2018-10-01

E vërteta në një kohë mashtrimi…



“Të thuash të vërtetën në një kohë mashtrimi është veprim revolucionar”.


Thënie nga George Orwell.

Nëse e ke mendjen vetëm të të pëlqejnë, atëherë…



“Nëse e ke mendjen vetëm të të pëlqejnë, atëherë do të jesh e përgatitur të bësh kompromis me gjithçka dhe në çdo kohë, dhe nuk do të arrish asgjë”


Thënie nga Margaret Thatcher, e para kryeministre femër e Britanisë, në një intervistë për Press Association.

Një njeri mund edhe t’i imagjinojë…

“Një njeri mund edhe t’i imagjinoj gjërat e pavërteta, por gjërat e vërteta ai mundet vetëm t’i kuptojë”

Isaac Newton

Zhurma dhe heshtja...

“Më e rëndë se zhurma shurdhuese e njerëzve të dhunshëm është heshtja e frikshme e njerëzve të ndershëm”

Martin Luther King, Jr. (15 janar 1929 – 4 prill 1968) ishte një amerikan klerik, aktivist dhe lider i shquar i Lëvizjes së të Drejtave Civile afrikano-amerikane.

Të jesh grua dhe e mbijetuar e luftës në Kosovë


Fshati Krushë e Vogël shtrihet në një qoshe në pjesën jugperëndimore të Kosovës dhe ishte skenë e një prej masakrave më të tmerrshme të luftës në Kosovë. Ushtria serbe rrethoi në marsin e vitit ’99 fshatin, duke i mbledhur të gjithë fshatarët. Gratë dhe fëmijët ishin urdhëruar të niseshin drejt Shqipërisë ose ndryshe do të vriteshin. U ekzekutuan pothuajse të gjithë burrat. Gratë u kthyen pas luftës duke i gjetur të vdekur burrat dhe fshatin e tyre të djegur e rrafshuar me tokë.

Gratë me vështirësi të shumta rindërtuan fshatin dhe mësuan si të punonin fushën, një punë që më parë e kryenin burrat. Në një vend ku më pak se dhjetë për qind e femrave janë kryefamiljare, këto gra marrin përsipër përgejgjësinë e mbajtjes së familjeve dhe merren me menaxhimin e biznesit të tyre. Asnjë prej përgejgjësve të masakrës nuk është vënë para drejtësisë.

Imagjinojeni si janë ndjerë këto gra vjet kur një ekip i forenzikës me staf të misionit të sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX, dhe Departamenti kosovar i Mjekësisë Ligjore u shfaqën në fshat pa asnjë paralajmërim dhe nisën të mihnin varret e tre anëtarëve të një familjeje të vrarë gjatë kohës së luftës. Trupat ishin identifikuar gabimisht dhe ekipi i forenzikës solli me vete mbetjet e identifikuara, pa marrë leje për zëvendësimin e eshtrave.

Kur banorët e fshatit u munduan të ndalnin ekipin e forenzikës që të mos i hapte varret, u vendosën shiritat e verdhë dhe atyre iu ndalua afrimi. Rrjeti Kosovar i Grave, OJQ, ia dërgoi një letër publike EULEX-it, duke sjellë detaje të hollësishme për incidentin dhe se si ishin hedhur poshtë të gjitha shqetësimet e grave të fshatit. Shefi i misionit, Gabriele Meucci, iu përgjigj nëntë ditë më vonë me një kërkim falje të vakët, duke ua dërguar letrën Rrjetit Kosovar të Grave, në vend se t’ua adresonte vetë grave të Krushës së Vogël.

Gratë që kanë humbur anëtarët e familjeve të ngushta në luftë kanë barrë të rëndë edhe vetëm pse janë femra. Të jesh femër në kosovë do të thotë se keni më pak mundësi punësimi. Një studim i kryer së fundi nga grupi i pavarur i mendimit, Demokracia në Zhvillim, ka zbuluar se vetëm 1 në 10 femra janë të punësuara në Kosovë. Boshllëku gjinor i punësimit në Kosovë, 40 për qind, është më i madhi në rajon. I njëjti studim ka dëshmuar se gratë në të shumtën e rasteve janë joaktive në aspektin ekonomik, për shkak të bindjes se përgjegjësitë familjare në shtëpi janë detyrë e grave.

