2018-10-18

Fragmente nga dorëshkrimi “Kanina dhe Gjergj Arianiti”

image.png

Kalaja e Kaninës e lënë në mëshirën e fatit edhe pse është e vetmja qytezë me vazhdimësi jete që nga themelimi si qendër urbane, kur bashkëkohëset e saj, si Kalaja e Drishtit etje ..janë inekzistente

VilhelmeVrana Haxhiraj

Duke njohur historinë tonë, njohim veten dhe mbrojmë identitetin kombëtar

Fragmente nga dorëshkrimi “Kanina dhe Gjergj Arianiti”


Për të arritur diçka të tillë nevojitet vullnet, punë hulumtuese dhe një përkushtim sublim.

Të njohësh veten duhet nisur nga njohja e vendlindjes me këmbëngulje. Së pari duhet të dimë se ku janë rrënjët tona dhe si pikësynim nisim nga njohja e tokës ku të parët tanë hodhën farën e pemës së jetës. Pas kësaj nisim me krahinën dhe gradualisht sfera e njohjes zgjerohet deri në atë pikë sa, bindemi që ne njohim vetveten, gjenezën dhe evoluimin që ka bërë geni i të parëve tanë ( i katragjyshit). Historinë e bëjnë njerëzit dhe janë po ata që e shkruajnë atë si një thesar identiteti për brezat.

Por që të shkruhet historia, duhet të nisë me njerëzit, vendet, ngjarjet dhe koha e zhvillimit. Për fat të keq historinë tonë e kanë bërë studiuesit e huaj, apo fqinjët si dhe pushtuesit, sipas interesave të tyre në disfavor të së vërtetës për lashtësinë dhe autoktoninë e shqiptarëve. Duke u nisur nga sa thashë më sipër dhe sipas orientimit politik dhe ideologjik gjysëmshekullor, brezat kanë njohur dhe studiuar një histori të gjymtuar, të tjetërsuar dhe të mohuar, pra kanë mësuar një histori të cunguar.
Unë po përqëndrohem vetëm te vendlindja ime, Kanina, që më është mohuar. E mbështetur në shkrime e dokumenta të studiuesëve, unë do evidentoj diçka, të tjerët pas meje, do ta plotësojnë duke e pasuruar me njohuri të reja.

Dikur dikush shkruante gabimisht ose pa u thelluar se, vizitorët e huaj, sa shkelin në Kaninë, bëjnë një sërë pyetjesh:

“-Ka histori Kanina vallë?

-Kjo trevë a ka pasur historian të mirëfilltë, që të shkruajnë për të?

-Ka shkrimtarë të shquar që t’i vënë në dukje vlerat dhe bukuritë natyrore të Kaninës së lashtë?

-A ka familje të lashta në Kaninë që ende ekzistojnë?”

Përgjigja më e saktë do të ishin vargjet e arta tëErnest Koliqit, dikur, para Luftës së Dytë Botërore, ka qenë pedagog në shkollën Tregtare Vlorë (Uji i Ftohtë):

“Për Kaninën Perëndia,
kur e pa si diell mbi det,
tha:
-Këtë mrekulli mbi tokë,
dikush tjetër e ka bërë,
do ketë qenë një tjetër ZOT!”

Ernest Koliqi


Këto vargje janë një dëshmi për lashtësinë e kësaj kalaje me një pozicion gjeografik të lakmuar. Autori thotë se, nëse për gjithçka që ekziston mbi tokë ka veç një Zot, kurse për Kaninën ka pasur një Zot të dytë, i cili e ka bërë të veçantë. Kanina, e bukur si një ëndërr, pamje e së cilës të ofron një këndvështrim mahnitës,me një pozitë gjeografike mbizotëruese mbi të dy detet, si në fushë dhe në malet që i qëndrojnë si mburojë mbi kokë.

Është e drejta e cilitdo të bëjë pyetje të tilla, kur vlera të tilla të një treve me peshë në histori, nuk janë evidentuar, por janë lënë në harresë. Çuditërisht, shumë nga ata që pyesin, kanë qenë dikushi dje në pushtetin diktatorial, të cilët nuk i ka ndaluar askush të gërmojnë, të hulumtojnë, të nxjerrin në pah të vërtetën që e ka mbuluar barbarisht llumi i kohërave. Fatmirësisht për ta, Kanina ka qënë e gjitha e tyre, atëherë përse nuk i kanë vënë në dukje vlerat e saj? Apo “kishin frikë t’ia hiqnin petët byrekut, se u shfaqej parasysh e vërtetae hidhur”, thotë shqiptari goj’art.


Ç’bënë për gjysmë shekulli vallë këta besnik që donin të lartësonin shqiptarët e pëbuzur dhe duke u mbështetur në të vërtetën le ta shkruanin historinë e kombit?. Apo mos historia e Kaninës nuk ishte pjesë e palcës dhe ndërgjegjes së kombit?! Mjeshtria e shkruesve të Realiznit Socialist, ishte: “të tirrnin si leshi në furkë të paqënat”, me shpifje vollën vrer për gjysëm shekulli kundër fisnikëve të Kaninës. Kurdisën sa e sa të pabëra, sa të pathëna ndaj atyre familjeve që themeluan, ndërtuan Kaninën dhe e bënë emërmirë Kaninën. Për gjysëm shekulli nuk u tha një fjalë për Gjergj Arianitin dhe të bijën princeshën Donika, se po të flitej për ta, duhej të flitej edhe për pasaardhësit që ende jetojnë në ato troje. Si mund të tregonin gjenezën e familjes Vrana, të cilën e kishin mohuar, burgosur dhe internuar, duke shkatërruar nga themelet shtëpitë e tyre në Kaninë dhe në Qishbardhë. Për t’ia humbur dhe mohuar identitetin autokton dhe vlerat e saj, prishën varrin prej mermri të Xhevit Ali Vranës, nxorën eshtrat duke i shpërndarë sa andej këtej, gjasma se aty kishin fshehur thesarin e Vranajve, t[ cilin ua sekuestruan. Ishte kjo arsyeja që u la në harresë një qytezë e lashtë iliro-arbëre.* Vo: VilhelmeVranari, Gaz. Zgjimi, 1992-93 në 5 numra të saj).
Një gjë kanë harruar se kjo kala që ka njohur gjithë rrebeshet e hordhive të huaja, me lashtësinë e saj dhe historinë e ndritur, nuk u përket vetëm bijëve të saj, por për vlerat që mbart u përket gjithë shqiptarëve. Ende sot nuk e dinë se është në nderin e atyre mjeranëve që organizojnë festa përkujtimore, jo vetëm mungojnë fizikisht trashëgimtarët e këtyre familjeve, por as nuk i zënë në gojë në fjalimet e tyre që s’janë gjë tjetër, veçse vazhdim i pasqyrimit të Realizmit Socialist. Lavdia e historisë dhe lashtësisë së Kaninës, i përket dhe është e pandarë nga historia e Shqipërisë. Kanina kaone, një ndër vëndbanimet më të herëshme me vazhdimësi jete qysh 3750 vjet më parë, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, arkeologëve, albanologëve, studiuesve të folklorit, si atyre vendas dhe atyre të huaj.*Vivra, gaz.Kanina shtator 2006: “Duke njohur historinë tonë, nderojmë veten”.Ne kemi të drejtë të ankohemi për mungesë vëmendjeje dhe mosvlerësim, pasi mbajmë emblemën e një fisi të lashtë kaon që i ka mbrojtur trojet e veta me gjak. Si mund të mohojmë Andrea Vranën, përfaqësuesi i parë i aristokracisë në Evropën Jugëlindore, qysh në shek e XI-të, i njohur nga bota evropiane. Kujtoj Kastriot Granën në shek. e XIV-të. Kanina, vendlindja e princeshave që nxori Rugjina Balshën, princesha trime që luftoi kundër ushtrisë osmane si një burrë.Princesha Donika Arianiti,me famë në oborret e Evropës, si për nga bukuria dhe maturia ishte e denjë për mbretëreshë, e cila u kurorëszua mbretërsha e Shqipërisë. Duhet kujtuar i vëllai i dytë i Gjergj Arianitit, Muzaka ose ( Kostandini) la Moisi Golemin. Kurse i vogli nga vëllezërit, Vladan Arianiti, la një djalë Vrana Kontin. Po sjell një kujtesë historike apo dëshmi , jo vetëm kaone apo arbëre, por edhe evropiane janë bijtë dhe bijat e Gjergj Arianitit që shkëlqyen nëpër oborret e Evropës?!
Pse ia zbehën vlerat princit të Kaninës Gjergj Arianiti,pronat e të cilit shtriheshin nga Dibra, në Shpat, Durrës, Kaninë, Vlorë, Himarë, Kurvelesh e deri në Golem të Gjrokastrës, në kufi me Shpatajt. Jo më kot historiagrafët evropianë me peshë, në studime e tyre e kanë quajtur: “Princ Gjergj Arianit Madhështori”,sepse ai shkëlqeu si në fushën e betejës, me dhuntitë si një strateg i zoti dhe në fushën diplomatike. Si mund të harrosh djalin e Muzakut( Kostandinit) të vëllait të Gjergjit, Moisi Golemin? Ç’emër të lartësuar i dha vetes më besniku i Skënderbeut, djali i Vladan Arianitit, kalorësi elegant Vrana Konti? Këta ishin bijët e kësaj dere të fisme, mbiemri i të cilit edhe pse pësoi ndryshime, njihet që në shek.e XI-të dhe ende jetojnë edhe sot trashëgimtarët e këtij fisi.
Si mund të harrohet Hadër Resul Hoxholli*,që e vrau pashanë turk brenda në kalanë e Beratit, me tre plumba në ballë, vetëm se i fyeu Kaninën, mjaltin e saj dhe zonjat e Kaninës. *(Vivra- “Kush e vrau Kaftanazin” -skica, tregime, novela; Toena-Tiranë-2001 & “Vështroni Meduzën”-trilogji -Toena, 2005-2006-2007)
Si mund të harrosh ata 32 burra fisnikë kaniniotë, që u dërguan një peticion Fuqive të Mëdha, ku kërkonin formën e regjimit politik që Shqipëria të shpallej Republikë? Peticionin ia dhanë Shahin Kolonjës për ta dorëzuar në qarqet e diplomacisë Evropiane. A mund të harrohen vlerat e burrave fisnik të Kaninës së Lashtë si në çdo periudhë historike, në përhapjen e arsimit shqip, edhe në kryengritjet për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare? Si mund të mos i përmendësh 35 intelektualë kaniniotë të shkolluar qysh në shek e XIX-të egjysmëne pare të shek.të-XXtë në Universitetet më në zë të kohës, në Lindje apo në Perëndim. Askush nuk mund të mohojë, kfaktin që në të pesta lagjet e Kaninës, në shtëpitë e fisnikëve, si te Xhevit Ali Vrana, Mustafa Ramadan Begaj, Muhamet Bedini, Arshi Selfo Mustafaraj, Abaz Nuri Hamzarajt, Arshi Xhindi, etje, të cilët një dhomë të shtëpisë së tyre e shndëruan në odë klasë, ku zhvillohej mësimi i gjuhës shqipe.Këta atdhetarë sollën nga Stambolli e Bukureshti abetaren e parë shqipe të Sami Frashërit. Në vazhdën e luftrave për liri dhe pavarësi me nismën e Abaz Nuri (Hamzarai) dhe Arshi Selfos krijuan “Shoqatën e Gjuhës Shqipe”, më 14 janar 1902, ku bënin pjesë Vehbi Nuri (Hamzarai), Xhevit Ali Vrana, Hamdi Dervishi, Mahmut Myftiu, Beqir Velo, Elmaz Xhaferi, Halil Cano, Neim Bimo e të tjerë. Ishin këta që përhapën mësimin e gjuhës shqipe jo vetënm në Kaninë,por dhe më gjerë, në Labëri. Shkolla e parë shqipe në Kaninë u hap në tetor të vitit 1908 nga patrioti Jani Minga me mësuesin e pare, birin e Kaninës, Mustafa Ramadan Bega, i cili kishte kryer Zosimean në Janinë, Universitetin në Stamboll dhe Akademinë e Firences në Itali.Pas largimit të Jani MIngës, punoi si mësues Faslli Jaho. Në shkollën e Kaninës për të nxënë gjuhën e bukur shqipe, për herë të pare u ulën në banga 40 djem dhe vajza. Është një hap integrimi i rëndësishëm në fushën e zhvillimit kulturor, arsimor dhe ndërgjegjësor, ndërkohë që në shkollë shkonin të dy gjinitë, djem e vajza. Paçka se koha bën të vetën, por banorët e kështjellës së lashtë, e njohin dhe e nderojnë kujtimin e rapsodit kaniniot, Adem Mersini, i cili hodhi bazat e folklorit me këngën e shtruar kaniniote, tek e cila zë fill kënga qytetare vlonjate. Ose rapsodi me vargjet therëse gjithë sarkazëm, Et’hem Yzeiri.
Si të mos kujtohet studjuesi dhe historiani Neil Shehu. Sa keq që Kanina dhe gjithë Shqipëria nuk njohin një nga 7 filozofët më të mëdhenj të shek. të XX-të, Prof.dr.Isuf Luzaj.Janë dhjetëra kaniniotë që u diplomuan dhe ushtruan profesionin bukur të mësuesit. Sa e sa intelktualë që dhanë vlera në fusha të ndryshme si, në kulturë, inxhinieri, ekonomi, shëndetësi dhe në bujqësi.
Të gjithë e dimë se sa pak vëmendje i ka kushtuar historia dhe letërsia e Realizmit Socialist kësaj treve që ka rrënjët e veta në historinë dhe kulturën pellazgo-iliro-arbëre. Nuk di se çfarë kanë shkruar në gjysmë shekulli shkrimtarët e realizmit socialist për madhështinë, bukurinë dhe vlerat kulturore të Kaninës?
Zotërinj, për Kaninën ka të drejtë të shkruajë dhe të mburret çdo shqiptar. Kanina ka nevojë për studim dhe nuk mjafton që të thuhet: “E dua shumë Kaninën, apo jam krenar nga që jam bir i saj.” JËshtë e vërtetë që vendlindja duhet shumë, por Kanina ka nevojë për studim dhe jo për hartime të klasës së shtatë. Kanina duhet të rindërtohet duke iu t’i rikthyer gjenezës së lashtë. Të rinisë traditën e bukur të arkitekturës me gur, me dru dhe me tjegulla të kuqe. Vetëm duke iu kthyer origjionalitetit të ndërtimit arkitekturor, do të tërheq vëmendjen e turizmit vendas dhe të huaj.(Vivra-gazeta Kanina-qershor 2007). Ndaj kemi hapur rubrikën: “Të njohim figurat që i kanë dhënë emër Kaninës”-*Vivra:gazeta ‘Kanina’-dhjetor 2006. Duhet të shkruhet e vërteta për këto figura të denja, në fushën e arsimit dhe vlerat e tyre në dobi të Kaninës. Duhet të dalë në pah, pse dikush e ka një emër dhe ç’trashëgimi kulturore u ka lënë brezave. Kujtesat historike kulturore, ekonomike dhe sociale të kohërave kanë vlera të veçanta, se ruhen, trashëgohen dhe pasurojnë ndërgjegjen dhe identitetin kombëtar.

