Njeri prej andrologëve më të njohur shqiptar Dr.Evi Dani nga Tirana ,thotë :
"Para viteve 80, dështonim me mjekimin e impotencës seksuale. Në vitin 1980 një mjek francez bëri një injeksion gabimisht në trupin e penisit, injeksionin papaverin dhe pa që penisi bëri ereksion që mbajti disa orë. Pas kësaj filloi të studiojë edhe një herë fiziologjinë, anatominë, vaskularizimin e penisit. Kjo qe një kthesë e konceptit, e mjekimit të impotencës seksuale.
Sigurisht që kjo u ndoq shumë shpejt nga dy autorë të tjerë, nga një autor që përdori injeksionin në penis të prostoglandinave.
Një autor tjetër, Branklei, përdori një preparat tjetër që quhet fentolamina. Ishte një periudhë kohe e artë për ne, një periudhë kohe shumë e suksesshme për arsye se në atë kohë ne filluam t’i përdorim këto preparate me një sukses fantastik.
Nëse para viteve ’90 mundësia për t’i mjekuar ishte vetëm me preparate qetësues të sistemit nervor, se koncepti ishte që janë probleme psikologjike, tashmë gjthçka kishte ndryshuar.
Krahas këtyre ishte edhe pompa me vakum. Me këtë aparat, duke krijuar një vakum në penis, arrihej që të kishte ereksion. Luftonim të zgjidhnim problemin.
Në vitin 1997, dolën për herë të parë fosfodiesteraza 5 inhibitor, preparate që kanë një efekt të shkëlqyer, ku futen grupi i viagrës, cialis, stendra etj, preparate që përdoren në mënyrë masive me efekte shumë të mira.
Marrja e preparateve nga goja është një mënyrë shumë komode dhe ereksioni arrihet shumë mirë. Por ndodh që në këto preparate, pavarësisht se kanë cilësi shumë të mirë, nuk e marrim efektin siç duam. Pra, preparatet e reja nuk e japin efektin siç duam. Te njerëz të veçantë këto preparate nuk kanë efekt. Në rastet kur këto merren nga goja, kanë efekte të larta, por jo 100% të sigurta. Dhe në këtë grup hyjnë edhe shumë pacientë që nuk mund t’i marrin këto preparate. Për këtë grup pacientësh kthehemi dhe një herë mbrapa për të përdorur skemat e mjekimit që deri më sot mund të duken të lëna pas dere, për arsye se kemi këto të fundit. Nëse njerëzit nuk kanë efekt me ilaçet nga goja, ne fillojmë dhe përdorim injeksionet.
Tani shiten afërsisht në vendet europiane 14 milionë preparate të fosfodisteraza, për shembull viagra. Mund të përdoren 132 mijë injeksione në penis.
Preparati më i përdorur është prostoglandina 1. Prostoglandina 1 në bazë të dozës përdoren intrainjeksion intravenoz në penis. Pacientit i mësohet sesi t’i injektohet. Pas 10 minutash, pacienti ka ereksion të fortë që vazhdon 1 deri në 2 orë. Ereksioni është cilësisht shumë i mirë. Pacienti mund të bëjë një akt cilësor seksual, pa asnjë lloj problemi dhe shumë i kënaqur. Por doza ka shumë rëndësi. Prandaj nuk mund të përdoret pa orientimin e mjekut.
Në një përqindje rastesh, pacientët kanë dhimbje të penisit gjatë momentit të injeksionit. Preparati mund të ketë një rrezikshmëri, jo të lartë, mund të ketë priapizëm, që do të thotë: ai pacient që pasi ka arritur ereksionin, penisi arrin në ereksion dhe kalon mbi 4 apo 6 orë në ereksion dhe pacienti fillon të ketë shqetësime. Se penisi nuk ulet dot. Në këtë rast pacienti ka dhimbje, ka shqetësime, ka shumë probleme dhe duhet t’i drejtohet mjekut për të bërë kundërveprimin e këtij ilaçi.
Preparat tjetër është fentolamina, i cili përdoret në grada të caktura për të pasur ereksion në këtë drejtim. Edhe në këtë rast nuk mund të themi që kemi 100% ereksion. Rezultatet arrijnë në 70-80% të rasteve. Me efekte shumë të mira.