Të jesh grua në Kosovë gjithashtu nënkupton se me shumë gjasë nuk do të trashëgoni asgjë nga pasuria ose prona. Pritja kulturore është se femrat heqin dorë prej pretendimeve të tyre me qëllim që anëtarët meshkuj të familjes të marrin krejt hisen. Kështu ndodh në shumicën e rasteve. Në krejt Krushën e Vogël, vetëm një grua ka gëzuar të drejtën e saj të pronës. Shtëpitë e trasëguara prej shumicës së vejushave janë regjistruar në emër të të afërmve të burrave të tyre të ndjerë. Këta faktorë mund të shpjegojnë pse shtëpitë e prira prej grave në Kosovë ka tendencë të kenë shkallë më të lartë varfërie se ato që prihen prej meshkujve (39.8 për qind krahasuar me 29 për qind, sipas një raporti të sponsoruar nga Agjencia Kosovare për Barazi Gjinore).

E gjithë kjo nënkupton se nëse një gruaje në Kosovë i është vrarë burri në luftë dhe nuk ka një vend pune ose mbështetje familjare, mbështetja vetëm në sistemin social të shtetit mund të kuptohet si jetë në mjerim. Grave që u janë vrarë ose zhdukur burrat në luftë u jepet një asistencë sociale mujore prej 135 eurosh.

Shkollimi dhe kujdesi shëndetësor në sistemin publik falas, si dhe përparësia në punësim janë të garantuara me legjislacionin e Kosovës për viktimat e luftës. Sidoqoftë, këto beneficione zbatohen vetëm kur bëhet fjalë për familje të ish-ushtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, që kishin luftuar kundër forcave serbe. Për shumicën e viktimave civile të luftës, asistenca financiare mujore e mirëqenies është mbështetja e vetme institucionale që marrin.

Një studim ka treguar se 96 për qind e grave vejusha të luftës kanë përjetuar episode të rënda depresioni dhe se për shumë gra të mbetura vejusha sherri i luftës, martesa e dytë nuk është konsideruar si mundësi e pranueshme nga shoqëria (në kundërshtim me praktikën e meshkujve që kanë humbur gratë në luftë). Një tjetër studim vëren se frika e mbikëqyrjes së bashkësisë dhe thashethemet gjithashtu kanë ndikuar fort që gratë të mos marrin plotësisht pjesë në jetën publike. Në thelb, nevojat e tyre janë të thjeshta dhe brenda sistemit të varfër të mirëqnies në Kosovë: mundësi punësimi, strehim të dinjitetshëm dhe garanci se fëmijët e tyre do ta vazhdojnë shkollimin.

Qeveria e Kosovës dhe EULEX-i janë të detyruara të respektojnë Rezolutën 1326 të OKB-së, që bën thirrje për pjesëmarrje aktive të grave në procesin paqësor pas luftës – kjo nënkupton, në mesin e shumë gjërave, edhe fuqizimin e grave dhe vajzave të prekura nga lufta. Nëse shikoni gjendjen e tanishme në Kosovë, është e qartë kristal se nuk është përmbushur zotimi. Hisedarët e mëdhenj të pushtetit në këtë vend janë pothuajse të gjithë burra; madje edhe kur gratë lidere janë të zonja të flasim zëshëm për të drejtat e grave, kjo nuk ndodh rregullisht.

Të zëmë, ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ishte shefe e negociatave të ndërmjetësuara nga BE-ja për marrëveshjen paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe nuk ka dyshim se është një prej politikaneve më të fuqishme në Kosovë. Pas disa muajsh negociatash, marrëveshja përfundimtare nuk përfshinte asnjë zotim për ngitjen e aktakuzave për rastet e përdhunimeve të kohës së luftës.