Cikël poetik nga Teuta Beqari Osmani

Fotografia e Teuta Beqari Osmani

Teuta Osmani , lindi  më 18.7.1971 Kamëz,Tiranë ku mbaroi Shkollën e Mesme Bujqësore Kamëz. Më pas kreu  një kurs një_vjeçar për Këpucari_Galanteri në Tiranë. Emigrante 18 vjet në Greqi, e në vitin 2013 u shpërngul me familjen në Amerikë. Botuese e dy librave me poezi dhe e vlerësuar me çmimin "Gjergj Fishta".Është poete dhe piktore!

1

DIALOG

[Cikel me poezi]

Hapa një dialog
me veten,
me ndjenjat
e me shqisat,
me rrotull vetes
mes hijeve të shumta!

Hodha hapin
të kapercej pragun,
ku sundon vetmia
ku vret dëshira!

Hapa dialogun me veten
pa ditur se ku vete,
pa ditur për nesër
dhe ku do mbetem!

Më sillte kujtime
më rrihte me erën,
më qante lotët
nga dhimbjet e jetës!

Më foli përtej ndjenjës
përtej kësaj dëshire,
më tha të luaj vendit
të hidhem me vrapin e styhive!

Rendem mes fjalëve
e mendimeve,
më nxori përtej deteve
përtej mrekullive!

Përtej reve,
andej drejt perëndive
u ndjeva me njeriun
me veten time!

Pa ndjerë monologun
e atyre hijeve!



2
MES TYRE

Mes tyre
më lexojnë ,
më shikojnë ,
më ndjejnë ,
engjëjt
më marrin me vete ,
më japin fletët e tyre
të fluturoj e të rendem mes reve
nëpër ëndrra ,
në diej ,
në qiej,
përtej deteve!

Më shohin dhe ngjaj
me veshjen ,
me zemrën e asaj ngjyre
me fluturimin e tyre
me bukuritë e kësaj natyre!

Më marrin e më japin
gjithçka të bukur,
si një fëmijë ,
të shkëlqejë
mes rrezeve të diellit
mes ditës ,
mes natës
mes ëndrrave të yjeve të qiellit!



3
PËR GJITHË JETËN

Përtej ëndrrës lexoj fjalë ,
vargje ,
histori,
e jetoj me to
e ndjehem me ritmin e jetës
me ndjenjën e dashurisë,
ndjehem si një fillim i ëndrrës
që për mua s'do kish kurrë mbarim!

Zgjohem me imazhin e së vërtetës,
ku më mrekullon në sytë e mi,
me vetdijen
se jam me veten ,
më çon në pafajsi!

Jam e lumtur për çastin
kur mund të jetë e vetme,
por ,
edhe një vit ,
një dekadë apo shekull,
jetoj me ëndrrën time
ngritur ,
zgjuar ,
fjetur,
shtrirë!

Më merr nëpër fletët
të përfytyroj çdo stinë,
ngjohem me erën e kësaj stine
me aromën e dashurisë,
ndjehem si zane në ëndrrat e lumturisë.

Përtej ëndrrës lexoj
vargjet e mija të shkruara me ndjenjë,
ku marin ngjyrë gjaku
dhe rrjedhin me germa zemre!

I dua poezitë sa dhe vet veten
e dua këngën e dashurisë ,
i dua për gjithë jetën!



4
Mes reve!

Po iki mes reve në drejtim perëndimi
ku zgjatet ditë -nata edhe minuti,
i varem e zvarritem drejt asaj hapësire
të më mari me vete drejtë asaj mrekullie.

I dua gjurmët e mia të lëna mbi dhe
ku rendesha e rendem përditë me diell,
i dua sa s'ka me të vetmet në jetë
me të dukura nën rreze shkëlqejnë.

I dua orët drejt diellit
i dua edhe hijet e lëna pas,
i dua gjithçka përreth tij
ku ka jetë dhe vetëm zjarr.

Lamburin e gjitha mbi një glob
pa asgjë të errët ku ndrin çdo mot,
i dua ëndrrat kur i kisha parë
dhe tani në sytë e mi me diellin mbanë.



5
NUK MË KISH FAJ!

Nuk më kish faj koha apo Dielli,
që lindi në mëngjes,
as Toka dhe deti
që qëndrojnë në breg!

Nuk më kishte faj as jeta,
që më solli ketej,
as stinët e natyrës
që më ndërrojnë çdo herë!

Më kish fati kur të thash
se mua nuk më del,
as e kaluara që kam heq
nuk më del
as e ardhmja që nuk e di se sa
dhe kur vjen!

Nuk më del as Ti
në jetën time kur më the ,
se të dua, sa Toka, sa qielli
në qoftë se jam ,sa të jenë qiejt...!



