2018-10-07

Sonila Meço: Oligarkët janë gjithnjë pranë pushtetit




Cfarë na mëson historia: oligarkët janë gjithnjë pranë pushtetit, sipërmarrësit e fuqishëm janë ata që diktojnë ligje e reforma ekonomike, që u sigurojnë norma gjithnjë më të larta fitimi, të fortët përcaktojnë sektorët prioritarë ku shteti orienton koncesione e PPP-ra. Historia e afërt, po dhe ajo ca më e largët na kanë mësuar se rezultatet zgjedhore varen nga paratë e investuara në blerje votash e propagandë, se pushteti është pjesëmarrës në fitimet e oligarkëve, se kontratat, që sigurojnë biznese edhe fantazmë prodhohen në takime okulte me përfaqësues pushteti dhe jo në konkurrencë të lirë e garë transparente, se pasuri e shërbime të rëndësishme publike i lihen në dorë privatëve me justifikimin e administrimit më cilësor, por përfundojnë në “miniera” ari për një grusht njerëzish që i kanë të mjegullta vijat ndarëse mes pushtetit dhe sipërmarrjes. Viktimat janë po ato, ekonomia e dobët, biznesi i ndershëm, populli.

Ajo çfarë sot dimë, është një platformë, konkrete për të çliruar ekonominë nga krimi dhe paratë e pista dhe artikulimi i saj nga lideri i opozitës, që e ka njohur pushtetin si ministër e kryetar bashkie. Po t’i bashkëngjisim edhe propozimet për ndryshimet kushtetuese që parashikojnë vettingun e politikanëve, atëherë kemi një alternativë të plotë që mëton të çlirojë edhe politikën edhe shoqërinë nga krimi. Por, mu bash këtu, duhet të nisë një proces tretës i fortë nga ana e publikut, i etur për ndëshkimin e atyre që po e detyrojnë të nisin emigracionin edhe në moshë të tretë, a të mësoje gjermanishten në moshë madhore.

Kissinger besonte tek historia dhe filozofët, me këtë arriti të rezistonte si një ndër njerëzit me aftësi të jashtëzakonshme shtetare, duke i shërbyer shumë administratave. Teksa lexoja artikullin për biografinë e tij, në sfond platforma e re për përforcimin e Ligjit Antimafia e vettingu në politikë më ngjanin një përpjekje për të bërë shtet më të mirë, por si t’ia bëj historisë që më kujton përpjekje të ngjashme nga aktorë të sprovuar në pushtet? Si mund të bëhet më e besueshme? A mos duhet të hapet gara zgjedhore për të njëjtën transparencë, konkurrencë të lirë, shmangie korrupsioni e blerjesh, abuzimesh e ndikimesh të krimit në lista? Ose do duhej të dënohej ky sistem i tëri, me gjithë mënyrën si zgjedh përfaqësuesit e vet, ose vështirë të besohet se opozita mund ta bëjë ndryshimin e madh duke e mbajtur në këmbë me pjesëmarrjen në të.

Kjo është histori e vjetër, por sepse e patretur mirë, rrezikon të bëhet fatkeqësia jonë kronike.

E para që këto ligje të miratohen, duhet edhe vota e shumicës, asaj që opozita e cilëson të kapur nga krimi i organizuar. Pra, që kjo nismë të jetësohet, shanset janë pothuajse 0. Jemi kësisoj ende në nivel deklaratash.

Së dyti, për sa kohë zgjedhjet kontrollohen nga kryetarë, me lista të mbyllura, lidhje okulte me krimin, pa transparencë financimesh partish, shqiptarët do të vijojnë të përsërisin historinë, duke e harruar. Dhe mundet të nisin e dyshojnë se ligjet që kërkojnë konsensus të gjerë për t’u miratuar, ose e kanë cenin brenda për të shpëtuar të dy palët, ose do mbeten thjeshtë retorikë opozitare. Dhe po e njëjta histori që përsëritet I kujtoi pak ditë më parë qeverisë, se negociatat nuk hapen pa një reformë të plotë zgjedhore para zgjedhjeve lokale të vitit 2019…

Ekspertiza: Vajza u dhunua. Ja se si u ndihmua djali i deputetit


Ekspertiza mjeko-ligjore i konfirmoi prokurorisë se ndaj Xhisiela Malokut është ushtruar dhunë, me një dëmtim që i ka humbur aftësinë e përkoshme për punë deri në 9 ditë.

