarrjen. Në rastin e një vrasjeje apo gjakmarrjeje, ishte e ndaluar që të ushtrohej masakër mbi trupin e të vrarit. Nëse dikush, me ndonjë mjet, shtonte plagë të tjera pas vdekjes mbi trupin e viktimës, autori ngarkohej për vrasje të dyfishtë, që do të thotë se, ai mbante përgjegjësi jo vetëm për një vrasje, por për dy.
Gruaja mbetet e përjashtuar nga gjakmarrja. Kundër tyre (grave), askush nuk guxonte të ushtrojë gjakmarje. Në anën tjetër, nëse nuk ka asnjë burrë në shtëpi, dhe familja nuk e kishte marrë gjakun, atëherë gruaja duhej të hakmerrej. Ajo mund të vritet vetëm në rastin e tradhëtisë, përndryshe vrasja e një gruaje – me ose pa qëllim – konsiderohej si turpërim i madh. Edhe arma, me të cilën ishte vrarë apo plagosur një grua, konsiderohej si e “pa vlerë” për tu përdorur për luftë.
Nëse autori, pa të drejtë ushtron gjakmarrje (për dikë tjetër), shtëpia e tij digjej dhe shembej, të gjitha pronat e tij të tundshme, si psh. mobiljet, drithi e bagëtia konfiskoheshin. Ai duhej të largohej nga prona e tij, dhe rajoni ku banonte, me të gjithë familjen, dhe të paguante edhe një dënim.

A je burre_3632100_n

  1. d. Ndërmjetësimi dhe dhënia e besës
Ndërmjetës quhej ai person, i cili ndërhyn “për me da fjalët e kqia”, që do të thotë, për të zbutur tensionin, si konseguencë e një mospajtueshmërie, e cila mund të çonte drejt hakmarrjes, vrasjes dhe zhvillimeve të tjera cënuese (§ 668). Ndërmjetësi pranohej kudo që shkonte. Ndërmjetës mund të ishte një burrë ose grua (shumë rrallë dhe vetëm për gjëra të vogla), gjithashtu prifti (§ 669). Për të vendoset për një vepër të keqe, prifti ndërhynte jo “n’emen të vet”, por në emrin e “Famullis a n`emen të flamurit”(§ 675). Ndërmjetës ishin zakonisht burrat me eksperiencë.
Për të kërkuar besë, vrasësi, pas kryerjes së aktit, çonte ndonjë mik tek familja e viktimës, dhe kështu kërkonte disa ditë të lira (besë). Gjatë periudhës së besës, nuk lejohej të kryhej asnjë hakmarrje. Besa jepej tepër rrallë për personin që kryente vrasjen. Besa ishte në Kanun një periudhë e lirisë dhe e sigurisë, e cila garantohej nga shtëpia e të vrarit për autorin dhe familjen e tij, në mënyrë që të mos e kryejë gjakmarrjen përbrenda kohës sa ishte e dhënë besa. Dhënia e besës konsiderohej si një detyrim burrëror (§ 854).
Kanuni njihte dy lloje besash: 24 orë dhe 30 ditë. Nëse shtëpia e të vrarit jepte besën prej 24 orësh, dorërasi merrte pjesë në ceromoninë e varrimit, edhe pse ai vetë e kishte vrarë. Kjo besë nuk zgjaste më tepër se 24 orë. Fshati mund të kujdesej për nxerrjen e një bese prej 30 ditësh për dorasin dhe familjen e tij. Nëse shtëpia e të vrarit nuk i jepte besë fshatit për familjen e autorit, atëherë autori dhe pjesëtarët e familjes duhej të qëndronin mbyllur; hynte një lloj arresti shtëpiak, burgu shtëpiak.

Gjatë “armëpushimit” të marrë përmes ndërmjetësit në një rast gjaku, ishte e ndaluar të ushtrohej gjakmarrja. Sidoqoftë, nëse familja e viktimës vrante armikun (nxirrte hakun) para se të skadoj armëpushimi, atëherë marrësi i besës (dmth. ndërmjetësi) duhej që të mirrte nxirrte gjakun në vend të të dëmtuarit në besë. [31]
Ata, të cilët shkonin tek prindërit dhe kushërinjtë e të vrarit, në emër të autorit dhe shtëpisë së tij, që të kërkonin besë, quheshin bestarë. Ata konsideroheshin si mbrojtës të autorit dhe shtëpisë së tij, që atyre të mos ju ndodhë asgjë e keqe për kohën sa ishte dhënë besa. [32]

Edith Durham_1910
  1. d. a. Pajtimi dhe dorzanët e gjakut
Si ndërmjetësues tjerë në Kanun ishin dorzanët e gjakut. Dorzan ishte ai, i cili shkonte në shtëpinë e të vrarit dhe përpiqej të ndërmjetësoj pajtimin me dorërasin (autorin). [33] Ndërmjetësi (mund të ishin më shumë se një), kërkohej përkatësisht zgjedhej nga shtëpia e autorit (§ 972). Pajtimi i gjakut mund të arrihej në dy mënyra:
  1. me të himë të dashamirvet të shpis së të vramit e të Famullitarit,
  2. pagimi i parave për shtëpinë e të vrarit.
Shtëpia e të vrarit zgjedhte dorëzanët e të hollave të gjakut. Dorzani i gjakut ishte ndërmjetësi, i cili ndërhynte, në mënyrë që të parandalonte “çdo të përsëritun mnijet e zjarmit” (§ 974). Pleqt dhe burrat e urtë të atij vendi, përcaktonin një periudhë kohe për pagesën të hollave për gjakun. Koha e përcaktuar për pagesën e parave nuk mund të zgjatej apo ndryshohej.
  1. d. b. Vllaznimi, me pi gjak
Kjo gjë ndodhte, nëse dorërasi dhe shtëpia e tij pajtohej me shtëpinë e të vrarit. Të involvuarit pinin gjakun e njëri-tjetrit. Në gota të vogla, të mbushura me raki ose ujë; ndonjëri prej dashamirësh lidhte gishtin e vogël të autorit, dhe e shponte atë me një gjilpërë dhe e linte gjakun të rridhte në gotë. Kështu veprohej edhe me një anëtar (kryesor) të shtëpisë së të vrarit. Pas përzierjes së gjakut, të dy shkëmbenin gotat dhe kështu ata kryqëzonin duart e pinin gjakun e njëri-tjetrit. Me “1000 thirrje përgëzimi ata qitnin me pushk në ajër” dhe bëheshin kështu nga armiq në vëllezër, siç cilësohej në Kanun: “vllazen të ri të njij nanet e babet” (§ 990).
  1. E mira e shpirtit
Me të mirën e shpirtit kuptohej më tepër nderi. Sipas të drejtës zakonore shqiptare më mirë pranohej vdekja se sa dikush të prekej në nderin e tij. Cënimi i nderit bëhej në tre raste:
  1. përdhunimi i grave,
  2. ç’armatosja,
  3. dhe nëse shkeleshin rregullat e mikpritjes.
Këto raste të shkeljes së nderit ishin aq të rëndë, sa ato mund të laheshin vetëm me gjak. Për këto shkelje të të mirave të shpirtit nuk kishte kurrëfarë mundësie as për falje e as që mund të përmirësohej me ndonjë formë të gjobës.

  1. a. përdhunimi i grave
Ky krim ndodhte tepër rrallë. Por nëse merrej vesh se një grua ishte përdhunuar, përdhunuesi ndiqej dhe dënohej. Herët ose vonë, përdhunuesi duhej të paguante “me gjakun e vet” për aktin e tij. Sidoqoftë, nëse vërtetohej se marrëdhënia seksuale ka ndodhur me dëshirën e gruas, atëherë të dy paguanin këtë akt me gjakun e tyre. Nëse dikush shkonte me një vajzë të fejuar, atëherë familja e autorit binte në gjak me familjen e të fejuarit. Nderi i gruas, ishte pjesë e nderit të burrit. Nëse burri ç’nderohej nëpërmjet gruas, ky ishte dhe cënimi më i rëndë i nderit të tij.[36]
Gjahtarët

  • b. Cënimi i nderit me grabitje të armatosur


  • Cënimi i nderit nuk mund të paguhej me kontribute apo sende. Për nderin e marrë nuk kishte dënim. Ai nuk mund të kompensohej me gjëra, por vetëm me derdhje gjaku ose me pajtim pas nërmjetësimit të “dashamirve të mirë” (§ 597-600).
    Cënimi i nderit me vjedhje të armatosur mund të bëhej në dy forma: atë publike dhe të fshehtë. Grabitja publikisht e armës, ndodhte nëse dikush duhej të dorëzonte armën me forcë ose detyrim. Vjedhja e fshehtë e armës, nga ana tjetër, ndodhte gjatë natës ose gjatë ditës. Eshtë interesante se kur grabitja (e armës) ndodhte publikisht – kjo trajtohej si turpësim i të vjedhurit. Nëkohësisht për atë (që iu ishte grabitur arma) ishte edhe cënim i nderit të tij. Për këtë arsye i ç’nderuari nuk dilte në publik, derisa ai me gjak e lante “poshtërimin e madh” që i ishte bërë. Sanksionet për vjedhjen e fshehtë, ishin të moderuara. Cubit mund t’i kërkohej sidoqoftë një pagesë, e cila mund të shkonte deri në lartësinë e një vrasjeje.
    Një dallim tjetër e drejta zakonore shqiptare e bënte mes nderës vetjake (§ 593-601) dhe nderit shoqnore (§ 602-639).

