2018-10-20

Vaksina që “kuron 97% të tumoreve”, brenda 1 viti



Një vaksinë për kancerin që ka kuruar 97% të tumoreve tek minjtë mund të testohet tek njerëzit brenda këtij viti. Pacientët që do të marrin këtë vaksinë, që përmban 2 ilaçe të aprovuara për sigurinë e tyre, nuk do të kenë nevojë për kimioterapi, ndërkohë që efektet anësore pritet të jenë vetëm ethe dhe dhimbje të lehta gjatë injektimit.

Kjo vaksinë mendohet se është efikase për pacientët që vuajnë nga limfoma e gradës së ulët, që prek zakonisht qelizat e bardha të gjakut.

“Kanceri është një problem serioz, prandaj nuk do të jemi asnjëherë të kënaqur deri sa të gjejmë zgjidhje për këdo”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Ronald Levy nga Universiteti i Stanfordit.

Vaksina do të testohet gjatë dy studimeve. 35 pacientë me limomë do të bëhen pjesë e testimit të vaksinës. Çdo pacient do të marrë një dozë të ulët të rrezeve së bashku me 2 cikle vaksinimi përgjatë 5-javëve. Deri tani nuk janë zbuluar më detaje të tjera në lidhje me testimin e kësaj vaksine.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...