6
E SHOH

Unë e shoh jetën përtej degëve të lumturisë
ku zgjaten e zgjaten në qiellin e pafundësisë,
ndër to gjej shtegëtimin si zogjtë në fluturim
në to gjej krahët që më mbajnë zgjuar si cicërim.

Unë e shoh përtej ëndrrave që renden me hënë
e shoh dhe ditën aguar me diellin e artë,
e shoh edhe në sytë e femijëve se jam nënë
e shoh në ndjenjën e dashurisë qe ndjehem përherë.

Ja unë e shoh lumturinë atje ku jeta më pret
me krahë hapur horizontit që vetëm Zotin njeh,
ku për mua më gjendet edhe babë edhe nënë
fal zemrës sime që në shpirt të pastër ajo rreh.

Ja unë e fitoj gjithmonë erën ,furtunën ,e stuhinë
me rreshje ,me dëborë apo me akullin ngrirë,
sepse unë e di se kush me ngjet nën timen lëkurë
përveç ndjenjës së mrekullueshme të Dashurisë.



7
RIPERSERIS!

Iken ora pa kuptuar
rrjedh si ujë i vërshuar,
mbetet gjurmë e syve të shkuar
lan gjithçka me ditën e filluar!

Ku natë , ku ditë
në c'ore e në c'vakte,
mbesin stinët e vetmuar
një mbi një në flet kalendaresh!

Ikin orët , minutat, sekondat
ku filluar e mbaruar,
ku në mes apo copëtuar
kohën ripërsërisin me jetën e kërkuar.

2018-10-17

Në 3 Vjetorin e vdekjes së Aleksandar Stipçeviq


Shkruan: Prof.Dr. Naser Ferri


Image result for aleksander stipceviq


Aleksandar Stipçeviq (1930-2015)

Me 30.gusht 2015 ne Zagreb ndërroi jetë, arkeologu, historiani, ilirologu, bibliologu dhe mbi te gjitha patrioti dhe njeriu i madh Akademiku Aleksandar Stipçeviq. Ai merrej me kulturën ilire (posaçërisht me besime religjioze dhe mitologji), histori, bibliografi, enciklopedistikë dhe sociologji të librit, por ka dhënë kontribut të rëndësishëm në fushën e ilirologjisë dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi..

Related image


Aleksandar Stipceviq u lind në fshatin Arbanasi te Zarës ne Kroaci më 10 tetor të vitit 1930

Është njëri nga pasardhësit e arbëreshëve te rrethit te Shkodrës të cilët 300 vjet më parë u shpërngulen në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj. në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Jugosllavisë (JAZU) e më vonë të Kroacisë (HAZU) në Zagreb.
Në vitin 1954 kishte diplomuar në Fakultetin Filozofik të Zagrebit në Degën e Arkeologjisë, ndërsa në vitin 1977 e kishte mbrojtur tezën e doktoratës me titull „Simbolizmi religjioz tek ilirët“ në Fakultetin Filozofik të Zarës. Një kohë të caktuar kishte punuar në Muzeun Arkeologjik të Zarës, kurse nga viti 1957 ishte shpërngulur në Zagreb dhe kishte filluar punën në Bibliotekën Kombëtare e Universitare të Zagrebit. Në vitin 1974 kishte marr postin e drejtorit në Bibliotekën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Jugosllavisë (JAZU) në Zagreb, ndërsa prej vitit 1983 kishte kaluar me punë në Entin Leksikografik Jugosllav (JLZ) „Mirosllav Kërllezha „(Miroslav Krleža) po ashtu në Zagreb.
Related image
Që nga viti 1987 e deri në vitin 1997 ishte profesor ordinar në Fakultetin Filozofik, Dega e Bibliotekarisë, të Universitetit të Zagrebit ku mbante kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë për ilirët, censurën në biblioteka etj. Për më shumë së 50 vjet emri i tij identifikohej me rezultatet me të reja te studimeve ilire.

Veprimtaria shkencore e Aleksandar Stipçeviqit, zhvillohej në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia dhe bibliologjia, kurse gjatë karrierës së vet shkencore kujdes të veçantë i kishte kushtuar studimeve në fushën e ilirologjisë.
Image result for aleksander stipceviq
Veprimtaria e tij shkencore-hulumtuese është e pasur me vlera edhe e gjerë për nga vëllimi meqë prof. Stipçeviq, kishte publikuar disa qindra punimesh shkencore e profesionale, në gjuhën kroate, italiane, angleze, shqipe dhe një varg monografish shkencore e bibliografike siç ishin,:”Arte degli Illiri“(Arti ilir) Milano 1963. (i përkthyer në gjuhën angleze në vitin 1963), „Gli Illiri“(Ilirët), Milano 1966. (i përkthyer në gjuhën shqipe në vitin 1967), „Bibliographia Illyrica“, Sarajevo 1967, „Iliri – povijest, kultura, život“(Ilirët-historia, kultura, jeta), Zagreb 1974, 1989 dhe 1991. (i përkthyer në gjuhën angleze në vitin 1977. dhe në gjuhën shqipe në vitet 1980, 1990. dhe 2002), „Bibliografija antičke arheologije u Jugoslaviji 1-2“(Bibliografia e arkeologjisë antike në Jugosllavi), Sarajevo 1977, „Kultni simboli kod Ilira“(Simbolet e kultit te ilirët), Sarajevo 1981. (i përkthyer në gjuhën shqipe në vitet 1983., 1990. dhe 2002), „Povijest knjige“(Historia e librit), Zagreb 1985. (i përkthyer në gjuhën shqipe në vitin 1988. i 2000, në gjuhën arabe në vitin 1993 në Kuvajt, në persishte në vitin 1994, dhe i ribotuar në gjuhën arabe në vitin 2013 në Aman), „Cenzura u knjižnicama“(Censura nëper biblioteka), Zagreb 1992., „O savršenom cenzoru“(Mbi censorin e përkryer), Zagreb 1994. (i përkthyer në gjuhën shqipe në vitin 2002), „Interpretime albanologjike“, Shkup 1994., „Kulturno povijesni spomenici u Arbanasima“(Monumentet kulturo historike në Arbanasi), Zadar 1977, „Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa“(Kultura tradicionale e arbneshëve të Zarës), Zagreb 2011 (i përkthyer në gjuhën shqipe në vitin 2012).
Veprat e tij u përkthyen në shumë gjuhë botërore, ndërsa disa nga këto së fundi u përkthyen edhe në gjuhën shqipe, atë arabe dhe persishte.

Në vitin 1983 profesori Stipçeviq ishte zgjedhur anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës (ASHAK) kurse prej vitit 2001 ishte anëtar i huaj (Socio straniero) i akademisë prestigjioze Accademia Marchigiana di Scienze, Lettere ed Arti në Ankona të Italisë.

Deri në qershor të vitit 2014 profesori Stipçeviç ishte aktiv në jetë e shkencë, ndërkaq në qershor 2014 i kishte pësuar disa sulme të njëpasnjëshme në tru dhe disa muaj pas kësaj gjendja e tij shëndetësore shkonte duke iu përkeqësuar dhe për diç më shumë se një vit ai gjendej i vendosur në institucione përkatëse nën mbikqyrjen e mjekëve.
Related image
Për shkaqe të problemeve shëndetësore që nga fundi i vitit 2014 ishte thuajse i palëvizshëm.

Në shenjë respekti dhe falënderimi për punën e tij shkencore, në vitin 2001 ishte dekoruar nga ana e Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë z.Rexhep Mejdani me dekoratën e artë “Naim Frashëri” për kontributin në “ndriçimin e historisë së ilirëve”, ndërsa në fillim të vitit 2015, respektivisht më 3 shkurt, profesori Stipçeviq ishte nderuar edhe me dekoratën “Skënderbeu” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë.Ceremonia solemne e ndarjes së kësaj dekorate ishte organizuar ne Amabasadën Shqiptare në Zagreb.

Mirënjohjen “Skënderbeu” kryetari i Shqipërisë e jep për shqiptarët më të njohur dhe për miqtë shqiptarë për kontribut të madh në promovimin e kulturës shqiptare dhe në përparimin e shtetit shqiptar në botë.
Image result for aleksander stipceviq
Për fat të keq, mirënjohja dhe i medalja, “Skënderbeu“ e kryetarit z.Bujar Nishani, nuk i është dorëzuar personalisht profesorit Aleksandar Stipçeviq, për shkak të gjendjes tejet të rëndë të tij shëndetësore por bashkëshortes së tij prof.Angjelka Stipçeviq, në prani të tre djemve: Ennio, profesor.i muzikologjisë, Mario, profesor i fizikës dhe Branimir Stipçeviqit, udhëheqës i përpunimit kompjuterik në Bibliotekën Universitare në Zagreb.

Image result for aleksander stipceviq

Nderimi i jetës dhe i veprës së profesorit Stipçeviq nga ana e Kryetarit Nishani dhe nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë sado i vonuar ishte një satisfaksion moral për familjen Stipçeviq, ndërsa mosbërja të asgjëje nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës për një shkencëtar të kalibrit të tij, i cili kishte kontribuar shumë në lëmin e arkeologjisë, ilirologjisë dhe kulturës shqipëtare është e pakuptueshme, aq më tepër kur dihet se prof.Stipçeviq për dekada të tëra ishte promovues dhe ambasador i kulturës shqiptare jo vetëm në Kroaci dhe rajon, por edhe në tërë botën.
Image result for aleksander stipceviq
Profesorin Stipçeviq e pata nderin ta njoftoj në vitin 1974, kur isha student në Zagreb, dhe edhe pse nuk e pata profesor kurrë, prej asaj kohe e kisha koleg e mik të shtrenjtë.