Në dy ditët e hetimit nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) janë konstatuar një sërë shkeljesh në trajtimin e padisë së bërë nga Xhisiela Maloku e cila ishte paraqitur për të bërë kallzim ndaj Rexhep Rrahjës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Kallzimi dyshohet se ishte për dhunë, përdhunim dhe rrëmbim. Por, pavarësisht ngjarjes së rëndë, vajzës nuk i është ofruar menjëherë urdhër-mbrojtjeje, ndaj për këtë arsye edhe oficeri Gentian Çitozi, i cili i mori çështjen, u pezullua nga detyra pas ankimit të vajzës dhe më pas më datë 25 ndaj tij është regjistruar procedim penal për shpërdorim detyre.

Por, oficeri Çitozi po ashtu dyshohet se gjatë marrjes së kallzimit ka tentuar të lehtësojë pozitat e të dyshuarit Rexhep Rrahja duke mos evidentuar dhunën fizike. Edhe në bazë të asaj që oficeri ka evidentuar, ai nuk ka ushtruar të drejtën e ndalimit me iniciativë.

Megjithëse, sipas deklarimeve të saj, Xhisiela Maloku më pas ka kërkuar që të tërheqë kallëzimin, në Prokurorinë e Krujës ka shkuar materiali ku vepra penale ishte zbutur në kërcënim me mesazhe telefonike.

“Më datë 21.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.Rr, vjeç 24, banues në fshatin Zezë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur e kanosur me anë të mesazheve telefonike shtetasen Xh.M, vjeçe 25. Neni 120 i Kodit Penal”.

Ndërkohë, sipas verifikimeve të SHÇBA-së, oficerit që denoncoi rastin Emijano Nuhu i është deleguar çështja më 27 korrik pas pezullimit të kolegut të tij Çitozi.

28 Vlorat nga Kosova, zbresin në qytetin e Pavarësisë


Një vit më parë erdhën Sarandat. Tani po vijnë Vlorat. Bëhet fjalë për 28 vajza nga Kosova të cilat mbajnë që lindja emrin domethënës Vlora, e që janë përzgjedhur nga ambasada e Shqipërisë në Prishtinë mes mijëra vajzash kosovare me këtë emër, për të vizituar qytetin bregdetar që u ka dhënë emrin. Shifra 28 ka brenda simbolikën e datës së pavarësisë, për faktin se vizita e tyre do të fokusohet kryesisht në qytetin e Vlorës, por edhe në Himarë.

Programi i hartuar nga ambasada jonë në Prishtinë, fillon që sonte me mbërritjen e grupit të vajzave në Vlorë. Të shoqëruara nga ambasadori Qemal Minxhozi, ato do të priten nga kreu i bashkisë Dritan Leli dhe do të kenë në tre ditë në vijim takime e aktivitete të ndryshme në Vlorë dhe Himarë.

Tradita e bukur e krijuar me vajzat që mbajnë emra qytetesh shqiptare, dëshmon lidhjen e fortë të shqiptarëve në dy anët e kufirit shtetëror, si dhe promovon ndjenjat e miqësisë e shkëmbimet mes Kosovës dhe trevave të ndryshme të Shqipërisë.

Seks në qendra masazhi në Tiranë, zbardhen përgjimet, të përfshirë njerëz të ekranit dhe zyrtarë


Detajet dalin në dritë në përgjimet e kryera për llogari të hetimit të zhvilluar ndaj tre administratorëe të këtyre qendrave, të proceduar penalisht dy javë më parë për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.


