Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/10/17

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka dekoruar në ceremoni të ndara Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausen dhe Gjon Berishën me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Thaçi dekoron Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausenin dhe Gjon Berishën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe për angazhimin e tyre për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e vlerave shqipe.

Pasardhësin e familjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Loris Castriota Skanderbegun, presidenti Thaçi e ka falënderuar për mishërimin me vlerat, traditat, historinë shqiptare dhe angazhimin e tij për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e këtyre vlerave.

Kurse, politikanit zviceran Reto Nausen i ka shprehur mirënjohje për kontributin në promovimin e Kosovës në Zvicër dhe për përkrahjen e dhënë për komunitetin kosovar atje.


Ndërkaq, veprimtarin Gjon Berisha e ka falënderuar për përkrahjen e përhershme në diasporë për të gjithë shqiptarët, nga të gjitha trojet shqiptare, para dhe pas luftës.

Të dekoruarit e kanë falënderuar presidentin Hashim Thaçi për vlerësimin e aktiviteteve të tyre dhe për nderimin që po i bënë Republika e Kosovës.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...