    Mirdite_ 463785_n
    1. b. a. Nderi vetjak
    Kanuni i maleve shqiptare nuk e veçonte “nierin prej nierit” (§ 593). Për cënimin e nderit vetjak, Kanuni thoshte: “në daç, fale: po deste, laje ballin e vrugnuem” (§ 595), dmth. merr hak. Sipas § 596, secili e kishte nderin për vetvete, dhe askush nuk mund të përzihej. Existonte një lloj ndalimi i diskriminimit ndërmjet burrave. Jeta e të mirit dhe e të keqit kishin për rrjedhojë të njëjtën vlerë: “Kanuni i mban për burra” (§ 594). Mbështetur në këto dy rregulla, si dhe nga rregulli i § 887, që thoshte: “çmimi i jetës së njeriut është i njëjtë si për të mirin, ashtu edhe për të keqin”, mund të konsiderohet si një parim trajtimit të barabartë, e që aplikohej vetëm ndërmjet burrave. Marrja e nderit vetjak nuk mund të shpaguhej me gjëra, por vetëm me gjak (vrasje) ose pajtim (“Ndera e marrun nuk shpërblehet me gja, por a me të derdhun të gjakut, a me të falun fisnikërisht.” § 598).
    1. b. b. Nderi shoqëror
    ”Nderi shoqnor” mbulon çështjen e mikut në shtëpi, mikpritjen dhe të drejtën e shtëpisë. Ekskluzivisht kjo përfshinte të drejtën e mbrojtjes së mikut. [38] Këtu bëhej dallimi në mes shkeljes së mikpritjes [39] dhe të drejtës së shtëpisë. Këtë dallim do ta sqarojmë me dy shembuj:
     291982_284674684876323_183689688308157_1208723_847912512_n
    Shembulli 1: E drejta e (pronësisë së) shtëpisë
    X vjen në shtëpinë e Y. Për aq kohë sa X ndodhet në shtëpinë e Y, Y detyrohej ta sigurojë X. Nëse i ndodhte Y diçka në shtëpinë e X, atëherë X detyrohet të marrte hak për Y, sepse ky akt dhune kundrejt Y konsiderohej si dhunim i banesës (shtëpisë).
    Shembulli 2: Mikpritja
    Me shkeljen i mikpritjes nënkuptohej: nëse Y ishte vetë dorasit dhe ndodhej(hyn gabimisht) në shtëpinë e X (të të dëmtuarit), atij në asnjë mënyrë nuk guxonte ti ndodhte gjë nga X, derisa ai (Y ta lëshonte shtëpin e X) të shkonte në një shtëpi tjetër, pasi kjo kishte të bënte me shkelje e parimit të mikpritjes.
    1. Vjedhja dhe grabitja
    Sipas Kanunit me grabitje kuptohej fitimi i pronësisë me forcë mbi ndonjë send të huaj (§ 768 shkronja h, si dhe § 777 v.), ndërsa vjedhja ndodhte fshehtas. Cubi, sipas Kanunit, ishte ai, i cili kishte vjedhur me dorën e vet (§ 768 shkornja a.). Grabitja me forcë kuptohej si cënim i nderit.
    Ne histori tregohet qe ka pas edhe femna te cilat kane marre gjakun ne rastet kur ne fis nuk ka pas ma meshkuj ose per arsye te tjera. Edhe ne foton e maposhtme shkruhet se Mrika, ishte vajza e cila morri gjakun sipas zakonit!

    1. a. Ndihmësi/bashkëfajtori
    Pjesëmarrës në një vjedhje, sipas Kanunit ishin cubi, simahorët, ajo shtëpi, ku kishin ngrënë ose kishin marrë bukë hajdutët. Ndihmës ose bashkëfajtor ishte gjithashtu, ai që fshehte mallin e vjedhur (“paras cubi, paras kjori”, [41] § 768 shkronja d.). Nëse dikush ndihmnte dikënd të nxirrte hakun edhe pse ai nuk ishte në gjak, ai binte në gjak (§ 831). Sanksionet për vjedhe të pasurisë rregulloheshin sipas parimit “dy për një”. “Dy për një” praktikohej si për bagëti të vogla, poashtu edhe për të mëdha si dhe për sendin e vjedhur.
    Shembull:
    Nëse cubi vidhte një lopë, pronari i saj kishte të drejtë ta merrte atë përsëri, kudo që e gjente, edhe atëher kur dikush e kishte blerë lopën e vjedhur. Nëse shitësi (cubi) kapej, ai duhej t’i paguante pronarit shumën e dy lopëve për lopën e vjedhur, dhe pronari kompensohej në bazë të parimit “dy për një”; cubi ishte i detyruar gjithashtu, që t’ia kthente të gjithë shumën blerësit.
    1. Hjekësi
    Një formëm tjetër e fajtorësisë në Kanun ishte hjekësi. Hjekësi ishte ai, që ndihmonte dikë në një aktivitet kriminal (§ 766). Dënimet për një ndihmë të tillë ishin të ndryshme. Në rastin e dhënies së ndihmës për grabitje të një gruaje, ndhmësi binte në gjak dhe duhej t’i paguante fshatit një gjobë prej 100 groshë; gjithashtu edhe ai që jepte ndihmë në vrasje binte në gjak dhe duhej t’i paguante fshatit një gjobë prej 500 groshësh, po ashtu edhe për çdo vjedhje tjetër, që bëhej në fshat, ai gjobitej për veprën e tij si ndihmës, sipas rregullave të Kanunit, “menjëherë sapo hetohej” (§ 767).
    III. Gjyqësia
    E drejta zakonore shqiptare nuk njihte një gjyq në sensin e gjyqeve që kemi sot. Si gjyq konsiderohej kanuni i pleqnis. Pleqt ishin të parët e vllaznive ose krenët e fiseve. Pa pjesëmarrjen e tyre, çdo vendim apo veprim ishte i pavlefshëm (§ 993). Pleq thirreshin edhe burra me “za për urti” e “që janë regjë nder gjygje e pleqni”. Kanuni i pleqnis ishte i përbërë nga njerëz të zakonshëm, pa dallim të gjendjes së tyre sociale, prejardhjes së tyre apo dallimeve tjera. Ata bëheshin “gjykatës të popullit” vetëm nga aftësia e tyre që kishin për t’i kuptuar shpejt rrethanat dhe si gjykatës për t’i interpretuar ato me arsye dhe për të vendosur sipas rregullave të Kanunit. [42]
    1. Llojet e gjyqeve
    E drejta zakonore shqiptar njihte dy lloje kanune pleqnish. Për pleqni të vogla (§ 998) merreshin më vjetrit në fshat “permbas vllaznijet e fisit”, të cilët merrnin vendim për mosmarrëveshje të vogla. Çështjet serioze, të cilat cënonin nderin e gjithë fshatit dhe fisit, gjykoheshin prej “Pleqvet e katundit e prej krenvet të Flamurit”(§ 1003). Që të mund të merrej një vendim, pleqtë dhe krerët e flamurit, duhej “ti ken (kishin) me veti Pleqt e Strapleqt e katundit”, në të cilin gjendej i fajtori (§ 1004). Nëse një vendim kishte të bënte me të gjithë fshatin, apo fisin, një plak vetëm nuk kishin të drejtë ta merrnte çështjen në dorë. Në këso raste, “këto peshoheshin prej Pleqvet e Krenvet të kanus së Katundit e të Flamurit” (§ 1009). Kanunit të pleqnis i nënshtroheshin të gjithë, dmth. “edhe pse Plak, a Krye, ai i Derës së Gjonmarkut, pengun do ta lshojë në dorë të Pleqvet e Vogjlis, po bani kush vaj mbë `të” (§ 1014).
    1. Të drejtat dhe detyrimet e pleqve
    Edhe pleqtë, të cilët vepronin si gjykatës, kishin sipas Kanunit të drejtat dhe detyrimet e tyre. Bazuar në § 996, pleqtë kishin të drejtë, ta menjanojnë çdo mosmarrëveshje dhe kërcënim damesh e kërcënim për vrasje, “ku me urti, ku me fuqi” bashk me gjithë fshatin, ndërsa për kërcënime serioze mund të lypnin “krahin e Krenvet e të djelmvet të Flamurit, per me prum në mend të dalunin mendësh.” Për më tepër, nëse dikush nuk donte të rrespektonte vendimin e paanshëm, pleqtë mund të thirrnin takim me gjithë fshatin. Nëse vendosej për një çështje dhe palët pendoheshin që i kanë dhënë “pengun Pleqvet”, [43] ata më nuk kishin mundësi t`i ndërrojnë pleqt e as “t`ua sermarrin pengun”(§ 1001).
    Detyrimi i pleqve ishte të mos mbanin anë dhe “pa u thye prej mendoresh a të folmesh prej njait a tjetrit” (§ 1015). Nëse ndodhte që këto detyrime shkeleshin nga ndonjëri prej pleqve, ai nuk zgjidhej më për/në kanunin e pleqnis. Para se procesi të fillonte, pleqtë betoheshin se ata nuk do të gjykonin me anim dhe se ata nuk do i shtrembëronin (abuzonin me) rregullat e Kanunit, por do të jepnin një gjykim të drejtë në bazë të ndërgjegjes dhe gjithë njohurive që kishin.
    1. Instancat gjyqësore
    Në të drejtën zakonore shqiptare vlente parimi: “Gjygj mbi gjygj e Plak mbi Plak kanuja nuk ban”. Bazuar në këtë rregull, mund të vijm në përfundimm, se Kanuni njihte vetëm një instancë gjyqësore. Një ankesë kundër vendimeve të pleqve mund të bëhej vetëm në raste të veçanta, dhe konkretisht ajo (ankesa) nuk mund të bëhej nga palët. Një ankesë të tillë kishin të drejt ta bënin vetëm ata që iu ishte besuar pengu (dmth. vetë pleqt që kishin vendosur), nëse ata më vonë konstatonin se kishin gjykuar jo drejtë. Pleqt nuk e kthenin e pengun, por ishin të detyruar, siç thuhej në Kanun, “me e dlirë vedin”, dmth. ata “tuj jau lshue pegjet e veta në në dorë Pleqvet të sytë të zgjedhun prej sish; e mabsi të jau shtrojn gjygjin e bam, do të peshohet prej Pleqvet të dytë”(§ 1038ff).
    1. Zëri i popullit në gjyq
    Nëse një gjykim i pleqve nuk e kënaqte popullin, ose ndodhte që ata vendosnin gabim, populli kishte të drejtë të mos e ndiqte vendimin e tyre. Në një rast të tillë, krerët dhe më të vjetrit, detyroheshin ta trajtonin përsëri çështjen.
    1. Dëshmitë (provat)
    E drejta zakonore shqiptare sipas procedimeve në Kanun, njihte dëshmit (provat) vijuese: pohimi i të pandehurit, fjala e nderit, kapucari, personi që tregonte veprën e dikujt psh. për një vjedhje apo vrasje të fshehtë, betimi (beja), porota ose betarë (§ 1044), dëshmitarët, ekspertët, ndjekja e gjurmëve (§ 769), garantët (dorzanët) dhe flagranca.
    1. Llojet e dënimeve
    Sipas § 13 të Kanunit për ndëshkim kuptohej “një e keqe, qi prej pushtedit të ligjshëm i pertrihet kuej per faj të bam”. Llojet e ndëshkimeve në të drejtën zakonore shqiptare ishin: dënim me vdekje, largim nga fisi me anëtarë dhe pronë, djegia dhe shkatërrimi i shtëpisë, prishja e tokës dhe prerja e pemëve, dënimi me bagëtitë e gjalla, dënimi me para, dhe leçitja. Djegia gjallë e një gruaje, një të veje apo vajze, që ishte e ndyrë.
    1. E drejta krahasimore: e drejta penale gjermane dhe e drejta zakonore shqiptare
    Historia e së drejtës gjermane përmban disa elemente të ngjashme me të drejtën zakonore shqiptare, por edhe dallime të mëdha. Përderisa e drejta penale gjermane është zhvilluar nga ligji zakonor në një të drejtë pozitive, e drejta zakonore shqiptare edhe sot ka mbetur gjallë në Shqipërinë Veriore paralelisht me të drejtën pozitive (si psh. gjakmarrja).
    Hakmarrja dhe gjakmarrja, që ishin të ngjajshme me rregullat e Kanunit, ishin prezente edhe në kohën germane.
    Sensi i hakmarrjes dhe gjakmarrjes sipas pikëpamjes germane ishte “mposhtja e armikut dhe fisit të tij”. [45] Gjakmarrja aplikohej në historinë e gjemane deri në shek. 16-të. [46] Me të ashtuquajturën “Gottesfriedensbewegung” në shek. 11-të, e njohur si Lëvizja e Kishës, ishte provuar të arrihej një paqe për persona dhe kohë të caktuar, vende si dhe të ndalohet gjakmarrjet për kohë të caktuara, [47] e që më vonë kalon në të ashtuquajturën “Landesfrieden”.