“ABC News” ka siguruar disa nga transkiptet e bisedave të nxehta të përgjuara mes masazhatorëve dhe personit të autorizuar nga prokuroria për veprimin e simuluar.

Pa ditur se po regjistoheshin punonjëset kanë bërë biseda të lira, duke treguar edhe llojin e klientëve që frekuentojnë qëndrat, si në këtë përgjim:

Agjenti: Po noj shërbim tjetër ofroni ju? Se andej nga jetoj unë, qendra masazhi i ofron të gjitha shërbimet.

Masazhatorja: Avash ti. Ti sot erdhe për herë të parë. Kërkon shërbime ekstra. Ne ato i bëjmë me njerëz të njohur, njerëz që janë çdo ditë para ekranit. Por kur të njihemi më mirë atëherë folim. Herë tjetër kur të vish do të futesh nga mbrapa, jo nga hyrja kryesore. Këtej nga hyjnë njerëz me kollare.

Në një tjetër bisedë, Masazhatorja e një prej qendrave të goditura nga operacioni policor i koduar “Ekstra service” i tregon agjentit nën mbulim si mund të shkojë në qendrën estetike pa rënë në sy.

Agjenti: Shiko, disa nuk e kanë problem, futen dhe ashtu. Disa e dun pak si fshehtas. Si…

Masazhatorja: Si fshehtas sa të dush.

Agjenti: Unë për shembull erdha fshehtas nga punëtorët e mi po…

Masazhatorja: Po.

Agjenti: Unë e kam besdi kur shoh 4-5 femra aty. Desha të dal i herë prapë mbrapsht.

Masazhatorja: E.

Agjenti: Desha t’dal prapë mbrapa. Desh u ktheva, sa pashë 4-5 goca. Pastaj u futa, s’e mendova.

Masazhatorja: Ti s’e ke pas dhe numrin. Se për shembull, ta kesh numrin e pronarit dhe s’ke nevojë me u fut ashtu. A kupto? E thi du me filanin dhe të ço ke dhoma.

Agjenti: Ashtu e?

Masazhatorja: Është edhe nji dhomë mbrapa. Është nji dhomë. Futesh në pallat fshehtas nga mbrapa. Futesh dhe s’të shef njeri. Aty nuk shef as goca, asnji. Vetëm ajo që vje me të bo masazh. Aty të fut në dhomë, manej je….

Agjenti: Po.

Masazhatorja: Je në rregull. Jo me ka sa të dush që vin kshtu si thu ti. S’dun me i pa njeri. Futen, vijnë me syze, me kapuç, edhe familjarë.

Një tjetër bisedë me interes për hetimin është ajo ku Masazhatorja e një prej qendrave të masazhit diskuton me agjentin për çmimin e shërbimeve ekstra.

Masazhatorja: Po varet çfare kërkon ti shtesë. Çfarë shërbimi kërkon ti.

Agjenti: Po ku di unë. Unë veç pyetje bëj. Ti ca më ofron?

Masazhatorja: Këtu ka masazhe i kompletuar, gjithë trupi. Tjetër nuk ka.

Agjenti: Më thuaj sa është e përfshirë kjo e kompletuar.

Masazhatorja: Po ti jep vetë një ide dhe të them unë.

Agjenti: Po ta rrisim dhe një tridhjetëshe je në rregull.

Masazhatorja: Ok. Domethënë i bie dopjo masazh. Shtatëdhjetë i gjithë trupi. Se ata që kërkojnë shumë nuk marrin asgjë, por ti nuk kërkove asnjë gjë.

Agjenti: Unë dua të dal i kompetuar që këtej.

Masazhatorja: Që të dalësh i kompletuar që këtu duhet të heqësh brekët.

Agjenti: Unë doja ti t’më bëje veç mu masazh.

Masazhatorja: Okej. Dy mijë euro du rrogë mujore, se aq më shkon rroga këtu. Të pyes si ndjehesh tani, je pak më i lirshëm? Do të bëj unë ty që herën tjetër kur të vish të jesh më i lirshëm. Më ke thënë tetë. Mos i ke numëruar gabim?