Image result for aleksander stipceviq
Akademiku Aleksandar Stipçeviq ka qenë dhe ka mbetur një personazh i madh si shkencëtar, por mbi te gjitha si njeri i cili i kishte nderuar rrënjët e veta arbëreshe, kishte ruajtur gjuhën amë-arbëreshe, ishte mburrur me origjinën e tij dhe me punën e vete e ka nderuar mbarë kombin shqiptar.Akademiku Aleksandar Stipçeviq ka dhënë kontribut të rëndësishëm ne fushën e ilirologjisë (librat e tij “Arti ilir” dhe “Ilirët” nuk kanë qenë të parët në këtë fushë, por ishin të parët të cilët i kishin promovuar ilirologjinë dhe ilirët jashtë botës shqiptare dhe ballkanike).Gjatë shumë viteve prof.Stipëeviq kishte punuar në sajimin e bibliografisë ilire (Bibliographia Illyrica) në të cilën është përmbledhur çdo gjë që ishte shkruar për ilirët deri në momentin e botimit të këtij libri.Po ashtu është marrë edhe me traditën e të parëve të vet-arbëreshve të Zarës dhe me shumë çështje të tjera me interes për ilirologjinë dhe për kombin shqiptar.
Related image
Vdekja e profesorit Stipçeviq është humbje e madhe jo vetëm për shqiptarët por për shkencën në përgjithësi, e posaçërisht për ilirologjinë.Një shkencëtar i kalibrit të Stipçeviqit lind një herë dhe nuk përsëritët. Ajo që është e dhimbshme është se ne, shqiptarët e kemi çmuar pak, ose më mirë të themi nuk e kemi vlerësuar sa duhet.Për të gjitha çka ka bërë Stipçeviqi për kulturën shqiptare ne i kemi mbetur borxh.Ç’është e vërteta profesori për një kohë ka ligjëruar në UP (1970-1973), pastaj në vitin 2002 redaksia e revistës “Dardania Sacra” (prof.Engjell Sedaj, kryeredaktor dhe autori i këtyre rreshtave, Sekretar i redaksisë) e ka ftuar në Prishtinë ku i ka mbajtur dy ligjërata: në Fakultet Filozofik dhe në Institut Albanologjik dhe po ashtu, me rastin e 70 vjetorit të jetës, atij iu ishte kushtuar një numër tematik i revistës “Dardania Sacra”(nr.2/2002).Disa vite më vonë, respektivisht më 2009, ishte ftuar në Prishtinë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Iliria dhe Ilirët” të cilën e kishte organizuar Kolegji „Iliria“ me ç’rast ishte nderuar me çmimin e veçantë: “Anëtar Nderi i Bordit të Kolegjit ILIRIA”.Në vitin 2012 Instituti Albanologjik ia kishte përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe librin “Kultura tradicionale e arbneshëve të Zarës“.Këto, së bashku me përkthimin e disa veprave të tjera të tij në gjuhën shqipe (Ilirët, Simbolet e kultit te ilirët, Historia e librit) disa recensione të shkruara për veprat e tij (Ilirët, Simbolet e kultit te ilirët) nga autori i këtyre rreshtave dhe një emision dokumentar mbi jetën e veprën e tij të përgatitur dhe emituar në mars të vitit 2015 nga TV Dukagjini të Pejës, ishin të tëra çka kishin bërë Kosova dhe kosovarët për profesorin Stipçeviq.
Image result for aleksander stipceviq
Në nëntor të vitit 2014 e pata vizituar Profesorin në shtëpi të pleqve në Zagreb, dhe ia solla nga Doha e Katarit veprën e tij “Historia e librit” që ishte ribotuar në gjuhën arabe në Aman në vitin 2013 e përkthyer nga Prof.Muhamet Mufaku Arnauti.Ky ishte edhe takimi ynë i fundit.

Duhet theksuar arritjet njerëzore të profesorit Stipçeviq: ai ishte lindur dhe jetonte në Kroaci, për një kohë të gjatë i përndjekur nga regjimi komunist, por asnjëherë nuk e kishte harruar gjuhën arbëreshe dhe origjinën e vet shqiptare.Aq sa ka bërë me pendë, profesori Stipçeviq ka bërë duke u ndihmuar profesionalisht dhe në çdo aspekt tjetër shumë shqiptarëve kur ata kishin nevojë, dhe ky është një nga gurët në monumentin që ai ia ngriti vetës për së gjalli.

Akademiku Stipçeviq ishte edhe ambasador dhe promotor i kulturës kombëtare shqiptare meqë i tubonte te gjitha botimet dhe të gjitha të dhënat (audio, video, materiale të shkruara e tjera) lidhur me arkeologjinë, historinë, etnologjinë, folklorin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.dhe çdo shkencëtar që interesohej për çështje të ndryshme të kulturës ilire e shqiptare i referohej profesorit Stipçeviq, i cili pos njohjes së madhe të arkeologjisë dhe të kulturës ilire e shqiptare në përgjithësi, kishte grumbulluar në banesën e tij edhe një fond tejet të pasur të literaturës përkatëse lidhur me kulturën ilire dhe shqiptare në përgjithësi për çka për shumë vite edhe ishte përsekutuar nga regjimi monist sllav dhe për një kohë të gjatë nuk i ishte lejuar puna në Universitet.Për këtë arsye edhe të gjithë shkencëtarët e huaj, gazetaret apo kushdo tjetër që interesohej për të kaluarën dhe kulturën shqiptare i referohej profesorit Stipçeviq.

E çka kanë bërë institucionet shtetërore të Kosovës për te?Asgjë !

Pjesa më tragjike e jetës së tij ishin vitet 2014 dhe 2015, kur Profesori është sëmurë dhe ishte detyruar të qëndronte në shtëpi të pleqve (fillimisht në fshatin Odra afër Zagrebit e së fundi në Zagreb), ndërsa për shkak të shpenzimeve të larta rreth qëndrimit në këto institucione dhe të shërimit bashkëshortja e tij ishte detyruar ta shiste bibliotekën e tij të vlefshme (të cilën ai e kishte tubuar tërë jetën) për ti siguruar mjetet e nevojshme për varrimin e të ndjerit.

E asnjë Qeveri shtetërore (as ajo shqiptare e as ajo kosovare) nuk e bënë as gjënë më të vogël për ti ndihmuar këtij njeriu dhe miku të madh sa ishte i sëmurë, madje nuk e organizuan asnjë mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së tij !!!



Please follow

Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me poetin dhe shkrimtarin Lulzim Logu




Zgjidh e merr një emër: – Profesor -Poet – Kryetar!





A. Djali i Profesorit dhe nipi i mësuesit veteran

1.Pa rënë në biografizëm, por duhet thënë që në fillim se je djali i njërit prej më të nderuarve kuadro të arsimit të të gjithe kohëve të rrethit të Tropojës, je djali i të paharruarit Idriz Logu?

Në fakt ndihem krenar dhe gjithmonë i përkëdhelur nga ky pohim, që në shumicën e rasteve hap bisedat dhe komunikimet e mia me shokë, miq dhe të njohur, të afërt dhe të largët, pavarësisht moshës time, në këtë rast edhe në intervistë me ju.

2.Drejtori historik i gjimnazit “Asim Vokshi” të qytetit Bajram Curri, Idriz Logu, objekt frymezimi te djali i tij poet. E kam shquar në disa vjersha tuajat, apo gabohem?

Gjithmonë një baba, të cilin mbi gjithçka e ke mik, mbetet një frymëzim, fryma e fjalës, mbështetja dhe modeli që ai krijon në marëdhënie , mbeten pandalshëm një ushqim i rrallë i krijimeve jo vetëm poetike, por edhe pjesë integrale e formimit tënd të shumanshëm,të përpjekjeve për ta kuptuar dhe përballur kohën dhe botën tënde ku jeton, përbëjnë natyrshëm dinjitetin moral dhe shpirtëror në mjedisin ku se bashku kemi jetuar. A nuk ndjehesh edhe ti kësisoj, si djali i një njeriu të zgjuar, të matur, të cilit fjala i peshonte ne kuvende sa ishte gjallë, por edhe më shumë pas ikjes në amshimin e tij?!

Kur babai im vdes papritur një ditë korriku të vitit 2001, refleksioni im i dhimbjes dhe vetmisë së madhe që pasoi ditët e mia, prodhoi natyrshëm librin tim “ HIRI” botuar në vitin 2002, ndërkohë që vazhdon të jetë me mua në përsiatjet poetike dhe rrëfimet tregimtare, si një fill organik i krijimtarisë time.



3. Si ndjehesh perpara miqve të babait tend, psh, Ahmet Imerit, Haki Zllames, Eles Qerimajt, Fari Doçit etj etj se lista e miqve të babait tuaj është shumë e gjatë?

Babai im shkoi parakohe, në kulmin e jetës, kur kishte energji për ta shijuar lirinë e fjalës, për të kontribuar për konsolidimin e demokracisë, për të cilën kishte luftuar jo pak intelektualisht gjatë karrierës së tij pedagogjike dhe jo vetëm, si drejtues dhe mësimdhënës për 40 vjet, kur e dëshironte ndryshimin pozitiv të kohës, përshtatej në mënyrë adekuate me këtë sens ndryshimi dhe përbuzte pa hezituar ndryshimin fals për hir të ndryshimit, shoqëruar aq shpesh me servilizmin, përkuelshmërinë e ndyrë morale dhe mungesën e karakterit…

Por njerëzit e mirë, edhe kur shkojnë lënë pas shumë pasuri, miqtë e zgjedhur dhe të duhur janë pasuria më e mirë që la im atë, bashkë me emrin e nderuar për ndershmërinë e qëllimit, efikasitetin e veprimit dhe karakterin, atë që përherë tek ne është konsideruar si shtylla kurrizore e biografisë njerëzore, test i përjetësimit të emrit të mirë nëpër kohra dhe mote.

Emrat që ju përmendet ishin dhe janë për mua fragmente të vlefshme njerëzore, respekti ndaj të cilëve është detyrim imi i natyrshëm për vlerat e tyre komplekse dhe ndaj kujtimit të shtrenjtë të babait tim, i cili së bashku me ata ndërtoi në Tropojën e re të pas viteve ’60 një arsimim modern dhe efikas, i cili kushtëzoi formimin e kuadrove dhe zhvillimin social të krahinës, që kishte jo pak varfëri ekonomike por edhe mentalitete shoqërore, që natyrisht duheshin ndryshuar përmes arsimimit së pari.

