Pergatitë nga Fritz
RADOVANI:
PËRKUJTOJ
AT PJETER MËSHKALLEN
21 Tetor 1946 Arrestohet në Tiranë At Pjeter MESHKALLA…
U dënue dhe bani 15 vjet
burg në Burrel dhe kampe shfarosje...
U arrestue prap me
“Revolucionin Kultural”, me 29 Prill 1967 në Shkoder dhe, u dënue edhe 10 vjet
të tjera...
Gjithsejt ka ba 25 vjetë
burg.
Arrestimi
i dytë u ba në mbledhjen e organizueme nga Fronti Demokratik i Lagjes, në
Institutin Pedagogjik të Shkodres, me 29 Prill 1967, ku hymja ishte me ftesa…
Në
fjalen e Tij në Institutin Pedagogjik para arrestimit At Meshkalla ka thanë:
“...Unë po ju them këtu se Populli nuk
asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojë me besue në
Zotin edhe pa Kisha e Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht vetëm turp para
Zotit e para Popullit, asht turpi juej para gjithë vendeve të Europës, mbasi
kjo që bani ju sot këtu bahet në pragun
e 500 vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit –
Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë
Europa për ju!
Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe e di se ka
2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në zemër Fenë e Krishtit!”
NGA AT PJETER
MESHKALLA S.J.:
HIPOKRIZIA
Hipokriti kërkon të duket ndryshe nga ç’është.
Shtihët
si i mirë për të gënjyer të tjerët. (Fjalori) .
Mos iu
afro Perendisë me zemër dy faqesh...
Mos ban hipokrizi
para njerëzve! (Ecili. 1. 36-37).
E kundërta:
I çiltër, flet e vepron pa u shtirë, është i
pastër
nga zemra, i sinqertë. (nga Fjalori).
I.
DEFINICIONE
Një maskë e
zbukurueme
që hollë mbulon fytyrën e shemtueme.
Sa vojna
lyrë-ngjyrë
që mëshefin rrudhat e një plakës mënxyrë.
Një pare
kallpe e zbehtë
që në treg na del porsi flori i vërtetë.
Thesi që në
grykë ka molla
e poshtë der’në fund, ka veç gjarpinjë e bolla.
Një
monument mermeri
mbi kryma, mbi skeleta e kafka tméri,
por zemra ndinë si’ i akull në ty, që ngrinë,
por shpirti i drejtë... nuk di... nuk di, nuk di sesi...
por, ndinë....
se jé h i p o k r i z i !
II. KUADRA
Jé Judë, që
fjalën ké si shpirt – njeri,
e për trathti ndaj Mësuesit psherëtitë,
në sa me një të puthun Mësuesin jé tue shitë,
hipokrizi
për
treqind pare argjënd!
Joab jé, që
pret në besë e vé pusi:
hasmin e falun përqafon miqësisht,
kur të msheftën thikë atij ia ngulë tinzisht
hipokrizi
fillë në
zemër, si gand...!
Ti
Sirenë magjepsore, shtrigë unjî:
tërhjek e detarët i thithë në pasqyrë të qétë
dhe, ia përplasë anijën té’ i shkamb nën détë
hipokrizi
me knaqun
synin tand!
Të
njoh mirë, hipokrizi...
ti jé
trathti, lubi!
Gënjen
synin pa sherri,
por, zemra ndinë një erë gjaku në ty, që ngrinë,
por, shpirti i drejtë nuk di... nuk di sesi,
por, ndinë....
se jé h i p o k r i z i !
III. TË KAM
GJETË !
Të kam gjetë, hipokrizi, në çerdhët që
ké:
Labirintët
tueja janë pa krye,
por me çka
pashë e ndjeva unë mbi këte dhé,
mjaft
mësova e mjaft mu çilën këta dy sy.
Në shoqninë njerëzore isht’ kenë një gja
për bé:
Sinqeriteti
kapun në luftë me ty,
e ti,
kolonë e pestë, me dinakri,
të
sinqeritetit në kështjellin barkas shtri...
Të kam gjetë nën doreza të buta
humanitare,
me çapojt e
përgjakun të njaj skyftéri...
