2018-10-20

Superforcë janë dijet dhe jo muskujt


Shumë nga vështirësitë dhe problemet e jetës sonë seksuale mund të evitohen, po qe se gjatë marrëdhënies seksuale zbatoni tre rregulla të thjeshta, të cilat ekspertët i kanë quajtur të arta.

1- Damat “kalojnë përpara”

Kjo do të thotë që gjatë marrëdhënies seksuale duhet të synoni që gruaja të arrijë e para në orgazmë. Për ta realizuar këtë duhet të provoni çdo lloj eksitimi që dëshiron gruaja. Klitori i saj duhet të eksitohet me çdo mënyrë të mundshme. Qëllimi duhet të jetë i qartë – ajo të arrijë e para në orgazmë. Kjo nuk duhet kuptuar sikur burri po tregohet “kavalier” (sikur hap derën që të kalojë gruaja përpara). Jo, kjo duhet kuptuar prej të dyve si domosdoshmëri fiziologjike. Këtë e kanë ndjerë të gjitha gratë, këtë e dinë mirë të gjithë burrat dhe këtë e thonë të gjithë seksologët. Pas orgazmës dhe ejakulacionit trupi i burrit kërkon një periudhë kohore të caktuar për t’u rikuperuar, përpara se të përsëritë një performancë të re. Kështu është fiziologjia seksuale mashkullore. Gjatë kësaj periudhe kohore që quhet periudha refraktare, burri nuk i përgjigjet asnjë ngacmimi seksual. Koha sa zgjat kjo është individuale dhe varet nga mosha, gjendja shëndetësore, zakonet që ka formuar burri, nga shkathtësitë seksuale të partneres dhe nga koha që çifti nuk ka kryer marrëdhënie seksuale. Ka burra që pas një ejakulacioni u duhet një ose disa ditë që të kenë një ereksion të ri. Gratë nuk kanë nevojë për këtë kohë rikuperimi. Ato janë multiorgasmike. Kjo do të thotë se shumë prej tyre mund të arrijnë orgazma të përsëritura pa patur nevojë të bëjnë pushim. Burrat, siç dihet, jo rrallë kanë probleme me ereksionin gjatë marrëdhënies seksuale. Shumica e këtyre problemeve janë psikologjike. Por kur një djalë ose një burrë ka provuar probleme erektile gjatë bërjes dashuri më parë, ai bëhet obsesiv, dëshpërohet, merakoset dhe është në ankth për mënyrën se si do ta luajë rolin e dashnorit sot. Ky ankth shpesh shoqëron gjithë marrëdhënien dhe sa më shumë djali dëshiron të ketë një ereksion, aq më shumë ereksioni bëhet i pamundur. Në këto kushte të dëshpëruara për të, e vetmja gjë që mund të ndihmojë për të rritur vetëbesimin është momenti kur ai do të shikojë partneren e tij duke arritur kënaqësinë seksuale. Kur gruaja arrin e para në orgazmë, kjo është një mrekulli, që bën të largohet 90 përqind e frikës që ndjejnë burrat për suksesin e performancës seksuale.

2- Gruaja vendos kur është koha

Gruaja duhet të përcaktojë kohën kur duhet të kryhet penetrimi. Nuk ka rëndësi pozicioni. Në çdo pozicion që ata janë kur bëjnë dashuri, sinjalin për “penetrim” duhet ta japë gruaja. Provoni të pyesni një burrë: si e kupton ai që partnerja është gati për marrëdhënie? Ata nuk dinë se thumbat e gjinjve të gruas erektohen edhe nga të ftohtit pa ndjerë kurrfarë eksitimi seksual, madje ka edhe gra që thumbat e gjinjve të tyre nuk erektohen kurrë. Nga të gjitha sa thamë kuptohet se e vetmja që e di me siguri kohën kur është gati dhe kur duhet kryer penetrimi, është vetë gruaja.