Elez Qerimaj, mësues, drejtues dhe historian (vdiq edhe ai para kohe), na bashkoi më shumë, përveç të qënit shok dhe mik i babait, edhe krijimi i librave, konsultat dhe debatet për momente historike të luftës për liri dhe çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe lidhjet kulturore mes tyre si mundësi e integrimit kulturor të përbashkët. Ishim bashkë në takime historike, konferenca dhe promovime dhe të dy njëkohësisht shuanim ngapak mallin për Idriz Logun…

4. Nuk mund ta anashkalojmë assesi gjyshin (nga nëna) tuaj shumë të nderuar, një nga mësuesit e parë të malësisë së Gjakovës, Mustafë Botushen dhe krejt familjen e tij arsimdashes.(Eshtë rasti të të them se kam marrë pjesë në varrimin e Mustafë Botushës, në fillim-pranverë të vitit 1974, në Tropojë të Vjetër dhe me djalin e tij Besnikun kami qenë koleg).

Gjyshi im, Mustafa Botusha, kujtohet me respekt në Malësinë e Gjakovës, ai për dekada me rradhë punoi me devotshmëri në shkollat e Tropojës.nxënës i të famshmes “NORMALE” të Shkodrës, qe i pari që hapi shkollën shqipe në Zogaj, i pari përgjegjës i seksionit të arsimit në Tropojë, njeriu që kontriboi aq shumë në luftën kundër analfabetizmit si dhe në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive në malësi, fjala e tij e mençur dëgjohej me nderim në oda burrash dhe kuvende popullore. Ishte një figurë komplekse dhe mjaft e njohur, mësues i popullit, lindur në Botushë të Kosovës, por që gjithë jetën ja kushtoi arsimit në Tropojë.Djali I tij, Besniku, vajzat Lumnie, Shpresa dhe Drita, punuan dhe dolën në pension si mësues të respektuar.Djali tjetër, Zenuni ra dëshmor i ndërtimit të atdheut.

5. Ti ke krijuar figuren tënde, ama, mund të të pyes: -kush është per Ju modeli i mësuesit, në punen tuaj te suksesshme në lemin e arsimit?

Sivjet mbush 30 vjet si mësimdhënës, duke llogaritur këtu edhe disa vite si specialist i arsimit, pranë drejtorisë arsimore Tropojë dhe drejtues i shkollës së mesme të përgjithshme të Fierzës, pikërisht ajo shkollë ku drejtoi disa vite edhe babai im, në kohën kur ndërtohej hidrocentrali i Fierzës.

Më ka rastisur në mënyrë fatlume të punoj dhe të jem koleg me emra të njohur të arsimit tropojan, nga të cilët mësova të konsolidoj modelin vetjak të mësimdhënies, pa harruar se unë e kisha trashëgiminë arsimore nga familja, e cila numeronte rreth 15 mësues, si nga ana e nënës dhe babait. Të jem sistematik, këmbëngulës, kurajoz dhe kërkues, ishin disa parime që gradualisht më formuan si mësues dhe drejtues, por mbi të gjitha ndjeja gjithmonë detyrimin e pandarë që tu ngjaja prindërve të mi dhe të përcillja më tej përpjekjet e tyre edukative dhe mësimore, në shërbim të brezave të rinj në Tropojë.

Modeli i përmbledhur i mësuesit të cilin ndiqja dhe doja ti përkisja kishte brenda seriozitetin dhe autoritetin e padiskutueshëm profesional të babait (më ndje, për mungesën e modestisë!) skrupulozitetin e Mehmet Margjekës (punova më të disa vite në Bujan) teknikat mësimore të Fari Doçit dhe Mehmet Hykës, njohjen lëndore të Nushë Doçit dhe Rrustem Qokës, pasionin dhe ndershmërinë mësimore të Ndoc Paplekajt, aftësinë kërkuese të Avdyl Buçpapajt, delikatesën dhe edukatën fine të Jolldyz Hoxhës…

Lista do të ishte mjaft e gjatë, sepse realisht Tropoja ka pasur mësimdhënës të mrekullueshëm, të cilët i dhanë sidomos gjimnazit të B. Currit, namin dhe lavdinë e një universiteti. Ta mbaroje atë mirë, do të ishe i garantuar për rezultate në çdo universitet të Shqipërisë dhe jashtë saj, pikërisht prej cilësisë së mësimdhënies. Kur unë shkova në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në vitet ’80 e vertetova mjaft mirë këtë fakt.

B. Zgjidh e merr një emër…

1. Ç’farë ndjen kur të drejtohen nxenësit: -Profesor Luli?

Unë asnjëherë nuk jam larguar nga Tropoja Zeqir, anipse kisha disa mundësi, duke besuar tek vlerat e vendlindjes dhe mundësitë e një jete më të mirë këtu. Nuk hoqa dorë nga arsimi, pavarësisht se falë kontributit tim në promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë civile në Tropojë, mund ti afrohesha një tjetër natyre pune, fitova sigurinë e profesionit, mesova shumë të fshehta të tij, përsosa komunikimin dhe sinqerisht fitova një emër me të cilin thirrem shpesh jo veç në mjedise arsimore, por edhe në jetën e përditshme: “ Profesor”.

Në mirëmëngjesin e çdo dite, në gëzime familjare, në aktivitete kulturore, gati më shumë më thërrasin kështu, sesa me emër. Dhe është besoj, një sadisfaksion i madh, një tregues se diçka kam arritur në detyrimin tim që ceka pak më lart në raport me prindërit dhe mjedisin ku më së shumti kam jetuar.

Por thirrja e përditshme e nxënësve, ka vazhdimisht magji, aq më tepër sot kur brezi i të rinjve vështirë ta jep këtë emërtim me konatocion pozitiv të respektit njerëzor dhe profesional, në dallim nga përdorimi formal dhe përfitues i momentit…

2. Po kur të drejtohen lexuesit: -I nderuar poet?

Më beso, i vetmi emër, titull apo apo nofkë që më ka pëlqyer dhe kam ëndërruar ta fitoj dhe të personifikohem me të është fjala e thjeshtë, por kuptimplote “Shkrimtar, shkrimtari!”

Njeriu që shkruan edhe prozë, edhe poezi, vjen një moment dhe përcaktohet drejt asaj çfarë ndjen dhe shkruan më mirë, unë aktualisht po shkruaj libra me tregime dhe publicistikë, por botimet e para me poezi dhe diskutimet më të shpeshta për poezinë këtu në Tropojë, ku ajo e ka “ shtëpinë e vet natyrore” siç e kam përcaktuar unë dhe shumë të tjerë, kanë bërë që shumica e bashkëvëndasve të mi, të më thërrasin si poet.

Ndjehem mirë, pavarësisht kohës dhe moralit të saj aktual për poezinë dhe poetët, është fat të të kategorizojnë si të tillë, poetët janë kushërinj me ëngjëjt, apo jo?!

3. Në mbledhje të Klubit te shkrimtareve e artisteve te Tropojes kur të drejtohen anetaret: -Zotri kryetar…, vërejtesh apo buzeqesh?

E kam shmangur që nga fillimi këtë emërtim, sinqeriteti dhe mënyra e funksionimit si miq dhe misionarë kulturorë, duke mbuluar boshllëqe të institucioneve kulturore shtetërore, ka përcaktuar marëdhënie të natyrshme shoqërore, ku kjo fjalë s’para përmendet.

4. Momentalisht, per hir të intervistës, je i detyruar të heqesh dorë nga dy funksione të lartpermendura. Cilen do zgjedhesh që ta mbash: -profesor? –Poet? Apo : -Zoti kryetar?

Ndoshta si tip, në lëvizje apo në mendim, të kujtoj një mësues , në fizionomi dhe tonin e të folurit një poet, i cili kurrë s’bertet, ka skrupuj dhe delikatesë, rrallë ndonjëherë më pëlqen përcaktimi i fundit, kur has jo rrallë në përsona egoistë dhe karrieristë, që përpiqen pa skrupuj të minimizojnë misionin dhe punën tonë dhe duan me çdo kusht të përfitojnë mbi arritjet e grupit tonë…

5. A të ka thënë ndonjëherë gruaja se: – Na hëngre edhe ti me këto libra!?

Edhe po të më thoshte, s’do ti vija faj, në kohën kur shkollimi i fëmijëve kushton aq shumë, kur arredimi i mjediseve familjare aq i nevojshëm në përshtatje me kohën kushton gjithashtu dhe është tregues i mënyrës sesi ti jeton, kur udhëtimi dhe festat janë përmasa të jetës moderne, kur komunikimi ndërkulturor ka kosto të konsiderueshme, botimi I librave po kthehet në një makth. Të dhimbset vuajtja personale e procesit krijues, ngjarja dhe personazhet që ke krijuar dhe mund të vjetrohen, plaken apo dalin jashtë kohe pa u botuar, nga ana tjetër të krijosh borxhe familjare me librat e tu dhemb gjithashtu…

C. Ora e mësimit, apo çasti krijues?

1. Cila anë ja merr shoqes në jetën e Lulzim Logut: -puna e profesorit apo puna krijuese?

Të them të drejtën, për të ruajtur respektin e profesionit sot, të merr shumë kohë, sidomos azhornimi me të rejat shkencore dhe informacionin e duhur për mësimdhënie, disa aspekte burokratike të tij të nervozojnë dhe të humbasin kohën e nevojshme të procesit krijues, shto këtu edhe ethet ditore të jetës, gjithësesi përpiqem të ruaj një ritëm adekuat dhe një ekuilibër të domosdoshëm mes të dyjave.Por vazhdimisht ndjej se humb procesi krijues, në një kohë që rritet gjithnjë e më shumë nevoja të zhytem më thellë brenda tij…

2. A të ka ndodhur shpesh të ”harrosh” oren e mësimit e të shkruash poezi në klasë?

E çuditshme Zeqir, poezitë më bukura, kujtoj se i kam shkruar gjatë kohës së mbledhjeve, sidomos të atyre mbledhjeve të gjata burokratike, kur drejtues të paaftë fshehin paaftësinë e tyre në procedura koti, kam shkruar gjithashtu në pauza udhëtimesh, duke u përpjekur të ruaj vlerën e veçantë të një përjetimi apo “goditje poetike”, ndërsa gjatë orëve të mësimit thjesht kam veçuar motivin, që më pas ka shërbyer si shtrat krijues.