Në çajë të
ngrohta të pashë “bamirëse-kërcimtare”,
me’i zemër
si natë dimni kur frynë véri:
Mbi borë përjashta dridhet një lypcarë,
ndërsa...për
té (!) gjithë natën krisë Valcëri!
P’aj, të
kishte veç një kokë kjo botë e tanë,
për t’ia
këputun ma shpejtë, mundim pa i dhanë!!
Nën maskë të kam gjetun Aristokracije,
me lule e
lajle dhe “virtyte Oborri”...
Po, u zbè
me’i herë çdo rreze qytetnije,
kur ia
zbulova petët këtij laknori....
Të kam gjetë nën xhamadan burri Malsije,
( kujtim i
largtë herojsh’ që koha i mori),
hèu, gardh
Kanuni thyemun njëqind herë,
për me i
lanë burrit shteg “me dalë me ndérë”...
Të kam gjetë nën frakun e njaj Liberali,
që të ngopë
me “tolerancë” – “liri-mendimi”,
por, furinë
fanatike s’di ta ndali,
kur gjenë
përballë një idé të vendosun trimi.
Të kam gjetë mbas syzash të Markës
“ideali”,
në dy gropa
syshë të thella e të êrrta shqîmi
që botës,
dritë s’i dhanë m’sa ‘i natë varri,
sido që të
ndrisin syzat me rrathë ari.
Të kam gjetë në xhep të Nacionalistit
vlershëm
me dhjetra
flamuj tubë të shtrênjtë e të lirë,
mbishkrue
me shirit etiketë “ i ndérshëm”,
p’r inat të
atij që asht veç Shqiptar i mirë!
Në çantë të kam gjetun të Demagogut të
tmérshëm
(anmik
intrigash, qytetar i dëlirë).
Ndër disa
fletë të mshefta, si po i thona:
“Ndani e
përçani...me çdo kusht e jona!”.
Të kam gjetun nën petkun e Fétarit tonë,
brumë
Farizeu, që pjesën rri tue luejtë:
Tartuf
buzë-rrudhë e vetull-vrênjtë gjithmonë,
e mbas
perdje asht laksist-gaudent i prunjtë.
Ai e di mirë se dy shelqinjë - si’i thone
–
në një
dorë, bèsa, me i mbajtë askush s’ka mujtë:
Detyra e
shénjtë në “Sherbim të Perendisë”,
nuk i lè
kohë të shikojë plagët e njerzisë...
Të kam gjetë ndër thonjtë e gishtave të
Tregtarit,
sa me
shkathtësi tespi e rruzare hjedhin,
si të ishin
bash verdhukët e bukur t’arit,
që, pikë
prej gjakut të fukarasë, i vjédhin...
S’do
mend, nga fryti i shtrydhun n’djersë të mendqarit
barkthatë e
lakuriq, do fije drédhin,
e ndezë
ndo’j dritë në faltore, si “mëkatnorë”,
e, për “me
shkelë” Zotin me’i bakshish nën dorë!!...
Të kam gjetë atje ku e ka selinë
Drejtësia,
në lagênin
e Pilatit, plot gjak të vjetër,
rrjedhun me
baltë të Mamonës duerve të tija
dhe, gjak
në duer të lame, gatshëm për gjak tjetër!
Të kam gjetun té kamxhiku Flakë e
shkëndija,
të
apostullit të kulluet të moralit... në letër,
që shkallët
e poshtërsive hypë, me rrëzue
monstrat
prej froni dhe, ...aty vétë me u shtrue!
Ku nuk të kam gjetë hipokrizi, të
dalët fara!
Plaka botën
kafshon e, puthë figure...
Moralin së
bijës ia mësueka lara-lara...
Djalin me
renë ngatrrueka... lesh tue lënurë...
Miqtë s’po shikohen në sy ma si përpara
pse, mbas
shpine i diktuen sho’ shojt’ kusure...
sé, ma,
pallavrat e paundyrë të servilit!!
Se, ma,
sadizmi në puthjet e katilit!!!
Të njoh mirë
hipokrizi!
Jé dhunë e
poshtërsi!
Gënjen
synin e pasherri,
por, zemra
ndinë jarg ferri në ty, q’e ngrinë,
por,
shpirti i drejtë... nuk di... nuk di sesi,
por,
ndinë...
se jé h i p o k r
i z i !
