Nga
Fritz RADOVANI:
KU NUK
ASHT DORA E
KOL IDROMENOS !
GJERGJ KASTRIOTI I IDROMENOS
1887
Ishim tue punue një grup piktorësh në Shtëpinë e Kulturës
në Shkoder per një ekspozitë të 7 Marsit, ditës së mësuesit, në një tavolinë me
piktorin e nderuem Gasper Zojzi…
Zbriti nga shkallat dhe erdhi në drejtimin tonë drejtori
Angjelin Kumrija, të cilin kam pasë fatin edhe rrezikun me e njoh që në 1955,
kur kerkonte me “më angazhue me sport” nën kujdesin e kriminelit Hilmi Seiti.
Më shpetoi vetem gjendja jo e mirë e shndetit... Si dhe kujdesi i madh i Dr.
Dhimiter Lito, per të cilin ruej kujtime shumë të mira.
Angjelini më tha me shkue në drejtori se më priste
sekretari i PPSh rrethit Xhemal Dini.
Shkova dhe mbas meje hyni edhe Angjelini. Xhemali më
parashtroi një kerkesë: “Me që ke edhe vllaun, Alfonsin, në burg është mirë per
ty, me shkruar një artikull në lidhje me piktorin e njohur Kol Idromeno, sesi
pat punuar aq shumë per Kishen e Madhe të Shkodres, dhe Kleri Katolik nuk i pat
paguar asnjë napolon per të gjithë atë mori veprash që bëri Kola!” Pra, u
kerkonte me tregue unë, sesi Kleri pasunohej pa shpenzue asgja!
Per mue kje krejt e papritun tema dhe kerkesa. U mundova
me u justifikue se “mos ka dokumenta që vertetojnë të kunderten n’ arkiva?!”
Xhemali më preu fjalen atyperaty se, “dokumentat i disponojmë ne edhe me
qenë!”... Unë kerkova me i mbushë mendjen se “me punue me vite në Kishen e Madhe
e mos me u pague fare asht e pamujtun, mbasi Kola aty ka punue shumë kohë, ka
fillue me pikturat, skulpturen e Shen Mëhillit, tavanin e Kishës që kerkon kohë
të gjatë, pa llogaritë montimin...”, ai u merzit tue më ndigjue dhe kerkoi
shkurt: “A do apo nuk do, me e shkrue artikullin?” Unë i thashë “JO !”, dhe
porsa deshta me folë, u hap dera dhe hyni mbrendë Mantho Bala, që pak kohë ma
parë ishte trasferue në Tiranë... Mbasi na dha doren, Mantho e kuptoi nga
fëtyrat e skuquna prej nervash se aty nuk ka bisedë miqsore, dhe më tha:
“Fritz, na lenë një çikë dhe shko, se kisha me biseduar dishka me shokët
këtu!”... Unë dola dhe nuk u pashë ma me ata.
Në vitin 1992, kam shkue në Arkivin e Shtetit në Tiranë
dhe, në Dosjen e Argjipeshkvisë së Shkodres, ishin deftesat e pagesave nga
Kisha Katolike per Kol Idromenon...
Kam lexue para pak kohe një artikull nga një Lapere, per
Kol Idromeno... Turpi ka dalë prap per fushë! Asht ringjallë tashti edhe
thanja: “Shpif e shpif, se dishka mbetë!”...
ASKUSH ma shumë se“Rilindja e autorëve të realizmit
socialist” nuk i sherben turpit!
VAJTOJCIT e Enver Hoxhës, i gjeni perditë nder varreza
tue “ringjallë” shokët e vet...
Epoka e “rilindjes” së fallsifikatorëve shpifës, në
sherbim të shperbamjes Atdhetare...
Melbourne, 15 Tetor 2018.