Agjenti: Po pastaj, ç’problem ka. I ke shumë?

Masazhatorja: Ok, faleminderit, m’i ke dhënë vetë.

“ABC News” zotëron dhe një sërë përgjimesh të tjera, por për shkak të përmbajtjes së tyre tejet të lartë erotike dhe në emër të profesionalizmit dhe kodit të etikës zgjedh të mos i ndajë me publikun.










Gëzim Tushi: Shqipëria po plaket me shpejtësi!




Fran Gjoka, Lezhë.



Image result for fran gjoka

Intervistë me z. Gëzim Tushi, Sociolog i njohur, “Mjeshtër i Madh”



Zoti Tushi, sipas të dhënave të INSTAT Shqipëria po plaket me shpejtësi. Vetëm në vitin 2017 janë ulur lindjet me 70%.Sipas jush, përse kemi arritur deri këtu?



Po është e vërtetë. Struktura demografike e popullsisë shqiptare po ndryshon me shpejtësi. Për pasojë duket se fenomeni i plakjes së popullsisë bashkë me kompleksitetin social dhe pasojat demografike evidente është një fenomen që tashmë ka prekur thellë edhe shoqërinë tonë. Ka filluar të shfaqet si një problem demografik e social e kombëtar. Por në të njëjtën kohë është një fenomen global dhe pasojë e drejtpërdrejtë e orientimit postmodern të shoqërisë shqiptare, e cila ka bërë që vendi ynë i cili tri dekada më parë ka qenë vendi me lindshmërinë më të lartë në Evropë, e që tani nuk është as në top listën e dhjetë vendeve të para me lindshmëri të lartë. Le të sjellim ndonjë fakt mbushamendës për këtë realitet të rrënimit të natalitetit. Në se në vitin 1960 në Shqipëri kishte gati 7 fëmijë për grua, në 2012 kishim 1.72 fëmijë për grua dhe sot kemi mbërritur në shifrën 1.5. Në këtë situatë kanë ndikimin e tyre shumë faktorë, ndër të cilët duhen përmendur disa. Së pari, është fakt që tek ka një rritje të dukshme të jetëgjatësisë së moshës dhe për pasojë edhe zgjerim të peshës demografike të njerëzve të moshuar. Së dyti, ndërkaq modernizimi i familjes shqiptare, kalimi nga familja tradicionale me shumë fëmijë në familjen postmoderne me 1 deri në 2 fëmijë, tregon për një ulje drastike të lindshmërisë. Së treti, vendi ynë është përfshirë nga dy valë të mëdha emigracioni, që ka sjellë largimin e njerëzve të rinj dhe në moshë pune.



Mbështetja e komunitetit LGBTI me martesat gay dhe lesbo a janë indikatorë në uljen e lindshmërisë?



Hë për hë kjo çështje akoma nuk ka lidhje me orientimin seksual të komunitetit LGBTI, nga që akoma tek ne nuk është legalizuar e drejta e martesës së personave me orientim të tillë seksual. Edhe sikur kjo të ndodhë, pra të legalizohen martesat homoseksuale, nuk besoj se do ketë ndikim në peshën demografike të plakjes së popullsisë.



Me syrin e sociologut, çfarë ekuilibrash social janë prishur dhe a ka shteti përgjegjësi në krijimin e kushteve për të favorizuar shtimin e popullsisë?