3. Ku e sheh veten me shumë, në stilin klasik, në hajkun që po behet modë bashk-kohore apo në “realizmin demokratik”?

Aktualisht këto vitet e fundit, jam i dashuruar me hajkun, por edhe me tankan, natyrshëm ato kanë mbërritur tek unë si nevojë e ndryshimit të kodit komunikues me lexuesin e ri të kohës. Poezia po bëhet gjithnjë e më elitare, ka humbur lexuesin masiv dhe ka fituar lexuesin më të rrallë, por më selektiv dhe më të vëmëndshëm.

Hajku ka ngjeshje të vargut dhe figuracionit, kërkon metaforën e gjetur dhe emocionin që godet, por edhe mendimin e matur dhe përvojën e përmbledhur në pak fjalë. Në prozë jam më klasik, por më duket si edhe këtu ka ardhur koha e tregimit që mbart mesazh, që e përcjell natyrshëm atë dhe i shërben lexuesit të reflektojë brenda vetes së vet, duke gjetur momentin e duhur psikologjik, duke përmirësuar natyrën e momentit njerëzor, duke e bërë atë më të kthjelltë në ditët e tij.

4. A e kërkon vjershën, motivin, vargun, figurën…apo ato vijnë ashtu vet, si elemente ‘të lirë”?

Më duket se asnjëherë nuk I kam kërkuar si qëllim në vetvete, lirshëm ato kanë trokitur në mua, më është dashur tu gjej kohën dhe hapësirën e duhur brenda meje dhe më pas t’ua tregoj të tjerëve si përjetim, duke ndarë me lexuesin të qënit bashkëjetues të këtij çasti njerëzor, dashuri apo urrejtje qoftë, dhembje apo përbuzje, triumf apo humbje.

5. Lexuesit, gjithmonë duan të dijnë se ç’farë po gatuajmë per ta. Po Lulzim Logu?

Kam në proces botimi librin me 300 hajku, ndërkohë që në procesin krijues është libri i katërt që i përket kësaj gjinie. Kam përfunduar librin e ri me tregime dhe novela, po punoj në një libër publicistik, ndërkohë që fushata e gjetjes së fondeve është një ankth i vërtetë, që ndonjëherë na bën të dyshojmë në vlerën e këtij mundimi…

Por përsëri të nesërmen ja fillojmë të shkruajmë përsëri, të shkruarit është si dashuria, ndonjëherë pauza të gjata mungese dhe hezitimi, pasohen nga periudha intensive puthjesh dhe përqafimesh, sikur vdekja të pret pas dere dhe s’do të kthehesh më në këtë lloj përjetimi…

D. Krasniqja e Vendit, djep artistësh e poetesh

1. Në ç’rraport e sheh traditen historike e kulturore me kohën që jetojme?

Gjithmonë kam menduar se ka kronologji dhe lidhje organike mes kohëve dhe traditave, pavarësisht dukjes se s’kanë asesi lidhje të mundmshme midis tyre. A nuk kanë shërbyer Cikli i kreshnikëve, Këngët Lirike të traditës si udhërrëfyese dhe ushqim luksi për traditën dhe shkollën poetike mjaft të njohur tropojanë, për ritmet e papërsëritshme të valleve dhe tingujt magjikë të këngëve?! A nuk janë në sinkron modern bukuritë e rralla natyrore, monumentet e pafund natyrore, me pasuritë e shumta kulturore të zonës?!

Duke mos përjashtuar modifikimet e duhura kohore, selektimet e domosdoshme të përshtatjes së tyre, thelbi dhe ruajtja e tij, pra e gjurmës së traditës, mbetet detyrim kulturor, dëshmi e ekzistencës dhe e organizimit shekullor, pjesë e patjetërsueshme e identitetit tonë. Mohimi i tyre në emër të modernes përbën anakronizëm, sikurse shpallja e vlerave të tyre si të pandryshueshme në rapot me kohën dhe ndryshimin e mentalitetit social të njeriut.

2. Fshati Bujan është fshati i Skënder Buçpapajt, i Fatmira Breçanit… i Sokol Arifit, Skënder Dozhlanit etj…, si ndjehesh mes kolegëve të degjuar?

Bujani është Atdheu i Skender Buçpapajt dhe i Skender Sherifit, është dheu i Sokol Arifit, bardit të rrallë që dinte përmëndësh mijra vargje, që shkruante libra pa ditur shkrim as lexim, i zerit melodioz të Fatmira Breçanit që u brumos bjeshkëve, Bujani frymëzon Skender Dozhlanin, të japë ritme të rralla muzikore që kalojnë kontinentet, Bujani i dhjetra poetëve, valltarëve, politikanëve, gazetarëve.Një trevë e rrallë, të cilës me krenari i përkas dhe ndjehem i lumtur për këtë.

Bujani që përcaktoi momente madhore në historinë tonë kombëtare, Bujani që i dha kombit heronj të lavdishëm dhe dëshmorë të paharrueshëm, Bujani si udhëkryq i rrugëve të reja që prijnë kah Evropa, Bujani më histori 90 vjeçare të shkollës shqipe, Bujani aq i lakmuar turistik me Valbonën dhe kullat malësore, Bujani me Livadhin e Turkut ku u shemben ushtri të perandorive të kohës, Bujani i vjetër dhe Bujani i ri…

3. Cilin poet tropojan kemi më per zemër?

Nuk po flas për Paplekajn, Buçpapajn, Mustafajn, Alinë që me disa të tjerë përbëjnë tashmë një Fond Të Artë të Poezisë shqiptare. Këto kohë poezia e Almona Bajramit, Migena Ramës dhe e Manjola Brahës më ka bërë jashtëzakonisht përshtypje për tisin modern dhe angazhimin social.



4. Si punon profesor Logu me talentet e rinj sot, në Bajram Curri?

Në fakt shumë njerëz më ngatrrojnë si profssor letersie, por unë jam profesor i kimisë, biologjisë dhe informatikës, por që çdo cast mendon për poezinë dhe punon me sinqeritet dhe përkushtim për talentet e reja që burojnë çdo ditë në “fidanishten poetike tropojane” .

Atëbotë, pata kërkuar të studjoj vetëm për letërsi, mu mohua kategorikisht kjo mundësi, (natyrisht që se kam klasifikuar ndonjëherë si “persekutim”, anipse nuk lashë zyrë shtetërore, deri tek ministri i arsimit dhe më lart, duke e kërkuar këtë degë…!).

Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë e ka të përcaktuar në statutin e tij si detyrim punën me talentet e rinj, kjo konsiston në këshillim, redaktim dhe reçenca të librave të autorëve të rinj, në mbështetje të botimeve më të mira, në promovimet e librave të botuar dhe në përcjelljen e kritikës së tyre. Njëhkohësisht të rinjtë janë shpirti i klubit, në aktivitetet me karakter lokal dhe kombëtar, në organizimin e mitingjeve dhe festivaleve poetike, por edhe në festimet e mëdha kulturore.

5. Të telefonojnë njëkohësisht per kafe edhe Gjon Neçaj edhe Asllan Osmani. Cilit i thua –Po!

Pyetje e vështirë?!

Po bëhen 30 vjet që i them “po”, jo vetëm për kafe, Gjon Neçajt, një mik i rrallë, poet i ndjeshëm dhe gazetar i spikatur, gjithashtu bashkëpuntori më i ngushtë i imi në përpjekjet tona kulturore në Tropojë dhe jashtë saj.

Ka disa kohë që i them” po” edhe Asllan Osmanajt, kur e kam zbuluar një vlerë të veçantë të vargut të tij poetik rebel, të një makthi poetik që rrallë e gjen tek autorë të tjerë.

E. Lulzim Logu dhe Kosova

1. I madhi Ali Podrimja e ka shkruar por edhe per çdo tropojan: “Kosova është gjaku im që nuk falet”. –Apo jo Luli?

Natyrisht, ky varg i përket edhe trevës tonë dhe çdo tropojani!

Të shtoj këtu se ka qënë fat për mua njohja dhe miqësia me Ali Podrimjen, sikurse me dhjetra krijues të tjerë të Kosovës, sidomos këtë dhjetëvjeçarin e fundit. Por e veçoj gjithmonë miqësinë me Aliun, Din Mehmetin…

Ishin të mëdhenj në dashurinë për Shqipërinë dhe Tropojën në veçanti, për vargjet që u kushtuan atyre, për përpjekjet e tyre të mëdha për integrimin kulturor! Me propozimin tonë Din Mehmeti u bë nderi i Tropojës, ndërsa ditët e fundit, shkolla e re 9 vjeçare e qytetit mban emrin e pavdekshëm të Ali Podrimjes.



Podrimja erdhi tre herë në Tropojë, i ftuar prej nesh, herën e fundit, para disa muajsh në aktivitetin tashmë tradicional “ORA E POEZISE” dhe përherë dëshironte të vinte, të bisedonte dhe recitonte para publikut, të shkonte në Valbonë, apo ta pinte një birrë me poetët e rrallë tropojanë, siç shprehej ai rëndom.Vdekja e tij dhe e Din Mehmetit kanë qënë momente vertet emocionale dhe drithëruese për mua, vdekje e njerëzve të afërm që të donin dhe bisedonin lirshëm me mua dhe miqtë e mi dhe Tropojën e nderonin dhe vlerësonin kudo ku shkonin.