3- Gruaja duhet të drejtojë

Gruaja duhet të ketë nën kontroll shpejtësinë me të cilën gjërat procedojnë drejt kënaqësisë seksuale. Kur burri e lejon gruan që ajo ta drejtojë, ai ka zgjedhur mënyrën më të sigurt për të kuptuar çfarë ndodh. Këto rregulla janë të thjeshta por shumë çifte nuk i dinë dhe nuk i zbatojnë. Disa burra edhe kur i dinë këto rregulla nuk i zbatojnë sepse i pengon krenaria mashkullore. Ata nuk e lënë drejtimin e lojës seksuale në dorë të atyre që e lozin më mirë. Kjo bën që marrëdhënia seksuale të mos jetë e kënaqshme, veçanërisht, për gruan dhe kjo bëhet shkak që jeta të humbasë shumë nga kualiteti i saj. Burrat, duhet të kuptojnë atë që e kanë shumë vështirë ta pranojnë: Seksualisht janë më të dobët se gratë. Superforcë në seks janë dijet dhe jo muskujt.

Atmosfera e dashurisë

Atmosfera e një dashurie të fshehur është si thirrja e sirenave për Odisenë. I lëmë të thërrasin për t’i dëgjuar, dhe pastaj t’i shijojmë. Dashuria e ndaluar (tradhtia), të tërheq kaq shumë saqë të ndryshon dhe këndvështrimin e botës, dhe është shumë tërheqëse, sepse është një sfidë e përditshme me fantazi nga më të ndryshmet, që kjo dashuri të mbetet sa më e fshehtë. Nuk duhen bërë takime të fshehura, puthje të rastit, histori dashurie të ndaluara sepse kanë gjithmonë një çmim dhe të shtrenjtë. Po si mund të thuash jo? Ajo vjen pa pritur, në formë dhe mënyra nga më rrëqethëset. Në fund të fundit është e rëndësishme të dini ta njihni dhe t’i bëni vend pranë. Ka një sekret të vogël që të dish ta përdorësh këtë “ngarkesë erotike” që është brenda jush: “Lasciarsi andare”, lëshojeni vetveten si një makinë pa frena tek personi që ju ka krijuar këtë ngarkesë, sepse është e kënaqshme, e domosdoshme dhe ju lehtëson dhe jetoni më mirë psikologjikisht.

Partneri ideal

Gjithçka është e shkruar në yje, madje dhe dita e lindjes dhe e vdekjes. Fjalët e tyre shpesh janë “tepër të pabindshme” për dikë, i cili nuk beson tek fati, nuk beson në Zot, nuk beson në fenomene hyjnore, apo të pashpjegueshme. Njeriu është qenia me e “pabindur”, që duke u mbështetur në kapacitetin e tij të të konceptuarit të gjërave, dyshon në çdo gjë që thuhet apo shkruhet. Ndonjëherë themi “Përse duhet të besoj në teori të tilla, përse duhet të mendoj se për mua qenka e shkruar që do të lidhem me dikë dhe që ai/ajo plotëson boshllëkun tim?” Pyetje kjo që e gjen përgjigjen në gjithsecilin prej jush. Jam e lumtur, mund të thotë dikush, kam gjetur personin ideal për mua, kam gjetur zemrën apo shpirtin tim, jam pranë partnerit të jetës. Po nëse është kjo gjë e vërtetë, nëse vërtet ke gjetur shpirtin tënd binjak, atëherë përse gjithë ai dyshim në zemrën e tuaj? Në momentin e përputhjes me partnerin e duhur çdo ndjenjë e tillë zhduket.

Aktivë seksualisht

Kur jeni të përgatitur keni më shumë mundësi për të zgjedhur, më shumë liri dhe kënaqësi. Në qoftë se dëshironi të jeni aktivë nga ana seksuale, marrëdhëniet seksuale duhet t’i shihni si kënaqësi, por njëkohësisht atyre duhet t’u kushtoni vëmendje serioze. Nëse doni që të shmangni shtatzëninë dhe infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale, duhet të përdorni metodat mbrojtëse kontraceptive. Mund të jeni në dijeni të një liste mjetesh kontraceptive që mund t’i përdorni për të shmangur shtatzëninë. Disa prej tyre sigurojnë mbrojtje edhe nga infeksionet që transmetohen në rrugë seksuale. Nëse keni pyetje, shqetësime ose vështirësi rreth mjeteve kontraceptive, konsultohuni me specialistë në Shoqatën e Planifikimit Familjar ose me mjekun. Mjete kontraceptive për femrat janë ato që merren nga goja, si: pilula ose tableta që përmbajnë hormone të cilat e ndalojnë procesin e lëshimit të vezëve nga vezoret çdo muaj.

Floripress/Flori Bruqi

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...