Padyshim që diçka duhet bërë. Me strategji, politika, legjislacion dhe institucione që favorizojnë dhe motivojë shtimin e popullsisë dhe dobësimin e fenomenit të plakjes së saj. Politikat favorizuese për shtimin e lindjeve duhet të jenë më të qarta, më afatgjata dhe me impakte konkrete. Rasti i fundit i përcaktimit taksativ të pagesave për fëmijën e parë, të dytë, të tretë, etj është një masë pozitive. Por me shumë rëndësi është zgjerimi i politikave dhe masave konkrete për zgjerimin e tregut të punës dhe punësimit si mënyrë efikase për të demtotivuar emigracionin e të rinjve, i cili kohët e fundit është bërë tejet shqetësues. Ky lloj “emigracioni i vonuar” i ditëve tona duhet parë në esencën e shkaqeve të veta dhe duhet vlerësuar thelbësisht për pasojat e dukshme në plakjen e popullsisë. Sidoqoftë në se ecet me këto trende, do të prishet struktura moshore e popullsisë në raport me punën. Ka prognoza që thonë se ka shumë mundësi që në vitin 2022 numri i moshës së të rinjve që hyjnë në punë, do të jetë më i vogël se i atyre që dalin në pension. Padyshim që kjo rënie e popullsisë dhe sidomos plakja e saj ka pasoja të caktuara social ekonomike por edhe kombëtare. Padyshim në se procesi i plakjes do të vazhdojë të thellohet dhe do prishen më tej raportet e njerëzve në moshë pune me ata në moshë pensioni, në se numri i fëmijëve do vazhdojë të ulët (sot nga 1 milion fëmijë shkollorë në 1990, sot janë afërsisht 500 mijë), kjo do të sjellë në mënyra fare të natyrshme ngadalësimin e rritjes ekonomike. Shtimi popullsisë së plakur doemos që kërkon më shumë shpenzime dhe investime për kujdesin shëndetësor, sepse dihet që mosha e pleqërisë është moshë e shtimit të sëmundjeve dhe nevojave për kurimin dhe parandalimin e tyre. Kjo do të thotë se duhet menduar më shumë për produkte e nevoja e shërbime të veçanta, duke shtuar më shumë spitale, shtëpi mjekësore e personel ndihmës. Sepse të moshuarit dihet që konsumojnë më shumë ilaçe dhe kanë nevoja specifike që janë një presion evident për shtimin e gamës së investimeve mjekësore. Si konkluzion, prishja e ekuilibrave midis atyre që janë të punësuar dhe atyre që janë në pension doemos që vë në vështirësi edhe skemën e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve të pleqërisë.



Cilat do të ishin disa nga rrugët për parandalimin e këtij fenomeni në Shqipëri?



Duhen politika aktive që nxitin natalitetin. Në të njëjtën kohë e shoqëruar me masa e politika që ndikojnë në përmirësimin e nivelit të jetesës dhe që të mund të dekurajojnë pesimizmin social që favorizon emigracionin. Doemos ka qenë shumë pozitiv masa e fundit për mbështetje financiare për ato familje që sjellin në jetë fëmijë. Duhet patur parasysh ndikimi dhe kundërefektet që janë të pranishëm në realitetin tonë dhe që favorizojnë plakjen e popullsisë. Doemos që rritja e nivelit kulturor është një arsye që njerëzit shikojnë më shumë rehatinë dhe qejfin personal dhe kjo pakëson dëshirën për të patur më shumë fëmijë. Njerëzit më shumë se kërkesa për të patur shumë fëmijë kanë dëshirë për më shumë cilësi të jetës personale. Ndërkaq ka një ulje të numrit të martesave dhe shtimit të monofamiljeve. Zgjerimi i mundësive të planifikimit familjar dhe shmangia e shtatzënive të padëshirueshme është një tjetër faktor që ndikon në kurbën zbritëse të popullsisë. Ekzistenca e lirisë së abortit dhe sidomos mundësia e abortit selektiv apo e heqjes së fëmijës për shkak të identitetit seksual si dhe shtimi i përmasave të divorcit në shoqërinë tonë janë faktorë që ndikojnë në këtë proces social dhe demografik regresiv.



Sipas medies,deri në vitin 2030,Shqipëria do të jetë një popullsi nën një milionë banorë. Sipas jush,çfarë i kanoset Shqipërisë në sigurinë kombëtare apo parashikoni një faqe tjetër historie globaliste me Shqipërinë?



