2018-10-13

Nenad Çanak, kryetar i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), u tha gazetarëve se pas një paraqitje në tv Hepi ishte kërcënuar nga lideri i Radikalëve të Serbisë, Vojisllav Sheshel




Nenad Çanak, kryetar i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV), u tha gazetarëve se pas një paraqitje në tv Hepi ishte kërcënuar nga lideri i Radikalëve të Serbisë, Vojisllav Sheshel, ndërsa ishte sulmuar fizikisht nga truproja e tij, i cili i kishte shkaktuar plagë, raporton “Danas” i Beogradit.


Sheshel kërcënon Çanakun, truproja e tij i shkakton plagë


Sipas këtij burimi ai kishte shpëtuar nga më e keqja në saje të ndërhyrjes së deputetit nga Sanxhaku, Muamer Zukorliq, i cili i kishte ndihmuar Çanakut të dalë nga studiot e këtij televizioni.

Çanak e Sheshel kishin qenë mysafirë, njëri pas tjetrit në këtë televizion.

akuzoi të dënuarin e Hagës për krime lufte, Vojisllav Sheshelin, për sjellje e veprime të dhunshme si në vitet e nëntëdhjeta dhe kërkoi nga MPB e Serbisë të ndërmarrë masa.

“Ose shteti të bëjë punët e veta, ose do të detyrohemi vetë të bëjmë punët e saj”, është shprehur Çanak.

Çanak është ndër ata pak serbë që ka kundërshtuar politikat dhe veprimet nacional-shoviniste të regjimit të Millosheviqit dhe të të tjerëve si ky.