    Prej llojeve të ndryshme të dënimeve me vdekje që njeh historia penale germane, si varja, prerja e kokës, varrosja gjallë, mbytja (në ujë), djegia, zierja në ujë apo vaj, e drejta zakonore shqiptar njihte vetëm djegien. Llojet e ndëshkimeve gjymtuese, të cilat njihen në historinë e të drejtës penale gjermane, si psh. prerja e dorës, prerja e gishtërinjve apo thonjve, shkëputja e këmbëve, prerja apo qërimi i gjuhës, [49] nuk njiheshin nga Kanuni.
    E drejta zakonore shqiptaer nuk e njihte procesin e inkuizicionit. E drejta zakonore shqipatre nuk i njihte dënimet trupore, lojet e gjymtimeve apo torturat që njihen në historinë e të drejtës penale gjermane, pasi ato nuk ishin në kundërshtim me nderin e burrave. [48] Përderisa Kisha Katolike luajti një rol në historinë e së drejtës penale gjermane në mesjetë, e drejta zakonore shqiptare bëri një ndarje mes Kanunit dhe kishës. Sipas § 3 (të kanunit), Kisha nuk i nënshtohej gjyqit të kanunit por gjyqit kishtar të saj. Prandej “Kanuni s`mund t`i vëjë kurrnji barrë Kishës”. Mëtutje “me bijtë ndonji kundërshtim ndermjet kishës e famullis, famullia s`mund t`i lypë peng kishës; veç do të bajë vaj te i Pari i Fesë – te Ipeshkvi” (§ 3 kryerreshti 2).
    Përfundim
    Nëse shikojmë prapa historinë shqiptare, ne do të konstatojmë se teritori shqiptarë ishte i lidhur ngushtë me të gjithë popujt që luajtën një rol në Ballkan. [50] Duke filluar nga koha e galëve (Gallier), romakëve, gotëve, emigrimin e sllavëve në Iliri, Perandorinë e Maqedonisë, Mbretërinë Bizantine, si dhe normanët, venedikasët, serbët, Perandorinë Osmnane, Perandorinë Austro-hungareze, Italinë, të cilët njëri pas tjetrit sunduan tokat shqiptare, populli shqiptar, pasardhës i ilirëve, nuk mundi ta zhvillonte një jetë shtetërore të pavarur në mënyrë kontinuitive. Pas 24 vjetësh rezistencë të shqiptarëve, nën drejtimin e Gjergj Katriotit, kundër Perandorisë Osmane, Shqipëria u bë pjesë e Perandorisë Osmane që nga mesjeta deri në shek. 20-të. E drejta zakonore shqiptare ishte gjithmonë e drejtë plotsuese dhe njëkohësisht konkurrent i të drejtës shtetërore turke, të shtetit shqiptar pas 1912, konkurente për të drejtat e administratave pushtuese në luftën e I-rë dhe të II-të botërore.
    Pavarësisht kësaj historie të veçantë, megjithatë shqiptarët kanë mundur ta zhvillojn kulturën e tyre të së drejtës. Në kohën e fundit shumë shpesh është bërë një ngatërrim mes kriminalitetin të zakonshëm dhe gjakmarrjes. Për praktikimin e gjakmarrjes, siç e pamë edhe më lart, duhej të rrespektoheshin disa rregulla të caktuara. Gjakmarrja është një aspekt i një sistemi juridik, një aspekt i një sistemi të se drejtës zakonore.
    Këto rregulla zakonore sot janë me të vërtetë të dala mode. Kanuni ekspozon gabime të rënda. Nga njëra anë ai konsiderohet i prapambetur e mesjetar, në veçanti kur është fjala për gjakmarrjen. Nga ana tjetër, janë të pranishme gjëra të bukura, të cilat do të mbaheshin (ruheshin edhe metutje) me krenari, si mikpritja, besa, etj.
    Kan. lic. iura. Zef Ahmeti, Univ. St. Gallen, Zvicër
    Punimi është shkruar te Prof. Dr. Lukas Gschwend.

    2018-09-22

    ME MENDJE DHE ZEMËR GJITHMONË PRANË


    Nga Sali BollatiNju Jork
    Restoranti “GIOVANIS” në Arthur Avenue, Bronx, Nju Jork, me pronar bashkatdhetarin tonë të mirënjohur, zotin Gjergj Dedvukaj ka edhe një sallë takimesh, apo vatër shqiptare, siç do ta quaj. Dyert e asaj salle, i nderuari Dedvukaj i ka hapur shpesh për takime mbledhjesh, promovime librash dhe aktivitete të ndryshme në shërbim të komunitetit.
    Salla e takimeve në atë reastaurant ka në ballë një hartë shumë kuptimplotë të Shqipërisë së vërtetë nga Mitrovica në Prevezë. Ne faqen tjetër është portreti i Legjendarit Dedë Gjo Lulit. Pjesët e tjera të mbushura me fleta mirënjohje dhe falenderimi nga institucione dhe shoqata shqiptare dhe amerikane për të nderuarin Gjergj Dedvukaj. Vetëkuptohet nuk mungojnë fotot e shumta me personalitete të njohura amerikane dhe shqiptare, presidentë, etj.
    Kështu ndodhi edhe këto ditët e fundit, kur ne, një grup bashkatdhetarësh nga të gjitha trojet shqiptare me iniciativën e atdhetarit të njohur dhe të përkushtuar, shumë i nderuari Dr.Selaudin Velaj nga Kanina e Vlorës, u mblodhëm në atë vatër shqiptare për të shkëmbyer mendime mbi Shqipërinë e sotme dhe njëkohësisht shqetësimet mbi gjendjen e saj.

    Fjalën e hapjes e mbajti i nderuari Dr. Selahedin Velaj, i cili na njohu edhe me qellimin e atij takimi.
    I shqetësuar për gjendjen e sotme politike në Shqipëri, si edhe për shantazhet e herëpashershme që i vijnë vendit tonë nga fqinjët përreth, veçanërisht Greqia, Dr. Velaj, u përqendrua edhe për pretendimet e vazhdueshme greke që kanë ndaj Shqipërisë së Jugut, që ata e quajnë Vorio Epir atë tokë shqiptare dhe propozoi që në fund të atij takimi t’i drejtohemi qeverisë shqiptare me një peticion lidhur me shqetësimin tonë, që është shqetësimi i çdo shqiptari.
    Si shkakun më të freskët Dr. Selahedin Velaj, përmendi datën 31 gusht, 2011, kur 16 deputetë grekë të Partisë LAOS, i janë drejtuar qeverisë greke me kërkesën për të bashkuar Shqipërinë e Jugut (ose vorioepir, siç duan ta quajnë ata), me Greqinë ??!!

    Shkrimtari nga Berati, zoti Pierre-Pandeli Simsia, midis të tjerash tha, se me shqetësimet e bashkatdhetarëve të diasporës shqiptare për atdheun dhe për çështjet që po diskutojmë këtu, duhet të njihet edhe qeveria shqiptare. Peticionin me shqetësimet dhe mendimet tona që ne po diskutojmë sot t’ia dërgojmë parlamentit evropian, qeverisë shqiptare, që edhe ajo, nëpërmjet eurodeputetëve që përfaqësojnë Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ta ngrejë zërin e saj për këto probleme…
    Është e pajustifikueshme dhe e papranueshme që në tokën shqiptare të vijnë deputetë dhe politikanë grekë e të ngrejnë flamurin grek… Në se Greqia pretendon se integrimi i Shqipërisë kalon nëpërmjet Greqisë, jam më se i bindur, se asnjë shqiptar nuk e dëshiron integrimin, duke i dhuruar Greqisë ujrat shqiptare…tha midis të tjerash shkrimtari Simsia.