IV. ANATHEMA !
Toka me qiellin...............-valën e mallkimeve,
të shkrepi mbi kokën
-e gjithë hipokritëve!
Breshni i shigjetave -të dyndi, e rebéshi,
kudo që të ndeshi hipokrizinë!
Asht lëkundun bésa
-e miqve dhe e vëllazënve,
mbrenda brenë ténja -ndër votra të familjeve;
e pranë blerimëve -të njâj gêmi ullini,
shpallë shkrûmi e hini hipokrizinë!
Era helmuese -prej gropës së
errësinave,
po u prishë pranverën -rinisë edhe luleve!
Kudo që të dredhuna -rranjët të kétë ngulë,
bini me e zhgulë hipokrizinë!
Karikaturë -e fésë dhe e
shenjtënve,
që ban të përbuzet -era e virtyteve!...
Por, jo, se luleve -u përgjegjë fryti,
nuk lidhë virtyti
hipokrizinë!
Farizé i kalbun, -lësho puthje figureve,
zhyt në ujë të békuem -tier lamshin e lutjeve
e të filaktérëve -s’rrêhët njerëzia,
as Perendia me hipokrizinë!
Toka me qiellin -valën e mallkimeve,
të shkrepi mbi kokën -e gjithë hipokritëve!
Breshni i shigjetave -të dyndi, e rëbéshi,
kudo që të ndeshi hipokrizinë!
Anathema – dëbim, mallkim.
V. CONFITEOR
O Zot, hipokrizisë unë ia vervita
shigjetat e
mallkimet pa u kursye;
por, trupin me trup
vrava, pse në sy të Tú
jam vétë, përlye me
hipokrizi!
Mbi mue randojnë e më shtypin ato “Vaje”,
që lëshove Ti
njëditë mbi Farizéj...
Mos jam unë Farizé
i tipit të ri ?!
Pastroj përjashta ênën me kujdes,
e mbrenda asht
mbushun plot me kalbësinë,
mizen pështyj’e
dévën kapërdijë...
Shikoj qymen në sy
të tjerëve e, vetë kam tranë...
Për të fitue ‘i
shpirt kërkoj unë tok’e détë
e, kur ta gjejë, e
baj ma të zi se vehtën...
Me kyçin që më besove, o Zot, unë derën
vedit ia mbylla, e
të tjerë nuk lashë të hyjnë mbrêndë
e, me të verbtit
prijës i vérbët, të dy në gropë ramë...
Emnin Tand në gojë e, zemrën larg prej
Téje,
vegël tue të ba e
kapak ndër të zeza të mija,
Tý, që, jé veç
Drejtësi, Tý, që, për hir’
Të së Vërtetës
Shênjte, çove vehtën në Kryq!...
Mallkime dhe shigjeta unë meritoj,
që, lëshova gurë
mbi të tjerë, si t’ishëm vetë
i dlirtë... Confiteor!... Po,
mos vállë ky rrëfim,
asht prap hipokrizia e hipokrizisë ?!!...
Confiteor: Rrëfej
fajin (shih: Matt.H. 23, 1-33 etj.)
VI. L U T J E
!
O Zoti em, ma fal sinqeritetin,
ma jep instinktin me e njohun n’erë
hipokrizinë; Ti më jep edhe guximin,
të vërtetën vehtës me ia thanë pa frikë,
si kirurgu m’ia vue thikën gangrenës;
hydren me e shtypë, sa herë kërkon t’ çojë krye,
mos të jém’ unë ujk i veshun me lëkurë kingji,
as varr i zbardhun jashtë e, mbrêndë kufomë!...
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë e pa mashtrim!
O Zoti em, ma jep sinqeritetin
e njerëzve vullnet-mirë, që paqë lypin,
me vehtën e me shoqin e, me Tý!
Oh,
kjo lutje nuk asht,
nuk asht h i
p o k r i z i !
Shenim F.R.: Kjo poezi e
shkrueme nga At Mëshkalla S.J., vlersohet nder krijimet ma të mira të Tij.
Ndonse sot, këto Vepra nuk studjohen nder shkollat Shqiptare, mendoj se ne,
asht mirë t’i Perkujtojmë Martirët e Atdheut dhe Veprat e Pavdekshme të Tyne.
Melbourne, 20 Tetor 2018.