Të kthehem edhe njëherë tek vargu hit i Podrimjes, armiqtë në shekuj janë përpjekur për copëtimin fatal të Shqipërisë, gati për 50 vjet Tropoja ishte e shkëputur nga kryeqëndrat e veta historike: Gjakova, Peja dhe Prizreni, Tropoja historikisht është konsideruar si Malësi e Gjakovës.

Por siç thotë poeti ynë i njohur Hamit Alia, orët e historisë janë kthyer mbarë dhe kurrë më s’do të mund të kthehen mbrapsht, akrepat historikë tashmë punojnë për shqiptarët dhe Kosova mbetet gjaku që nuk falet kurrë, për të cilën shumë tropojanë e dhanë jetën dhe falen rininë dhe ëndrrat e tyre…

2. Nga mesi i viteve ’70, një nga udhëheqësit e Tropojës, më ka bërë mua (at’herë gazetar i ri), një vërejtje të ashpër: -Pse ti Zeqir e shkruen nëpër gazeta Malësia e Gjakovës?! Ne nuk jemi Malësia e Gjakovës por rrethi i Tropojës…! Ta kujtova këtë fakt, per të dalë te pyetja: -Si e perjetojnë sot shkrimtarët e artistët tropojanë këtë çlirim shtetror e shpirtëror me Kosovën?

Për të gjithë ka qënë liria e ëndërruar dhe e merituar, ka qënë realizimi i shumëpritur, dita më e madhe të cilën e kanë dëshiruar ta presin, siç thashë më lart, edhe në këmbim të jetës së tyre. Realisht jemi Malësia e Gjakovës, por shpesh ka edhe kontestim, keqkuptim dhe nihilizëm ndaj historisë ndonjëherë si në Gjakovë, por edhe në Tropojë.Por këta janë zëra të dobët, ndërkohë që afrimi dhe bashkimi sidomos përmes kulturës dhe traditës tonë të përbashkët i bën të shurdhët këta zëra. Nëna ime është gjakovare dhe unë krejt jetën e kam ndjerë gjysmën time të gjakut dhe të shpirtit atje, gjyshi dhe gjyshja ime e perjetuan gjithmonë deri sa vdiqen ndarjen nga dheu i tyre dhe tash unë e ndjej triumfin edhe në emrin e tyre.

Për krijuesit tropojanë liria e Kosovës ka qënë simbolikisht një hapje e madhe në horizont, një dritare gjigante pa kanata, nga ku fryn era e shpresës, e komunikimit global dhe horizonti ndrin me dritën e së ardhmes evropiane. Tetë vjet më parë, me inisiativën e poetit dhe publicistit të njohur gjakovar, Tahir Bezhani, nip Tropoje, krijuesit e Tropojës dhe të Gjakovës kanë filluar bashkëpunimin tashmë të pandalshëm jo vetëm kulturor, i zgjeruar më pas me Pejën, Malishevën, Klinën, Deçanin, Mitrovicen për të shkuar kah Rozhaja në Mal të Zi, në Shkup, Presheve e ngado viseve shqiptare.

Tash e katër vjet me rradhë organizojmë së bashku me Klubin Letrar “ Gjon Nikoll Kazazi “ Gjakovë Mitingun e Poezisë, i cili po plotëson 50 sezone që nga krijimi, jemi permanent në “ Takimet e Azem Shkrelit” në Pejë, në “ Ditët e Tahir Deskut” në Klinë, në “ Flaka e janarit” në Malishevë, tek “Ora e Maleve “ në Rozhajë etj.

Së bashku udhëtojmë drejt Lezhës në ”Ditët e Fishtës” në Tiranë tek “ Poeteka Mbarëkombëtare Bytyçi” prapë bashkë drejt Gjirokastrës në takimet e Pegasit… Botojmë libra të përbashkët, përfshihemi së bashku në antologji brenda dhe jashtë vendit, nxjerrim gazetë të përbashkët, shkojmë festivaleve folklorike me renome si “Sofra Dardane”, “Anadrinia jehon”, “Traditat e Rugovës”…etj.

3. E motivuar edhe nga miqësia me të nderuarin shkrimtar e poet Sejdi Berisha, më thuaj se: -A të duket Peja qyteti me i bukur i Kosovës?

Mendojmë njëjtë Zeqir, kështu kam menduar edhe pa u njohur akoma me Sejdiun, ndoshta këtu ndikon natyra e përafërt, lartësia gati e njëjtë mbi nivelin e detit, moti dhe bora ,bjeshkët, por dhe shpirti i pastër dhe fisnik i njerëzve të kësaj ane, me të cilët historikisht edhe para, gjatë dhe pas luftës kemi pasur koordinata të përbashkëta të traditës, kulturës dhe atdhedashurisë. Një qytet me bjeshkë si Rugova, me lumë si Lumbardhi, me veshje dhe valle popullore të mrekullueshme, me liqenj alpine, me bimë dhe kafshë të rralla, me poetë dhe shkrimtarë të spikatur, një qytet me hapësirë dhe zhvillim evropian e bëjnë Pejën ndoshta më të bukurin e Kosovës.



Sejdi Berisha?!

Segment i natyrshëm i këtij realiteti, zëdhënës fisnik i popullit dhe vendit të vet, ikonë dhe emblemë e kulturës pejane, krenari dhe dëshmi e epokave historike të Pejës, resurs i madh i saj, shtysë e jashtëzakonshme për ta vizituar shpesh këtë qytet. Njohja dhe miqësia me të, mbetet një arritje e jona që pa modesti e shpallim dhe e mbrojmë me shumë fanatizëm. Jo thjesht për shkak të 30 veprave të botuara, sesa prej faktit se çdo cast prej tij mund të përfitosh ndjenja krenarie, madhështie dhe afirmimi kah e verteta nacionale.

4. Guxoj të të pyes, se edhe nuk jam shume në kontakt: -Me teper është shkruar per Kosovën kur ishim të ndarë, deri edhe në monizëm, apo tani që ju biem trumpetave të lirisë?

Shumë është shkruar edhe atherë, por brenda një prizmi, ku faqet ishin pak a shumë të njëjta përsa i përket tematikës, kur Kosova fitoi lirinë vërshoi motivi patriotik dhe hyjnizimi atdhetar, tani ka një lloj pause apo lloj reflektimi, trumpetat kanë pushuar, por hera herës degjohen kembana që ndihen të forta në horizont, ndoshta për të rrëfyer se askush më nuk mundet të harrojë dhe të anashkalojë atë. Si të them, tash Kosova është natyrshme pjesë e halleve dhe gëzimeve tona të përbashkëta, cope e zemrës që rreh, vuan apo dashuron si e tëra…

5. Një djal i ri kosovar më ka thënë një ditë tekstualisht keshtu: -Kurr Kosova nuk e ben per Shqipërinë at’ që ka bërë Shqipëria per Kosovën! Si mendon poet-shkrimtari Lulzim Logu?

Kurrë nuk e dëshiroj kontekstin e këtij diskutimi, nuk i qasem këtij raporti, edhe kur më shtyjnë të them diçka pohoj se Shqipëria ka bërë natyrshëm atë që i takonte, siç Kosova patjetër do ta bënte të njëjtën. Dy copa të një zemre apo jo, ku qarkullon i njëjti gjak?!…

-Persiatje rreth librit ”Koha e pakët e dritës” të autores Xhane Sherif Imeraj, Tiranë, 2018-

Dielli si metaforë e jetës



-Persiatje rreth librit ”Koha e pakët e dritës” të autores Xhane Sherif Imeraj, Tiranë, 2018-





Nga : Lulzim LOGU


Sapo është botuar libri më i ri poetik, i dyti me rradhë i poetes Xhane Sherifi Imeraj, një ndër poetet tashmë të njohura, pjesë e vazhdimësisë së traditës së poeteshave më të mira tropojanë, të shumta në numër dhe në botime, një befasi e vertetë, një vend i vogël si Tropoja, që vazhdimisht nxjerr talente poetike, zëra të veçantë femërorë.Me sharm poetik dhe grintë, me delikatesë dhe thellësi të çuditshme të mendimit poetik, sfiduese të zhvillimeve bashkëkohore letrare dhe të angazhuara jo vetëm si poete, por edhe si intelektuale dhe të paepura në përpjekje për të lançuar pozitën dhe respektin ndaj femrës në shoqërinë e sotme shqiptare dhe kontributin e paçmuar intelektual dhe jo vetëm të saj.

Libri poetik “Koha e pakët e dritës” me redaktor Arben Bllacin, ka ardhur pas një akumulimi të gjatë shpirtëror të poetes, pas një identifikimi dhe analize komplekse me një përvojë të patjetërsueshme jetësore, ku forca e saj e karakterit, vullneti i shpirtit dhe sakrifica e prindërve kanë shënuar një trini të shenjtë vetmohuese dhe përballuese ndaj trilleve të pazakonta të fatit.

Ndaj libri i saj hapet natyrshëm me porosinë që të shmangim perdet e rënda dhe pengesat ndaj Diellit si metaforë e Jetës, ndërkohë që vetë poetja e identifikon veten në vallen e diellit si “flutur agimesh”!Re’ të përlotura, pengje të vjetra, ëndrra të harruara nga ditët e vranëta gjithmonë mbeten pas nën fuqinë dhe pushtetin e diellit që shkrin gjithçka të errët në natyrën e pafundme dhe në shpirtrat e mëdhenj njerëzorë.

Një shpirt i madh Xhane Sherif Imeraj, ka besuar tek drita që depërtonte nga diku, ka shpresuar ta përqafojë dikur krejt diellin në madhninë e dashnisë së tij, rrethuar pranë vetes nga vargjet që regëtinin njolla shprese dhe përkëdhelja e jashtëzakonshme e familjes se mrekullueshme. Ka rikuperuar kohën e pakët të dritës dhe kohën e humbur, ka filluar të ecë me hapat dhe ritmin e brezit të vet dhe pasionet e fshehura dhe vrullin poetik tashmë ka gatuar një libër të bukur, me disiplinë artistike, përplot dashuri dhe dedikime dinjitoze, me figuracion të lëmuar me brishtësi, duke gdhendur ngadalë dhe me besim vargjet e veta dhe duke shtruar udhën e garantuar për botimet e ardhshme.Ajo ndihet thjesht, natyrshëm dhe mjaft imponuese si “një motiv në pulsing e jetës”!