Tahiri nisi në verën e kaluar nënshkrimin e një peticioni që i bën thirrje OKB-së të hetojë rastet e përhdunimeve të luftës në Kosovë. Peticioni u nënshkrua nga më shumë se 100 mijë persona deri në gusht të vitit të kaluar dhe opinionit iu tha se peticioni do të dërgohej në shtator 2014 në OKB. Ka kaluar një vit, por peticioni nuk është dërguar, madje pa u dhënë asnjë shpjegim prej Tahirit. Megjithëse një raport i OKB-së për përdhunimet e luftës në Kosovë nuk do të ofronte asnjë garanci për drejtësi për të mbijetuarat, Qeveria e Kosovës ka dështuar ta bëjë edhe veprimin simbolik.

Pavarësisht kësaj, përdhunimet e kohës së luftës mund të jenë vetëm një prej çështjeve të shumta që ndikojnë në jetën e grave të prekura nga lufta që kanë nisur të rrokin vëmendjen e duhur në nivel vendi. Kosova ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë prej vitit 2013, kur anëtarët e kuvendit diskutuan gjatë kundër përfshirjes së të mbijetuarave të përdhunimeve të luftës në legjislacion, sipas të cilit ato do të merrnin një mbështetja materiale mujore si viktimat e tjera të luftës. Arsyet dallonin prej kufizimeve buxhetore deri te pamundësia mjekësore për ekzaminimin e aplikueseve për të verifikuara pretendimet, dhe frikës se ato që nuk ishin përdhunuar gjatë luftës, do të mund të abuzonin ligjin.

Të mbijetuarat e përdhunimeve të luftës janë përfshirë në mars 2014 në një kategori të veçantë në ligjin e Kosovës për viktimat e luftës. Ende nuk ka të dhëna të sakta pë rnumrin e personave të përdhunuar në luftën e Kosovës, megjithëse numri dallon prej një shifre të ulët deri në 20 mijë. Presidentja Atifete Jahjaga ka marrë kryetarinë se si të dokumentohen përdhunimet dhe ka ofruar mbështetje qeveritare për të mbijetuarat e përdhunimeve të luftës nëpërmjet një amendamenti të ri.

Jahjaga ka formuar Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarat e Përdhunimeve të Liftës, në mesin e të cilit ka edhe përfaqësues të OJQ-ve që kanë punuar për së afërmi me gra anembanë Kosovës – përfshirë edhe të mbijetuara të përdhunimeve të luftës. Dhe për habi, duket se futja e tyre është reflektuar në mënyrat se si amendamenti do të zbatohet hap pas hapi. Ta zëmë, viktimat e përdhunimeve të luftës kur të aplikojnë për asistencë financiare të garantuar me ligj, nuk do të jenë të detyruara të kenë dëshmitarë.

Në përvjetorin e parë të krijimit këshillit, Jahjaga bëri të ditur në mars krijimin e një komisioni me mandat pesëvjeçar, që do të dokumentojë plotësisht të gjitha pretendimet. Ajo ka vënë theksin te rehabilitimi i të mbijetuarave, përshirë punësimin, mbështetjen psikologjike, kujdesin shëndetësor dhe qasjen në drejtësi – një qasje e mirëpritur që shkon përtej mbështetjes financiare mujore.

Qasja me dorë të zgjatur e Jahjagës ndaj çështjes e dallon atë prej të gjithë presidentëve pararendës, që kishin premtuar veç fjalë. Por sa e lehtë do të jetë për të mbijetuarat që të flasin në fshatra e qytete të Kosovës, ku përballen me pengesa të shumta shoqërore, hiq stigmën e përdhunimit? Po puna e grave të tjera të prekura nga lufta, si rasti i grave të Krushës së Vogël, që nuk kanë figura publike, si presidentja, që t’u prijnë në mbrojtje të kauzës së tyre?

Një gjë dihet fort mirë: Kosova duhet t’u japë grave të saj mundësinë për shërimin e plagëve të luftës. E këtë duhet ta bëjë me dinjitet dhe pa i gjykuar.

Fati i pazbardhur i mjekut të zhdukur të UÇK-së, Hafir Shala – Rrëfen djali i tij

Gentrit Shala që nga mosha tre vjeçare nuk e ka parë kurrë babain e tij, doktor Hafir Shalën.
Doktor Shala që njihet si një nga mjekët e parë që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së në vitin 1998, u arrestua nga policia serbe dhe që nga ajo kohë nuk u gjet më.
Tani më janë bërë 20 vite që kur familja nuk ka pranuar lajm nga doktori, dhe shpresat për ta gjetur trupin e tij pothuajse janë shuar.