    Dr. Sulejman Çela nga Kosova, parashtroi kërkesën e drejtë se qeverite e Shqiperisë dhe te Kosovës, veçanërisht ajo e Shqipërise, duhet të hapi shkolla shqipe për fëmijtë e emigrantëve jashtë shteteve, mbi 60.000 fëmijë në Greqi, ne nje kohë që shteti grek i mbytur në borxhe ndaj Europes, mban hapur shkolla greke ne Korçe e Himarë, madje i furnizon edhe me libra tani në sezonin e fillimit shkollor.
    Qeveria shqiptare duhet ti kërkojë edhe ajo qeverisë greke të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Qeveria shqiptare duhet të vërë në dijeni Parlamentin Evropian për këto shqetësime, sepse janë tragjedi për kombin tonë… tha midis të tjerash Dr. Sulejman Çela.

    Unë artikullshkruesi, Sali Bollati, u tregova bashkëatdhetareve se, vitin e kaluar, vetëm në sajë të Pashaportës Amerikane, munda ta vizitoj vendlindjen time Çamërinë. Atje, veç të tjerave u mallëngjeva pa masë kur bisedoja në gjuhën e Perëndisë-shqipe me bashkëatdhetarët çamë të krishterë që jetojnë në tokat e tyre mijëra vjeçare, por që nuk u lejohet të flasin gjuhën e nënës jashtë shtëpisë.
    Ata kishin shumë gëzim që iu dha rasti të bisedonin me ne, kerkonin që mundësisht qeveria shqiptare të hapte një shkollë atje në Pargë sepse gjithë fshatrat si Shëndjella, Rapëza etj. vetëm shqip flasin në shtëpi. Xha Panua dëshëronte sikur të vinte ndonjë grup folklorik se na ka marrë malli shumë të shohim djemtë duke hedhur valle me fustanellat çame dhe të ndëgjojmë këngët e trimave çamë.
    Lidhur me shqetësimin tim për kërkesën e 16 deputetëve grekë të partisë LAOS shpreha mendimin tim se, ata të ashtuquajtur edhe eurodeputetë janë të brymosur me mendime fashiste të bizantizmit mesjetar është më se e qartë, por që i drejtohen qeverisë së tyre me të cilën qeveria shqiptare ka nënshkruar një pakt miqësie dhe që të dyja janë anëtare të NATO-s, është shumë shqetësuese.
    Kur i bashkangjitë kësaj “kërkese” edhe qëndrimin e Konsullit grek në Korçë, me paturpësinë më të madhe këmbëngul se Korça është Greqi dhe se korçarët e krishterë (si mund të anashkalohen lufta dhe përpjekjet historike të korcarëve atdhetarë si P.N. Luarasi, Kristo Kirka, Mihal Grameno e Themistokli Gërmenji e tj. që derdhën edhe gjakun për Kishën Ortodokse Shqiptare), duhet të deklarohen si grekë; atëhere me shumë të drejtë, ne që jemi larguar fizikisht, duke jetuar në këtë vend te Demokracisë, nuk harrojmë asnjëherë vendlindjen,duke jetuar me gëzimet por edhe me hidhërimet e te afërmve e bashkatdhetarëve, jemi alarmuar me këto pretendime shoviniste e absurde mesjetare…

    Z.Gjekë Gjonlekaj nga Malësia e Madhe, falenderoi iniciatorin e atij takimi Dr. Selahedin Velaj, “Gjatë gjithë jetës së tij në Amerikë Dr. Selahedini ka qenë i preokupuar për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Dua t’ju kujtoj që nga vitet shtatëdhjetë Dr. Velaj ka marrë pjesë aktive në organizimin e veprimtarive të tilla atdhetare këtu në NY. E mbështes iniciativën e Dr. Velaj dhe shqetësimin e tij që është i çdo shqiptari, madje edhe dërgimin e një peticioni drejtuar qeverisë shqiptare… tha ndër të tjera zoti Gjekë Gjonlekaj.
    Me shumë kurajo ai tregoi eksperiencën e ndjekur nga bashkëatdhetarët për të mbështetur dhe zgjidhur Problemin e Kosovës, se ka ardhur koha që edhe për Çamërinë Shqiptare të veprojmë ashtu e me guxim. Duhet të kërkojmë të njëjta të drejta për shqiptarët autoktonë të krishterë të Çamërisë siç pretendojnë shovinistat grekë për ardhacakët e tyre në Shqipëri. Vetëm me veprimtari të tilla do ti tregojmë Qeverise Amerikane, si shtetas të saj që jemi, por edhe botës mbarë se çfarë “demokracie” ndjek qeveria greke me mohimin e minoritetit shqiptar në Greqi. Pra ata që me paturpësi mohojnë të drejtat elementare të shqiptarëve të Çamërisë, shpallin pretendime shoviniste ndaj territoreve te Shqipërisë së Jugut.

    Zotërinjtë Mëhill Velaj, poet (në Gusht asistoi në përurimin e statujës Nëna Tereza në Pejë) dhe shkrimtari Tomë Mrijaj nga Kosova parashtruan me vendosmëri këkesën që qeveria shqiptare duhet të mos përulet ndaj pretendimeve shoviniste greke, por të marri të gjitha masat që shqiptarët e Diasporës në Mal të Zi, Preshevë, Çamëri e kudo në botë, ta ndjejnë vehten krenarë si Shqiptarë me dorên e ngrohtë të Nënës Shqipëri. Nuk ka Vorio Epir, por ka Shqipëri e jugut… thanë ndër të tjera poeti Mhill Velaj dhe shkrimtari Tomë Mrijaj.
    “Ndjehem i lumtur dhe i nderuar që ndodheem sot këtu për të diskutuar këto çështje madhore për kombin tonë… tha ndër të tjera poeti Mhill velaj.

    Dr. Namik Shehu nga Berati

    dhe z. Astrit Tota, skenograf nga Borshi falenderuan Dr. Velajn per këtë inisiativë atdhetare duke treguar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Tiranë per anullimin e Paktit të Detit me Greqinë, tregoi se atje intelektualët atdhetarë nuk mungojnë dhe se qeveria shqiptare nevojitet te konsultohet me atdhetare si Prof. Pëllunb Xhufi etj. Para se të marri vendime që vetëm dëmtojnë imazhin dhe dinjitetin e Shqipërisë. “Diskutimet tona të sotme kanë një vlerë të madhe për çështjen shqiptare… Janë të pavlefshme pretendimet greke për të ashtuquajturin Vorio Epir ajo tokë që ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë shqiptare… tha ndër të tjera Dr. Namik Shehu.
    “Vlerësoj shumë pjesëmarrjen time në këtë takim… Problemi nuk është se lindi tani. Ky është një problem i hershëm, që nga Kali i Trojës… tha ndër të tjera zoti Astrit Tota. Madje ai dha edhe dy shembuj nga vendlindja e tij, Borshi i Sarandës.

    Z. Muhamet Mjeku nga Kosova bashkë me Dr. Velaj propozuan një grup pune për hartimin e nje Memorandumi drejtuar institucioneve shqiptare e nderkombetare per problemet e diskutuara ne takim.

    Z. Beqir Sina nga Dibra, si gazetar i mirënjohur në Komunitetin tonë, atdhetar, kerkoi që Memorandumi ose Peticioni, me kërkesat shumë të drejta që u parshtruan, të hartohet me profesionalizëm konformë ligjeve ndërkombëtare në fuqi.
    Në pamundësi për mospjesëmarrje për arësye shëndetësore, problemeve për çështjet që u diskutuan, i bashkangjitet edhe Dr. Dhorka Dhamo.
    Në fund të takimit, Dr. Selahedin Velaj, shtroi një drekë modeste.
    Grupi i intelektualëve shqiptarë në SHBA, që e ka aprovuar iniciativën e këtij peticioni, deri tani janë : Prof. Dr. Agron Fico (Gjirokastër), M.D. Namik Shehu (Berat), gazetari dhe publicisti Frank G. Shkreli (Malësi), shkrimtari Pierre-Pandeli Simsia (Berat), poeti Gjeto Turmalaj (Malësi), veprimtari Sali Bollati (Çamëri), publicisti Gjekë Gjonlekaj (Malësi), Skenografi Astrit Tota (Tiranë), gazetar Beqir Sina (Dibër) Avokat Cafo Boga (Malësi), Dr Selahedin Velaj (Vlorë), gazetar Muhamet Mjeku (Prishtinë), publicist Ismer Mjeku (Prishtinë), M.D. Dhorka Dhamo (Tiranë) shkrimtari Mëhill Velaj (Kosovë), M.D Suljeman Çelaj (Kosovë), shkrimtari dhe publicisti Tomë Mirijaj (Kosovë), dhe M.D, Lindita Çoku (Tiranë).

    20 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, dënimet dhe misteret e krimit

    E bija e Azem Hajdarit, Rudina, deputete e Kuvenrit, tregon si e përjetoi vendim e Këshilli Bashkiak i Hasit që e shpalli Gafurr Mazrekun, “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, me kontribut të pashoq ne Pushtetin Vendor”.

    Dekorimi i Gafur Mazrekut, vajza e Azem Hajdarit: Më vjen keq që ne po promovojmë që persona të tillë

    “Ky është një akt i shëmtuar. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë u shëmtuar për popullin shqiptar. Për vetë faktin se ky njeri ishte i pari që bëri një akt të tillë në Parlament.

    Ky është një njeri që është dënuar dhe është kriminel. Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Më vjen keq që ne po promovojmë që persona të tillë të lartësohen në këtë mënyrë”, u shpreh Rudina Hajdari.




    Më 12 shtator 1998, vritet në Tiranë deputeti 35-vjeçar Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.

    18 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, dënimet dhe misteret e krimit

    Azem Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës. Hajdari është nderuar me një sërë medaljesh presidenciale. Për vrasjen e tij janë hamendësuar motive nga më të ndryshëm; politike, hakmarrje, rivalitete, grindje etj.

    Kjo vrasje, e cilësuar si “vrasja e shekullit” nga Ismail Kadare, është ende e mbuluar me mister. Ndërsa shumë njerëz ende pyesin: “Pse dhe kush e vrau Azem Hajdarin?”

