2018-10-17

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i unifikoi shqiptarët drejt Evropës

Skënderbeu i unifikoi shqiptarët drejt Evropës
Orientimi evropian i shqiptarëve pas rënies së ish-Jugosllavisë dhe rrëzimit të pushtetit komunist në Shqipëri, është një fjali që përsëritet shumë shpesh në fjalorin politik. Por realisht rrënjët e një rruge të tillë janë shumë më herët.



Veprimtaria e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nxjerr në pah se bashkëpunimi i shqiptarëve me Evropën zë fill këtu e gati gjashtë shekuj më parë. Aleancat e Skënderbeut me shtetet evropiane të kohës së tij, për të luftuar invazionin turk, janë dëshmi për këtë.

Pos kësaj, vetë shteti i asaj kohe që e udhëhiqte heroi, kishte synime të qarta sa i përket këtij rrafshi. Historia e udhëheqësit të arbërve e parë nga kënde të ndryshme është shpalosur nga studiues shqiptarë e hungarezë.

Të martën në konferencën shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në 500-vjetorin e vdekjes” të organizuar nga Instituti i Historisë në Kosovë, ai i Shqipërisë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni e Ambasada e Hungarisë në Kosovë, më shumë se 20 studiues kanë paraqitur hulumtimet e tyre për historinë e mesjetës..

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...