Nga
Fritz RADOVANI:
75 VJETOR’ I PAHARRUESHEM…
13 TETOR
1943 ALEATËT BOMBARDOJNË TIRANËN DHE VRASIN
503 QYTETARË NË
TRYEZAT E DREKËS... ISHTE ORA 13.13’...
DATA 13... ORA 13.13’; Një numur i
persëritun shpesh’ e, tue u kujtue per keq!
503 të vdekun dhe të mbuluem me gjak pa dijtë as
sot se pse!? Thonin “Luftë”!..
Po, me ke po zhvillohej Lufta?! – As sot nuk
pergjegjet njeri... As ata që na vrane s’flasin!
E nuk flasin as ata që vazhduene me vra e, po
ringjallin vrasësit me vra prap edhe sot!
Muejt tetor të Shek. XX kanë sjellë aq shumë
histori e kujtime të illta sa nuk harrohen.
Filloi me Tetorin e vitit 1908, e vazhdon me
disa data të shemtueme që me i pasë caktue me dorë në kalendar, me siguri do t’
ishte gabue njena sa me u kujtue per mirë.
Kur kolosët e Shekullit XIX mendojnë me ba
Shqipninë, dhe Burrat Trima të Malsisë po pergatiten me shpallë Pamvarsinë e
Shqipnisë së 1911, Esat Pashë Toptani fillon me na perkundë në djep Enverin,
Migjenin, Ramizin, Driteroin e sa të tjerë që gati u lene në një ditë, se në
një muej po... E haje dreq, asnjeni nuk e ka daten e sigurtë veç futja kot..!!
Edhe Enveri, edhe Ramizi janë caktue nga
sllavokomunistët në dy data, sa me na ba ne në Shkoder “mos me festue as Zojen
e Shkodres”, që bie pikrisht ato dy ditë... E kur i erdhi vneri komunist në fyt
tue pa plakat tona zdathë, tue shkue me Ju lutë Asaj Zojë, brij Kalasë Rozafat,
me “na shfarosë faren e keqe ateiste e sllavokomuniste...”, nxoren Eshtnat e Imzot Serreqit, që punoi per
Pamvarsinë e Shqipnisë që në 1911, e i tretën në Dri, tue e veshë persëvdekuni
me të gjitha akuzat e imoralitetit të vet... E Kisha u kthye në germallë, kur
kompanjeli i Saj vazhdonte me tregue kush janë malazezët e Krajlit...
Ishin sllavët e vjeter e të rij që punuen,
luftuen dhe shpenzuen që Shkodra asnjëherë të mos bahet Kryeqyteti i Shqipnisë,
se do të humshin Tivarin, Hotin e Gruden.., e besa shpejtë edhe Kosoven. Lexoni
fjalimet e Luigj Gurakuqit në Parlament ! “Nuk ban!” e kundershtuen pinjollët e
Toptanve, dhe Kryeqyteti u vendos në Tiranë! Gjaja ma e bukur e Tiranës ishte
Sheshi Skenderbeu, me atë blerim e bukuri arkitektorale, sa edhe Ate,
injorantët e marrakotun nga kultura sllavo turke e kthyene në livadh kullote
bagtishë...
Kalojnë andej e mendojnë...: “Po Skenderbeun,
në cilin Bajram do ta mblojmë prap?!”
Tirana, Stambolli e Beogradi e dijnë saktë
“Kur Shqiptarët do ti referohen Kur’anit?”
Mos harroni: “Rilindje’domethanë pini
drogë.., e bani çka thonte Enveri e Ramizi..!”
Edhe kjo që po ngjet sot me Shqiptarë.., asht
bombardim si ai i 13 Tetorit 1943...
Melbourne,
12 Tetor 2018.