Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/20

Transplant me eshtrat e të vdekurit, mjeku shqiptar në Gjermani kryen ndërhyrjen e rrallë



“Kemi dëgjuar për transplantin e organeve të brendshme, por jo për transplant kockash”. Kështu shkruanin gazetat gjermane para dy vitesh, kur doktori me origjinë shqiptare, Arjan Mullahi, kreu për herë të parë këtë ndërhyrje në Spitalin e Shën Jozefit, në Gjermani.

Së fundmi, në korrik të këtij viti, ai ka kryer transplantin e kockës tek një zonjë shqiptare, Resmije Senka, nga Kuçova, operacion i cili rezultoi me sukses. Ndërhyrja parashikon një metodë që nuk është shumë e zakonshme dhe që mbështetet në eshtrat e një personi të vdekur.

Edhe këtë herë, gazeta gjermane i bën jehonë kësaj ndërhyrjeje, duke e quajtur doktor Arjan Mullahin si “Zoti i veshur me të bardha”.

“Kjo teknikë speciale operative mundëson rekonstruksionin e defekteve të mëdha kockore të bacinit dhe të kofshës me transplantatim të kockave të të vdekurve. 2 javë pas këtij operacioni, zonja nga Kuçova, e cila rrezikonte paralizën, ka mundur që të ecë. E paimagjinueshme dhe e pabesueshme dhe për vetë gjermanët. Në prill 2019 është planifikuar të vihet protezë e re në Linnich në Gjermani,” tregon dr. Mullahi.

Doktori Arjan Mullahi punon si shef i shërbimit të kirurgjisë në Spitalin e Shën Jozefit, në Gjermani. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, ndërkohë që ka kryer edhe kurse të ndryshme specializimi jashtë vendit.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...