    1- Azem Hajdari lindi në Tropojë më 11 mars 1963. Shkollën e mesme e kreu në vendlindje. Ai lindi më 1 mars 1963 dhe vdiq më 12 shtator 1998, ishte një politikan shqiptar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.


    2- Në vitin 1993 përfundoi studimet në degën e Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 diplomohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

    3- Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik.

    4- Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.

    5- Në vitin 1993 Azem Hajdari diplomohet në degën e Filozofisë në universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 ai merr diplomën e dytë atë të jurisprudencës në po të njëjtin universitet.

    6- Nga viti 1993-1994 studioi gjuhën angleze dhe filozofi në Shtetet e Bashkuara të Amerikë. Në vitin 1996 ka studiuar për politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë në Garmish, Gjermani.

    7- Aktiviteti i tij politik nuk ka qëndruar asnjëherë në heshtje. Nga shkurti i vitit 1991 deri në shtator të vitit 1993 deputet dhe kryetari Partisë Demokratike, anëtar komitetit drejtues.

    8- Jeta e tij parlamentare ka qenë aktive. Kështu, për katër vite me radhë pas rënies së komunizmit Hajdari ishte kryetar i komisionit parlamentar për rendin dhe SHIK-un. Ishte një ndër oratorët më të fuqishëm të Parlamentit shqiptar.

    9- Në nëntor të vitit 1996 ka qenë President i Unionit Tregtar të pavarur. Në janar të 1997 u zgjodh kryetar i komisionit parlamentar të mbrojtjes.

    10- Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate përpara se të vritej në shtatorin e vitit 1998.


    Image result for azem hajdari

    11- Atentati i pari ndodhi në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit. Azem Hajdari tentohet të vritet me bombë, por atentati dështoi.

    12- Dy muaj më vonë, atij iu zu pritë në Qafën e Buallit në Sarandë, ndërsa në 18 shtator 1997 mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste, Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë.

    13- Më 14 shkurt 1998, iu organizua një pritë në Milot, ku makina e tij e blinduar u qëllua me breshëri. Së bashku me Azemin në makinë ishte edhe djali i tij 14-vjeçar në atë kohë, Kiri.

    14- Atentati i fundit përpara se të vritej, Azemit iu bë më 3 qershor 1998 në Tropojë, ndërkohë që mbeti i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Bardhyl Pollo.

    15- Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës. Por edhe pse kanë kaluar mjaft vite, vrasja e tij mbetet e ende e mistershme me shumë detaje të pazbardhura.

    16- Sipas dosjes së akuzës, tre makina të pozicionuara në vende të ndryshme rreth selisë së Partisë Demokratike, kanë qenë gati për çdo të papritur të rastit. Pas dhënies së sinjalit nga Fatmir Haklaj, Izet Haxhia ka hyrë në selinë e PD dhe ka takuar Azem Hajdarin, duke e ftuar që të takonte një grup tropojanësh, që po e priste jashtë selisë.

    17- Deputeti Hajdari në mirëbesim, ka dalë nga zyra e tij dhe iu ka drejtuar makinës. Pas tij kanë dalë Besim Çera e Zenel Neza. Në momentin që Hajdari është ekzekutuar, para selisë së PD-së ishte errësirë, për më tepër edhe kohë e vrenjtur e me shi. Azem Hajdari është afruar makinës nga kanë dalë fillimisht Fatmir Haklaj dhe më pas Jaho Mulosmani e Naim Çangu.

    18- Sipas dosjes së akuzës, Hajdari dhe ekzekutorët e tij kanë shkëmbyer disa batuta. Menjëherë pas kësaj Fatmir Haklaj ka nxjerrë automatikun e ka hapur zjarr në drejtim të Hajdarit dhe truprojave të tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Jaho Mulosmani.

    19- Deputeti Azem Hajdari vdes disa orë më pas nga plagët e shumta në trup. Njëkohësisht ka vdekur truproja Besim Çera, ndërsa Zenel Neza është plagosur rëndë. Plumbat e Haklajt kanë qëlluar pa dashje edhe mikun e tij Naim Çangun, i cili u dërgua disa orë më pas në spital nga Jano Mulosmani, e që nuk arriti të jetojë.

    20- Më pas Haklaj u ka bërë thirrje bashkëpunëtorëve të tjerë që të largohen nga pozicionet e të drejtohen sërish për në Tropojë. Grupi i vrasësve ka arritur në Tropojë në orët e para të mëngjesit. Komunikata e para del nga Ministria e Rendit në të cilën thuhet se autorët janë larguar në rrugën nacionale nga veriu. Trupat dërgohen menjëherë në Spitalin Ushtarak i cili më pas rrethohet me policë.
    Related image


    21- Ndërkohë prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës Sokol Stojani dhe ekspertë të policisë së Tiranës mundohen të realizojnë këqyrjen e vendit të ngjarjes por shiu i dënuar që binte dhe turma e njerëzve të irrituar e ka vështirësuar këtë. Një nga ekspertët i ka mbledhur nën fshehtësi gëzhojat e dala nga arma. Janë sekuestruar një automatik kallashnikov, një pistoletë Zastava me silenciator, gjashtë gëzhoja kallashnikovi dhe tre zastave. Nga ekspertiza rezultoi se me këto armë nuk ishte bërë qitje.

    Related image

    22- Të nesërmen, me datë 13 shtator, Jaho Salihi duke folur nga zyra e tij së bashku me shefin e rendit të Bajram Currit e me përfaqësuesit e Ministrisë së Rendit, mohon pjesëmarrjen në vrasje.

    23- Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.




    24- Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si “Vrasja e Shekullit”.

    25- Dosja “Hajdari” ka qenë një nga çështjet më të bujshme si dhe një dosje voluminoze. Vrasja e Azem Hajdarit, është cilësuar si vrasja e shekullit të ‘20. Një çështje që ka një vendim të kaluar në dy shkallët e gjykatave, nëpërmjet të cilit janë dënuar katër vetë.

    Image result for azem hajdari

    26- Vrasja e Azem Hajdarit gjithnjë është cilësuar një vrasje politike. Jo sepse ai ka qenë deputet i Shqipërisë, për disa legjislatura, jo se ka qenë njeriu që ka kontribuar më shumë për rrëzimin e komunizmit dhe sjelljen e demokracisë, duke marrë dhe emrin Lideri i Dhjetorit, por se vrasja kishte motive politike. Pavarësisht se gjatë rrugës, për shkak dhe të aleancave fluide për hir të pushtetit, akuzat për vrasje politike të Azem Hajdarit u zbehën.


    Related image
    27- Për vrasjen e Hajdarit janë akuzuar mjaft persona, janë renditur shumë fakte, por provat e vërteta dhe njerëzit okularë në vendngjarje ende nuk janë bërë prezent. As Jaho Salihi dhe as vëllezërit Haxhia, nuk kanë pranuar të kenë qenë autorë të vrasjes, madje nuk kanë dhënë asnjë detaj për vrasjen e deputetit demokrat, duke ia veshur tërë fajin Fatmir Haklajt, i cili ishte eliminuar pas tre-katër tentativash më parë nga njerëz me uniformë, përmes një mine të komanduar.

    28- Në një intervistë dhënë në fillim të këtij viti për Ylli Rakipin, Jaho Salihi ka rrëfyer momentin e vrasjes së deputetit Azem Hajdari para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Salihi tregon se, Hajdari ndërsa po vinte drejtë makinës ku ndodhej ai bashkë me Fatmir Haklajn, po montonte silenciatorin në pistoletë. Salihi thotë se mes Hajdarit dhe Haklajt nuk ka pasur asnjë shkëmbim fjalë por kanë qëlluar direkt me armë ndaj njëri-tjetrit.
    Related image

    29- Gjatë kësaj interviste, Mulosmani hodhi dyshime se Hajdarin e kanë futur në kurth duke e nxjerrë nga selia e PD-së. Sipas tij, nëse Azemi do e dinte se Fatmir Haklaj ishte para -së, nuk do të dilte nga selia. Sipas Mulosmanit, ata prisnin të takonin një financues të PD-së, por jo Azemin. “Kërkonim të takonim një mik, i cili sot e kësaj dite është afër PD-së. Nuk ishim aty për të vrarë Azemin. Nuk ishim aty për ngjarjen që ndodhi as për ndonjë të mundshme siç aludohet ndonjëherë. Po kërkonim të sqaronim diçka. 10 ditë para babai i Fatmirit kish taku Azemin me kërkesë të këtij të fundit. Babai i Fatmirit e ka regjistru të gjithë bisedën. Aty dëgjohet Azemi që ka lyp me ardh me jetu në Tropojë, dhe ka shfajësu veten për vrasjen e Shkëlqimit (vëllai i Fatmir Haklaj). Azemi në të gjitha mënyrat e mundshme ka shfajësu veten duke thënë se ai nuk kish lidhje me atë vrasje, dhe ka fol dhe disa gjëra të tjera për të cilat nuk është momenti me fol sepse kur nuk t’i merr askush për baze nuk kanë vlerë të thuhen…”, ka thënë Jaho Mulosmani.


    Image result for azem hajdari

    30- Jaho Mulosmani ka dhënë variantin e tij se pse u akuzua ai si vrasës i Azem Hajdarit dhe pse sipas tij nuk ishte ai personi që qëlloi: “E para njëherë, aty janë gjet vetëm një palë gëzhoja, që nënkupton se është përdorur vetëm një armë. Ato gëzhoja ose i ka qit Fatmiri ose i kam qit unë. Domethënë të dy nuk gjuajmë dot njëkohësisht. Gjuan njëri dhe ja kalon armët tjetrit, kjo është e pamundur të ndodh. Nëse do më ishte rreziku jeta dhe mua, normal që ashtu do kisha vepru. Plus që ata që njohin Fatmirin e dinë që aty ka ndodh diçka e çastit. Unë isha në timon dhe po flisja në telefon. Unë kam zbrit nga makina pasi ka ndodh ngjarja. Aty u desh të gjendej një fajtor, të dënohej dikush. U desh një kokë turku. Me Fatmirin nuk e bënin dot, se kishin frikë. Unë isha në marrëdhënie pune, shef i policisë, kë do akuzonin?”, ka thënë Mulosmani.

