2018-10-20

Pse shfaqet impotenca e papritur te moshat e reja aktive


Vitet e fundit, impotenca po prek jo pak meshkuj, veçanërisht ata të moshave të reja. Por jo rrallëherë kjo sëmundje shoqërohet edhe me shqetësime të tjera në rrugët urogenitale, e mund të sjellë edhe irritimin e prostatës, e cila quhet ndryshe edhe “truri” i seksit.

Mjeku nefrolog internist, Arqile Gjikondi tregon të gjitha simptomat kryesore të prostatës së irrituar dhe më tej shton se meshkujt e prekur mund të vuajnë edhe nga hemorroidet, çrregullimet e tjera të zorrëve (kapsllëk apo diarre) apo edhe çrregullime të urinimit.

Gjikondi tregon se kombinimet e përzgjedhura të antibiotikëve dhe medikamenteve të tjera ndihmëse japin rezultate të shkëlqyera, ku rreth 85% e pacientëve shërohen.


Si paraqiten rastet e rënies së akt ivi tet i t seksual te meshkujt?

Në praktikën mjekësore gjithmonë e më shumë po ndodhin rënie seksuale të papritura në komunitetin mashkullor, sidomos në moshat e reja. Përgjithësisht sëmundja vjen papritur tek meshkuj që janë shumë aktivë dhe të fuqishëm seksualisht. Simptomat shfaqen krejt papritur brenda disa ditësh e fillon të shfaqet rënia e ereksionit, nuk arrijnë të mbarojnë aktin seksual, nuk arrijnë në orgazëm të plotë, ose e arrijnë atë shumë shpejt (sekonda ose minuta) në kundërshtim me dëshirën e tyre për ta zgjatur aktin.

Cilat janë shkaqet që ndikojnë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje?

Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga shkaqe psikologjike, apo konsumimi i alkoolit, drogës, duhanit (të cilat në një moment të caktuar do të çojnë në një impotencë relative seksuale, pra nuk do të jenë aq të fuqishëm sa kanë qenë dikur). Rënia seksuale tek këta persona është pothuajse e pashmangshme.

A shoqërohet impotenca edhe me shqetësime në organet urogenitale?

Ka edhe një kategori meshkujsh që krahas rënies seksuale kanë edhe simptoma të tjera që lidhen me organet urogenitale, një prej të cilëve është prostata, që mendohet dhe cilësohet si truri i seksit. Irritimi i gjëndrës së Prostatës është një nga shkaqet më të shpeshta për dhimbjet seksuale tek meshkujt aktivë.

Mund të na tregoni disa prej simptomave kryesore që shfaq prostata e irrituar?

Në qoftë se ju ndjeni dhimbje seksuale, që përmblidhen me dhimbje të penisit, testikujve, ose në fundin e barkut, rrëzë kofshëve, të cilat ndodhin gjatë seksit ose pas seksit, ka shumë mundësi që ju të vuani nga problemet e irritimit të prostatës, pavarësisht moshës së re që keni. Seksi mendohet që është një akt i cili duhet të sjellë kënaqësi superiore, kështu është i kuptueshëm stresi dhe paniku që ndiejnë meshkujt që përjetojnë dhimbje gjatë aktit seksual me të gjitha pasojat psikike që vijnë më pas (dëshpërim, ankth, pasiguri etj). Por vlen të theksoj se këta meshkuj mund të kenë edhe çrregullime të ejakulacinit (i shpejtë, i dhimbshëm, me djegie, rënie të sasisë së spermës, trashje e saj që në pamje duket si silikon me kokrra, ngjyrë e verdhë, kafe, ose nuk ejakulojnë dot). Këta persona, gjithashtu, mund të mos ndiejnë kënaqësinë e orgazmës. Shpesh kanë dhimbje në Anus, ndjenjën e defekimit të vazhdueshëm.

Sa të predispozuar janë këta meshkuj për t’u prekur edhe nga sëmundje të tjera?

Kategoria e meshkujve të sipërpërmendur vuajnë nga hemorroidet (majasëll) kronik, ose nga çrregullimet e tjera të zorrëve (kapsllëk apo diarre). Po ashtu mundet që të ndiejnë edhe çrregullime të urinimit, shpeshtësi, urgjencë, djegie, dhimbje, e madje mund t’iu duket sikur nuk e zbrazin qesen e urinës plotësisht, kështu që duhet të shkojnë disa herë në tualet.

Si bëhet diagnostikimi i sëmundjes?

Të gjitha këto simptoma që përmenda më lart, zakonisht nuk shoqërohen me çrregullime në analiza apo në ekzaminimet me eko, kështu që pacientët sorollaten në disa mjekë dhe klinika, pa e ditur se çfarë sëmundje kanë. Sëmundja që përmbledh këto çrregullime quhet prostatit kronik ose dhimbje kronike të legenit.

Si bëhet trajtimi i prostatës së irrituar?

Së pari dua të theksoj se nga këto çrregullime vuajnë rreth 20-40% e meshkujve të moshës aktive. Mjekimet e zakonshme përgjithësisht nuk kane efekte. Ndërkohë që kombinimet e përzgjedhura të antibiotikëve dhe medikamenteve të tjera ndihmëse janë me rezultate të shkëlqyera. Në eksperiencën time si mjek mund të them se rreth 85% e pacientëve shërohen.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...