Nuk është çështje kanosjeje nga rreziqe që vijnë nga jashtë, më shumë është problem i sigurimit të kushteve dhe parametrave të zhvillimit të ekuilibruar kombëtar dhe socio-ekonomik. Nuk besoj se parashikimet ogurzeza demografike do mund të vërtetohen. Me siguri që po të ketë më shumë masa efektive sociale dhe reforma adekuate, situate mund të ndryshojë. Ne jemi një popull që e kemi në gen vitalitetin demografik. Situata është kalimtare. Sigurisht është e pamundur të kërkojmë parametrat e natalitetit të shoqërisë tradicionale dhe familjes me një numër shumë të madh fëmijësh.



A mendoni ju se po bëhet një politikë e qëllimshme për të “sunduar” lehtësisht mbi shqiptarët dhe për t’i administruar pasuritë kombëtare një grup oligarkësh?



Vendi nuk është i oligarkëve apo i qëllimeve të tyre me logjikë të thatë ekonomike merkantiliste. Vendi ynë është i gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë këtu dhe po këtu të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe vazhdimësinë e jetës.



Mesazhi juaj për shqiptarët dhe për politikën shqiptare.



Problemi i lindshmërisë dhe numri i fëmijëve për familje është një problem i jetës private dhe një dëshirë e personalizuar e çiftit. Duke qenë se problemi është social dhe demografik, përtej kornizës së ngushtë biologjike, është e udhës që me politika e masa mbështetëse e favorizuese shtetërore, me krijimin më shumë të kushteve për të lindur, rritur, edukuar dhe sistemuar në jetë sa më shumë fëmijë të mund të ndikohet në zbutjen e kësaj plage me pasoja ekonomike, sociale dhe pse jo edhe kombëtare. Një orientim biofilm i politikës shqiptare, vendosja në qendër të përkujdesit të familjes dhe kushteve të saj për të lindur dhe rritur fëmijë në kushte më të mirë, me përmirësimin e kushteve dhe rrjetit të institucioneve të kujdesit dhe mirë rritjes së fëmijëve si çerdhe, kopshte, shkolla, institucione spitalore pediatrike, etj me siguri që do të ndikonte në ndryshimin e situatës.

Në Trevizo të Italisë inaugurohet statuja e Nënë Terezës, Majko nuk denjon të vijë