Preparatet duhen përdorur me shumë kujdes dhe duhet patjetër konsulta e mjekut sesi do të injektohet.
Veç injeksionit dhe tabletave nga goja janë edhe disa preparate në formë xheli, që përdoren duke u futur në kanalin e urinës nëpërmjet një mekanizmi të thjeshtë, i cili thithet nëpërmjet uretrës. Në rastet kur nuk nuk mund të përdoret injeksioni se pacienti e ka me frikë, e ka të dhimbshme, atëherë përdoren këto forma dhe përdoren me efekte shumë të mira.
Kohët e fundit ka dalë preparat në formë pike, që futen në uretër dhe kalon duke padur efektin e vet siç duhet. Ky preparat vitaros, në formë pomade, që lyen kokën e penisit dhe një sasi e fut në kanalin e uretrës me efekte shumë të mira. Një nga preparatet e kohëve të fundit.
Këto preparate ne i përdorim thuajse në të gjitha rastet në pacientët që kanë kancer të prostatës dhe kanë hequr prostatën. Heqja e prostatës krijon probleme, se prishet vaskularizimi, prishet sidomos inervimi i vetë penisit dhe bën të pamundur aktin seksual. Por në rastin që përdorim këto preparate kemi pasur rezultate në 60-70% të rasteve të këtyre pacientëve. Efikasiteti është thuajse i sigurtë",thoti dr.Evi Dani.
Një mashkull që nuk ka ereksion, mund të bëjë shumë mirë fëmijë, si një rast që një mashkull mund të bëjë shumë mirë aktin seksual, por nuk bën fëmijë. Mekanizmat janë të ndara.
Më shumë se dy milionë meshkuj janë impotentë, ndërkaq çdo i katërti së paku njëherë e ka përjetuar ndonjë formë të disfunksionit erektil. Meshkuj, mos u pikëlloni, ekziston zgjidhja që të jeni të fuqishëm në krevat.
Nëse nuk merresh me sport, me ndonjë rekreacion, së paku përkohësisht tendosi muskujt. Kjo është e mirë për trupin dhe penisin tënd, nëpërmjet strukturës së të cilit qarkullon gjaku, sasia e të cilit është përgjegjëse për ereksionin tënd.
Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për ereksion të shëndetshëm. Çfarëdo ushtrimi qoftë i intensitetit mesatar nxit lirimin e endorfinës, e cila ndikon pozitivisht në gjendjen e mirë shpirtërore. Gjithashtu, kjo forcon afshin tuaj seksual, sensacionin gjatë stimulimit dhe reagimin erektil.
Heqja e shtresave yndyrore nga trupi do të shtojë edhe më shumë nivelin e vetëbesimit tuaj – është konfirmur që gjatësia e penisit shtohet me reduktimin e shtresave yndyrore në regjionet përreth.
Stomaku i mbushur nxit përgjumje dhe vështirëson ereksionin, prandaj duhet shmangur ushqimin e tepërt në darkë para se të shkoni në krevat.
Diabeti dhe kolesterina e rritur gjithashtu mund t’jua bëjnë “shtratin e butë”. Andaj shmanguni ushqimit të yndyrshëm dhe të fërguar, ëmbëlsirave. Pra, reduktoni në minimum.
Po qe se problemi yti me ereksionin vazhdon edhe më tej, pasi që t’u përmbahesh këtyre këshillave, kërko ndihmë tek urologu.
****
Me impotence nenkuptojme ate gjendje kur nje mashkull nuk mund te kete nje ereksion (ngritje te organit mashkullor) ne ate nivel dhe me ate fortesi sa per te kryer maredhenie seksuale. Pasja kohe pas kohe e problemeve me ereksionin, nuk eshte domosdoshmerisht shkak per tu shqetesuar; por nese kjo ndodh ne menyre te vazhdueshme, atehere mund te behet shkaktar i stresit, i prishjeve te maredhenieve me partnerin si dhe humbjen e vetebesimit.
Mendohet qe afersisht 1 ne 10 meshkuj te rritur do te vuajne nga impotenca afatgjate. Shume personave ju ka ndodhur te kene patur rastesisht probleme me ereksionin qe mund te kene patur arsye te ndryshme, si nga pirja e sasie te madhe alkoli, stresi ose lodhje e madhe.
