2018-10-13

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq thotë se pas vrasjes së Oliver Ivanvoqit, Mitrovica veriore është, ndoshta, njëri nga vendet më të rrezikshëm ku jetojnë serbët.


Janjiq: Mafia e Kosovës veriore, në kontrollin e Serbisë
Ai është ambient ideal për korrupsion e kriminalitet e natyrisht edhe për politikanë që duan të pasurohen shpejt gjë që më së lehti bëhet përmes kriminalitetit, ka thënë Janjiq për radion Evropa e Lirë në sektorin e gjuhës serbe.

Sipas tij, nga njerëzit që ai ka kontakt, atje tani mbretëron pasiguri. Ata po ndiejnë të ketë arritur një lloje paqeje porse e dinë se e keqja nuk ka shkuar. Shumë nga ta vërtetë mendojnë të largohen. Problemi aty është se politika në kohë të fundit është mbështetur në dhunë e kriminalitet. Serbia tani është para zgjedhjes. Ose do të lejojë që mafia ta marrë krejtësisht kontrollin ose do t’i qërojë hesapet me të keqen që e ka përfshirë gjithë veriun e Kosovës.

Janjiq thekson se sado që Beogradi të mendojë ta kontrollojë situatën në veri të Kosovës, ai këtë e bën përmes grupeve kriminale, dhe, është e qartë se ato kanë ndikim në strukturat qeveritare. Ne kemi informata shumë serioze se ato po përpiqen ta marrin edhe komunitetin informativ. Ato kanë ndikim shumë të madh në institucione, e të mos flasim ç’ndikim kanë te punët ndërtimore e të tjera që sjellin fitim të shpejtë. Ato janë rrjete që nganjëherë kanë mbështetje të qeverisë e nganjëherë e detyrojnë qeverinë që t’i mbështesë. Kush do ta marrë lokalin, nga ç’anë do të kalojë rruga, kush çfarë do të ndërtojë – për këtë vendos pushteti lokal, e ai vetëm formalisht vendos për atë kanë vendosur grupet e interesi.

Ai përfundon se përgjegjësin për gjendjen në veri duhet ta marrë kryetari ose kryeministri i vendit.

“Serbia nuk bën t’i gënjejë më qytetarët”, ka thënë Janjiq.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...