“Vuçiq deshi t’ia tërheq vëmendjen Putinit për shqetësimin rreth situatës, aq më parë që sipas informatave të “Komersantit” në Serbi pritet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB, në të cilën Kina do të shtrojë çështjen e njohjes përfundimtare të Kosovës nga ana e organizatës botërore... Ndërsa Vuçiq nuk është kundër kësaj, aq më parë pse ka presion nga udhëheqja e BE-së dhe Federice Mogherini: ajo ka mundësi që dëshiron të mbahet në mend për funksionin e sja si dikush që e ka mbyllur përfundimisht problemin e Kosovës për botën”, shkruan kjo gazetë.
“Prandaj Vuçiq i premton Rusisë me shumë këmbëngulje se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO. Por, a mos po e stërthekson këtë gjë? Në këso rastesh ndodh që çdo gjë përfundon asisoj që ajo për çka je betuar se nuk do ta bësh në fund e bën”, shkruan gazeta.
“Del e qartë se negociatorët rusë nuk e kanë pasur aq të lehtë ta presin Vuçiqin. Fillimisht ishte vetëm Putini, bisedimet në katër sy kanë zgjatur mbi një orë, ndërsa 40 minuta i janë kushtuar pikërisht Kosovës”, shkruan raportuesi i gazetës nga Kremlini.
Kjo gazetë shton, gjithnjë duke u thirrur në burime anonime se Vuçiq “nuk ka hasur në mirëkuptim të Putinit se Rusia nuk duhet të vërë veto në KS të OKB, nëse Kina njëmend e shtron çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe për çmimin e asaj për Serbinë në variantin e Vuçiqit”.
Gazeta “Komersant” konisderohet si një medium që i shërben politikave dhe propagandës së Putinit dhe shërbimeve informative të këtij vendi.