Shenjat
Shenjat e impotences perfshijne cregullimet e vazhdueshme te meposhteme:
Veshtiresia per te patur nje ereksion
Veshtiresia per ta mbajtur gjate ereksionin
Ulja e deshires seksuale
Faktoret e rrezikut
Me kalimin e viteve, mashkullit i duhet me shume kohe per te patur nje ereksion; po ashtu penisi nuk forcohet aqe sa ne moshe te re. Burrit i duhet ta preke me shume penisin per te patur ereksion dhe per ta mbajtur ate per nje kohe me te gjate. Kjo situate nuk eshte pasoje e te qenit i moshuar por zakonisht si rrjedhoje e semundjeve te tjera dhe marjes se medikamenteve qe jane te shpeshta ne keto mosha.
Faktoret qe kontribuojne ne shfaqjen e ereksionit jane:
Shkaqet mjeksore, vecanerisht diabeti dhe semundjet e zemres.
Perdorimi i duhanit i cili kufizon rrjedhjen e gjakut ne venat dhe arteriet. Me kalimin e kohes duhani mund te shkaktoje semundje kronike te cilat nga ana e tyre te shpien ne impotence.
Mbipesha sidomos obeziteti.
Disa trajtime mjeksore si kirurgjia e prostates ose radioterapia per kancer te prostates.
Plagosjet sidomos kur demtohen nervat qe kontrollojne ereksionin.
Medikamentet, ku mund te perfshihen antidepresantet, antihistaminiket, ato qe ulin tensionin e gjakut, ilacet kunder dhimbjeve ose ato qe perdoren per kancerin e prostates.
Faktoret psikologjike, sic jane stresi, ankthi ose depresioni.
Perdorimi i droges dhe alkoolit, sidomos ne ata qe e perdorin per nje kohe te gjate ose ne sasi te madhe.
Perdorimi per nje kohe te gjate i bicikletes, i cili mund te shtype nervat sidhe te cregulloje rrjedhjen e gjakut ne penis, mund te jape impotence te perkoheshme.
Nderlikimet
Pasojat qe mund te shoqerojne impotencen jane:
Nje jete seksuale qe s’jep kenaqesi
Stres ose ankth
Nenvleresim i vetvetes
Probleme martesore ose me partneren
Paaftesi per te lene shtatzane partneren
Analizat dhe diagnoza
Per shume meshkuj eshte e mjaftueshme nje ekzaminim fizik dhe marja e histories se semundjes para dhenies se mjekimit. Nese mjeku dyshon per perfshirje te semundjeve te tjera, ose kur i semuri ka semundje kronike, atehere mund te kerkohen analiza dhe ekzaminime te tjera, ose rekomandohet te vizitohet nga specialisti perkates.
Ne keto ekzaminime perfshihen:
Ekzaminimi fizik. Me kete nenkuptohet komtrolli i kujdesshem i penisit, testikujve dhe kontrolli i ndjeshmerise se nervave.
Analizat e gjakut. Kjo duhet per te pare nese ka shenja te semundjeve te zemres, diabetit, nivel te ulet te testosteronit (hormon mashkullor) dhe probleme te tjera shendetesore.
Analizat e urines. Ashtu si analizat e gjakut duhet per te pare shenjat e diabetit ose semundje te tjera.
Eko. Perdoret per te kontrolluar qarkullimin e gjakut ne penis. Nganjehere ajo kryhet ne kombinim me injektimin e medikamenteve brenda ne penis per te percaktuar nese rritet normalisht qarkullimi i gjakut mbas injeksionit.
Kontrolli i ereksionit gjate nates. Shumica e meshkujve kane ereksione gjate kohes se gjumit por qe nuk e kujtojne ate.
Ky ekzaminim i thjeshte konsiston ne vendosjen e nje shiriti perreth penisit para se te shkojne ne shtrat. Nese shiriti rezulton i shkeputur ne mengjez, kjo tregon qe ka patur ereksion disa here gjate nates. Kjo tregon qe shkaku i impotences eshte kryesisht psikologjik dhe jo fizik.
Ekzaminime psikologjike. Mjeku mund te beje pyetje per te zbuluar shenja te depresionit ose te problemeve te tjera psikologjike qe mund te jene shkaktare te impotences.
Flori Bruqi