E dhimbja më shumë shtohet, kur nuk dihet gjë për fatin e tij e as nuk kanë varr që do ua zbuste mërzinë.

Kështu është shprehur djali i vetëm i doktorit, Gentrit Shala. Ai për Indeksonline ka thënë se shpresat për zbardhjen e fatit të babait janë humbur.

Shala u ka bërë thirrje institucioneve që t’i thërrasin më shumë ndërgjegjes dhe të zbardhin fatin e doktorit që kontribuoi për atdhe.

“Janë bërë 20 vite qe ende nuk dimë asgjë për fatin e babit tim, shpresat tona pothuajse kanë humbur. Shpresojmë që institucionet vendore të i thërrasin me shumë ndërgjegjes së tyre morale dhe kombëtare. Është detyrë dhe obligim për ta që ta zbardhin fatin e doktorit. Trupi i doktorit do të pushonte i qetë vetëm në Kosovën e tij që aq shumë e deshi”, ka thënë djali i Hafir Shalës.

Sipas tij, institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare pak kanë bërë në krahasim me dhimbjen që kanë familjet e të pagjeturve.

“Të them te drejtën me mundësitë që kanë institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare pak kanë bërë në krahasim me dhimbjen që kanë këto familje. Fjalët deri me tani kanë qenë të tepërta në krahasim me punën dhe angazhimin e tyre për zbardhjen e fatit te të pagjeturve”, ka shtuar ai.

E Shala thotë se prindi i tij nuk ka qëndruar shumë me familjen ngase po kujdesej për ushtarët e njerëzit në nevojë.

Pavarësisht që ka qenë i vogël, ai babain e gjen tek tregimet e njerëzve për të, tek shokët, te liria dhe pavarësia e Kosovës.

Gentriti kujton një moment të veçantë me babain e tij. Ai thotë se babai i kishte thënë nënës së tij dikush duhet të sakrifikohet për vendin…

“Në kohën e luftës kam qenë 3 vjeçar dhe fatkeqësisht nuk kam arritur të njoh shumë babin tim pasi që në atë kohë siç tregon mami im, kthehej natën vonë e dilte herët në mëngjes për tu përkujdesur për njerëzit në nevojë dhe organizim të luftës. Në gjumë na gjente, e në gjumë na linte. Ne kujtime kam vetëm tregimet e njerëzve qe iu dha ndihmë, njerëzve qe iu shëroj plagët, shokëve të tij, rrethit dhe familjes dhe jetoj me krenari që jam gjaku i tij.

Fizikisht nuk është në mesin tonë, por shpirtërisht ai është me ne, atë e gjejë tek rrugët dhe rrugicat që i shkelte çdo ditë, e gjejë në kujtimet e qytetarëve që iu dha ndihmë e gjejë të vet liria dhe pavarësia e Kosovës. Një rast dua ta tregoj, njëherë na kishte zënë gjumi në dysheme duke e pritur babin me mall pasi që kishte kohë pa e parë, dhe kur kthehet babi natën vonë, i thotë mamit pse fëmija në tokë kanë flejtë?. Mami i thotë, “po rrimë zgjuar e po e presim babain se na ka marr malli me e pa”. E babai i thotë edhe mu më ka marr malli, por, oj gruaja jem ju nuk jeni duke parë çka unë shoh çdo ditë, dikush duhet të sakrifikohet për atdhe, ishalla ma boni hallall…”, ka thënë Gentriti.

Mirëpo, ai është shprehur i irrituar me institucionet që nuk kanë bërë më shumë për zbardhjen e fatit te të pagjeturve e babait të tij.

“Përkrahja kaq qenë pothuajse zero, madje me habit fakti se si institucionet tona i bëjnë thirrje shtetit Serb për zbardhje të fatit te të pagjeturve, kur në të njëjtën kohë e kanë punësuar dhe e kanë ngritur në detyrë njeriun që e rrëmbeu dhe zhduku babain tim. Rrëmbeu dhe zhduku, shokun e tyre të ilegales, bashkëluftëtarin e tyre, doktorin e popullit, njeriun qe një jetë të tërë ia kushtoj atdheut te tij” është shprehur djali i Hafirit.