    Image result for azem hajdari

    Ndërsa Izet Haxhia, i arratisur në Turqi, në një intervistë për gazetën Dita ka dhënë edhe ai variantin e tij për vrasjen e Hajdarit. Duke mohuar se ka qenë ai që nxori Hajdarin në pritë, Haxhia ka thënë: “Pas ngjarjeve të 14 shtatorit, kam qëndruar një javë në Shkodër dhe më pas kam shkuar në Tropojë. Aty kam patur rastin të takoj Fatmirin. Ai ma ka sqarue. E kam pyetur: Pse e vrave Azem Hajdarin? Dhe çfarë lidhje kisha unë me atë punë, që më thirrët. – Të kërkoj falje unë, më tha. Nuk kam pas asnjë qëllim dhe nuk kam shkue me vra Azem Hajdarin.

    Related image

    Kjo është ajo që u betua ai para meje: “Unë po të kisha dash me e vra Azem Hajdarin, mund ta kisha bë. Gjatë kohës që ne kemi pritur këtë personin, s’ma tha emrin, por ma merr mendja mu ka qenë ai juristi i PD. Fatmiri më tregoi se gjatë asaj kohe Azemi ka qenë në kafe aty. E kemi pa dhe po të kisha dash me e vra e kisha ba. Jemi çudit kur ka ardh në drejtim tonë. Në kohë kur ka pa Azemin që vinte në drejtim të makinës, Fatmir ka pas një shprehje: – Po ky vjedullaku ça po don?

    Related image
    Është një shprehje nga Tropoja për një njeri të shëndoshë.

    Azemi kur ka ardh drejt makinës, në njërën dorë ka qenë duke fol në telefon dhe në tjetrën mbante një pistoletë me silenciator. Shoqëruesi i tij, që ka qenë një djalë shumë i mirë dhe më ka ardh shumë keq, i ka ra xhamit të Jaho Salihit. Fatmiri ka dalë nga dera e pasme e makinës, ka qenë i veshur me uniformë, kanë qenë ato të ndërhyrjes së shpejtë. Nga mbrapa tij ka dalë edhe Naim Cangu. Dhe Fatmiri siç duket ka pa pistoletën e Azemit, nuk e di. Fatmiri e ka gjujt me breshëri Azem Hajdarin. Fillimisht ka gjujt një breshëri, është rrëzu në tokë dhe ka gjujt breshërinë e dytë mbi Azem Hajdarin dhe pastaj ka qëllu mbi Zenel Nezën.
    Image result for azem hajdari
    Fatmiri tregonte se kur ka gjujt mbi këta të dy, ka pa një tytë automatiku dhe tyta ka qënë e shokut te tij Naim Çangu. Ai s’e ka parë dhe i ka dhënë një breshëri edhe atij. Fatmiri ka kthy kokën dhe ka parë shoqëruesin e Azemit që mbante shtrënguar Jaho Salihin, dhe Fatmiri tregon kështu, se ngaqë ata ishin të ngjitur trup për trup, dhe më duket ka pas një pistoletë beretë dhe ka futur mes tyre pistoletën dhe e ka qëllue atë. Pastaj me automatik i ka dhënë një breshëri edhe atij. Kjo është ajo historia”.

    32- Menjëherë pas vrasjes, kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi strukturat shtetërore, ish-kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nano dhe ish-shefin e SHIK-ut, Fatos Klosi, se ishin përgjegjës të ngjarjes.

    33- Varrimi i Azemit u bë dy ditë më vonë, ku fillimisht u mbajt një miting në sheshin “Skënderbej”. Më pas, turma e protestuesve u drejtua nga selia e Kryeministrisë duke u përplasur me armë me forcat e Gardës. Kjo ishte edhe arsyeja se përse në varrimin e Azemit në Sharrë kishte një pjesëmarrje të vogël, vetëm familjarët dhe disa miq të tij.


    Related image


    34- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar se në Shqipëri ka patur një plan për vrasjen e Sali Berishës, në ngjarjet që pasuan ekzekutimin e deputetit demokrat, Azem Hajdari. Të dhënat kanë dalë në dritë në vendimin e zbardhur të gjykatës, që u dha fund shpresave të të dënuarve për vrasjen e Hajdarit mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, të fitonin pafajësinë. Pikërisht, ekzistenca e një plani për vrasjen e Berishës gjykohet se është arsyeja kryesore për të cilën kryetari i Partisë Demokratike në atë kohë refuzoi të paraqitej si dëshmitar përpara gjykatave në Tiranë.

    Image result for azem hajdari


    35- Gjykata e Strasburgut ka vlerësuar edhe arsyet që e shtynë Berishën të mos u përgjigjej pozitivisht disa kërkesave të gjykatës së Tiranës për të qenë dëshmitar në gjykimin e të akuzuarve për vrasjen e Azem Hajdarit. “Arsyet e sigurisë shpjegonin mosparaqitjen e tij. Në dritën e përpjekjeve për të vrarë z. Berisha, siguria e tij personale nuk mund të garantohej në gjyq”, thuhet në argumentimin e Gjykatës së Strasburgut. Ndonëse Gjykata e Strasburgut nuk dha detaje për ato që i cilëson “përpjekje për të vrarë z. Berisha”, në shtypin shqiptar janë botuar raportime të ndryshme mbi një tentativë të mundshme për të ekzekutuar liderin demokrat. Njëri nga të dënuarit për vrasjen e Hajdarit ka përmendur edhe një implikim të shërbimeve sekrete, që ka patur si synim final vrasjen e Berishës. Vetë ish-kryeministri nuk udhëtoi për një kohë të gjatë në vendlindjen e tij, Tropojë, pas vrasjes së deputetit Hajdari.
    36- Që prej vitit 1999, krerët e Partisë Demokratike kanë përkujtuar vrasjen e Azem Hajdarit në memorialin e ngritur pranë selisë së PD-së, në qendër të Tiranës. Gjithashtu, çdo vit janë zhvilluar edhe vizita në familjen e Azemit.

    37- Gjatë kohës që Partia Demokratike ishte në opozitë, kryetari i saj premtoi rihapjen e dosjes së Azemit, por në tetë vite të qeverisjes së djathtë kjo çështje nuk u prek.

    38- Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Edhe Presidenti Bujar Nishani dekoroi pas vdekjes zotin Azem Hajdari me Urdhërin e Flamurit Kombëtar për ndihmesë të shquar në shembjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e pluralizmit politik.

    39- Ai ishte deputet i thjeshtë në 4 parlamente rresht; viti 1991, ’92, viti 1996 dhe ’97, derisa humbi jetën pas sulmit me armë zjarri. Në vitet 1995 – 1998, Azem Hajdari ka qenë edhe President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale

    Image result for azem hajdari


    40- Në 50-vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari në një intervistë për mediat shqiptare ka treguar se ata u martuan bashkë kur ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe ai 17. Ndërsa e ëma e Azemit nuk i linte të flinin bashkë. “E ëma e Azemit nuk na la të flinim bashkë. I dukeshim dy fëmijë të vegjël, unë 15 vjeçe dhe Azemi 17 vjeç. Por, pas një muaji Azemi i thotë nënës së tij me të qeshur. “Nusen e kam marrë për ty apo për vete? Qeshëm të gjithë. Në vitin 1981 unë dhe Azemi vazhduam jetën familjare, së bashku me prindërit e Azemit. Një vit më pas unë bashkë me Azemin filluam gjimnazin në Bajram Curri. Për katër vite me radhë qëndruam në një bankë së bashku”, ka treguar Fatmira.

    Related image


    41- Nurie Hajdari, motra e Azemit, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ka treguar disa detaje interesante se si vëllai i saj “rrëmbeu” Fatmirën: “Ata ishin fare të vegjël kur u dashuruan. Ishin nxënës në shkollën e “mesme në Tiranë. Sapo janë njohur, më tregoi Azemi. Më mori te konvikti i Fatmirës që të më njihte me të. Sapo ajo doli, më tha: “Motër e dashur, kjo është gruaja e jetës sime”. Azemi e ka rrëmbyer Fatmirën dhe atë e solli në Bajram Curri me djalin e xhaxhait tonë, ndërkohë që vetë erdhi më vonë nga Tirana në shtëpi.


    Image result for azem hajdari


     Familja dyshoi fillimisht se mos Azemi e ka marrë pa dëshirën e saj dhe u trembën disi, por kur folëm me Fatmirën, gjithçka ishte në rregull. Në qytet u hap fjalë se Azemi ka rrëmbyer një vajzë të mitur dhe kjo ishte e ndaluar në atë kohë. Babain e thirrën në Degën e Brendshme për të sqaruar situatën dhe ne u detyruam të thërrisnim dhe të atin e Fatmirës nga Librazhdi për të pohuar se vajza e ka dashur vetë që të martohej me Azemin pavarësisht se as familja e saj nuk kishte dijeni për ikjen nga shkolla. Në degën e Brendshme na thanë se nëse Azemi e ka rrëmbyer vajzën, do ta çojmë në internim, pasi ka konsumuar një krim. Ndaj na u desh që të mblidheshim të gjithë kur erdhi Azemi dhe i ati i Fatmirës dhe t’u thoshim në komisariat se ata duhen dhe janë bashkuar me pëlqimin e tyre. Fatmirën e pyetën dhe në shtëpi nëse ishte dëshira e saj dhe ajo u përgjigj: Unë kam ardhur që të jetoj dhe të vdes me Azemin”.

    Image result for azem hajdari

    42- Azemi la pas tre tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit.

    43- Aktiviteti i politik i Azem Hajdarit

    – Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;

    – Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;

    – 1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike

    – 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike për Shkodrën;

    – 22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike për Shijakun;

    – 26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike për Bulqizën;

    – 29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike për Tropojën;

    – 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;

    – Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;

    – Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;

    44- Arsimi

    Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;

    – Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;

    -Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;

    – Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;

    – Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani.

