Thani Naqo ka lindur në vitin 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik. Jeton në Florida të SHBA-së që nga viti 1997.
Botimet
Tregime e novela:
Shtëpia e përgjumur - 1977
Kabina e kuqe - 1985
Vatra njerëzore - 1987
Skenar i filmit artistik:
"Përsëri pranverë"
Roman "Përgjumje iluzionesh" - 2006
Libra me poezi:
Fate paralele - 2007
Çapkënët e mëhallave të botës - 2008
Simfonitë e stinëve - 2009
FLORIPRESS
Krijimtaria ime poetike dhe prozaike nuk është ndonjë arsenal i madh. Në gjysëm shekull kam shkruar tre librushka me tregime e novela, katër romane, por që tani i quaj novela, një skenar filmi artistik dhe jo 3000 por...300 poezi lirike.
Tematika ime e të poetuarit nuk është nga soji i atyre që lëvrohen në gjinitë e tjera. E them këtë mbasi, që në rini, kisha krijuar mendimin se jo çdo çast e jo çdo aspekt jetësor ia vlen të poetizohet. Në revista internetike dhe posaçërisht në fcb, bëhen afërsisht tridhjetë poezi të publikuara, ose 10% e arsenalit tim poetik.
Në tre librushkat që kam publikuar nxitimthi pas 1990-tës, para dhjetë e pesëmbëdhjetë viteve, pohoj se në to ka poezi të dobëta e, tani vonë, më bren dyshimi se, sidomos në artin e të poetuarit nuk duhet nxituar.
Dalloj, gjithashtu, edhe se poezitë e mia janë të natyrës time intime e vëzhguese, aq dhe ndjesore, instinktivisht, a, për shkak të karakterit të formuar letrar, nuk jam i larushitur me idol komunizma e moralizime. Sikur ta kisha parandjerë se këto viruse shkaktojnë kalbëzimin dhe mykjen e të shkruarave, pasi shemben e ndrohen sistemet.
Mirëpo, kjo mburrje, pas çerek shekull, nuk ka vlerë, porse vetja përballet me atë që unë nuk e kisha pikasur; nuk kam shpëtuar nga vargëzimet me rekuizitë anakronike dhe stil bejtushke. Por, sërish ngushëlloj veten, mbasi kam disa poezi, që mua më pëlqejnë tani, por e që më vjen habi e inat me veten: pse nuk kam shkruar dikur të tjera si ato? Sepse nuk janë shumë, aq sa janë gishtat në trupin e njeriut.
Tani jam ndërgjegjësuar se ato poezi janë shkruar instinktivisht në moshën adoleshento-rinore a, për inerci teknike, jo imitim tematik, as stilistikë improvizuese e kadencash të rrëmbyera nga poetët mjeshtra, rusë e evropianë. Ndërsa për poetë shqiptarë, përveç Lasgushit dhe Koçi Petritit, as që bëhet fjalë asokohe, por e as nga më të vonshmit, me të cilët përballem tani në kohën internetike, Gjithësej janë rreth 300 poezi, të pakta në numër ato me varg të thyer, por të shumtat janë lirika me varg klasik-tradicional, shkruar në 50 vjet.
I bie mesatarisht 6 poezi në vit. Ky është arsenali im prozaik e poetik në gjysëm shekull krijimtari. Kohën më të shumtë krijuese e kam shpenzuar për prozën e shkurtër e të gjatën, jo se ato kërkojnë vërtet kohë e karrigen e fortë, porse pozia për mua ka qenë "gjah i lehtë", ndërkohë që e shkrehja çiften edhe për ndonjë mëllenjë apo thëllëzë...
Megjithëse ka kaluar gjysëm shekull, që kur fillova të çukas tastierën e makinës së shkrimit dhe deri tani tastierën e kompjuterit, pohoj se nuk më shqitet ndjesia se ende jam Letrar i Ri. Pikërisht kjo ndjesi, e hershme dhe e tashme, më shtyn t'i dredhoj shtegut të verbër që të çon në grackën e grafomanisë. Kaq. Ç'ta zgjat?
Shumica e miqve dhe dashamirësve të mi në fcb e gjetkë, ma kuptojnë këtë ndjesi, mbasi janë krijuesa dhe ndërgjegjësuar se edhe bufi e bufesha e dinë që të shkruarit letërsi s'ka qenë e s 'është për të gjithë.
Nga që sot kanë ndryshuar kushtet ekonomike, armata e të ngeshmëve është rritur, gjithashtu dhe rrethanat lehtësuese internetike te komunikimit, dëshira për t'u shprehur poetikisht e letrarisht i nxit e ua thëthin energjitë e ëndrrave dhe të ndjesive të tulatura. Paçka se letërsia e mirëfilltë, ajo poetike e letrare, është sa delikate e tekanjoze,nuk mungon guximi për t'u ngjitur nëpër shkallët e përpjeta dhe të veshura me akull të Tempullit të Artit...
Tetor, 2018
Botimet
Tregime e novela:
Shtëpia e përgjumur - 1977
Kabina e kuqe - 1985
Vatra njerëzore - 1987
Skenar i filmit artistik:
"Përsëri pranverë"
Roman "Përgjumje iluzionesh" - 2006
Libra me poezi:
Fate paralele - 2007
Çapkënët e mëhallave të botës - 2008
Simfonitë e stinëve - 2009
FLORIPRESS
Thani Naqo