Poezia e saj “Jam kompozim” më së miri e dëshmon profiling e saj dhe ngjan si një himn:

Jam kompozim,

simfoni thurur me rreze,

ylber që sfidoj shiun, vjeshtën, dëborën e re, të vjetrën, stinët

… Jam motiv në pulsin e jetës!

Ajo ka duruar shumë, ka reflektuar në pikëpamje jetësore dhe letrare, ka njohur duke lexuar dhe duke u bërë pjesë e debatit dhe zhvillimit kulturor përmes komunikimit me poezinë dhe letërsinë bashkwkohore, sidomos pasi ka vënë në praktikë Faqen e saj kulturore “Tropoja poetike” , rreth të cilës tash mblidhen shumë artistë dhe poetë nga Tropoja dhe më gjërë nga vise tjera shqiptare. Ka fituar përvojë si administratore, por edhe ka qënë aktive në debatin kulturor, duke krijuar personalitet dhe mature.Kjo shfaqet edhe në vargjet e saj, ku shtrimi dhe pesha e vargjeve të krijojnë idenë e një “rruge” të bukur, nëpër të cilën të josh të “ecësh” shpirtërisht, duke përfituar ndjenja të këndshme, gjatë një leximi me një frymë:

E humbur mjegullës dhe shiut

pellg syve të mi,

kujtimeve gjysmëdavaritura,

bri zjarrit të shuar gjer në një shkëndi.

Fshehur streh shpirtit dhe qiellit

duke pritur të lindë dielli,

shkreptinte, gjëmonte lart,

mbi ëndërra, netëve të ftohta,

shi-borë-dimrit.

E humbur humusit të harresës,

njëqind vjet vdekur, ngjallur ditën e shpresës!…

Poetja e re ka një sy realist dhe të rreptë poetik, nga metrika e vargjeve të saj gjithkush mundet ta zbulojë dhe rijetojë potikisht një copë jetë të vetë, të çmuar, që diku është fshehur motmoteve dhe tash zgjohet ndryshe në kujtim:

Nëse e sheh një sy që qan,

lëre të shuaj mall!

Nëse e sheh një sy që qesh, lëre të gëzojë jetë!

Nëse e sheh një sy që flet, lëre të rrëfejë dert!

Nëse e sheh një sy që fshihet, lëre të mbulojë kujtimet!…

Bota e vjetër, fshehur hera herës pas maskave e trondit përjetimin e ditës së poetes, i ngjan me një hartë të pazot, natyrshëm fokusi i saj i gjërë dhe kompleks i konsiderimit të jetës si aktivitet i denjë dhe kontribut, perpiqet vazhdimisht të thyejë tabutë dhe klishetë, shekulli i poetes është shekulli i dritës dhe optimizmit të paskaj.Ndaj poezia e saj e butë, pa bertimë, modeste dhe e sinqertë si një muzikë shiu pas një thatësire shkrumbuese, vjen dhe depërton në memorien tonë , duke i transmetuar nota lirike të këndshme, aq më tepër kur atmosfera e tyre aq shpesh përkon me atë çfarë sot prêt ai lexuesi i rrallë i poezisë, ndjenjë solide, shpresë dhe realizëm:

Muza si sorkadhe lëndinë më lëndinë më hedh,

diku përlotem malluar, diku lule mbledh…

Lartësive ëndërroj që nga mrizet e shpirtit,

në rimë e hedh vargun kapur pas rrezeve të diellit…

Gjithë thesaret e tokës vlerë e panumëruar,

pasuria e shpirtit mbi gjithçka kaluar…

Kur të iki, nëse rikthehem dua të jem poezi,

një strofë, yjet dhe hëna, tjetrën dielli me rrezet e tij…

Libri ka strukturë, rrjedhje kronologjike të natyrshme sipas tematikës dhe këndvështrimit të poetes për botën dhe veten, një muzikalitet të ëmbël, thjeshtësi dhe kësisoj komunikimi dhe prekja tek lexuesi mbetet e garantuar.Guximi për një varg më të shlirë, që njëfarsoj bëhet më rebel dhe thyen rregulla, moskufizimi ndonjëherë i vargut brenda një kornize”detyruese”, zgjerimi tematik, do ta bënin atë më të afrueshëm dhe më të besueshëm , më serioz dhe akoma më të prekshëm tek lexuesit ithtarë dhe besnikë të poezisë së mire.Pas kohës së pakët të dritës, befas gufon vala e shfrenuar e dritës, Xhane Sherif Imeraj premton me këtë libër ti qaset në të ardhmen kësaj vale:

Duro, duro,

por dhe vrapo,

ec, sikur dhe gjysmë hap,

fundi nuk është me ndoshta!

Duro, duro, beso shumë dhe lutu fort, do të dëgjohesh ndoshta!…

ZË I RIKUJTIMIT TË SË KALUARËS DHE I OPTIMIZMIT PËR TË SOTMEN E TË ARDHMEN

Recension për librin “Lapsi më tha” të autorit Ismet Tahiraj




Në foto Riza Haziri, recensionisti





Tashmë dihet se poeti Ismet Tahiraj (1956) nuk është i kufizuar vetëm në kultivimin e poezisë për të rritur dhe formës së ashtuquajtur poezi erotike, por e shkruan edhe poezinë për fëmijë, pra për gjeneratën më të bukur, që pa tjetër është vazhdimësi e jetës të të gijtha kohërave. Një prej veprave poetike për fëmijë është edhe kjo e fundit “Lapsi më tha…” e cila përmbledhë 80 vjersha me motivet nga më të ndryshme që nga ai patriotik deri tek ato që kanë një dozë humori, por gjithsesi me një porosi të caktuar.

Vet titulli “Lapsi më tha…” cyt kureshtjen e lexuesit që ta lexojë nga se autori me një simbolik të kapshme për mendjen e fëmijëve, shpirtëzon një objekt (lapsin, emër konkret), që pothuajse është ndër objektet të para e kryesore, me të cilin shërbehen fëmijët, tani nga çerdhet e gjithë jetën, e nëpërmjet majës së të cilit njeriu përgjithësisht shpreh botën shpirtërore, arsimore, shkencore dhe intelektuale. Me fjalë të tjera, lapsi në poezinë e autorit është udhërrëfyes se çka mund të shkruhet e pse nuk mund të shkruhet.



E mora lapsin

Ta vizatoj një mollë

Mos tha lapsi

Se krimbin e ka n’lëvozhg’.

…….

E mora lapsin të vizatoj një diell

Mirë me tha lapsi, mirë,

Po dikush dhe këtij mundohet

Fytyrën t’ia përshk’llijë….



(LAPSI MË THA…)

Edhe kur jepet leja për të shkruar, si rezultat i kohës në të cilën jetojmë lindin dilemat se serish diç nuk është në rregull, pra nuk do t’u pëlqej të gjithëve.

Siç u tha më lartë motivi patriotik dominon në këtë përmbledhje, edhe pse kushtimisht kishte orientime që fëmijët të lirohen nga temat e rënda, pra t’u ofrohen tema që sjellin më shumë dritë dhe humor, por, si duket çështja e pazgjidhur shqiptare ia imponon autorit që të rikujtojë të kaluarën historike dhe plagët që ka sjell kjo kohë. Pra, autori u rikujton fëmijëve Mollën e kuqe, tani më metaforë historike që rikujton përndjekje, vuajtje dhe akoma plagë të pashëruara, pastaj Kullën e Sheremetit, ku sipas së ëmës së tij kur kalon andej duhet mbyllur sytë sepse është stërpikë me gjak dhe rikujton vetëm llahtari.

Autori, Ismet Tahiraj, nuk mund ta kalojë edhe plagën më të re të historisë sonë, luftën e UÇK-së me komandantin legjendar Adem Jashar dhe plagën e kurbetit, gjithnjë me porosinë që mos të harrohet e kaluara dhe vendi ku kemi lindur. Në këtë drejtim, përkundër katrahurave që po na përcjellin në kohën e sotme, me ditë të zeza, autori shpreh optimizmin se do të vijnë edhe ditë të bardha.

Edhe tradita jonë është preokupim i rëndësishëm i autorit. Oda shqiptare, të cilën e ka përjetuar vet autori e frymëzojnë që, nëpërmjet vargjeve të tij, të përcillen tek fëmijët traditat shqiptare, pra të mësojnë se si duhet pritur e si duhet bërë konak mysafirit.



Në përgjithësi, poezitë e autorit, Ismet Tahiraj, në këtë përmbledhje janë të shkruara me vargje të lira, por nuk mungon edhe rima, e cila të krijon përshtypjen se vjen spontanisht pa përkushtimin e autorit. Pra, poezitë e kësaj përmbledhje janë të shkruara më tepër në frymën moderne se sa në atë tradicionale. Jam i bindur se, edhe ata që nuk kanë lexuar poezitë për të rritur të këtij autori, sapo ta lexojnë këtë vepër do të kuptojmë se autori e kultivon edhe poezinë për të rritur nga se hetohet ajo frymë, për faktin se autori i përdorë disa fjalë, të cilat më tepër janë nga thesari popullor dhe aty këtu ndonjë krahinarizëm që, sigurisht fëmijët për ta kuptuar u duhen sqarime.

Disa nga poezitë e kësaj përmbledhje kanë për personazhe edhe kafshët, nëpërmjet të cilave (fabulave) autori arrin të shpreh atë që dëshiron, pra veset apo porositë e njeriut për njeriun.

Nga ajo që u tha më lartë, dhe mund të thuhen edhe shumë gjera të tjera, konsiderojmë se autori, Ismet Tahiraj, lexuesve të vegjël ua ofron edhe një vepër që meriton të lexohet dhe ta kenë në bibliotekat e tyre.

Riza HAZIRI



(Kopertina e librit)

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...