Teuta Osmani , lindi më 18.7.1971 Kamëz,Tiranë ku mbaroi Shkollën e Mesme Bujqësore Kamëz. Më pas kreu një kurs një_vjeçar për Këpucari_Galanteri në Tiranë. Emigrante 18 vjet në Greqi, e në vitin 2013 u shpërngul me familjen në Amerikë. Botuese e dy librave me poezi dhe e vlerësuar me çmimin "Gjergj Fishta".Është poete dhe piktore!
1
DIALOG
[Cikel me poezi]
Hapa një dialog
me veten,
me ndjenjat
e me shqisat,
me rrotull vetes
mes hijeve të shumta!
Hodha hapin
të kapercej pragun,
ku sundon vetmia
ku vret dëshira!
Hapa dialogun me veten
pa ditur se ku vete,
pa ditur për nesër
dhe ku do mbetem!
Më sillte kujtime
më rrihte me erën,
më qante lotët
nga dhimbjet e jetës!
Më foli përtej ndjenjës
përtej kësaj dëshire,
më tha të luaj vendit
të hidhem me vrapin e styhive!
Rendem mes fjalëve
e mendimeve,
më nxori përtej deteve
përtej mrekullive!
Përtej reve,
andej drejt perëndive
u ndjeva me njeriun
me veten time!
Pa ndjerë monologun
e atyre hijeve!
2
MES TYRE
Mes tyre
më lexojnë ,
më shikojnë ,
më ndjejnë ,
engjëjt
më marrin me vete ,
më japin fletët e tyre
të fluturoj e të rendem mes reve
nëpër ëndrra ,
në diej ,
në qiej,
përtej deteve!
Më shohin dhe ngjaj
me veshjen ,
me zemrën e asaj ngjyre
me fluturimin e tyre
me bukuritë e kësaj natyre!
Më marrin e më japin
gjithçka të bukur,
si një fëmijë ,
të shkëlqejë
mes rrezeve të diellit
mes ditës ,
mes natës
mes ëndrrave të yjeve të qiellit!
3
PËR GJITHË JETËN
Përtej ëndrrës lexoj fjalë ,
vargje ,
histori,
e jetoj me to
e ndjehem me ritmin e jetës
me ndjenjën e dashurisë,
ndjehem si një fillim i ëndrrës
që për mua s'do kish kurrë mbarim!
Zgjohem me imazhin e së vërtetës,
ku më mrekullon në sytë e mi,
me vetdijen
se jam me veten ,
më çon në pafajsi!
Jam e lumtur për çastin
kur mund të jetë e vetme,
por ,
edhe një vit ,
një dekadë apo shekull,
jetoj me ëndrrën time
ngritur ,
zgjuar ,
fjetur,
shtrirë!
Më merr nëpër fletët
të përfytyroj çdo stinë,
ngjohem me erën e kësaj stine
me aromën e dashurisë,
ndjehem si zane në ëndrrat e lumturisë.
Përtej ëndrrës lexoj
vargjet e mija të shkruara me ndjenjë,
ku marin ngjyrë gjaku
dhe rrjedhin me germa zemre!
I dua poezitë sa dhe vet veten
e dua këngën e dashurisë ,
i dua për gjithë jetën!
4
Mes reve!
Po iki mes reve në drejtim perëndimi
ku zgjatet ditë -nata edhe minuti,
i varem e zvarritem drejt asaj hapësire
të më mari me vete drejtë asaj mrekullie.
I dua gjurmët e mia të lëna mbi dhe
ku rendesha e rendem përditë me diell,
i dua sa s'ka me të vetmet në jetë
me të dukura nën rreze shkëlqejnë.
I dua orët drejt diellit
i dua edhe hijet e lëna pas,
i dua gjithçka përreth tij
ku ka jetë dhe vetëm zjarr.
Lamburin e gjitha mbi një glob
pa asgjë të errët ku ndrin çdo mot,
i dua ëndrrat kur i kisha parë
dhe tani në sytë e mi me diellin mbanë.
5
NUK MË KISH FAJ!
Nuk më kish faj koha apo Dielli,
që lindi në mëngjes,
as Toka dhe deti
që qëndrojnë në breg!
Nuk më kishte faj as jeta,
që më solli ketej,
as stinët e natyrës
që më ndërrojnë çdo herë!
Më kish fati kur të thash
se mua nuk më del,
as e kaluara që kam heq
nuk më del
as e ardhmja që nuk e di se sa
dhe kur vjen!
Nuk më del as Ti
në jetën time kur më the ,
se të dua, sa Toka, sa qielli
në qoftë se jam ,sa të jenë qiejt...!
6
E SHOH
Unë e shoh jetën përtej degëve të lumturisë
ku zgjaten e zgjaten në qiellin e pafundësisë,
ndër to gjej shtegëtimin si zogjtë në fluturim
në to gjej krahët që më mbajnë zgjuar si cicërim.
Unë e shoh përtej ëndrrave që renden me hënë
e shoh dhe ditën aguar me diellin e artë,
e shoh edhe në sytë e femijëve se jam nënë
e shoh në ndjenjën e dashurisë qe ndjehem përherë.
Ja unë e shoh lumturinë atje ku jeta më pret
me krahë hapur horizontit që vetëm Zotin njeh,
ku për mua më gjendet edhe babë edhe nënë
fal zemrës sime që në shpirt të pastër ajo rreh.
Ja unë e fitoj gjithmonë erën ,furtunën ,e stuhinë
me rreshje ,me dëborë apo me akullin ngrirë,
sepse unë e di se kush me ngjet nën timen lëkurë
përveç ndjenjës së mrekullueshme të Dashurisë.
7
RIPERSERIS!
Iken ora pa kuptuar
rrjedh si ujë i vërshuar,
mbetet gjurmë e syve të shkuar
lan gjithçka me ditën e filluar!
Ku natë , ku ditë
në c'ore e në c'vakte,
mbesin stinët e vetmuar
një mbi një në flet kalendaresh!
Ikin orët , minutat, sekondat
ku filluar e mbaruar,
ku në mes apo copëtuar
kohën ripërsërisin me jetën e kërkuar.