Hafir Shala është nga Krajkova e Drenasit. Ai ishte kidnapuar nga forcat serbe me 10 prill të vitit 1998 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Ndryshe, rezoluta për personat e pagjetur dje nuk është miratuar pasi deputetët nuk ishin prezentë për ta votuar.


Mjeku amerikan që shërbeu gjatë luftës në Kosovë: Kujtimet më të vështira nga lufta janë fëmijët e plagosur

NGA: GJEKË GJONAJ 

Humanizmi dhe bujaria janë vepra madhore që tregojnë jo vetëm bamirësinë dhe shpirtin fisnik të personit i cili kryen vepra të këtilla por shërojnë shumë plagë njerëzore. Kjo kategori njerëzish është e veçantë, sikurse edhe mjeku kirurg amerikan Villiard J. Noyes nga shteti i Pensilvanisë, qyteti Allentoun. Ai ka ardhur për herë të dytë në Ulqin dhe për herë të pestë në Shqipëri dhe në Kosovë për të vizituar miqtë e tij të vjetër shqiptarë, të cilët vullnetarisht i ka kuruar dhe me të cilët është shoqëruar në momentet më të vështira gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Njeri me zemër të madhe

Image result for Mjeku - kirurg amerikan Williard J.Noyes

Gjatë gjithësejt dy orëve që qëndrova me këtë doktor fillimisht në Ulqin, pastaj në fshatin Reç të këtij qyteti dhe së herën e fundit në bjeshkën e Koritës në Malësi me rastin e Ditës së Shtjefnit në manifestimin tradicional të bjeshkatarëve të Kojës dhe Trieshit kuptova se është njeri me zemër të madhe, një mik i dëshmuar i shqiptarëve , një humanist i madh që kishte ardhur po ashtu nga një vend i madh në sposnsorim të një mikut tonë të përbashkët, i cili për arsye modestie nuk dëshiron ti përmendet emri, në shenjë miorënjohjeje , respekti e nderimi për kontributin dhe ndihmesën e jashtëzakonshme të dr. Noyes për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi. “Nuk kisha dëgjuar kurrë për Kosovën më parë me sa mbaj mend dhe nuk dija pothuajse asgjë për Shqipërinë. Nuk jam shqiptar me gjak por u bëra pothuajse njëherësh kurioz, dhe kisha dy vjet që kisha dalë në pension, prandaj i thashë vetes : " Dua të shkoj ". Nnuk e dija ç'më priste por nuk e vrava shumë mendjen për këtë. Kisha besim në vete se do të isha në gjendje të hyja në spital dhe të kryeja punën që unë dija më së miri ta bëja. Dhe vajta në Shqipëri e Kosovë për të ndihmuar të plagosurit shqiptarë " më thotë ai në fillim të bisedës, duke mbajtur në dorë shumë shkrime , publikime e fjalime në shqip e anglisht dhe qindra fotografi rrënqethëse si dëshmi e një terrori çnjerëzor që bënte askohohe regjimi serb i Millosheviqit ndaj popullit martir e të pafajshëm të Kosovës. Shumë prej këtyre të sëmurëve që i shikojmë së bashku në këto fotografi, shton doktor Noyes, u trajtuan në spitalin e Kukësit, në qendrat shëndetësore , në kampet përrreth këtij qyteti dhe në spitalin kirurgjikal të Tiranës. Shërimi i të plagosurve kosovarë civilë dhe ushtarë të UÇK-së që silleshin gjatë evakuimit të popullatës për në Shqipëri ishte tepër i vështirësuar për shkak të mungesës së mjeteve të domosdoshme spitalore në sallat e operacionit dhe për faktin se lufta me vdekjen vazhdonte ditë e natë. Puna e tij ka qenë vetëmohuese aq më tepër kur dihet se ishte në një moshë të thyer 67 vjeç, vuante nga asma e diabeti dhe kishte bërë katër bajpase në zemër. Mirëpo të gjitha këto nuk e ndalnin doktorin të kryej misionin e tij human për të cilin kishte ardhur vullnetarisht në Kosovë e Shqipëri, sepse e dinte se të plagosurit kosovarë kishin nevojë për të më shumë se kurrë. Puna e tij nuk ishte e lidhur ngushtë vetëm për intervenimet kirurgjikale . Ai nuk kishte as orar pune. Me të njëjtin entuziayëm punonte më tepër se 16 orë në ditë, në spital, në kampe, kudo ishte e nevojshme ndihma e tij. Me punën e tij vetëmohuese u bë i dashur e popullor jo vetëm për të sëmurit por edhe për mjekët kolegë shqiptarë me të cilët punoi si dr. Ylber Vatën, dr. Shaqir Shehun, dr. Mustafë Mustafën, dr. Arben Korbin, dr. Emin Ferhatin, dr. Shahin Klosin,dr. Arben Beqirin, dr.Edmond Çelikun, dr. Ucë Gjonbalajn, dr.Alban Gjonbalajn e të tjerë.


