2018-10-20

Prostata dhe seksi, 10 sekretet e kënaqësisë

Image result for arqile gjikondi
Dr.Arqile Gjikondi, nefrolog –internist

Prostata është pika G e mashkullit (për analogji me Pikën G të femrës). Stimulimi i saj sjell kënaqësi të veçantë mashkullore dhe orgazma mjaft të fuqishme tek meshkujt

Image result for arqile gjikondi

Prostata, kjo gjendër e vogël, sa një arrë që i jep mashkullit shumë kënaqësi, por edhe probleme shumë të mëdha.

Kanceri i prostates

Funksioni i parë i prostatës është të prodhojë dhe të eksretojë një lëng alkalin gjatë ejaculacionit (rreth 30-60% të lëngut të spermës). Duke qenë me natyrë alkaline, me ngjyrë qumështi ndihmon spermën që të mbijetojë në ambientin acid të vaginës. Për këtë arsye prostata quhet gjendër, sepse vetëm gjendrat prodhojnë diçka.

Përzierje

Në prostatë përzihen lëngjet që prodhon vetë ajo me ato që vijnë nga qeset e spermës, i cili është prodhuar në testikujt. Pasi bashkohen, përzihen, këto 2 lloje lëngjesh, dredhen nëpërmjet uretrës gjatë ejakulacionit. Uretra (kanali i urinës që kalon mes për mes prostatës), shërben me funksione të dyfishta.

a) për nxjerrjen e urinës, në rast kur mashkulli urinon dhe
b) për nxjerrjen e spermës ,në rastet kur mashkulli ejakulon spermë

Gjatësia e uretrës brenda në prostatë është rreth 3 cm.

PSA – Antigeni specifik i prostatës është një lëng që prodhohet në prostatë dhe ka një rol kyç në lëvizshmërinë e spermës përgjatë mitrës, në brendësi të saj. Ky lëng (PSA) kundërvepron fort ndaj vetive ngjitëse të enzimave që ndodhen në spermë dhe në këtë mënyrë bën të mundur kalimin e spermës brenda në mitër. PSA është i njëti antigen që matet në gjak në rastet e të sëmurëve me prostat. Mbetet një test aspak i sigurtë për shkak të shumë faktorëve që ndikojnë në prodhimin e tij.

Muskujt

Prostata është gjithashtu një organ muskular, që pompon spermën jashtë uretrës nëpërmjet penisit me mjaft forcë për të hyrë në vaginë, dhe kjo e fundit të arrijë direkt në qafën e mitrës ku ndodhet vrima e hyrjes për në mitër.

Ahhh!

Një bonus shtesë për meshkujt. Veprimi pompues i prostatës jep kënaqësinë mashkullore (orgazmën), gjë që e bën seksin të dëshirueshëm për meshkujt.

G

Prostata është pika G e mashkullit (për analogji me Pikën G të femrës). Stimulimi i prostatës sjell një kënaqësi të veçantë mashkullore dhe orgazma mjaft të fuqishme tek meshkujt që e përdorin këtë teknikë. Mundësia për të kontrolluar ejakulacionin, çon në orgazma të zgjatura, pa qenë nevoja që të derdhet sperma jashtë penisit. Kjo arrihet me teknika seksuale të avancuara të cilat e mbajnë energjinë seksuale në brendësi të trupit.

Filtër

Prostata gjithashtu filtron dhe largon toksinat me qëllim mbrojtjen e spermës. Kjo gjë e rrit shumë mundësinë e një sperme të shëndetshme dhe mjaft fertilizuese tek femra. Ky është ndoshta funksioni më i rëndësishëm i prostatës përsa i përket pjellorisë së meshkujve dhe ndoshta është arsyeja kryesore në rritjen epidemike të sëmundjeve të prostatës, thjesht nga përdorimi i ushqimeve jo të shëndetshme si dhe toksiciteti i ambientit, sidomos në dekadat e fundit

Ereksioni

Nervat erektile të prostatës janë përgjegjëse për ereksionin e penisit. Këta nerva gjenden në pjesët anësore të prostatës dhe me dëmtimin e prostatës ka mundësi që të dëmtohen edhe këta nerva. Për pasojë mashkulli ka mjaft vështirësi në ereksionet e tij ose nuk ka fare ereksion. Kjo është arsyeja përse në shumë pacientë që vuajnë me irritime të prostatës, ereksioni është mjaft i dëmtuar. Gjithashtu dëmtohet ejakulacioni ose edhe dëshira për seks.

Sekrecionet

Mendohet që sekrecionet prostatike kanë një rol mjaft të fortë në ruajtjen e uretrës nga infeksionet urinare, gjë që tek femrat janë shumë më të shpeshta.

Valvulat

Prostata nëpërmjet dy valvulave kontrollon rrjedhjen e urinës dhe rrjedhjen e spermës, në kohë të ndara, sipas reflekseve të trurit. Janë këto valvula që nuk lejojnë që mashkullit t’i rrjedhë urina ose sperma në mënyrë të pavetëdijshme dhe të vazhdueshme, por komandohen sipas vullnetit të mashkullit. Ka disa sëmundje që prekin pikërisht këto valvula dhe krijojnë vështirësitë e mashkullit në urinim ose në ejakulacion.

Hormonet

Prostata është një gjendër që përmban mjaft enzima të cilat përpunojnë hormonin mashkullor “testosteronin” në një hormon tjetër që quhet “DHT”. Ky i fundit është dhjetëra herë më i fuqishëm se testosteroni, kështu që në raste të dëmtimit të prostatës, ulet prodhimi i këtij hormoni (DHT) dhe për pasojë bien aftësitë seksuale mashkullore.

Në meshkujt e kohëve moderne “vërehet një rritje mjaft e madhe e hormoneve femërore (estrogjen)” që gjenden me shumicë në ushqimet, në ujin që pimë dhe në disa paketime plastike. Pikërisht prania me tepricë e hormoneve të estrogjenit mendohet se është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të prostatës dhe rënies seksuale të meshkujve të sotëm.

Si përfundim, një gjendër mjaft e vogël ka jashtëzakonisht shumë funksione (me aq sa njohim deri tani), dhe ka një ndikim të pallogaritshëm në mirëqenien e mashkullit. Një sëmundje e saj e çon mashkullin në një mizerabilitet të cilësisë së jetës, e barabartë me diabetin ose infarktin e zemrës.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...