Një ereksion provokohet nga një fluks i madh i gjakut në penis dhe kështu mund të mendohet se një mashkull që vuan nga hipertensioni, nuk duhet të ketë probleme nga llojet e përshkruara në këtë artikull. Por në fakt, është konstatuar se dy të tretat e meshkujve që vuajnë nga hipertensioni, kanë probleme me mosfunksionimin erektil. Kjo, sepse një gjendje e hipertensionit afatgjatë, mund të dëmtojë enët e gjakut në penis dhe për rrjedhojë të shkaktojë mosfunksionimin e tij.
Është konfirmuar se shumë antidepresivë modifikojnë nivelet e serotoninës dhe të dopominës, duke influencuar kështu edhe prodhimin e hormoneve. Kjo çon në probleme të natyrës seksuale në të dy sekset që mund të variojnë nga një antipati e përgjithshme ndaj seksit tjetër, deri te një zvogëlimin i eksitimit dhe në probleme të mosfunksionimit erektil.
Gërhitja u bën më pak të kënaqur seksualisht
Një studim gjerman sugjeron se gërhitja e shumtë, mund të kontribuojë në krijimin ose në mbartjen e problemeve të impotencës. Edhe pse shkaqet nuk janë të gjitha të njohura dhe ka ende dyshime mbi efektin e lidhur me gërhitjen, shumë shkencëtarë konfirmojnë se edhe pse nuk mund të kenë vështirësi për të pësuar një ereksion, gërhitja e shumtë mund të çojë në një kënaqësi më të vogël seksuale.
Mendimet e shumta
Përkundër nga sa mendohet, përqendrimi i shumtë mbi një problem mund të jetë kundërproduktiv. Në veçanti është shumë negative të vazhdoni të mendoni për një problem edhe gjatë aktit seksual; shpesh, shumë meshkuj tentojnë të jetojnë aktin në vetvete sikur të bëhej fjalë për një ndeshje futbolli, duke e lodhur veten me mendime të tilla si: a po veproj mirë? E gjithë kjo çon në gjendje ankthi dhe frike, të cilat vetëm e përkeqësojnë situatën.
Sëmundja Peyronie, makthi i meshkujve
Sëmundja Peyronie, e quajtur ndryshe edhe si sëmundja e “penisit plastik” ose shkurt IPP, konsiston në tkurrjen e disa muskujve të penisit që shërbejnë për të siguruar një ereksion. Shkaqet nuk janë ende të njohura, ndërsa për sa u përket simptomave, ato konsistojnë në dhimbje shumë të forta në rast ereksioni dhe në këtë mënyrë në vështirësi për të qëndruar të eksituar dhe për të kryer marrëdhënie seksuale.
Shumë studime konfirmojnë se disa medikamente për të kuruar rënien e flokëve kanë si efekt anësor atë të problemeve me mosfunksionimin erektil. Kjo sepse medikamente të tilla përmbajnë në brendësi të tyre një ingredient aktiv, finasteroidin, që ndërhyn në metabolizmin e testosteronit dhe kështu çon në vështirësi në pjesën seksuale që mund të vazhdojë për shumë vite me radhë.
Lotët e një femre e shqetësojnë seksualisht mashkullin
Në një eksperiment të çuditshëm, disa meshkuj i kanë përjetuar shumë keq lotët e disa femrave që kanë parë në një film të trishtuar; si rezultat ata përjetuan uljen e niveleve të eksitimit seksual dhe të testosteroneve. Një shpjegim është se lotët mund të përmbajnë një sinjal kimik që ul testosteronet e meshkujve në tratativën për të reduktuar agresivitetin mashkullor.
Efekti i padëshiruar i kirurgjisë intestinale (te zorrët)
Disa kërkime kanë treguar se përveç tre të katërtave të meshkujve që i janë nënshtruar kirurgjisë intestinale për të hequr muskujt kancerozë, kanë pasur më pas probleme të mosfunksionimit erektil. Kjo vjen prej faktit se gjatë këtij lloj operacioni, nervat që janë të lidhura me organet seksuale, dëmtohen. Edhe kur kjo nuk ndodh, trauma e operacionit shpesh ndalon funksionimin e duhur të këtyre nervave, duke shkaktuar probleme të vazhdueshme ereksioni.
Dhënia e biçikletës në mënyrë të vazhdueshme është një mënyrë e duhur për të ushtruar fizikun. Por disa studime konfirmojnë se qëndrimi për një kohë të gjatë në shalën e biçikletës, mund të çojë në impotencë. Arsyeja është e thjeshtë: qarkullimi i gjakut nuk bëhet në mënyrën e duhur. Pra një presion i gjithë peshës së trupit në fund shpinë mund të çojë në probleme serioze.
Floripress/Flori Bruqi