Në Shqipëri nuk ka pasur transplantim organesh



I pyetur se a janë të vërteta akuzat dhe pretendimet për transplatntimin e organeve në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999 ai në mënyrë kategorike i hedhë poshtë ato. “ Nga përvoja ime si kirurg në Pensilvania në vjeljen e organeve nga njerëz që kishin nënshkruar marrëveshje për të dhuruar organet e tyre pasi të vdisnin kjo më duket krejtesisht e pabesueshme. Procesi që ndodh gjatë vjeljes së organeve, përgatitja e organeve, ftohja dhe ngrirja e organeve dhe koha e transportit që nga aty ku kryhet operacioni deri tek aty ku duhet të shkojë, është e pabesueshme për mua që mund të ndodhë në atë vend për të cilin po më flisni ju, në Shqipëri, nga ushtarët e UÇK-së. Së pari, unë nuk njoh asnjë mjek tjetër përveç një ose dy që ishin të përfshirë në luftën e shqiptarëve të Kosovës, në vende të tjera përveç atij ku isha unë, në zonën e luftës. Është e paimagjinueshme që edhe nëse kishte mjek aty gjatë luftës, si mund të kishte kohë dhe fuqi ai që të mundej ta bënte këtë gjë që po më thoni ju. Është e pabesueshme, nuk e besoj dot! Pra, jam plotësisht i mendimit që ajo gjë nuk ndodhi”, thotë Noyes, duke shtuar se të njëjtën përgjigje ua ka dhënë edhe gazetarëve të tjerë shqiptarë të cilët e kanë intervistuar më parë.

Kujtimet e tij më të vështira nga lufta janë fëmijët e plagosur

Gjatë mjekimit të tij të përditshëm gjashtë mujor në Shqipëri me çrast ,siç thotë ai, ka humbuir 20 kilogram në peshë, ka patur shumë raste të vështira që kanë lënë dhimbje të thellë në kujtesën e tij . Sipas tij fëmijët e plagosur ose nga aksidentet, ose nga lufta , si plagët nga mina etj. janë qeniet njerëzore më të dhimbshme.“Kam parë shumë fëmijë të plagosur në luftën e Kosovës.Këto janë raste shumë të vështira, shumë emocionale. Fëmijët që vuajtën të këqijat e luftës me ato që u ndodhën nuk do ta harrojnë kurrë luftën dhe ato që kaluan, pavarësisht nëse ishin 3 ose 6 vjeç ose 10 vjeç. Ajo nuk do t’u fshiihet nga kujtesa, do ta mbajnë mend gjithë jetën. Pra, plagët e tyre janë dhe ato që nuk mund të shihen, i mbajnë brenda ato, por janë aty dhe do të jenë gjithmonë aty”, shprehet ai duke shtuar se nuk ka mundur dot të përmbajë lotët e tij të dhimbjes nga britma e një vajze shtatë vjeçe e cila e kishte thyer dorën.
I lumtur dhe krenar për atë që bëri për shqiptarët

