Nga Ndriçim KULLA – Tiranë
Në historinë e kulturës shqiptare, shek XX-të është epoka më e ndritur e saj , ku një ndër kryeveprat e saj më e spikatur është edhe Letërsia Moderne shqipe .Fatos Arapi ka meritën e përjetshme se është një nga promotorët e saj më të larmishëm me poezitë brilante dhe romanet e vecantë .Unë e ndjej tashmë se poezia shqipe ndjehet e mpirë nga ikja e këtij poeti të madh.Me kalimin e ditëve dhe muajve me suguri që do ta ndjejmë mungesën e tij,por do përpiqemi që ta kompesojmë mungesën fizike dhe mospraninë e tij , duke rilexuar poezit më të bukura që Fatosi na ka lënë,duke i shijuar dhe admiruar ato perla të krijuara prej tij që të bëjnë të kujtosh gjithmon caste magjike.,të cilat shpalosin për lexuesin tonë të gjysmës së dytë të shek XX-të një Bot të re kur fjala shqipe erdhi si një zonjë në sallonin e vjetër të poezisë..Së bashku me kolegët e tij Ismail Kadare dhe Drotëro Agolli,Fatos Arapi ka kontributin thelbësor ,që ndonëse ne jetonim në natën e zezë të komunizmit, patëm privilegjin si komb që të ndricoheshim qartësisht nga një art estetik letrarë.Jam i bindur që fjalët në këto caste nuk shprehen kaq lehtë për pikëllimin.Fatos Arapi lindi, jetoi dhe shkroi në një periudhtë të trazuar të Shqipërisë.Të tillë e pati edhe jetën me plot trazira , që e trazuan edhe atë vet.
Por më bukur se askush ai kredon e vet shprehur në poezinë “Himni i jetës”
“Si kotelet i merr nëna/ I con nga një ditë në tjetër
Mes përleshjeve njerëzore/Ashtu ti rrëmbeje jetën.
Ashtu si këto vargje ,edhe Fatos Arapi jetën e tij e rrëmbeu mes përleshjeve njerëzore.Me siguri shpirti i tij do shkoj të prehet në qiellin e të parëve të tij në gjirin më të bukur të Mesdheut , në Gjirin e Vlorës,qytetit që e lindi të cilën e donta aq shumët.
Please follow and like us:
No comments:
Post a Comment