Vitore Stefa Leka


Një ditë e veçantë dhe me plot emocione ishte data 29 shtator në qytetin e Trevizos Itali ku u mblodhën shqiptar nga të katër anët e diapsorës për të inauguruar statujën e Nënës së dashurisë NËNË TEREZËS, Pikërisht kjo statujë tepër shprehëse u vendos në qytetin e lashtë në prani të qindra njerëzve shqiptarë e italianë të ardhur nga dispora. Këtë ditë të shënuar e nderuan me pjesëmarrjen e tyre shumë figura politike italiane por dhe nga diapsora apo kombi, por vetëm nga Shqipëria mëmë dhe pse ishte i ftuar ministri diasporës zoti Pandeli Majko as këtë herë nuk mori pjesë në këtë event të rëndësishëm për kombin dhe historinë shqiptare. Edhe kur u përurua statuja e shenjtores shqiptare Nënë Terezës në Rijek të Kroacisë ku dhe aty në dt 22 shtator u organizua I njëjti event ku u përurua statuja e Nënë Terezës zoti ministër nuk mori pjesë por njëkohësisht nuk mori pjesë as edhe një tjetër personalitet nga Shqipëria apo ambasada Shqiptare në Kroaci. Pra situate u përsërit në Trevizo ku asnjë personalitet i politikës shqiptare nuk mori pjesë në këtë festë të bukur, por e vetmja që u mundua të përfaqësojë kombin shqiptar ishte vetëm ambasadorja e Kosovës, znj. Alma Lama e kudo ndodhur nëpër aktivitetet e shoqatave shqiptare në Itali, Nuk mund të le pa bërë me dije prezencën e Konsullit të Milanos gjeneral Cikaqit, e disa figurave të tjera politike nga Ulqini apo Presheva si dhe deputetja e parë shqiptare në Kroaci, zonja e nderuar Ermina Leka. Ajo që na bëri të krenoheshim ishte pjesëmarrja e zv kryeministrit të Kosovës z. Fatmir Lima, zv ministri Diasporës së Kosovës, z. Afrim Bekteshi, zv min Jashtëm, Anton Berisha dhe i madhi Dom Lush Gjergji që mbajti meshën në të dy kishat si në Kroaci dhe Trevizo që njëkohësisht ishte dhe mik i ngushtë i Nënë Terezës dhe ka shkruar disa libra për veprat e saj. Këtë përurim madhështor e nderoi me pjesëmarrjen e tij i ardhur apostafat nga Amerika biznesmeni i njohur Ekrem Bardha si dhe nga Shqipëria ishte gazetarja Anduena Llabani, Ferdinand Samarxhiu. Nuk mund të le pa përmendur pjesëmarrjen e shumë emigrantëve nga Australia e largët Austria. I gjendur gjithmonë në këto përurime mbetet presidenti Shoqatës Iliria në Slloveni z. Heset Ahmeti ndërsa zonja Mardena Kelmendi kishte çuar përfaqësuesit e Shoqatës nga Trieste “Ecim së bashku”. Doja të falënderoja të gjithë të pranishmit dhe pjesëmarrësit në këtë event për solidaritetin dhe sidomos ideatorin dhe organizatorin kryesor zotin Bajram Deskun, donatorët që u prononcuan për realizimin e kësaj vepre të bukur që jo vetëm na preku por edhe na lumturoi, pasi tashmë ne emigrantët në Trevizo do ta kemi afër Nënën tonë të Madhe. Të pranishmit pas falënderimeve dhe gëzimit nuk mund të mos shprehnin indinjatën për mos përfaqësimin e shtetit shqiptar në këtë event kaq domethënës, kryesisht ndaj ministrit të Diasporës z. Pandeli Majko.

Dokumenti 1999/Biseda Bill Klinton- Boris Jelcin për çlirimin e Kosovës nga serbët



Presidential Library “Bill Clinton” ka botuar gati 600 faqesh transkriptin e bisedave të së ish-presidentit amerikan dhe Boris Jelcin, kreu rus i shtetit, të cilat tregojnë bisedat e Uashingtoni dhe Moskës për Serbinë, Slobodan Milosevicin, bombardimin e Serbisë, etj.


Biseda për Kosovën – 24 mars 1999

CLINTON: Faleminderit që keni ardhur. Unë e di që ju jeni të njohur me situatën që ne jemi gati të fillojmë të bombardojmë objektivat ushtarake në Serbi. Millosheviçi nuk na la neve një zgjedhje. Unë e di se ju jeni kundër asaj që ne bëjmë, por dua që ju të dini se unë do të bëj gjithçka që ne duhet të bien dakord për këtë çështje duke mos prishur atë që kemi bërë në vitet e fundit.

JELCIN: Kam frikë se nuk do të kemi sukses në këtë. Ne duhet të diskutojmë politikisht, në vend që të bombardojmë dhe të shkatërrojmë njerëzit.

CLINTON: Vetëm më lejoni t’ju them këtë, Boris, bëra gjithçka që munda për të arritur një marrëveshje me Millosheviqin. Ai dërgoj trupa në Kosovë, rreth 40,000 ushtarë dhe 300 tanke. Ai nuk dëshiron t’i japë fund dhunës dhe do ta bëjë atë përsëri si në Bosnjë. Në thelb, ju do nuk do të lejojoni që ky bandit për të shkatërruar marrëdhëniet tona, ne kemi ndërtuar me shumë kujdes në 6 vitet e fundit. Unë kam qenë gjithmonë aty për ju, duke punuar shumë për të mbështetur Rusinë në planin ekonomik. Më vjen keq që serbët janë (historikisht aleat të rusëve). Ai vazhdimisht hodhi poshtë çdo propozim për t’i dhënë fund agresionit. Nuk është e rëndësishme të lejohet që të shkatërrojë marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe të gjithë mbështetjen evropiane. Nuk ia vlen.