    45- Kosova

    I rritur në Malësinë e Gjakovës, në kufirin që ndante shqiptarët në dysh që nga viti 1913, Azem Hadari njihte mirë padrejtësitë që iu kishin bërë historikisht shqiptarëve. Ishte njohës i mirë i rrethanave pushtuese të Kosovës nga Serbia dhe ishte ndër të parët deputetë që e ngriti problemin e madh të Kosovës. Në mes tjerash, në parlament ai ka deklaruar: “Duhet të rrëzohet muri që ndanë shqiptarët mes veti” dhe ishte gjithashtu ndër të parët që ngriti zërin kundër politikës hegjemoniste të Millosheviçit.


    Related image

    46- Arben Imami, gjatë ceremonisë të 50-vjetorit të lindjes së Azemit ka treguar bisedën me të pas themelimit të Partisë Demokratike. “Azemi ishte një atdhetar i madh, dhe këtu dua të përmend diçka që s’e kam thënë ndonjëherë. Ishte dhjetëditëshi i dytë i dhjetorit dhe ne flinim në katin e pestë në dhomën e Skënder Madanit, Aleksandrit, dhe kishim një javë në fakt që s’i kishim hequr këpucët nga këmbët. Flinim bashkë, drita s’kishte dhe ishim të dy të rinj. Azemi më thotë: ‘Ben, tani u themelua kjo parti, po tani çfarë do të bëjmë?’. ‘Me të thënë të drejtën, Azem, – i thashë, – ne s’kemi çfarë të bëjmë më shumë me këtë parti, kjo shyqyr që u themelua, të vijë ndonjë intelektual, Saliu ose Gramozi apo kushdo tjetër të vijë ta marrë e ne të shohim punën tonë’. Ai më tha: ‘Beni, duhet të kesh parasysh një gjë, që ne nuk mund ta lëshojmë Partinë Demokratike pa u çliruar Kosova’”, është shpreh Imami.


    Image result for azem hajdari

    47- Në një intervistë bashkëshortja e Azemit, Fatmira Hajdari, ka treguar historinë e ditës së parë të tij në universitet. “Kur filloi shkollën e lartë, pas një muaji kthehet dhe e kishte marrë malli për fëmijët. Më tha se do më tregonte diçka të bukur. Ai ishte i martuar, me dy fëmijë, dhe vishej me kostum e kollare, ishte i rregullt nga ana e veshjes. Ditën e parë të shkollës më tha: ‘Kishin hyrë studentët dhe unë shkova pas tyre. Isha veshur me kostum, kollare dhe këpucë. Në momentin që hapa derën, studentët u ngritën në këmbë. Menduan se mos isha pedagog. U thashë uluni se unë jam student si ju. Të gjithë filluan pastaj të më përqafonin’. Të gjithë e donin dhe e adhuronin Azemin se ai të bënte vetë për vete”.

    Image result for azem hajdari

    48- Azem Hajdari gjatë kohës kur Partia Demokratike ishte në pushtet nuk u emërua kurrë ministër, edhe pse ai e meritonte më shumë se kushdo tjetër në PD.

    49- Azem Hajdari ka qenë ndër të vetmit demokratë që ka kundërshtuar shpesh herë Berishën. Madje midis tyre ka pasur edhe debate mediatike, por jo vetëm. Pavarësisht debateve miqësia mes Sali Berishës dhe Azem Hajdarit ka vazhduar gjatë me ulje dhe ngritje të shumta.

    50- Azem Hajdari ka një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, duke qenë lideri i Lëvizjes së Dhjetorit. Pa Azem Hajdarin ndoshta Lëvizja e Dhjetorit do të ishte ndryshe.


    ****

    Ngrihu, përmbys tiranët që të kanë vënë nën robëri


    Inline image
    Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

    Prindërit e mi (psikiatër-psikolog) kanë tendencë të thonë: "Të kesh marrëdhënie me një manipulues është sikur të kesh një gjarpër në xhepin tënd. Kjo nuk është e rrezikshme për sa kohë që ti e di se është helmuese. Atëherë ju jeni syhapur dhe e trajtoni atë me kujdes".

    ***

    Nuk ka dyshim se “presidenti” i Kosovës (bashkarish me kryebanditët e tij) është agjenti i shërbimeve sekrete të huaja-armike, krimineli dhe tradhtari më i çuditshëm i historisë shqiptare, por ai është edhe psikopat dhe manipulues, dhe për çudi, 20 vjet gjendet në pushtet. Mesazhi më konfuz që një krijesë e lig me tru të përdhunuar mund të marr është të sillet si njeri.
    Ndërkaq, ne shqiptarët jemi të zotët të organizojmë perfekt “Paradën e Krenarisë” (e pederastëve, krenari e jo mahi) por jo një demonstratë masive kundër banditëve që e dërgojnë vendin në humnerë. 
    Për këtë akt më të rëndë penal, “Tradhti ndaj Vendit”, në një shtet normal, çdo shkelës ligjor, do të arrestoheshe menjëherë dhe do të dënoheshe minimum me burgim të përjetshëm. Në trojet shqiptare asnjë bandit e hajdut nuk arrestohet e as shkarkohet sepse i gjithë sistemi është i korruptuar nga pjesëtarët e një bande kriminelësh që vrasin e presin dhe plaçkitin në mënyrë të egër e të pamëshirshme.
    Hajduti hajdutin gjithmonë e ndjen,
    Ti e di kush jam unë, unë e di kush je ti,
    Hajduti hajdutit çdo lëvizje ia di.
    ***
    Kur rrethet e ngushta planifikojnë se çka do të bëjnë dhe nuk i japin llogari askujt, zë të ecë guximshëm korrupsioni. Vetëm njerëzit e lirë dhe atdhetarë të mirëfilltë mund t`i mbrojnë qëndrimet e veta dhe nderin e fortë për një përfundim të përbashkët, përkrahin interesat e kombit dhe vendit para interesave personale.
    Mos i pranoni rregullat e imponuara nga armiqtë e shqiptarisë. Kemi nevojë urgjente për unifikimin e veprimeve politike.
    Shqiptarë të Kosovës (por jo vetëm ju), keni hyrë nën zgjedhë dhe me decenie jeni nënshtruar para kriminelëve që sundojnë dhe tradhtojnë Kosovën duke përdorur ndaj jush një shtypje të egër dhe të pamëshirshme. Pra, shfrytëzuesit e juaj të egër, që ju vetë qorrazi i keni votuar ose ua kanë vjedhë votat, ushtrojnë urdhrat e pushtuesve të huaj. Shitjen, copëtimin dhe shpërbërjen definitive të shtetit të Kosovës, dhe të kombit shqiptar në atë troje të Dardanisë antike, e cila kishte civilizim qysh në kohën kur armiqtë tradicional kacavirreshin në drunjtë dhe ferrat e Karpateve.
    Grykësia e këtyre krimbave është e pangopshme. Ngrihu, protesto, përmbys tiranët! Pa tharmin e bishës në vetvete, s`jemi veçse qengja të tredhur.
    Kolonizatorët e trojeve tona, me shantazh apo korrupsion, me një kushtëzim të përshtatshëm, i kanë bindur ata të braktisin “shqiptarizmin” e tyre, i kanë konvertuar në kultin e përgjithshëm të robotit, të pis-miletit.
    (Robot - Ai që e kryen automatikisht punën e ngarkuar, njeri që nuk ka vullnetin e vet e që nuk ka fare aftësi të veprojë në mënyrë të pavarur).
    Kjo i privon ata prej tiparit më të mirë, prej cilësisë për të qenë njerëz dhe jo send. Këta bërllok, për t`u pasuruar me metoda mafioze, kanë marrë rrugën e gabuar të tradhtisë. Janë këta krijesa të zvetënuar dhe të sëmurë mendërisht që nuk ia kanë dalë në krye t`i japin një përgjigje sfidës që kanë lindur njerëz.
    U ka skaduar afati.
    ***
    O shqiptar, nëse ti e sheh një shkelës të ligjit dhe nuk e pengon/korrigjon atë, zemërimi i Perëndisë do të të godasë si një rrufe.
    Pasojat e pasivitetit në rast të shkeljes së një shoqërie janë të tmerrshme, sepse ato çojnë në vdekje si për kryerësin ashtu edhe për të gjithë qytetarët pasivë të heshtur.
    Shoqëria është si njerëzit në bordin (kuvertën) e një varke, ku ata duhet të ndajnë hapësirën. Por një pasagjer fillon të shkatërrojë anijen nën ulësen e tij, me arsyetimin se vendi/hapësira ishte e tij. Kjo është një rrezik jete për të gjithë pasagjerët e varkës. Nëse ata ndërhyjnë, mbijetojnë si ata dhe ai. Nëse ata nuk e shohin, apo e shohin por nuk e pengojnë veprimin, varka do të fundoset; ai do të vdes dhe të njëjtin fat do ta kenë edhe ata.
    ***
    Pse duhet të protestosh?
    Koha për të mbrojtur vendin është gati të përfundojë. Territoret shqiptare dhe njerëzit kalojnë nëpër një nga periudhat më të rrezikshme në historinë e tyre, në të gjitha frontet.
    Dy faktorë do të përcaktojnë nëse kemi sukses apo jo:
    1). Para së gjithash, ne të gjithë duhet të angazhohemi për të marrë pjesë në demonstratë, dhe të mos presim (mbështetemi) se do të ketë njerëz të tjerë të mjaftueshëm.
    2). Së dyti, ne duhet ta përcjellim mesazhin në të gjitha zonat e njohura në mënyrë që ata, nëse nuk do të jenë me ne, në çdo rast, të na mbrojnë ose të mos jenë kundër nesh.
    Gjëja më e mirë për demonstratat është se ftesa nuk vjen nga vetëm një organ apo organizatë (parti) politike dhe nuk ka plan që do të vlejë për të gjithë të tjerët. Anëtarët e Parlamentit (Kuvendit) që janë opozitë politike dhe persona të pavarur nga të gjitha partitë - duhet ta organizojnë këtë.
    ***
    Ai politikë-bërës që ka qenë i dehur me pushtet dhe ka përfituar prej tij, nëse vetëm për një vit, nuk do ta japë  kurrë vullnetarisht. Veproni vet që t`i shkarkoni, mos pritni ndihmën e të huajve që janë fajtorët kryesorë të copëtimit të trojeve tona, duke filluar nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe Konferenca e Ambasadorëve Londër (1913).
    “Asnjëherë mos e shqetësoni një armik ndërsa ai është në procesin e shkatërrimit të vetvetes”, thoshte gjyshi im, ushtarak i lartë.