Ndonëse kontributi i tij si mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilëve të luftës e të pasluftës në zonat e kontaminuara ka qenë tepër i madh ai me gjithë zemër shprehet i lumtur dhe ndjehet krenar që iu dha mundësia të bëjë atë që bëri. Ai shprhet i pakënaqur që nuk e dërguan në vijën e frontit, aty ku luftohej dhe kishte më shumë të plagosur meqë aty, siç pohon ai, do të kontribuonte shumë më shumë. “Them se do të kisha qenë më i dobishëm po të më kishin çuar më pranë vijës së parë të luftës, sepse mendoj se do të kisha mjekuar shumë më tepër të plagosur nga UÇK-ja që u sollën plot plagë nga fusha e betejës . Do të doja të kisha mjekuar shumë më shumë ushtarë”, thotë ai.

Nderi i qytetit të Kukësit

Këshilli Bashkiak i Kukësit i përbëër nga 25 këëshilltarë, të rreshtuar në dy kmoalicione, me date 22 janar 2001unanimisht i jep doktor Williard L. Noyes titullin Qytetar Nderi i Qytetit të Kukësit , duke marrë kështu në konsideratë vlerësimin dhe propozimin e kolegëve të spitalit të Kukësit dhe të qytetarisë kukësiane, për të nderuar mundin, djersën, sakrificën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndihmë vëllezërve kosovarë që përjetuan në gjenocidin më të egër të Serbisë në luftë për të drejtat e tyre gjatë periudhës së kësaj lufte pushtuese. Në motivacion e këtij vendimi nënshkruar nga kryetari i Këshillit të Bashkisë së Kiukësit Astrit Hazimi dhe ing. Ylber Zeneli thuhet: “ Për kontributin e madh që dha zotëri Williard L.Noyes në sektroin e shëndetësisë gjatë menaxhimit të krizës kosovare në periudhë n Prill-Qershor 1999“.
Ndihma humanitare pas luftës në Kosovë

I prekur pa masë nga varfëria e shqiptarëve në kohën e luftës në Kosovë mjeku bamirës Noyes pasi është kthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përpoq dhe ia doli me sukses të mbledhte pajisje dhe vegla mjekësore, duke filluar nga fashot, medikamentet dhe patericat, karriget me rrota e të tjera gjitha që u duheshin, por ata nuk i kishin. Prandaj, u kthye në Shqipëri, në Kosov dhe tri herë të tjera, në vitin 2000, 2001 dhe 2005 dhe solli 44 kontenierë me pajisje mjekësore në spitalin e Kukësit dhe disa prej tyre shkuan në spitalin e Tiranës dhe disa në atë të Prishtinës. Një kontenier me disa nga këto pajisje mjekësore më së fundmi arrijti me shumë vonesë si çdo e mire tjetër edhe në Ulqin, më sakt në shtëpinë e shëndetit.,

Përfundim

Kam takuar jo pak miq të huaj të shqiptarëve. Por nuk kam njohur deri më sot njeri që i do dhe ka më shumë repsekt nbdaj nesh sa ky mjek i famshëm amerikan, i cili vlerëson tejmase shqiptarët në përgjithësi. “Nuk kam gjetur ndonjë popull dhe njerëz kaq mikpritës, bujar e humanist se sa shqiptaret në shtetet e zhvilluara. Jam krenar qe mu dha rasti t’i njoh ata, te krijojë miqësi të forta , madje edhe vëllamëri . Me dy mjekë me të cilët kemi operuar bashkë në Shqipëri dr. Shenun dhe dr. Vatën jemi vëllazëruar, duke pirë gjakun e njëri –tjetrit. Por jam i sigurt se i kam së paku edhe katër shqiptarë të tjerë me të cilët po ashtu do të dëshiroja dhe do të dëshironoin të vëllazërohemi”, shton Noyes.

Bazuar në gjithçka që bëri ky mjek fisnik amerikan për ne shqiptarët me të cilët u bë pjesë e jona, ne kudo që ndodhemi gjithmonë duhet të respektojmë veprën humanitare të këtij njeriu të rrallë i cili është ikonë e gjallë e humanizmit botëror. Me shembullin e tij nderoi veten , familjen dhe kombin e tij. Shëndet dhe jetë të gjatë doktor Noyes!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...