JELCIN: Po, Bill, është me të vërtetë një keqardhje, sipas mendimit tim. Ne kemi punuar kaq gjatë në të njëjtën drejtim. Ne bëmë gjëra të mëdha. Në emër të nesh, marrëdhënieve të mia dhe të marrëdhënieve tuaja, ju kërkoj që të revokoni sulmin dhe të bëni një taktikë të përbashkët si të luftoni kundër Millosheviqit, vetëm kundër tij personalisht. Kombi ynë me siguri do të ketë një qëndrim të dobët ndaj Amerikës dhe NATO-s. Mbaj mend sa ishte e vështirë për mua që ta ktheja kokën e popullit tonë, politikanët drejt Perëndimit, ndaj Shteteve të Bashkuara, por kam arritur ta bëj, dhe tani i humb të gjitha këto.

BISEDA CLONTON-JELCIN – 25 prill 1999

JELCIN: Ju e dini se unë vendosa të mos dërgoj në Mesdhe shtatë anije ushtarake, siç kemi rënë dakord dhe unë do të vazhdoj të përmbush atë që premtova. Ndihma që japim në Jugosllavi do të jetë rreptësisht humanitare dhe do të shkojë nga toka. Ne kishim probleme në kufirin hungarez, por kjo u zgjidh. Millosheviçi këmbënguli që ne furnizojmë Jugosllavinë me sistemin anti-raketor S 300, por ne nuk do t’i japim atij, dhe ju mund të besoni mua.

CLINTON: Faleminderit.

JELCIN: Sepse nuk do të lejoj ndonjë aeroplan të afrohej në kufirin e Jugosllavisë. Po ju dëgjoj, Bill.

JELCIN: Ju e dini që unë dëgjoj nga ushtria se ata duan të dërgojnë trupa për të ndihmuar Millosheviqin? Ju e dini se unë i dënova këto thirrje dhe kërcënova se do të kisha ndonjë gjeneral që më thoshte të dërgoja trupa për të ndihmuar Milosheviçin por unë e pushova nga ushtria.

CLINTON: Faleminderit.

JELCIN: Ka një komandant nga Lindja e Largët, kolonel Gjenerali Chechevatov, i cili donte të dërgonte një batalion për të shkuar në Jugosllavi për të ndihmuar Millosheviçin. E kam shkarkuar atë. Unë dua që ju të dini se ushtria është nën komandën time dhe nuk do të toleroj gjëra të tilla. Nuk do të ketë surpriza …

BISEDA CLITON-JELCIN 2 maj 1999

JELCIN: Bill, ju kam borxh një përqafim martesor.

CLINTON: Dua një përqafim të mjaltit. Dhe mbani mend, Boris, është shumë e rëndësishme që të dalim nga e gjithë kjo në një mënyrë që është e mirë për paqen në Ballkan dhe e mirë për Rusinë dhe për marrëdhëniet tona. Jam shumë i kënaqur që jeni përfshirë në gjithë këtë dhe se Chernomerdin është i përfshirë dhe unë mezi pres që ta shoh atë nesër. Duhet të jemi të përfshirë të dy.

BISEDA CLINTON-JELCIN 10 qershor 1999

CLINTON: Hi, Boris. Unë vetëm ju falënderoj për udhëheqjen tuaj dh tani konflikti ka mbaruar. Tërheqja filloi, bombardimet u ndalën dhe tani po presim miratimin e rezolutës së OKB-së dhe pres që të punoj me ju për këtë.

JELCIN: Po, e di që kemi punuar së bashku. Ishte e vështirë për të arritur. Më falni nëse në disa raste unë isha i ashpër.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...