    “Kërkesa e Izet Haxhisë dhe dekorimi i Gafurr Mazrekut”, flet vajza e Azem Hajdarit: Çështja le të rihapet, misteri i vrasjes së shekullit



    JUXHIN MUSTAFARAJ



     Sot mbushen 20 vite nga vrasja e ish-deputetit dhe liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari. E cilësuar si “Vrasja e Shekullit”, dy dekada më vonë, çështja “Hajdari” trazon jo pak herë politikën dhe opinionin publik. Vajza deputete e ish-themeluesit të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, dhe familja e saj kanë preferuar të qëndrojnë larg çdo zhvillimi që rikthen në kujtesë ngjarjen e 12 shtatorit 1998.

     Rudina Hajdari tregon ndjeshmëritë dhe përjetimet që ka pasur një ngjarje si dekorimi i Gafurr Mazrekut, atentatorit të babait të saj apo vendimi për rihapjen e “Çështjes Hajdari”.

    Sipas deputetes demokrate, idetë për të cilat Azem Hajdari ëndërroi dhe u bë pjesë e politikës, janë ende në embrion. Rudina nuk e fsheh zhgënjimin ndaj politikës, që në këto 20 vite është përpjekur të anashkalojë vlerën e vërtetë dhe kontributin e Azemit, por thekson se te njerëzit e vërtetë që duan lirinë, çdo vit shtohet vlerësimi për figurën e tij.

    Sot është 20-vjetori i vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari. Ju sot jeni pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, por sot, pas 20 vitesh nga ajo ngjarje, mendon se janë realizuar ëndrrat dhe vizioni që ai kishte për politikën?

    Megjithëse kanë kaluar 20 vjet nga dita e ndarjes së tij, mund të them me të gjithë bindjen e qenies sime se të gjitha ato ide, për të cilat ai luftoi aq shumë, kanë ngelur vetëm në embrion. Sikur të marrim në analizë një nga të drejtat më të rëndësishme të luftës së tij, atë të së drejtës së lirisë së shprehjes e cila konsiston në faktin e të qenit i lejuar për të shprehur të vërtetën, mund të them me një keqardhje të madhe se akoma kemi një frikë të madhe nga e vërteta. Konformizmi, nënshtrimi dhe servilizmi, janë bërë mënyrë jetese në vendin tonë. Akoma nuk kemi arritur të themi të vërtetën mbi krimet e regjimit komunist në Shqipëri dhe pothuajse nuk kemi asnjë ndjesë për të gjithë krimet e kryera. Arsyeja që kemi arritur në këtë pikë është shumë e thjeshtë, sepse neokomunistët e rinj që qëndrojnë nën “fashon” e rilindjes as edhe në parim nuk e pranojnë vrasjen masive të njerëzve, madje as edhe privimin radikal të njerëzve nga liria e tyre. Natyrisht, këtu është dhe pika e tyre e dobët sepse ata që përpiqen të falsifikojnë të vërtetën ose gënjeshtarët nuk mund të jenë heronj, gënjeshtra shumë shpejt do t’i zhveshë nga autoriteti fals i politikës së korruptuar. Në këto 20 vite, shteti nuk arriti të mbrojë të drejtat qytetare të individëve të tij sepse nuk gëzon respektin e tyre për shkak të korrupsionit dhe të oligarkisë politike, që ka gllabëruar të gjithë jetën e vendit. Për këtë shkak, përgjatë gjithë kësaj periudhe, kemi një zhvillim të gabuar dhe të deformuar, si pasojë e të cilit akoma prona nuk ka shkuar tek i zoti, të persekutuarit dhe të përndjekurit e regjimit akoma nuk janë kompensuar dhe integruar, pasuritë publike të shqiptarëve ushqejnë korrupsionin e qeverisë nëpërmjet PPP-ve. Sot çdo njeri i ndershëm është eremit social dhe emigrant brenda vendit të vet. Për shkak të mosrespektimit të parimeve demokratike, për të cilat ai luftoi aq shumë, pushtetarët e sotëm e kanë kthyer vendin në vatër të kaosit ku ajo që dëgjojmë çdo ditë janë vrasjet, droga, hakmarrja korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe ikjet masive nga vendi. Gjithsesi, Shqipëria gjatë këtyre viteve ka pasur edhe zhvillime pozitive, por kanë qenë me hap shumë të ngadaltë. Vizioni i tim ati ka qenë për një Shqipëri evropiane, por është për të ardhur keq, që për shkak të braktisjes së parimeve të shenjta demokratike dhe të tendencave të rikthimit tek e kaluara, të kemi mbetur shumë mbrapa dhe larg ëndrrës së tij europiane.

    Mendoni se është vlerësuar sa duhet figura e tij në këto vite?

    Sikurse ka ndodhur shpesh në të gjithë vendet me demokraci të cunguar, politika përpiqet të anashkalojë vlerën e vërtetë dhe kontributin e të gjithë individëve që me luftën e tyre i kanë dhënë të drejtën qytetare demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Gjithsesi, te njerëzit e vërtetë, tek ata që e kanë dashur dhe e duan lirinë çdo vit shtohet vlerësimi për figurën e tij. Sikurse thotë me shumë të drejtë Martin Hajdeger: “Intelektuali i vërtetë në dialog me shoqërinë behet si ylli i karvanit për shtetin”. Sidoqoftë është tjetër gjë vlerësimi që i bën shteti veprës së tij, i rëndësishëm është fakti që në zemrat e njerëzve të vërtetë të atyre që e duan lirinë ai simbolizon demokracinë e Shqipërisë dhe mendoj që të mëdhenj e të vegjël e falënderojnë në thellësi të shpirtit për atë çka ai bëri për popullin shqiptar, jo vetëm në atë kohë, por dhe për brezat e sotëm dhe për të ardhmen.

    Në këtë vit ka pasur dy ngjarje që besoj kanë trazuar jo pak familjen tuaj. Fillimisht, dekorimi i Gafurr Mazrekut dhe më pas vendimi për rihapjen e çështjes “Hajdari”. Si jeni ndierë për këto dy zhvillime?

    Dekorimin e të gjithë atyre që janë dënuar për vepra penale, e kam parë gjithmonë si një regres politik dhe si një përpjekje mjerane e të gjithë atyre që nuk kuptojnë dhe vlerësojnë kontributin historik të individëve për demokracinë. Në rastin konkret dekorimi i Gafurr Mazrekut ishte një akt i shëmtuar. Përgjigjen dhe reagimin e forcës intelektuale e shoqërore e mori vesh kushdo. Nuk dua t’i futem thellë shumë këtij debati, sepse i gjithë opinioni publik e di që ky është një akt shumë i shëmtuar për popullin shqiptar. Për vetë faktin, se ky njeri ishte i pari që bëri një akt kriminal në Parlament. Nuk ka hapësirë për të justifikuar këtë gjë. Por nga ana tjetër të mos harrojmë se ishte Azem Hajdari që e fali këtë njeri. Megjithatë, dekorimi i Gafurr Mazrekut ishte një akt i shëmtuar, jo vetëm kundrejt familjes Hajdari, po kundrejt demokracisë e popullit shqiptar.

    Mendoni se duhet rihapur ajo çështje apo është kapitull i mbyllur?

    Çdo njeri i përfshirë kërkon të hapë çështjen e tij dhe të shikojë interesat e tij/saj. Familja Hajdari është me drejtësinë. Një pafundësi me çështje le të hapen, ajo është dhe do mbetet gjithmonë “Vrasja e Shekullit” si nga misteri, por dhe përmasa e rëndësisë. Të mos harrojmë që ishte një nga vrasjet më me ndikim në epokën postkomuniste, që ndali demokratizimin e vendit nga ambiciet primitive të atyre, që nuk e shikonin të ardhmen e Shqipërisë në strukturat EuroAtlantike dhe që kishin prirjen perëndimore të hershme të Shqipërisë, të shkatërruar nga komunizmi. Në radhë të parë ata ishin armiqtë e demokracisë dhe të zhvillimit, shëmbëlltyra të krimit dhe të barbarisë.

    Ju jeni përfshirë nga kjo e martë në komisionin që pritet të bëjë vetingun e politikës shqiptare? E shikoni të mundur këtë proces apo politika do ta zvarrisë?

    Vetingu apo pastrimi i politikës duhet një herë e më parë, madje e shikoj si një proces të vonuar. Përderisa pretendojmë të hapim negociatat në qershor, atëherë duhet të mos na pyesin aleatët tani për skandalet e njëpasnjëshme. Kjo histori duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Përpjekjet për të pasur politikanë me figurë të pastër, që përfaqësojnë interesin e popullit, duhet të jenë të vazhdueshme dhe pa kthim mbrapa. Kur të kemi një pushtet legjislativ dhe gjyqësor të pastër, vetëm atëherë Shqipëria do të jetë gati për ëndrrën europiane, që, tani për tani, më duket shumë e largët, fatkeqësisht.

    E shikoni të mundur zhvillimin e zgjedhjeve vitin e ardhshëm me këtë klimë politike dhe nëse do të keni propozim për të qenë ju një prej kandidatëve për Tiranën do ta pranonit?

    Zgjedhjet në sistem demokratik janë esenciale dhe vetëm nëse kemi rënë në dorë të një sistemi tjetër, atëherë mund t’i dyshojmë që s’mund të zhvillohen. Detyra jonë si opozitë dhe si deputetë të zgjedhur, është që të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të çliruara nga bandat dhe kriminelët, si dhe të inkurajojmë e motivojmë shqiptarët të dalin në zgjedhje me alternativën tonë, kushdo të jetë ai/ajo.

    Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

    Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...